E enjte, 25.04.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Strabizmi i një akademiku në pension intelektual

E enjte, 21.04.2011, 07:59 PM


Strabizmi i një akademiku në pension intelektual

 

Nga Lavdrim Lita

 

Të mjafton vetëm të lexosh titullin e shkrimit “Lulzim Basha është vrasës”, për të kuptuar dhe peshuar në peshoren e rëndësisë se si një “akademik” Rexhep Qosja është kaq i intoksikuar nga tendencioziteti në mendimet dhe shprehjet e tij. Po edhe sikur të ishte provuar tashmë dhe madje të ekzistojë edhe një aktgjykim i formës së prerë për vrasje, prapëseprapë nuk do të duhej bërë një cilësim i tillë. Ky cilësim qoftë edhe për simbolikë, është fyerje për shumë akademikë të tjerë që “garancitë” Kushtetuese i kanë me merak si sytë e ballit. Kushdo që lexon dhe shikon shqip e di që Lulzim Basha është përfaqësues i shumicës shqiptare dhe njëzëri është vendosur të drejtojë Tiranën pas 8 majit me votat e të gjithë qytetarëve, pa dallim feje, krahine e ideje. Dhe Ju, i trazuar AkadeMik pa hezitim me një strabizëm të konsumuar etiketoni atë si vrasës, duke bërë pa dashje vrasës gjithashtu edhe gjysmën e elektoratit (popullit që ka votuar dhe voton), sepse ai është përfaqësues i tyre. Kjo nuk është hera e parë që Ju zotëri drejtoni gishtin e mesit dhe akuzoni. Më parë keni akuzuar shumë figura të mëdha si Ibrahim Rugova, Ismail Kadare, Sali Berisha për të kalëruar mbi opinionin publik. Ky provokim i fundit është një shërbim i pastër i asaj partie ku Qosja ideologjikisht ende i përket në humnerën më të errët të shpirtit të tij. Cilado qoftë shtysa parake e akademykut për të sulmuar Bashën (apo Berishën, Rugovën e Kadarenë), një gjë është e sigurt, Rexhep Qosja për motive të dobëta intelektuale ka gjetur një mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes publike për merita jo akademike, pra të akuzojë ndonjë figurë që zotëron vlera e simpati tek shqiptarët meqenëse anti-vlera është kodi gjenetik i atyre individëve të modifikuar gjenetikisht nga mendësia e parikuperueshme moniste. Megjithatë kur mbaron se lexuari: Qosja - dhe pas dy pikave - Basha është vrasës, direkt sinapset pasqyrë më rikthyen shprehjen se pa një pa dy, “njerëzit “e vegjël” ose pa cilësi flasin për njerëz të tjerë, ndërsa njerëzit “e mëdhenj” ose me vlera diskutojnë për ide. Sikurse dihet, idetë e Qoses janë të mykura, siç është edhe mjekra e tij që reflekton po ashtu shpirtin e atij që e gëzon. Arsyetimi i tij i gjatë, i lodhshëm, për faktet e 21 janarit 2011 janë në fakt, një provë për të cilën çdo avokat mbrojtës do ta hidhte poshtë me lehtësinë e një shtypjes së butonin të bidesë. Mirëpo shkrimi kaq i gjatë i Qoses ka për qëllim të zbërthejë, me parametra të tjera, qarkoren e ardhur nga Tirana për ta botuar shkrimin po në Tiranë, sepse efekti duhet të jetë skandaloz. Sakaq në puntatën e parafundit të telenovelës së përgojimit të regjisorit nga Vuthaj i Kelmendit, përpara Bashës ishte kryeministri Berisha në qendër të qerres së baltës. Përpara dy politikanëve të Tiranës në fakt, ka qenë një tjetër figurë e rëndësishme e kryeqytetit, që ka pësuar pështyrjen mediatike të made in-myku, Ismail Kadare, që u sulmua pabesisht nga besëpreri i kombit, për identitetin europian të shqiptarëve. Duke sulmuar Kadarenë ose në rastin e fundit Bashën, apo edhe Berishën më herët, sa herë lexon qarkoren e ardhur posaçërisht nga Tirana, ai bën të kuptueshme prekjen nga patologjia e Salierit. Për ta zbërthyer në kushte aktualë, është e qartë se Qose ka vështirësi njerëzore të pranojë suksesin e Kadaresë, sepse është një shkrimtar njëqind lumenj boje më i mirë se ai, them se Qose ka vështirësi të pranojë suksesin në politikë të Bashës, sepse ai vetë dështoi me sukses për të qenë në moshë madhore politikan.

 

PS: Jeta e hershme: Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Beograd, ku në vitin 1971 mori titullin: Doktor i Filologjisë”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. I vetmi gjest që i mbahet mend si Drejtor është heqja e ditës së punës Ibrahim Rugovës në Akademi, veç që Rugova të mos e merrte rrogën e plotë. E kur e shihte se Rugova e merrte pagën pa e numëruar dhe e fuste në xhep, Qosja tërbohej pse nuk ankohej ai për ditën e hequr të punës. Ky është Xhep Qosja, një mjerim.



(Vota: 14 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora