E shtune, 20.04.2024, 08:32 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë!

E enjte, 21.04.2011, 07:58 PM


Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me disfatën e turpshme pran popullit të Kosovës,dje në Universiteti AAB-Riinvest “Kryeministër"Thaqi me klikën e vet u mundua tu qes hi syve populli të Kosovës, me një stil te rrejshëm dhe bajat ! Thaqi mundet me i mashtrua vetëm  njerëzit  qe akoma janë të privilegjuar përmes qeverise,   nga djersa e popullit , ku e qoj ekonominë në një kolaps  shkatërrues  , ne një qorrsokak  te pa krye, me çka pretendon qe vetëm me një burim përfitues nga firmat dhe "Emigracioni Shqiptar" në Evropë tu vilen paret   përmes shërbëtorëve të vet në pikat doganore të Kosovës me plaçkitje, vjedhje,dhe keqtrajtim me një tatim marramendës  ku si pasojë në tremujorin e fundit  falimentuan mbi 2500 firma kosovare.

Sherr i debatit u bë  studenti  Frashër Krasniqi

 Prandaj sherr i debatit u bë  studenti  Frashër Krasniqi  gjatë prezantimi të planit ekonomik të Kosovës 2011-2014 nga "Kryeministri" Hashim Thaçi të mërkurën në kolegjin “AAB-Riinvest” e ka vënë në siklet kryeministrin, kur është pyetur nga studenti  aktivist i Vetëvendosjes nëse “Kjo qeveri u ka hipur skijave"  gjatë kohës së hartimit të këtij plani .

 

Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë !

Aktivisti i “Vetëvendosjes” Frashër Krasniqi, më pastaj ka shpërndarë pamflete dhe në të shkruar “KJO QEVERI I KA HYPUR SKIJAVE!". Më pastaj aktivisti i “Vetëvendosje” është nxjerr jashtë sallës, ku edhe është grushtuar dhe rrahur nga autoritetet qeveritare .Nga kjo rrjedh se nuk ka ma prestigj dhe imunitet kjo qeveri fantazmë, me krim të organizuar  në kurrizin e popullit.

 

Ky argumentim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u përcoll me shpalosjen e parullës “Kjo Qeveri i ka hipur skijave” dhe shpërndarjen e fletushkave me argumentet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! tek të pranishmit, të cilët tërë aktivitetin e miratuan me duartrokitje.

 

____________

 

http://kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,2,126173

 

Nuk rrahet fjala e lirë!

 

Nuk rrahet fjala e lirë e studentit të vetëvendosjes , nuk torturohet ma truri i shtresës se lart te universiteteve në Kosovë .Nuk fshihet ma  lufta e drejt e ushtarakeve qe e çliruan vendin  e sot u merren vlerat e tyre nga matrapaz  pseudoushtarak. Nuk rrahet ma fjala e lirë qe të shprehet, për revoltën  e masës se popullit qe janë ne buzë gremine, nga skamja si pasoje e qeverisjes se keqe. Nuk fshihet ma dhe nuk rrahet  revolta ndaj një "Qeverie Kukull" qe e detyroj popullin kosovar të kërkoj azil politik  në Serbi që deri dje na preu ,na vrau  e na torturoj ,edhe kjo është pasojë e qeverisë aktuale qe ja ka pru thikën në fyt popullit. Nuk fshihet ma fjala e lirë qe të thuhet se  dështoj regjistrimi i popullatës me përjashtimin e "Diasporës  Shqiptare". Nuk mund te fshihet dhe te rrahet  fjala e lirë kur thotë populli se qeveria aktuale na e shiti edhe pasurinë e trashëguar nga baballarët,  duke përfshire ,fabrikat dhe organizatat qe me mijëra punëtore dhe familje të Kosovës janë ushqyer, citojmë edhe të thënat  e popullit kudo qe dëgjohet  "Qeveritaret hajdut" na i shiten edhe gurët e Kosovës ...etj



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora