E merkure, 24.04.2024, 04:30 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: A jeni penduar që në vitin 1990 keni thirrur “Moarte intelectualilor”, z. Bostinaru?

E enjte, 21.04.2011, 07:58 PM


A jeni penduar që në vitin 1990 keni thirrur “Moarte intelectualilor”, z. Bostinaru?

 

(Përgjigje eurodeputetit rumun, Victor Bostinaru)

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Pasiqë Victor Bostinaru ju është drejtuar me një letër të gjithë shqiptarëve, do të thotë edhe mua, nuk mund të mos marr mundimin që t’ i përgjigjem edhe unë njeriut që na bën një nder të tillë. Që në fillim e them se Jozefina Topalli bëri një gabim shumë të rëndë që e quajti Boshtinarin si çausheskian. Në fakt, Çaushesku, me të gjitha të këqijat që ka pasur pati dhe disa të mira, pikërisht atë se nuk i lejoi njerëzit si Bostinaru që të bënin në Rumani Revolucionin Kulturor maoist. Pas ftohjes së Kinës me Bashkimin Sovjetik, Çaushesku mbajti marrëdhënie të mira me Kinën e Mao Ce Dunit, se edhe Çaushesku donte që të shkëputej, sa më shumë të ishte e mundur nga Bashkimi Sovjetik, gjë për të cilën Çaushesku gëzonte respektin më të madh në Perëndim, nga të gjithë liderët e vendeve të Europës Lindore, përveç Titos.

Por Çaushesku, ndonëse shtirej sikur e admironte Revolucionin Kulturor të Maos në Kinë, nuk lejoi që në Rumani të imitohet ky model ekstravagant, që pati edhe në  Rumani shumë ithtarë. Një nga këta ithtarë ishte edhe Victor Bostinaru, dhe kjo nuk është shpikja ime, ai e konfirmoi këtë gjë në vitin 1990, madje edhe më vonë. Në kohën që në Kinë zhvillohej Revolucioni Kulturor Bostinaru, i cili ka lindur në vitin 1952, ishte një student i historisë në Universitetin e Bukureshtit. Atëherë Bostinaru u mërzit që atë dhe të tjerët që mendonin si ai nuk i lejuan që të bënin në Rumani Revolucionin Kulturor Maoist, i cili ishte një lëvizje antiintelektuale, ku u persekutuan dhe poshtëruan intelektualët. Por historia ka ironitë e veta dhe Bostinarut i erdhi rasti që ta bënte Revolucionin Kulturor në Bukuresht, në 1990 pas vdekjes së Çausheskut. Në vitin 1990, para dhe pas zgjedhjeve të para pluraliste në Rumani, të cilat i fitoi me manipulime të mëdha Fronti i Shpëtimit Kombëtar i Iliescut, partia e dalë nga ish-partia komuniste, në këtë vend pati protesta të mëdha popullore dhe posaçërisht studentore ndaj regjimit neo-komunist, siç u quajt.

Iliescu, për të terrorizuar popullin e Bukureshtit, solli në kryeqytet, në mënyrë të organizuar mijëra minatorë të Luginës Jiu, të cilët të pajisur me shkopinj druri, zinxhirë, pjesë  tubash gome etj., dhe të paguar me një rrogë shtesë e të furnizuar me pije alkoolike, sulmuan qytetarët që protestonin, studentët, selitë e partive opozitare dhe të gazetave të papëlqyeshme ndaj qeverisë, si dhe shtëpitë e intelektualëve të njohur që kritikonin regjimin. Ndër sloganet më të pëlqyera të minatorëve ishte “Moarte intelectualilor!” (Vdekje intelektualëve) dhe Noi muncim, nu gandim (Ne punojmë, nuk mendojmë). Në fakt këta horra kishin kohë që nuk punonin se industritë e dështuara që furnizoheshin me qymyrin e tyre, kishin vdekur bashkë me Çausheskun.

Në kohën e ardhjes së minatorëve në Bukuresht, në janar-shkurt 1990, para zgjedhjeve, dhe në qershor, pas zgjedhjeve, regjimi i Iliescut inskenoi para kamerave televizive disa takime të minatorëve me “intelektualë të mirë”, të cilët shkonin tek grupet e minatorëve të ardhur në Bukuresht dhe i falenderonin e u kërkonin falje “në emër të intelektualëve të mirë” për sjelljen e “intelektualëve të këqinj”. Krejt si në sharadat propagandistike të Revolucionit Kulturor në Kinë. Minatorët i mirëprisnin këta “intelektualë të mirë” dhe u kërkonin që të brohorisnin bashkë me ta “Moarte intelectualilor!”

Natyrisht se nuk ishte e lehtë për regjimin që të gjente në Bukuresht intelektualë të cilët të silleshin kështu. Prandaj u kërkuan njerëz të cilët do të paraqiteshin si intelektualë dhe një nga këta ishte Victor Bostinaru. Bostinaru, që prej vitit 1974 kishte qenë mësues i historisë dhe gjeografisë në shkollën e mesme në Gaiesti Dambovita, dhe as që i kishte shkuar ndonjëherë në mendje se do të vinte dita që ta katapultonin në Bukuresht si intelektual të shquar në Bukuresht. Pas këtij shërbimi që Bostinaru i bëri regjimit, ai në 1991 u katapultua si nënkryetar i partisë në pushtet, Frontit të Shpëtimit Kombëtar. Dhe Bostinaru që nga ajo kohë i qëndroi besnik Iliescut në të gjitha situatat që kaloi kjo parti, e cila u nda disa herë, ndërroi disa herë emër, derisa sot njihet si Partia Social-Demokrate. Si shpërblim Bostinaru është europarlamentar sot. Ky është njeriu i cili sot merr përsipër që t’ u japë këshilla shqiptarëve sesi duhet të sillen. Në kohën e dhunës së minatorëve në Bukuresht, ku Bostinaru ishte aktor i rëndësishëm, BE u shokua që skena të tilla ndodhnin në Europë. Sot Bostinaru na flet në emër të BE, për shkak se Rumania ka të drejtë që të ketë një numër deputetësh në parlamentin europian. Bostinaru mund të pretendojë se edhe ai u “persekutua” nga minatorët se minatorët u dhanë një dru të mirë disa prej këtyre “intelektualëve”, për shkak se doli fjala që ata kishin vjedhur paratë që duhet t’ u ndanin minatorëve, gjoja si ndihma nga populli i Bukureshtit. Me këtë filloi karriera e Bostinarut si politikan hajdut, por për fat të keq për bëmat e mëvonshme nuk është ndëshkuar ende.

Bostinaru deri më sot nuk u ka kërkuar falje qytetarëve të Bukureshtit për atë që bëri në 1990, nuk e ka gjetur me vend as që t’ u dërgojë atyre një letër shpjeguese, siç bëri me shqiptarët. A thua se Bostinaru i respekton shqiptarët më tepër se qytetarët e Bukureshtit? Askush nuk e beson këtë gjë. Atëherë mbetët vetëm një shpjegim. Bostinaru është prekur shumë nga akuza se ai është një lobist i paguar antishqiptar në parlamentin europian. Kjo nuk është një teori absurde konspiracioni se lobingu në Bruksel dhe Strasburg po bëhet një dukuri po aq e përhapur sa në Washington, ku edhe ka lindur. Në librin e David Craig dhe Mattew Elliot: The great european rip-off: How dhe corrupt wasteful EU is taking control of our lives (2009) thuhet:

“Të 15.000 ose më tepër lobistët e Bashkimit Europian qëndrojnë përballë 785 anëtarëve të Parlamentit Europian, kështu që ka së paku 20 lobistë për çdo eurodeputet. Kjo është një mesatare e ngjashme me Washington-in, e quajtur shpesh vendlindja e lobingut, ku 11.600 lobistë punojnë për të influen¬cuar vendimet e 435 anëtarëve të Kongresit dhe 100 anëtarëve të Senatit”.(David Craig & Mattew Elliot, “The great european rip-off: How dhe corrupt wasteful EU is taking control of our lives”, London 2009, Random House, f. 59)

Sigurisht që ata që nuk ua duan të mirën shqiptarëve kanë shumë më tepër mundësi se shqiptarët që të lobojnë në Bruksel. Në emisionin e Rudina Xhungës “Shqip”, ditën e hënë, të bënte përshtypje se një nga të ftuarit, Dritan Hila, e quajti absurde akuzën që iu bë Bostinarut se është paguar nga lobe antishqiptare, por kur erdhi fjala për sjelljen e ambasadorit Arvizu, tha se ka shumë mundësi që ai të jetë paguar nga lobe në Ëashington! Të katër ata që ishin të ftuar në emisionin e Rudina Xhungës ditën e henë, ishin intelektualë, a së paku kështu e mbajnë veten, madje njëri ishte dhe njeri i letrave, dhe të katër ishin mbrojtës të Bostinarut. Me këtë ata i vunë vetes një turp intelektual që nuk shlyhet kurrë, se Jozefina Topalli për incidentin me Bostinarun duhej kritikuar që nuk u tregua më e ashpër. Unë e kuptoj se Bostinaru është një njeri i paguar, por cili është motivi i këtyre intelektualëve shqiptarë-mbrojtës të Bostinaru-t? Nëse Jozefina Topalli do të kishte pasur një incident me një europarlamentar të një vend të Bashkimit Europian i cili ka strehuar shumë shqiptarë, dhe që ankohet për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit të lirë, nga ana e shtetasve shqiptarë, unë do të isha shumë kritik ndaj Topallit. Por Bostinaru nuk është europarlamentar i një vendi ku ka emigrantë shqiptarë, dhe ku shqiptarët udhëtojnë masivisht, por paradoksalisht, i përket një vendi si Rumania, të cilit Shqipëria ia pa sherrin deri në kohën që rumunët fituan lirinë e qarkullimit në vendet e BE. Shqipëria ishte një urë kalimi për femrat rumune që trafikoheshin në Perëndim. Nëse do ta pyesësh Bostinarun se përse ai shqetësohet për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE, më shumë se europarlamentarët e vendeve ku shqiptarët udhëtojnë masivisht, ai të përgjigjet si minatorët e Jiut kur shkuan në Bukuresht: “Noi muncim, nu gandim”. (Ne punojmë, nuk mendojmë!) Njëjtë edhe Bostinaru nuk mendon kur bën punën për të cilën e paguajnë lobistët.

Në kohën që europarlamentarët e vendeve që kanë emigracion të madh shqiptar, dhe ku shqiptarët udhëtojnë shumë, nuk flasin si Bostinaru, ne duhet të reagojmë ashpër ndaj tij, që t’ i pritet rruga kësaj prirjeje, që Shqipërisë t’ i vijnë kritika nga vende që janë vetë problematikë për BE, një praktikë kjo nga e cila nesër do të vuajë edhe PS në pushtet, ashtu si PD sot. Lexuesit mund t’ i shkruajnë Bostinarut në adresën:

victor.bostinaru@europarl.europa.eu

Gjithashtu mund t’ i telefojnë në numrat: +32 (0)2 28 45832 begin_of_the_skype_highlighting +32 (0)2 28 45832 end_of_the_skype_highlighting begin_of_the_skype_highlighting +32 (0)2 28 45832 end_of_the_skype_highlighting dhe +33 (0)3 88 1 75832 begin_of_the_skype_highlighting +33 (0)3 88 1 75832 end_of_the_skype_highlighting begin_of_the_skype_highlighting +33 (0)3 88 1 75832 end_of_the_skype_highlighting

Ose mund t’ i dërgojnë një letër në kutinë postare të tij:

Parlamentul European  Rue Wiertz  ASP 13G257  B-1047  Bruxelles

Nuk ka nevojë që të dinë rumanisht, mjafton të shkruajnë dhe thonë vetëm dy fjalë, të cilat Bostinarut i kujtojnë fillimin e karrierës së tij politike: “Moarte intelectualilor!”

 



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora