Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: D-r-itar-e

| E enjte, 21.04.2011, 07:48 PM |


Blerim Rrecaj

 

D-r-itar-e

 

Ca faqe ditarësh kur të na bije t’i lexojmë në ndonjë faqe libri, gazete a diku në internet seç mund të na duken ca dritare të hapura çastesh, dromcash e cope jete e jetuar me gjithë kompeksitetin a thjeshtësinë që përmbajnë. Pas një telefonate që pranon mund të dalësh te vendi tek i cili caktojmë të takohemi. Këtë here ai është që të prêt dhe ora e mbërritjes sime shënon dhjetë e njëzet minuta, kohë kjo kur mund të përshëndetemi me mirëdita. Iu ngasim këmbëve dhe mbërrimë tek një stacion i njohur yni ku fjalët hedhim pothuajse pajada. Për ca çaste shohim re tymi që ngjiten dhe zënë një pjesë të qiellit dhe u japim këmbëve drejt tyre. Sapo mbërrijmë përpjetë atyre shkallëve nga maja e të cilave duket pothuajse kryeqendra e tërë tymi i zi e i madh zhduket qiellit dhe veç ca re mjegulle të tij duken nga vendi ku filloi përhapja e tyre. Vazhdojmë rrugën pët t’u ndodhur në ndonjërin nga lokalet. Pas qëndrimit te “Skënderbeu” më vonë pas bredhëritjeve të radhës ndodhemi në njërën nga kafenetë. Jemi tre, mbesim dy. Një stacion ndan edhe dyshin. Mendja edhe na thotë se qysh s’po na bije ndonjë mollë njutoni në kokë. Dhe llafet i zgjerojmë edhe me gjërat që shohim gjatë kësaj dite. Dhe vazhdojmë një lojë me sms. Dërgoj: “Sot në qytet/dy fytyra të lodhura/dhe ca tjera të mrrollura./Pas shpine më vijnë buzëqeshje,/ diku mund të ketë dhe nënqeshje./Diku të grumbulluara ca dhera,/diku kontenjerë me plehra./ Nëpër hapësira dhe në një kënd lojrash luajnë fëmijët./Mbrëmja bije dhe fryen një erë e lehtë në këtë qytet,/ të cilin si dje dhe sot, po e hanë njerëzit, po e hanë qentë…/” Pranoj: “Një letër në vargje, një poezi për absurdin që na rrethon e na dërmon, ky përshkrimi yt i ditës së sotme, i cili si gjithçka e jona mund të shkrihet në këtë grope qëlqereje. Unë në autobusin e kthimit u lehtësova paksa me gjithë ata studentë që hallin më të madh i kishin provimet”.

Dhe pastaj merrem me gjëra për-rreth shtëpisë e gjëra familjare. Përpara se të bije e hap dritaren dhe në drejtim të saj qëndron ajo hënë e plotë me ca trajta të vogla resh që i sillen vërdallë dhe ca yje. Automjetet lënë edhe zhurmërimat e tyre të shkurtëra pas…

Pesim të na zë gjumi e më pas të zgjohemi për t’u përballë me jetën, ngjarjet e të dëgjojmë a informohemi për ndonjë të ngjarë…

 

Në ditën e sotme na shoqërojnë edhe dy sms. I pari i pranuar e i dyti i dërguar.

 

“…, a po e ndjen sot lodhjen e djeshme,a pushove. Thanë që dje e sot ka pasë ma shumë radioaktivitet japonez, e i jena ekspozu sa të duash po sigurisht jemi imunë e nuk është më i keq se eulex-i”.

“S’po dihet ma se çka është lodhje e pushim. Mos me nejtë shkrova diç për dje, bile veç sa e shkrova. Po ta dërgoj në email.”

 

Veç me e përfunduar këtë shënim me atë që duke vazhduar bredhëritjet nëpër internet më del parasysh e që e paska thënë Coelho : “Të ndash me të tjerët është pjesë e gjendjes njerëzore. Një person i cili nuk ndan, është jo vetëm egoist por edhe i ashpër e vetmitar…”