E shtune, 27.02.2021, 07:04 AM (GMT)

Kulturë

Intervistë ekskluzive me prof. Ibrahim Egriu

E enjte, 21.04.2011, 06:38 PM


Njëzet vite veprimtari kombëtare në mërgim e patriotit dibran  Ibrahim Egriu- Njeriu që u dha zë shqiptarëve të mërguar dhe zemër Atëdheut

të vuajtur. ( Gazeta Ylliria 4.07.2003)

 

Kacaniku.ch.vu: Mirëmbrëma zotëri profesor.

Ibrahim Egriu: Mirëmbrëma !

kacaniku.ch.vu: Fillimishtë të falenderoj për pranimin që të bëjmë nje intervistë ekskluzive për kaçanikasit.

Ibrahim Egriu: Me shumë dëshirë dhe ju falenderojë, ishte një kohë e shkurtër që edukova brezat kaçanikas por në shpirtin tim jeton dashuria e përjetshme për ju dhe Kaçanikun heroik.


Kacaniku.ch.vu: Ju kujtohet ajo kohë e largët si erdhët në Kaçanik?


Ibrahim Egriu:
Po si jo, Rizvan Koleci profesor i matematikës i cili ipte mësim në gjimnaz në bisedën e sipër me Sali Bajrën ( Kryetar), Bedri Kyçykun prof.(I ndjerë) drejtorin-Latif Nallbani dhe Hebib Shehu më bënë të mundur që të punësohem në shkollën e mesme për punëtor të kualifikuar VOSKOPOJA si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Kacaniku.ch.vu: D.m.th. filluat vitin shkollorë tetor 68- qershor 69.

Ibrahim Egriu: Po, ishte një vitë i shkurtër po me shume befasira të këndëshme për mua.

Kacaniku.ch.vu: Po, profesor si u gjinde ne mesin e kaçanikasëve, me një fjalë si ju pritën ata?

Ibrahim Egriu: Unë banoja në banesat e Voskopojës dhe po thuaj s’kishte mbrëmje pa u ftuar në odat e fshatarëve të fshatit Bob, të cilët me respektonin me të madhe. Aty flitej për tema të ndryshme e ne veçanti për momentet e vështira që kalonte komuna e Kaçanikut në krye me Sali Bajrën (Kryetar).

Kacaniku.ch.vu: A mund të na i përshkruani pak ato kohëra?

Ibrahim Egriu: Pas demostratave të 68 që u mbajtën në Kosovë dhe Tetovë dhe përkrahëjes që i dhanë Sali Bajra, Bedri Kyçyku (i ndjerë),Latif Nallbani, Hebib Shehu etj. në Kaçanik situata zihej. Për këtë arsyje udhëheqja e atyre kohërave duhet të jetë FANAR për brezat që vijnë gjer në përjetësi, sepse këta burra nuk u zbrapsën as atëherë kur jeta e tyre ishte në rrezik.

Kacaniku.ch.vu: Ju keni pasur takime të shpeshta me mikun e juaj të dashur zotri Sali Bajrën në zyrën e tij. A ju kujtohet ndonjë ngjarje interessante që do të mbetet kujtim në historin më të re?

Ibrahim Egriu: Siq thashë më parë ishte kohë tensioni, shantazhi mbi Saliun e shokët e tijë, mbi të gjithë intelektualët shqipëtar si  në Kosovë edhe në trojet tjera Etnike por posaqërisht për Kaçanikun. Sepse pas përkrahëjes instuticionale të demonstratave të 68-së Saliu me shokët, nuk tërhiqej as edhe nje milimetër. Dera e zyrës së Kryetarit hapej ç’do orë e qastë.Vinin Kaçanikasit trima për ti dhën kurajo kryetarit të tyre. Në një moment u fut një mezo burrë me plis në kokë (përfat nuk me kujtohet emri) dhe ju drejtua Sali Bajrës: - Vendos qysh din ti o Sali veç erdha me të kallxue se tre djemtë e mi t’i baj hallall.

Kacaniku.ch.vu: Tash ti kthehemi anës tjetër të medaljes. Të flasim pak për esanafët e Kaçanikut. Ju kujtohet ndo njëri?

Ibrahim Egriu: Si jo, më kujtohet Aga Bub pastaj berberi Vëllau i Ekrem Shehut e të tjerë( që tash nuk më kujtohen me emëra).

Kacaniku.ch.vu: Mos ndoshta Aga Bub ( Muharrem Shukri Dogani) ju ka dhënë veresi?

Ibrahim Egriu: Jo vetëm veresi, sepse kjo në Kaçanik ka qen traditë pasi që njihshin në mes veti, por që të më mbetet gjithmon në kujtesë është një moment që lidhet me vëllaun tim të dashur Luanin ( tash i ndjerë). Në nëntor të vitit 1968, vëllau im i ndjerë-Luani, i cili ishte i ndjekur vazhdimisht nga UDB-ja, vendosi të merr rrugët e botës më sy. Ai erdh të më vizitojë dhe më rrëfeu se do largohet per gjithmonë në SH B A. Ishte i papërgatitur materialisht dhe, ai i cili më huazoi një shumëtë hollash dhe ia dhash vëllaut tim të dashur, ishte Aga Bubë të cilit s’ia  harroj  nderin  qëma bëri. E përcolla vëllaun tim shume te dashur-Luanin, i cili atëherë kishte vetëm se 19 pranvera, duke u nda përgjithmone prej tij me lot ne sy, sepse, më 11 janar të vitit 1986 ndërroi jetë. Shkoi gjallë e shëndoshë dhe ktheu në Dibrën e tij te dashur në arqivol, pa e pa fare.

Kacaniku.ch.vu: Këtu përmendet edhe Ekrem Shehu, ju lidhë ky emër me një episod interesant për lexuesit?

Ibrahim Egriu: Po, unë banoja me bashkëshorten dhe dy fëmijët Lulzimin dhe Sazanin në banesën e shkolles Voskopoja. Për blerjen e orendive,

ndërmarrja“Sharri“, më ofroi një kredi prej 450 mijë dinarësh. Unë, për çdo muaj shkoja që ta paguaj kistën e kreditit, por sa herë që shkoja, drejtori i ”Sharrit”, miku im shumë i dashur-Ekrem Shehu, nëse s’ia kam harruar emrin, më thoshte, jo prof. s’duhet  të paguajsh. Atëherë, unë habitshëm e shiqoja dhe nuk e dija se ç’ishte puna, por mesigurivetëm se z. Ekrem, ishkryetari Sali Bajra dhe z. Bedri Kyçyku i ndjerë e dinin  se çfarë vendimi kishin miratuar së bashku. Ate e mësova më vonë, pasi u largova  me  dhëmbje nga nxënësit që aq shumë i desha, nga kolegët e mij të respektuar dhe nga mbarë  Kaçaniku im i paharruaeshëm.

Ishte muaj korrik i vitit ’69. Pa pritur e pa kujtuar dikush trokiti në derën  e  shtëpisë sime. Vetëtimthi, hapa derën dhe ç’me pa, para meje gjëndeshin, Dretori i  ”Sharrit”  z. Ekrem Shehu dhe tre të tjerë, po ashtu nga Kaçaniku dhe drejtuesit e Ndërmarrjes Tregëtare”8-të Shtatori”-Dibër. –U gëzova sinqerisht dhe iu lëshova në përqafim:

Urdhëroni, mirë se keni ardhur! –Hyni si në shtëpinë Tuaj: bukë, krypë e zemër!

Jo, tha z. Ekrem, s’kemi kohë, por duam që dhe Ti të vish së bashku me ne në Banjat e Dibrës- në Banisht, atje do bisedojmë rreth disa kontratave zyrtare. Po, do vij me kënaqësi, iu përgjagja unë, sepse s’mudesha kurrë ta harroj nderin që më bëri ndërmarrja  e “Sharrit”,respektivisht mbarë Kaçaniku. Mora kuletën dhe në te vërejta se kam 80 mijë dinarë, afro një rrogë dhe  mendova se do mundem t’i qeras mysafirët nga Kaçaniku.

Kacaniku.ch.vu: Për të festuar këtë bashkim të  dy organizatave Sharri (Kaçanik) dhe 8 Shtatori (Dibër) a u ndalët dikun për ta festuar?


Ibrahim Egriu:
Po ,me dy makina nisëm në Banisht, që është 5 km pranë qytetit, në kufi me Shqipërinë.

Hym në restorant, i bashkuam tavolinat dhe porsa u ulëm porosita kamarierin të na shërbejë.Në kuletë kisha shtatdhjetë mijë dinarë dhe mendoja se mesiguri do mjaftojnë që t’i gostis me pije e meze mysafirët e mij të nderuar  nga  Ka çaniku dhe, së bashku me ta edhe katër dibranët:-drejtorin e ndjerë Zini Saraçi, sekretarin tepër komik, po ashtu i ndjerë-Adem Duraku dhe dy të tjerë.

Ia filluam dollisë. Cakërruam gotat, duke u uruar mysafirëve mirëse ardhje,  shëndet dhe gjithë të mirat në jetë. U krijua një atmosferë dispunimi plot humor, gaz e hare  dhe gjithëçka shkonte sipas rrjedhës së duhur, deri në çastin kur kamarieri  filloi    servojë disa lëngjer bakri të mbushur me mish viçi, mish qëngji e peshqi. Të them të drejtën,  në ato çaste,  disa djersë të ftohta filluan të më kaplojnë trupin,  sepse,  sipas llogarisë  sime mendoja se me tetëdhjetë mijë dinar do mundesha t’i gostisë me pije e ca meze  miqët  e mi të dashur nga Kaçaniku, por llogaria ime filloi të dështojë. Atëherë,u çova fshehurazi dhe e signalizova kamarierin që ta shënojë veçmas llogarinë rreth pagesës që t’ia paguaj më vonë, duke qenë se nuk më mjaftonte ajo shumë parash.

Dispunimi im dukshëm filloi të zbehet  dhe s’mundesha as të pijë e as të shijojë ushqim in, të cilin e sjellte kamarieri kohë pas kohe, ndërsa në fëtyrat e myasfirëve dhe  te  dibranëve vërehej një buzëqeshje interne, pa me kuptuar unë se për çka bëhet fjalë.

Fol o prof. na trego ndonjë barsoletë !-Tha z. Eqrem Shehu.Po, po, u përgjigja unë, një proverbë popullore thotë:”Fukaraja, për një plesht e djegën jorganin”-Buuuu, filluan të qeshen të gjithë së bashku, sepse e dishin se ku e kisha fjalën.

Atëherë, thërrita kamarierin që të më tregojë llogarinë se sa kushtonin  tërë  pijet  dhe ushqimi. Ai, e kish bërë gati e ma ofroi. Çka me pa, shuma ishte kolosale: 365000 dinarë. O bu-bu, thashë me vedi:-Shkoi krediti! Kurse ata qeshnin, qeshnin dhe vetëm qeshnin.

Në ato çaste, fjalën e mori Sekretari i Ndërmarrjes 8 Shatori, komiku i  ndjerë –Adem Duraku, i cili duke u drejtuar kah unë më tha:-”Tërë këtë Skenar, ne e kemi përgatitur që tët vemë në sprovë Ty e të shohim se sa kavalir je, sepse, tërë këto shpenzime do futen në reprezentacion, pra Ndërmarrja jonë 8-të Shtatori do t’i paguajë”-   Po përse s’më treguat qysh në fillim që të haja e të pija siç duhet, por më latë në këtë derexhe”!-Pashi Zotin, më sjellni tani të ha e të pij se vdiqa!-Qeshje dhe perseri qeshje, u derdhën duke qeshur që të gjithë.

Kacaniku.ch.vu: Profesor tashti kalojmë rreth punës tënde të pa lodhur në shërbim të arsimit. Mbushen  27 vjet nga dita kur u ndave nga arsimi dhe Dibra jote e dashur. Mund të na flitni pak për këtë qështje?

Ibragim Egriu:  Pra, para 27 vjet, përkujtoj Ditën kur për të fundit herë dhe me lot në sy,  u ndava nga nxënësit dhe kolegët e mi të dashur,  nga më    afërmit e mi:miqët, shokët e nga Dibra ime kreshnike.

Kacaniku.ch.vu: Nga shumë gjenerata që keni përcjellë do ta veçoni ndonjë gjeneratë që ka korrë suksesin më të madh?

Ibrahim Egriu:Po, ishte gjenerata e Adelina Markut të cilën mund ta quajmë se ishte gjenerata e artë, siç e vlerësoj unë, sepse, ajo gjeneratë e fëmijëve të prindërve intelektualë dibranë, më ka lënë mbresat më të mira gjatë punës sime 45 vjeçare në lëminë e arsimit.

Them kështu,sepse, nga kjo gjeneratë, shumica prej tyre i kanë kryer studimet dhe jeni bërë të vyeshëm, jo vetëm për veten tyre e të familjeve, por edhe për kombin e atdheun.

Kacaniku.ch.vu: Kur jeni te nxënsit e juaj të shumtë vallë a ju kujtojnë ata juve në ndonjë moment të jetës së tyre?

Ibrahim Egriu: Në një intervistë dhënë televizionit në gjuhën shqipe ish nxënsja ime, Dr. Adelina Marku në pyetjen e gazetarit, kush ju ka frymzuar të merresh me shkrime dhe zhurnalistikë ajo ju përgjegj: Frymzimet e para i mora nga arsimtari, Ibrahim Egriu.

Kacaniku.ch.vu: Si u ndiet në ato çaste?

Ibrahim Egriu: O Zot, thashë me vete dhe parashtrova pyetjen:-A ka shpërblim më të madh në jetë se sa nxënësi apo studenti ta vlerësojë mundin dhe përpjekjen e arsimtarit? Faqeve më rrodhën dy pika loti ndërsa zemra me rrahte me shpejtësi, ishte një ndjenjë e pa përshkruar. Për ata dhe jam shume i lumtur që ja kushtova 45 vjet arsimit.

Kacaniku.ch.vu:. A ka mundësi ta na përshkruani ndarjen e fundin nga vendlindja, sepse besoj se kjo na intereson të gjithë neve.

Ndarje e dhimbshme

Ibrahim Egriu: Një ndjenjë pikëllimi e dëshprimi më kaploi shpirtin, sepse parandjeja se s’do mund të kthehem më në vendlindje, në Dibrën time të dashur.

Në mbarim të orës, kërkova nga nxënësit të rreshtohen dhe fillova të përshëndetem me secilin veçmas. Ata kuptuan se diç s’është në rregull, ndërsa, nxënësi Tomor Bellçishta, m’u drejtua duke më thënë: -Arsimtar, do të shihemi sërisht në vjeshtë!

-Po, iu  përgjigja unë.-Do të “shihemi”! -Gjatë asaj ndarrjeje, një duf e  një  dhëmbje më kaplonte shpirtin dhe flisja me veten time: -Pra, me  lamtumirat  e  fundit në gojë, u ndava nga klasa ime e dashur, u ndava nga nxënësit, nga kolegët dhe nga më të afërmit e mi.

Të vetmit  person,    cilit  i rrëfeva fill e përpe ishte ish mësuesi im, zotëri Abdi Begu-Haxhiu, i cili gjatë atyre ditëve lëngonte në shtrat nga një sëmundje  vdekjepru vdekjepruese në lukth. Dhe ndarja me te ish tepër e vështirë dhe emocionuese. Ai, me kan kancer në lukth, më përcoll deri te dera e oborrit    shtëpisë,më përqafoi  fuqishëm   dhe ngrohtë e më tha:-Rruga mbarë të qoftë !-Dhe atje në Zvicër do të takosh shokë e  miq  atdhetarë nga të gjitha trojet tona. Ndërsa porosia apo amaneti i tij i fundit qe:

-Të lutem Imi, mos u bën anëtar i asnjë partie  apo  orgaizate   politike,  por gjithmonë të jetosh i lirë e pavarur. U ndamë për të fundit herë me  zotëri  Abdiun  me  lotë    sy  e  s’u pamë më, sepse, në tetor të vitit ’84, ai ndërroi jetë.

Kacaniku.ch.vu: Profesor ,me falni nëse pas gjithë këtij rrefimi zëri im është me dridhje dhe pika loti rrëshqasin fytyrës sime, për këtë kërkoj falje...(heshtje)

Kacaniku.ch.vu: Profesor, porosin e mësuesit Abdi Begu – Haxhiu (rahmet i past shpyrti) a e çove në vend a po jo?

Ibrahim Egriu: Deri më sot. porosin e mësuesit tim e kam zbatuar në mënyrë rrigoroze. Nuk i takoj asnjë partie apo organizate politike.

Kacaniku.ch.vu: U ndave nga Dibra dhe dibranët tanë të dashur dhe u ktheve në Kaçanik?...Deshte edhe këtu t’i përshëdesish ata që i deshe dhe të deshtën shume.

Ibrahim Egriu: Po, isha në qytezën time në Kaçanik por përveç nxënsit tim Ibrahim Doganit nuk gjeta askënd tjetër. Përmes tij dhe përqafimit me të desha t’i përqafoj të gjithë kaçanikasit që t’i kem në zemer për t’i përballuar vitet e rënda të kurbetit.

Kacaniku.ch.vu: Profesor tashti jeni pensionuar dhe, mund të na thoni ç’far keni ndërmend?

Ibrahim Egriu:-Vitet e fundit të jetës sime do i kaloj në vendlindjen time të dashur, sepse, atje balta është më e ëmbël se mjalta, pra, tek ju.

Kacaniku.ch.vu: Me siguri se pas Dibrës suaj së dashur do ta vizitoni edhe Kaçanikun.

Ibrahim Egriu: -Po si jo, dëshiroj t’i shohë vëllezërit e mi të gjallë:Hebib Shehun, Latif Nallbanin, fotografistin e dashur Axhib Tushën e shumë e shumë të tjerë. Ta vizitojë edhe varret e vëllezërve të mi dashur: Sali Bajra e Bedri Kyçykut. Pastaj nëse do të mundem t’i takoj aktorët e dramës së parë të luajtur në Kaçanik ”NORA E KELMENDIT”, si Ibrahim Doganin, Abdullah Mjakun, Mehmet Jakupin e shumë e shumë të tjerë. Kjo kanqësi do të më kthente kujtimet e rinis sime.

kacaniku.ch.vu: Profesor për fund ju falenderoj shumë për intervistën dhe desha t’ju pyes. Po të ishit në vendin tim çka kishit pas dëshirë të ju pyes  që ndoshta nuk më është kujtuar?

 

Ibrahim Egriu: Z. Abdullah, në intervisten që e kryem së bashku keni përfshi shumëçka, por ajo që me së shumti me gezon e me jep vullnet dhe elan për punë e jetë dhe është satisfikim i punes sime që e kam kryer plot katër dekada.

Kacaniku.ch.vu: Në emrin tim dhe të familjes sime, në emrin e të gjithë atyre që ju kan njohur dhe që do t’ju njohin tani, ju dëshiroj jetë të gjatë juve bashkëshortës së juaj të nderuar dhe fëmijëve tu. Faleminderit!

 

P.S:-Intervista është realizuar më parë!

Ma nderime: Kacaniku.ch.vu



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora