E enjte, 28.03.2024, 06:41 PM (GMT)

Kulturë

Dustin Hoffman, burri i madh e i vogël - mbetet i ri edhe në jubileun e 70-të të lindjes

E enjte, 09.08.2007, 06:37 PM


Yjet e kinemasë duhet të duken si
Rock Hudson apo Marlon Brando:
të mëdhenj, burrërorë, im
ponues. Kështu mendonte dikur,
i sapo hedhuri në moshën e rinisë, Dustin
Hoffman, ndërsa kishte lënë prapa adoleshencën,
kur luante në piano. Dje, ai
pati rast ta shihte gjithë karrierën e vet në
këtë 70-vjetor të ditëlindjes si në film, ashtu
dhe në teatër, duke kthyer kokën prapa
me krenari. Kjo karrierë i ka dhënë atij
dy Oskarë, katër kandidime për çmimin
"Oskar", shumë globe të artë, e para së
gjithash, një listë krenare rolesh kryesore
e të paharrueshme.
Yjet e kinemasë duhet të jenë vërtetë
të talentuar dhe pasioni për të luajtur në
kinema, në karrierën tij, ka vlejtur më
shumë se sa masa trupore e një profili prej
artisti mashkullor. Dustin Hoffman i përket
atyre yjeve botërorë që kanë bërë të
shijohen që nga dramat e depresioni
psikologjik, deri tek detajet më të vogla të
dhimbjes apo komedisë. I vendosur të
luajë vetëm vetveten ashtu sikurse Henry
Fonda apo dhe George Clooney, kjo gjë
tek ai nuk u vu re kurrë.
Suksesi vonoi shumë kohë
Aktrimin, ai e takoi së pari kur ishte në
kolegj, larg prindërve të vet, që i përkisnin
atyre njerëzve që mahniteshin dhe kishin
lidhje shpirtërore me Hollywood-in.
Madje, emrin e djalit të tyre, ata e kishin
gjetur në një film pa zë, ku protagonist ishte
një farë Dustin. Sa kohë që prindërit
ishin gjallë, ylli i tij nuk doli kurrë nga sirtari
dhe pas vdekjes së tyre, ai akoma kufizohej
në kuadrin e një rezymeje modeste:
"Unë nuk mendoj se ata duhej të ishin
prindër". Ajri i teatrit dhe xhirimet që sapo
kishin nisur, duhet t‘i jenë dukur atij si një
çlirim nga atmosfera e pandjenjë e rinisë.
Dustin Hoffman ndjente se po rritej dhe
po kërkonte kësisoj "qëndrim me këmbë
në tokë", kur ai hidhej në role. Kjo madhësi
ndjenjash pati vlerë për të vetëm
atëherë, kur varfëria dhe lodhja qëndronin
jashtë diskutimit me të cilat ai, në fakt,
si shumë artistë të mëdhenj duhej të konfrontohej
shpesh. Kështu, në biografinë e
tij, vërehet edhe një paragraf i gjatë që ka
kaluar si fëmijë në një periferi të Pasadenas
dhe më pas në studion e njohur të
aktrimit të New York-ut. Rolet e vogla në
TV, apo dhe skenat e hapura të Broadwayt
në metropol, ishin le të themi, buka e tij.
Tek shoku i tij i teatrit, Gene Hackman, ai
flinte mbi dyshemenë e kuzhinës dhe e
ardhmja dukej se ishte sakrifikuar kësisoj
për artin.
Luajti adoleshentë në
moshën 30-vjeçare
Më pas erdhi viti 1967 - kur ai mbushi
30 vjeç - e bashkë me të mori në dorë edhe
shansin që s‘duhej lënë t‘i ikte nga duart.
Burri, që dukej sikur ishte disi i përkëdhelur,
me pamje më të re se ç‘ishte, i mësuar
tashmë me skenat e teatrit, i besohet një
rol nga Mike Nichols për shumën e 17.000
dollarëve në komedinë që kishte fituar një
nam negativ asokohe, e titulluar "Provimi
i maturës". Anne Bancroft, në rolin e një
zonje cinike e të frustruar, në film e kishte
atë të dashur, megjithëse adoleshenti i
hutuar e i përkëdhelur, në fakt, sigurisht
dashuronte të bijën e saj. Është e paharrueshme
frika dhe ankthi që ai shpalos në
fund, kur rrëfen ndjenjat e tij të vërteta si
një djalosh kolegji.
Në kishë, ai qëllon ndaj xhamave të
dritareve të saj të larta, ndërsa po zhvillohej
ceremonia e martesës e personazhit që
ai donte, e kulmi arrin pikërisht në momentin
kur ajo duhej të thoshte "Po".
Rruga për njërën ndër karrierat shumëplanëshe
të Hollywood-it, me këtë debutim,
tashmë ishte siguruar. Hoffman
shkëlqeu më pas edhe në vitin 1969, gjatë
edicionit të 15-të në "Midnight Cowboy".
Ai ishte Ratso, një i pastrehë me paterica,
që sorollatet me shokun tij, një kauboj
me emër, si i çmendur nëpër rrugët e New
York-ut dhe si një "mbret i rrugës", parashtron
pretendime. Një vit më vonë, ai realizon
edhe rolin me të cilin vendos një rekord
ndër bashkëmoshatarët e vet. Në
rolin e një indiani 121-vjeçar, tek "Little Big
Man", ai shokon publikun amerikan - historia
zhgënjyese e dhunshme mbi
masakrat që i ishin bërë atij populli, dukej
si një paralele me gjendjen në Vietnam (në
atë kohë, lufta ishte në kulmin e saj).
Viktimë e një dentisti nazist
Dustin Hoffman për një kohë të gjatë
ndenji larg angazhimit apo trajtimit të
temave politike. Me mbi 60 rolet dhe karakteret
që ai numëron, përcillet drejt
"Olimpit" të qytetit të madhërishëm, në
"Hollywood". Aty bën jetën private të një
stari kinemaje në pension, por papritur, në
fillim të luftës në Irak, në vitin 2003, ai, me
një fjalim për paqen, kujton dhe një herë
gjatë zhvillimit të Festivalit të Berlinit
bindjen e tij të palëkundur: Lufta, edhe
ajo aktualja që po bën vendi im, bëhet
shpesh për "hegjemoni, para, pushtet
dhe naftë". Duke ndjekur këtë bindje, ai i
ishte vënë dikur në vitin 1997, edhe bashkëprodhimit
të satirës "Wag the Dog". Aty,
ai luante një producent filmash finok që
rrinte në pantofla, e që duke përmbushur
një detyrë të dhënë nga CIA, merr përsipër
falsifikimin e lajmeve në TV, për t‘i siguruar
pushtetmbajtësve një shkak që do të
shërbente si justifikim për të nisur një
luftë.
Filmat e Dustin Hoffman, që kanë
avancuar deri tek klasikët, e tregojnë atë
ndryshe: gjithmonë si një artist elegant me
thellësi të pazbuluara dhe nganjëherë,
edhe me formë trupore sportive në mënyrë
befasuese. Tek "Papillon", ai doli në skenë
si një i dënuar i arratisur, së bashku me Steve
McQueen nëpër xhungël, i tejngopur me
dhunë, ai u mbyll në bunker me familjen e
vet para një sulmi brutal të një bande të
rinjsh në një film tjetër, dhe në fund
shpërthen si hakmarrës i mirëfilltë. Të paharrueshme
do të mbeten raundet e tij të
vrapimit në trillerin "Njeriu i maratonës",
ku ai bëhet viktimë e rrëmbimit të një ishmjeku
dentist nazist dhe mëson se si t‘i
mbijetojë torturave të tij.
Gjeniu artist tek "Rain Man"
Komplet ndryshe paraqitet prova e rezistencës
në dramën e divorcit familjar
"Kramer kundër Kramerit", në të cilën
Dustin Hoffman lufton për të drejtën që
ndjen se ka për t‘u kujdesur për fëmijët e
vet, duke i ngushëlluar ata me artin e
kuzhinës, për shembull: duke gatuar byreçka,
e tejkaluar kështu momentalisht
krizën. Jeta familjare, për vetë aktorin,
është e rëndësishme, e gjithsesi, ai e jeton
atë në mënyrë më sovrane e diskrete, se
sa ç‘e kujtojnë sot atë yje më të rinj të kinemasë.
Dustin Hoffman ka konsumuar
ndërkohë, dy martesa në këto dekada të
jetës, e ka gjashtë fëmijë.
Skena e seti filmik janë për të tribuna
të shpërthimeve të mëdha artistike. Si
"Tootsie", komedia e hidhur për një artist
të papunë, që vendos të luajë në kryqëzime
rrugësh dhe që në fund fare, suksesin
e gjen duke luajtur role grash në një TV,
çka mbetet gjithmonë e lidhur ngushtë
me kënaqësinë dhe pasionin për të luajtur
plot ndjenjë, të Dustin Hoffman-it.
Dhe tek "Rain Man" ("Njeriu i shiut"), për
të cilin pas "Kramer kundër Kramerit" fitoi
"Oskar"-in e dytë, ai shkëlqen në rolin
e gjenisë së shifrave, artistit, Raymond
Babbitt, i cili bind të vëllamë, që mbart një
karrierë përpara syve (d.m.th. Tom
Cruise), për të jetuar së bashku atë pjesë
të jetës që ka mbetur.
Dustin Hoffman mund të jetë i famshëm
për përgatitjen e kujdesshme që u
bënte roleve të tij dhe mënyrës obsesive të
të luajturit, porse jetën e tij prej ylli, ai tashmë,
në moshën 70-vjeçare, e sheh së pari si
liri profesionale dhe një mundësi të mirë
për të gjetur role të reja dhe interesante.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora