E shtune, 20.04.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Editorial

Isa Mulaj: Strategjia e komploteve ekonomike nëpër “pufa”

E merkure, 20.04.2011, 07:59 PM


Strategjia e komploteve ekonomike nëpër “pufa”

 

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA)

 

Punim Hulumtues për Diskutimin e Politikave Nr. ESP31/11, Prill 2011

 

Nga Isa Mulaj

 

Projektet e hartimit të strategjive për zhvillimin ekonomik të Kosovës qëmoti janë përcjellë me skandale të shumëfishta. Për çudi, sistemi i drejtësisë dhe shoqëria konservative kosovare ka qëndruar indiferente ndaj skandaleve të tipit që hasen në veprimtaritë e shtëpive publike. Mirëpo, gjërat e tilla janë aq të shpeshta dhe marrin dhenë edhe në rastet kur mediet nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur. Tani janë bërë publike shumica e skandaleve nga të ashtuquajturat strategji për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Që nga Lëvizja Daut, Strategjia për Elaborimin dhe Zhvillimin e Sektorit Privat në Kosovë (projekt i BE-së), Fondi i Bankës Botërore për Shoqëri Civile kundër korrupsionit, ‘Thaqi n’puf’, vizita në ‘Red Light District’ në Amsterdam të Holandës për promovim investimesh, dhe së fundi, udhëtimi zyrtar katërditor i një pjese të madhe të kabinetit qeveritar në qendrën e skijimit ‘Bansko’ në Bullgari gjoja për hartimin e planit të shpëtimit ekonomik të Kosovës, janë disa prej shumë rasteve që zbulojnë karakterin degjenerues, të papërgjegjshëm, dhe poshtërues të politikë bërësve dhe shumicës së ekspertëve nga Kosova. Një numër rastesh të njohura demaskon të pavërtetat rreth strategjive të zhvillimit ekonomik, dhe vë në spikamë realitetin deri-diku publik të vizitave nëpër shtëpi publike, ose veprimtari të ngjashme që realizohen në emër të këtyre strategjive.

 

1. “Lëvizja Daut” dhe “e din veç ti”

 

Një prej strategjive më serioze, dhe njëkohësisht edhe skandalit më serioz, ishte e ashtuquajtura Strategjia e Planit Zhvillimor të Kosovës 2007 -2013. Sekretari i asaj strategjie pranë Zyrës së Kryeministrit ishte denoncuar publikisht për një mal skandalesh, në mesin e të cilave po veçojmë edhe këtë në kontekstin e kësaj teme:

"E din, asistentja jote e parë, ajo që pat ba ndeshje me kerr t'punës të dielën në ora 22:00, e cila vetë kish nevojë për asistencë rreth punëve të përditshme? E di këtë se shumë shpesh është kërku prej meje m'i ndihmu. Pse është punësu ai person në ‘Projekt Nacional’ e din veç ti", thotë ai [Dauti].

Ndeshje me kerr t’punës të dielën në ora 22:00? A nuk u duket diçka e jashtëzakonshme dhe e pakapshme për punët rreth strategjisë zhvillimore? Po të ndodhte ndeshja të premten ose ndonjë ditë tjetër të punës në atë kohë, mund të spekulohet se asistentja ka qenë duke punuar me orar të stërzgjatur deri në ora 21:00, dhe po kthehej në shtëpi. Koha kur bie terri i plotë, nuk është orar i punës zyrtare, e më së paku të dielën. Edhe kerri (automjeti) i punës mund të shfrytëzohet gjatë ditëve të punës, e më së paku të dielën natën. Se kerri shfrytëzohej për qëllime private, kjo dihej, por duket se asistentja ka qenë në rrugë të një “shërbimi personal” dhe është vonuar, prandaj nga mos durimi për ta shijuar “shërbimin” sa më parë (ora 22:00, ajo ende në rrugë!) ka bërë ndeshje. Që të vërtetohet kjo, Dauti i tregoj shumë qartë opinionit kosovar dhe institucioneve: “Pse është punësu ai person në ‘Projekt Nacional’ e din veç ti".

Ky ishte vetëm një pjesë e skandalit me strategjinë 2007-2013 që është botuar në gazetën Express më 18 shkurt 2007. Para botimit, atë e kishin marrë me postë elektronike shumë zyrtarë të Qeverisë, gazetarë, dhe përfaqësuesit e “shoqërisë civile”. Dauti u tregoj se po distancohet nga këto pisllëqe në emër të strategjive për zhvillimin ekonomik të Kosovës, dhe u tha në fund se i është dashur që të jepen më shumë hollësi, në mënyrë që truri i vockël i udhëheqësit të projektit të kuptojë, me bindjen se aktorët tjerë si pjesë të asaj strategjie kuptojnë. Sekreti këtu ishte se ata e kuptuan se brenda Kosovës paska njerëz që u kanë ardhur të hunda skandalet dhe keqbërjet zyrtare, dhe ua mësyn vendeve fqinje. Menduan se atje, sikur në rastin që prezantohet në vijim, nuk i zë kush, por nuk u doli ashtu.     

  

2. “Thaqi n’puf” për shërbim normal apo komplot për shitjen e PTK-së?

 

Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mandatit të tij të parë, bënte disa vizita klandestine në shtëpi dhe restorante të dyshimta në para lagjet e Shkupit. Një grup i qytetarëve shqiptarë atje, e kishte vërejtur dhe vendosë të lajmëroj mediet. Zgjedhin një gazetare shqiptare të TVA2-it nga Shkupi, e quajtur Aida. Ekipi xhirues arrin te restoranti Ballkanika. Shumica e takimeve me udhëheqësit e shteteve përcillen nga mediet, por ekipi i TVA2-it nuk lejohet do të hyjë në restorantin ku ishte Hashim Thaçi. Posa del Thaçi nga restoranti, Aida dëgjohet duke i thënë në maqedonisht kameramanit: “Tash ma përcillni këtë [Thaçin]”, kur kameramani veç ia kishte lëshuar radarin [kamerën]. Thaçi po drejtohej tek xhipi i zi. Aida nxiton dhe i del përpara me mikrofon duke e pyetur: 

Aida: Cila ishte arsyeja që erdhe sot këtu?

Kryeministri: Ëh!

Aida: Cila ishte arsyeja...

Kryeministri [ia ndërpret përsëritjen e pyetjes gazetares]: Cilit televizion jeni ju?

Aida: Televizionit A2 prej Shkupit.

Kryeministri: Qetash! Si keni kalu?

Aida: Mirë, juve?

Kryeministri: Hajde, kaloni mirë. Privat [ishte arsyeja e vizitës].

Gazetarja raporton se vizita e Thaçit në atë restorant ku shërbehej sallatë e freskët dhe vetëm uji, ka mbetur enigmë. Sallata përdoret për ngrënie, ndërsa uji për pastrim! Ai restorant nga brenda duket se ofron edhe lloje tjera të ushqimit, por atë ditë Kryeministri me gjasë ka pasur tjetër qëllim!

Gazetarja pyet me telefon ish-zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqin (aktualisht Ministër i Kulturës), nëse e di se kah po ladron shefi i tij, dhe mos ka shkuar në puf? Derisa shumica e institucioneve shtetërore nëpër botë e dinë se ku gjendet për momentin kryeministri dhe e din agjendën e tij edhe për një javë, zëdhënësi Krasniqi i kthen përgjigje Aidës me këtë fjalor zyrtar të “avancuar”:

-           Për besë jo, ai i ka pas sot disa takime, manej e ka pas pasditen e lirë. Veçse nëse ka shku personalisht me vizitu naj kon privat se...

“Naj kon privat” në atë restorant të sllavo-maqedonve! Vizita private dhe personale kryeministri zakonisht mund t’u bëjë ndaj të afërmeve të tij.  Mirëpo, edhe për këto, zëdhënësi e di se kur ndodhin, fillojnë, dhe përfundojnë. Në disa raste nuk e ka për obligim t’u tregoj, por kur ju e dini më mirë se ku është shefi i tij dhe i tregoni, atëherë ju bëheni zëdhënës të zëdhënësit të kryeministrit për kryeministrin. Çfarë paradoksi!

As qeveria e Maqedonisë nuk kishte ide pse Thaçi ishte në atë restorant dhe për çfarë qëllimi. Spekulohej se vizita sekrete e Thaçit u realizua për takim me disa njerëz për të bërë pazare larg syve të publikut dhe medieve kosovare rreth komploteve të shitjes së ndërmarrjeve strategjike të Kosovës, sidomos të PTK-së. Disa të tjerë spekulojnë se Thaçi ishte në atë restorant për punë që ofrojnë shtëpitë publike. Pamja, reportazhi, sjellja e Kryeministrit dhe deklarata e zëdhënësit të tij, lënë përshtypje të forta se vizita ka pasur qëllim të dyfishtë, pra, edhe të pazareve sekrete me pasuritë e Kosovës, edhe të kryerjes së “shërbimit” në atë restorant me përfaqësues/e nga Shqipëria siç thotë Aida. Qëllimi i parë ende po vazhdon në forma sekrete, ndërsa ky i dyti (vizita shtëpive publike) tani është çështje publike dhe thuajse politikë zyrtare e Qeverisë së Kosovës, por edhe e organizatave ndërkombëtare siç e tregojnë dy raste në vijim.

 

3. I am meeting Flora today – I am meeting Flora tomorrow!

 

Ky titull në shqip do të thotë: “Do ta takoj Florën sot – do ta takoj Florën nesër”. Flora Arifi është specialiste e programeve për zhvillim në USAID. Në këtë pozitë e ka punësuar USAID-i dhe kështu i shkruan edhe në vizitë kartën e saj. Gjersa ishim duke realizuar një projekt me titullin “Promovimi i eksportit në Kosovë”, duhej të takoheshim edhe me përfaqësuesit e USAID-it që të marrim informata. Aty në zyrën e tyre në lagjen e Arbërisë na priten Jennifer Tika dhe Flora Arifi. nga zyra për zhvillim ekonomik. Ato ishin ulur në kauç të butë, ndërsa ne në karrige të forta. Kuptohej se ne ishim të përkohshëm aty dhe pozicioni i ulëseve dukej i drejtë për mikpritëset si femra, dhe ne vizitorët si meshkuj.

Për nja 30 minuta sa zgjati takimi, gati na u bënë bythët asht në ulëse të forta. Amerikania Jennifer qysh në fillim po na tregonte se për qëllimin për të cilin keni ardhur ose informatat që po i kërkoni, duhet të orientoheni tjetërkund, e jo këtu. Na propozoj të drejtohemi në KCBS, një filialë ose program i USAID-it si subjekt në vete. Gati sa nuk na tha: Çka keni lyp këtu? Ec, varni e shkoni atje! Unë dhe Amir T. nuk kishim çka të pyesim shumë meqenëse këtë duhej ta bënte Poli, udhëheqësi i projektit. Pyetëm nëse mund të na drejtoj edhe diku tjetër të lidhur me Qeverinë e SHBA-së dhe USAID-in. Na rekomandoj AmCham-in, atëherë të udhëhequr dhe Mimoza Kusari. Një raport që e kishin bërë lidhur me banka dhe kredi, na premtoj se do të na dërgoj, dhe atë ia përcolli Polit më vonë.

Shkrimin e raportit të projektit e bëmë kryesisht Unë dhe Amir T. Poli në fund ia dha një hyrje dhe një dalje, dhe mbeti ta diskutoj më tutje me ata të IPAK-ut në MTI. Raportin e kishte miratuar sponsori (Agjencia Evropiane për Rindërtim). Gjatë shkrimit të tij, e vëreja se më duheshin disa informata nga USAID-i, edhe pse pak i dija, por dëshiroja që çdo gjë e shkruar të jetë e vërtetueshme. Kam mundur t’i marrë këto informata kur ishim atje po ta dija se si do të rrjedhë shkrimi i raportit. I kërkova me telefon tek kjo Flora Arifi Edhe një herë më është dashur t’ia kërkoj një informatë. Gjithsej dy telefonata që nuk kanë zgjatur më shumë se dy minuta. Informatat i futa në raport dhe ato vlejtën si duhet.

Në një projekt tjetër të quajtur “Zhvillimi dhe elaborimi i strategjisë për zhvillimin e sektorit privat për Kosovën” isha në cilësinë e ekspertit për hulumtime ekonomike. Kisha dy udhëheqës të projektit, njëri çifut me origjinë nga Danimarka i lindur në Majami të Floridës në SHBA i quajtur M.B.D., tjetri anglez i quajtur R.P., dhe një kolegë shqiptar në cilësinë e ekspertit për një lëmi ekonomike të caktuar. Si zakonisht, këto projekte fillonin me vizitat dhe sorollatjet nëpër zyre të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Mua m’i caktuan disa takime për t’i realizuar intervistat. Raportet nga takimet ia dërgoja udhëheqësit të projektit M.B.D. Ai dhe R.P. duhej ta shkruanin raportin e projektit ose strategjinë. Neve nuk na lejohej ose ishim të liruar nga shkrimi i raportit edhe pse kisha prirje dhe dëshiroja të merrja pjesë në të.  

Vazhdonim takimet me zyrtarë institucionesh vendore dhe organizata ndërkombëtare. Mua më thoshte: “Shko ti te kjo ose ajo, se ajo pin cigare e nuk mund ta duroj, se unë kam takim me Florën në USAID”, të cilën e kishte takuar edhe më parë. Kur bisedonim rreth ecurisë së projektit dhe detyrat e përditshme, ai njëherë na thoshte: I am meeting Flora today afternoon (sot pasdite do ta takoj Florën), e herën tjetër: I am meeting Flora tomorrow (nesër do ta takoj Florën). Në fakt, ai duhej të takohej me 7-8 zyrtarë të USAID-it, vendorë dhe amerikanë, ku përfshihej edhe Flora. Në USAID nuk i pëlqente të takohej me Merita S.- E. Për të cilën thoshte se është e rëndë (për kah mikpritja dhe çehrja), ndonëse Flora duket se është më e rëndë se ajo (për nga kilogramët). Edhe për drejtorin e atëhershëm të USAID-it, Majkëll F. thoshte se nuk i pëlqen, ani pse ky ishte i të njëjtit nacionalitet me të – çifut.

Po më pyet bashkëpunëtori im:

-           Çka iu ka tek more këtij maxhupi (M.B.D., është i zeshkët) I am meeting Flora today, I am meeting Flora tomorrow?

-           Nuk është maxhup, por çifut nga SHBA me origjinë nga Danimarka.

-           Apapapapa! Me origjinë nga Danimarka kaq i zi! Ç’po ia fut edhe ti krejt kot.

-           Mirë de, kur ta vërtetojmë, atëherë e sheh ti se si ia fus unë krejt kot. Ka çifut të zi sikur ky, dhe ka me ngjyrë të bardhë si Natali Portman dhe Pamela Anderson.

-           Po le more se Pamela Anderson është suedeze. Po kjo Flora, mos është edhe kjo çifute? A është e mirë dhe çka është puna e saj që po i pëlqen këtij maxhupi të takohet shpesh me të, dhe po thotë se veç prej saj po i nxjerri informatat e duhura?

-           Jo, nuk është çifute. Është një bythëtrashë nga gjenerata e jonë. Ti nuk e njeh. Këtij M.B.D. i kam treguar se Jennifer T. është finlandeze, e jo suedeze siç mendonte ky. U pajtua çifuti dhe kërkonte t’ia sqaroj se si e di unë që ajo është finlandeze por nuk i tregova.

-           Paskan qëlluar dy të trashë; ky (M.B.D.) përmbi 100 killa i ka [çka edhe i ka].

-           Kur te shkruan çifuti një bestseller për Flora Arifin!

-           Hahahaha! Po, po. Thonë se çifutët janë klikerasha. Don me shkru raportin e projektit vetë, plus një bestseller për Florën. Po na bojka çirak neve me raport, e Kosovën me bestseller!    

 

Çifuti dhe anglezi e shkruan raportin dhe e dorëzuan te donatori. Ne nuk kishim ide rreth atij raporti. Pas një kohe, kontraktori shqiptar se firma e cila na kishte marrë si ekspertë, po na njofton se donatori nuk e ka pranuar raportin, prandaj nuk mund të na i jep 2/3 e pagesës së mbetur. Ueh! Po e pyes nëse raporti ka shumë të meta, cilat ishin vërejtjet, dhe të ma sjellë për të përmirësuar aq sa mundem. Po më thotë se vërejtjet e donatorit ishin se M.B.D. dhe R.P. i kanë ikur duke 70% kushteve të kontraktimit (Terms of Reference) dhe raporti duhet të rishkruhet në tërësi brenda 2-3 muajve të ardhshëm. “Mirë de, a jam unë gjë fajtor pse ata nuk dinë ta shkruajnë raportin edhe pse paguhen 4 fish më shumë se unë në dite”, e pyeta? “Ti e di se raportin e projektit paraprak që e kam shkruar më së shumti unë, i njëjti donator e pranoj menjëherë raportin, madje unë insistoja ta përmirësoj më tutje, por ata thanë mjafton kaq. Sot e asaj dite, donatori, MTI-a, dhe publiku kosovarë ende nuk e dinë se ai raport është kryesisht i Isës edhe pse ishte dashur të jetë në tërësi i Polit. Po filloj unë ta shkruaj këtë raport, po ja u jap këtij M.B.D. dhe R.P., e këta le ta dërgojnë atje në emrin e tyre sikur Poli”. Hajt mos u mërzit se kryhet kjo punë se edhe donatori është i interesuar me ja u shpërla paret këtyre dyve (çifutit dhe anglezit) por po duhet pak edhe raporti me qenë në brazdë, po më thotë kontraktori. More nuk është në pyetje veç me vu në brazdë, por ta bëjmë si duhet ashtu si dimë dhe sa mundemi, iu përgjigja unë.

Po i tregoj bashkëpunëtorit se çifuti si klikerash ia ka huq krejt me raport, ndërsa për bestsellerin e tij rreth Florës interesohu ti. Po më drejtohet:

-           Për raport fajet i ke ti, se ke mundur ta shkruash por ke prituar. Na paska marrë n’qafë kjo Flora me të cilën takohej shpesh ky maxhupi bre dreqi i hangt të dy bashk!

-           Me folë pritoj, se me shkru jo. Edhe ashtu kur isha në USAID s’kisha se çka me folë aq, dhe më është dashur më vonë t’i kërkoj disa informata të shkurta me telefon shkaku i shkrimit të raportit. Madje mezi i mora shpejt e shpejt nga kjo Flora, si me ja nxjerrë fjalët me dana, sikur donte të më thoshte: “Ani hajt tash, var e mos më thirr ma”. E ky çifuti i shpenzonte kah 2 orë në takimet e shpeshta me të.

-           A pe sheh se ky maxhupi u takojke me të për diçka tjetër. Po ky 10 raporte ka mujt me i shkru nga ato takime.

-           Aty në zyrën e USAID-it ka kauça!

-           Hmmmm, tash pe di për çka shërbejnë ata! Se mos të ishin ata, ky maxhupi moti e kish shkru raportin si duhet.

 

Nejse, kaluan dy muaj dhe donatori ia pranoj raportin. Organizuam një konferencë që zgjati diçka më shumë se 1 orë, në të cilën çifuti prezantoj raportin. Bashkëpunëtori me kërkoj t’i tregoj se cila ishte Flora, që sipas tij, po na merrte në qafë gjatë zbatimit të projektit. I tregova. “Kjo qenka! E kam pa edhe në dy seminaret e mëparshme. Sigurisht USAID-i veç për qos sene e mban aty”.

Interesimi në atë prezantim ishte aq i madh sa që askush nuk bëri pyetje pos njërit (Levent Koro). Edhe pse isha pjesë e projektit, nuk e kuptova në thelb se çka po thoshte çifuti. As raportin nuk më interesoj ta kem. Atë e ka edhe MTI-a dhe besoj se nuk i duhet gjë për zbatim. Këto janë gjëra publike që thirren në emër të tërë Kosovës, por fatkeqësisht nuk hetohen publikisht me emër e mbiemër dëmet e pallogaritshme që i shkaktojnë vendit dhe shoqërisë.   

 

4. World Bank apo “World Brothel”?

 

Zyra e Bankës Botërore (BB) në Kosovë lajmëroj një mini-projekt në kuadër të “Fondit për Shoqëri Civile” për anti-korrupsion. E vonoj afër gjysmë viti shpalljen e rezultateve. Ne i kërkuam të na ofroj një përgjigje. Njëra e quajtur Nejme Kotere na tha se nesër u tregojmë. Dhe të nesërmen na tregoj se është refuzuar propozimi ynë. Ne kërkuam të dimë se cilat ishin vërejtjet, ashtu që herave tjera t’ia mësojmë “tabjatet” e kësaj zyre. Lajmërohet një person tjetër me emrin Lundrim Aliu, dhe na tregon përzgjedhja e OJQ-ve për projektin kundër korrupsionit është bërë nga anëtarët e respektuar të “shoqërisë civile”. Ne vendosëm të ankohem në zyrën e BB për hetimin e keqpërdorimeve në Uashington D.C. Ua bëmë të qartë rrjetin e kësaj “shoqërie civile”, grupet e interesit të saj, nepotizmin, dhe krimin e organizuar që e udhëheq një grup shpifarakësh në emër të kësaj shoqërie me në krye Luan Shllakun, drejtori ekzekutiv i KFOS-it. Ia sollëm edhe dëshminë se ky shpifarak po na shantazhonte neve dhe anëtarët tanë për një kohë të gjatë, dhe se ombudsmani i Sorosit ia kishte mbledhur betë Shllakut që t’i bëjë e tybe praktikat e tilla. Ky ishte përfaqësuesi i “respektuar” i shoqërisë civile të Lundrim Aliut. E tërë “shoqëria civile” në Kosovë është një grup matrapazësh më të mbrapshtë se bandito-kriminelët politik. Për më tepër, shiko punimin hulumtues për diskutimin e politikave nr. 32 me titullin: “Komploti i gjarprit katil të shoqërisë civile dhe gjarprit të UÇK-së kundër Kosovës”.

Ja përmbledhja në pika të shkurta se çfarë bënte (dhe ende bënë) ky shpifaraku Luan Shllaku:

KFOS-i lajmëroj një thirrje për propozime. Vendosëm edhe ne të dërgojmë një propozim dhe e dërguam, siç kërkohej, me e-mail. Luan Shllaku menjëherë shikon vetëm emrat në propozim dhe fillon të kontaktoj personat që ishin në propozimin, njëri prej të cilëve ishte nga Gjakova, prej nga është edhe Shllaku. I tregon se propozimi i jonë do të hedhet poshtë menjëherë, dhe e kërcënon se ai duhet të tërhiqet prej neve. Ne ankohemi të ombudsmani i Sorosit dhe e paralajmërojmë: Se këto shpalljet tuaja për propozime në Kosovë janë farsë, kjo dihet, por kush ia jep lejen Luan Shllakut të përzihet në punët e huaja në emër të Sorosit. Ne e morëm konfirmimin menjëherë nga ai posa e dorëzuam propozimin me e-mail edhe pse shpallja e rezultateve sipas rregullave duhet të bëhet pas dy javëve. Çdo gjë është në rregull me këto matrapazllëqe dhe konspiracione të KFOS-it, por ne mund të detyrohemi t’ia thejmë dhëmbët Luan Shllakut për shkak se ai ka kaluar çdo vijë të kuqe dhe po na sulmon privatisht.   

Shikoni absurdin e “shoqërisë civile” në Kosovë. Ajo identifikohet me Luan Shllakun që punon në KFOS dhe gruan e tij Suzana Arni që punon në KCSF. KFOS-i e financon KCSF-në, që do të thotë burri dhe gruaja natën e ndajnë shtratin, ndërsa ditën paratë e Sorosit. Çfarë shoqërie e hapur! Për më tepër, shiko analizën “Komploti kosovar në stilin e mafisë me fondet çifuto-gjermane”, e cila i është dërguar Sorosit për hetim. Institucionet hetuese të organizatave ndërkombëtare u është lehtësuar puna për t’u mbuluar pak nga turpi se çka bëjnë të punësuarit e tyre kosovarë. Kështu për shembull ka ende të atillë që nuk duan ta denoncojnë këtë lloji krimi të nepotizmit në emër të shoqërisë së hapur. A mund të thuash ti lexues i dashur se Suzana Arni nuk është gruaja e Luan Shllakut? Ti do të thoshe: Ani çka ka lidhje. Dhe ja lidhja kritike: Si mund të quhet një shoqëri civile, madje edhe multi-etnike e Kosovës, kur misioni i Sorosit për një shoqëri të tillë zhvillohet kryesisht brenda një burri dhe gruas së tij, me pjesëmarrje edhe të disa miqve të tyre?

Merreni me mend se çfarë mendonte Luan Shllaku: Ta rrëzoj Qeverinë me protesta, dhe për çudinë e të gjithëve, në rolet kryesore paraqitej KCFS (ku e ka gruan drejtoreshë të granteve), Lëvizja Fol, dhe aty këtu ndonjë gazetar. Sa qesharake. Nuk e kishte seriozisht Shllaku me këtë strategji, se po ta kishte, SHIK-u do t’ia sillte gruan e tij copa-copa në pjatë brenda 24 orëve, dhe do t’i thoshte: Ja, kështu rrëzohet Qeveria!

Rrjeti i “shoqërisë civile” të Luan Shllakut nuk përbën më shumë se një numër dyshifror të matrapazëve të shpërndarë nëpër OJQ, institucione qeveritare dhe organizata ndërkombëtare, ose ata që përfitojnë ilegalisht nga KFOS-i për hesapet private të Luan Shllakut. Një prej atyre organizmave është i ashtuquajturi Capacity Development Facility (Lehtësitë për Zhvillimin e Kapaciteteve) që funksionon në kuadër të UNDP-së me mision të deklaruar për mbështetjen e profesionalizmit të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës duke u dërguar “ekspertë”, dhe me mision faktik helmimin dhe kriminalizimin e këtyre institucioneve. Bashkë-financohet nga KFOS-i i Luan Shllakut dhe udhëhiqet nga Marta Gazideda, Krenar Loshi, Eleonora Kelemendi dhe Blerta Susuri. Këta i dërgojnë Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës të ashtuquajtur ekspertë për ta përmirësuar qeverisjen. Se çfarë qeverisje kanë ndërtuar këta ekspertë dhe CDF-ja, e tregon realiteti i institucioneve të Kosovë, sidomos i MTI-së, me të bëmat faktike do të njihemi në kapitullin 6 të kësaj analize. Ky grup ka disa vëllezër, motra, dajë, teze, ose me një fjalë të afërm, edhe në UNDP, BB, KFOS, USAID. E përbashkëta e të gjithëve është nepotizmi, krimi i organizuar dhe helmimi i institucioneve vendore me “ekspertizën” e tyre. sikur të punonin në këto organizata për qëllimin e deklaruar zyrtarisht, Kosova me siguri se do të bëhej deri tani Zvicër e Ballkanit, një bindje e thellë që qarkullonte masovikisht në popull gjatë sundimit të Serbisë në Kosovë. Pse nuk u bë dhe nuk po bëhet Kosova Zvicër e Ballkanit (por mund të bëhet nesër), përgjigjen e gjejmë kryesisht të këta vendorët në organizata ndërkombëtare. Harrojini për momentin bandito-kriminelët politik, dhe vetë organizatat ndërkombëtare të cilat nuk po u kërkojnë të punësuarve vendorë të sillen krejt ashtu si duan këta. Më mirë do të ishte sikur këto organizata t’u thonë të punësuarve vendorë: “Shiko, po ta japim pagën në tërësi për këtë vend pune por vetëm qëndro në shtëpi dhe mos u duk këtu dhe mos bëjë gjë për neve dhe në emrin tonë”. Kjo do të ishte zgjidhje më e mirë, sepse Kosova nuk do të bëhej vend ku edhe pjesëtari i EULEX-it, Stefan Loren, thotë: “është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur”. Kush i shtyn zyrtarët e tillë të ftuar nga institucionet e Kosovës për të deklaruar kështu, ose kush po e bënë Kosovën vend për ta pshurrur? Askush pos vendorëve, kryesisht këta vendorët në organizata ndërkombëtare. 

Vazhdojmë me raportimin e ngjarjes për projektin e BB dhe çështjen kyçe të cilën e bart titulli i kësaj analiza – pufat. Në propozimin tonë ne planifikonim ta luftojmë korrupsionin në projektet e infrastrukturës rrugore, ku përfshihej edhe autostrada. Ky sektorë hante më së shumti mjete buxhetore (deri në 10% të buxhetit të Kosovës). Lëmi tjetër në Kosovë i krimit financiar më të madh se ky NUK KA. MTI-a mund të radhitet e dyta por është ende larg. Nëse dikush dëshiron t’ia gjejë fijen lëmshit të kolapsit të përgjithshëm në Kosovë dhe kthimin e saj në një vend për ta pshurrur (sepse nuk reagoj askush ndaj atij bajlozi të huaj që u thoshte orë e çast shqiptarëve kështu), atëherë shkaku gjendet të projektet e infrastrukturës rrugore dhe autostradës. Autostrada fillimisht u kontraktua për 700 milionë euro dhe brenda muajve, ende pa filluar mirë me ndërtimin e saj, çmimi arriti në 1 miliardë, ose mbi 80% e buxhetit vjetor të shtetit. Kuptohej shumë lehtë se buxheti nuk e përballon dot, por Qeveria kishte vendosur të shes PTK-në dhe çdo resurs strategjik të Kosovës për financimin e saj. Komploti kundër PTK-së në Kuvendin e Kosovës rezultoj me prishjen e koalicionit qeverisës, caktimin e zgjedhjeve të parakohshme të cilat u përcollën me manipulime në shkallë industriale, vazhdoj kriza institucionale (ende nuk ka mbaruar) dhe u arrit ky imazh i Kosovës që e ka sot. Çka ka lidhje kjo me projektin e BB?

Grupi i ndërlidhur nepotist i matrapazëve vendorë të emërtuar “shoqëria civile” e kishte bërë përzgjedhjen e OJQ-ve (si zakonisht) ende pa u shpallur projekti. Këtë e rikonfirmuam në fund kur u shpallën rezultatet. Në ankesën tonë konfidenciale drejtuar BB-së në Washtington, ne ia sqarojmë arsyet tërë lidhjen dhe të bëmat e grupi dhe e paralajmëruam se ne nuk pranojmë kurrfarë vlerësimi dhe gjykimi nga ky grup paragjykues – le të jetë kushdo tjetër ose edhe vetë ju atje në Uashington. I treguam për grupin e ndërlidhur të matrapazëve dhe nepotist (Fikrete Kelmendi në KFOS, Eleonora Kelemendi në CDF që menaxhon “ekspertët” e financuar nga KFOS-i, motra e saj Flora Kelmendi zyrtare për informim në zyrën e BB, etj.). Ata në Uashington i kërkojnë udhëheqësit të zyrës në Kosovë, Ranjit Nayak (nga India)  ta hetojë rastin, dhe ky u premton njëkohësisht atyre dhe neve se do ta bëjë këtë dhe do të kthehet me rezultat shumë shpejt tek ne. Prit, s’ka. Kalonin muaj të tërë dhe ai mbeste i heshtur. E kërkonim me telefon por nuk gjendej aty (me gjasë gjendej aty por asistentja e saj shqiptare po na gënjente se gjendet në Uashington në kohën kur ne e vërenim në Kosovë). Kaluan mbi një vit, asnjë përgjigje nga indiani të cilën e kishte premtuar shumë shpejt. Vendosëm t’i shkruajmë e-mail. Na u kthye një përgjigje automatike e cila thoshte se në vend timin (Ranjit Nayak) kontaktoni Flora Kelmendin e cila është duke vepruar për mua, ose në emrin tim. Tani u kuptua në tërësi pse indiani ka heshtur qëllimshëm dhe nuk ka dashur ta hetojë rastin. Kjo ishte një provë e fortë se ai nuk ishte duke e hetuar rastin fare (edhe pse s’kishte çka hetonte – diheshin gjërat publikisht). Ai po i linte pikërisht të veprojnë në vend të tij pikërisht ata persona ndaj të cilëve ne ishim ankuar dhe kërkonim hetime. A e kuptoni tani pse ai nga premtimi për të siguruar përgjigje shumë shpejt (brenda disa ditëve) nuk siguroj kurrë?

Ndaj Florës kisha ngritur një ankesë sa punonte në UNDP (ku kishte ardhur aty shkaku i lidhjeve me Eleonorën që tanimë punonte në UNDP, e të cilën e kishte motër) kisha ngritur një ankesë në organin mbikëqyrës të UNDP-së në Nju Jork. Shkaku: Arroganca dhe papërgjegjësia e Florës ndaj punëve zyrtare ishin të padurueshme. Më akuzonte se duke konkurruar si analist në raportin e paralajmërimit të hershëm, po përpiqem të krijoj monopol në hulumtime ekonomike(!), se përzgjedhja e analistëve nuk ka çka të më interesoj se ajo do t’i zgjidhte sipas qejfit të saj (më vonë u kuptua se ishte përzgjedhje me dallavere çka rezultoj në cilësinë e dobët të raportit), se unë, sipas fjalëve të saj që m’i tha, duhet të shkoj ta pijë do uji të ftoftë në Istog, etj. Nuk i tregova aty se, nëse unë po përpiqem të krijoj monopol në hulumtime ekonomike, t’i po përpiqesh të krijosh monopol me familjarizim në një organizatë të huaj, dhe përpjekja me fuqi të rrejshme dhe përkrahje të lloj-lloj bylmezi të huaj të na i tregosh dhëmbët, mund të shpie deri te thyerja e tyre dhe ata nuk luftojnë për ty. Nuk i thash as se duhet të shkosh në Qyshk të Pejës (vendlindja e saj) dhe ta pijë do ujë të ftoftë siç më thoshte ajo mua për Istog. Në Kosovë, njerëzit më arrogant, sidomos femrat, janë nga Peja. Në popull qarkullon ky proverb: Prej kahit je? Prej Peje. Largom Zot prej teje! Mandej, gacë prej meje, tim prej Peje. Etj. 

Më vonë erdhi një hetues i quajtur Bruce Bursik për hetimin e rastit. U detyruan ta heqin Florën nga UNDP, jo nga arroganca e saj, por nga konflikti i hapur i interesit – nepotizmi në UNDP, të cilën kjo po përpiqej ta shfrytëzoj për të na i treguar dhëmbët neve. Z. Brusik ishte një hetues special për të cilin nuk e kam ditur derisa ai më vonë u emërua për ta hetuar masakrën e Srebrenicës!

Florën e transferuan në zyrën e BB. Në fillim kishte punuar për UNMIK-un, e më pas në UNDP. Të huajve u duhen të tilla. Largimi i saj nga UNDP nuk ishte bërë për shkak të papërgjegjësisë dhe arrogancës pejane kundër Kosvës, sepse të huajt i kërkojnë me tim sjelljet e tilla, por të nepotizmit. Kjo ishte arsyeja pse e transferuan në zyrën e BB-së. 

Në shtator 2009, Instituti për Studime Zhvillimore nga Universiteti i Suseksit boton një punim me titullin: UN Peacekeeping Economies and Local Sex Industries: Connections and Implications (Ekonomitë Paqeruajtëse të OKB-së dhe Industritë Vendore të Seksit: Ndërlidhjet dhe Pasojat), ku përfshihen katër vende: Bosnja, Kosova, Liberia, dhe Haiti. Aty raportohen format e industrisë së seksit në organizatat ndërkombëtare në Kosovë, duke u bazuar edhe në shumë raporte tjera. E meta më serioze e këtyre hulumtimeve dhe raporteve është se mungojnë emrat dhe nuk janë pak më konkrete sikurse edhe raportet për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëse ato raporte dëshmojnë se në Kosovë ka seks industri nëpër organizatat ndërkombëtare, kjo përsëri mbetet si diçka në ajër. E njëjta vlen edhe për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mungojnë: kush, si, çka, kur, etj. Për dallim nga ato raporte të OSBE-së, Transparency International, etj., kjo analizë u sjell emra, mbiemra, përemra, gjërat konkrete, dhe kjo është më kryesorja ndër të gjitha. Ato raporte që thonë se në Kosovë ka korrupsion, nepotizëm, prostitucion, krim të organizuar, seks industri, hajni, etj., për mua janë bërllok derisa nuk përmendin emra dhe vepra konkrete. E kur përmenden emrat dhe veprat që duken si konkrete, atëherë bëni bashkë denoncuesit ose akuzuesit me të akuzuarit dhe le t’i konfrontojnë argumentet. Kësaj i besoj unë dhe kam bindjen se duhet t’i besojnë të gjithë njerëzit normalë.  

Pse Ranjit Nayak u tërhoq nga premtimi për hetimin e rastit dhe mbeti 100% i heshtur qëllimshëm për afër 1 vit? Ai është nga India. Në Indi, nëse ju e puthni një femër, ju do ta keni një popullsi prej 1,2 miliardë banorëve kundër jush dhe Gjykatën Supreme të tyre duke u marrë me juve si kriminel që keni ofenduar kombin e tyre. Shembulli më i mirë për këtë është “skandali” i puthjes së indianes Shilpa Sheti nga Richard Gere, që provokoj protesta nga qindra mijëra indianë në disa qytete të Indisë. Richardi e kishte puthur Shilpën në faqe. Ky gjest ishte cilësuar si sulm kundër kulturës dhe vlerave indiane. Protestuesit po i rrihnin me shkopinj skulpturat që portretizonin Geren. Çfarë do të ndodhte sikur Gere ta puthte Shetin në buzë apo në gojë? India do ta fillonte Luftën e Tretë Botërore!

Duke qenë nën kufizime të tilla të ashpra në Indi, indiani Ranjit Nayak e ka vërejtur se në Kosovë lejohet edhe puthja e gjenitaleve, që i është dukur si tjetër botë, e ndoshta edhe mundësi unikate. Kjo është arsyeja që e ka shtyrë t’i hajë fjalët rreth hetimit të rastit që na premtoj se do ta bëjë shpejt. Neve nuk na intereson se kush bënë seks dhe infektohet me HIV në zyrën e BB-së në Prishtinë. Por, të injorosh korrupsionin hatri i tyre, është diçka që nuk duhet të tolerohet. Po të ishte BB në Prishtinë me punë për çka thotë, ne do të ishin bërë Zvicër e Ballkanit. Duket sikur këtu në Kosovë vepron si World Brothel (Pufi Botëror) në vend të World Bank (Banka Botërore). Po ia lëmë lexuesit të jep përgjigjen në këtë pyetje: A duket sot Kosova më tepër si Zvicra e Ballkanit apo Pufi i Botës, dhe kush i ka meritat për këto “arritje”?

Ja se si e luftonte korrupsionin ai fondi i BB-së për “shoqëri civile” dhe OJQ:

           Të gjitha propozimet e aprovuara flisnin për luftën kundër korrupsionit në ajër. Kështu thoshin: Duam ta informojnë, arsimojmë, dhe vetëdijsojmë opinionin se sa i dëmshëm është korrupsioni, etj., gjëra për të cilat nuk kishin nevojë as lopët, sepse opinioni e shihte përditë korrupsionin me sy;

           Fondi ishte për OJQ dhe partitë politike nuk guxonin të përfitonin nga ai. Megjithatë, njëri prej fituesve ishte Klubi për Politikë të Jashtme, i cili nuk ishte OJQ por grup politik i partisë politike ORA. Kryesuesi i këtij Klubi ishte Ylli Hoxha i cili njëkohësisht ishte zyrtarë i lartë i partisë ORA. Këtu bien poshtë 100% rrenat e debilit të mbrapshtë në zyrën e BB-së, Lundrim Aliu, rreth përzgjedhjes së OJQ-ve nga anëtarët e “respektuar të shoqërisë civile”. Luan Shllaku dhe ORA nuk janë shoqëri civile por politikisht më të zi se çdo parti tjetër politike, o Lundrim Aliu Faqeziu;

           Klubi për Politikë të Jashtme merret me politikë të jashtme, e nuk thirret në ekspertizën për veprimtaritë brenda Kosovës siç është luftimi i korrupsionit, përpos në rastet kur klani i “shoqërisë civile” në KFOS dhe BB i ofron mundësinë për korrupsion në emër të anti-korrupsionit;

           Lundri Aliu është shok i ngushtë i Adriatik Kelmendit nga KTV-ja. Këta të dy në qytet duken të pandashëm dhe si çift i dashuruar;

           Fondi i “shoqërisë civile” për anti-korrupsion s’kishte absolutisht asgjë të bëjë me anti-korrupsion dhe ishte vetë korrupsioni, plus nepotizmi, plus shumë pisllëqe tjera që e bënë Kosovën ose i kontribuuan asaj që thoshte i punësuari i EULEX-it: “Si vend i mirë për ta pshurrur”;

           Së fundi, mbeti popullsia ajo që duhet ta informoj zyrën e BB në Prishtinë rreth korrupsionit dhe ta demaskoj korrupsionin e vetë kësaj zyre dhe matrapazëve të saj. Opinioni është mjaft i informuar dhe ngopur rreth aferave korruptive për çdo ditë. E vetmja pengesë ndaj opinionit për ta luftuar korrupsionin, është korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar, prostitucioni, dhe shumë fëlliqësira tjera të kësaj “shoqërie civile”.

 

5. Promovim investimesh nëpër “pufa”

 

Është ky titulli i një artikulli të gazetës “Zëri” me autore Arbana Xharra. A duhet t’i besojmë asaj që thuhet në atë artikull? Çdo gjë që ekziston në realitet dhe çdo punë e Qeverisë, e mirë apo e keqe, duhet të merret parasysh seriozisht. Gazeta “Zëri” kishte siguruar agjendën e zyrtarëve kosovarë gjatë një konference në Holandë për joshjen e investitorëve të huaj në Kosovë, që po mbahej në fillim të nëntorit 2010.

Thuhej se kjo konferencë do t’u japë kënaqësi të ndryshme zyrtarëve kosovarë ku përfshihej një delegacion prej 30 vetave, të përbërë nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të biznesit dhe gazetarë. Dy kënaqësitë më të mëdha që po i priste delegacioni kosovare ishin: 1) shpresat për sjelljen e miliona eurove investime të huaja në Kosovë; dhe 2) vizita në fund të konferencës të lagjes ‘Red Light District’ në Amsterdam, lagja më e famshme e shtëpive publike në Evropë. Vizitën për t’i shijuar këto dy kënaqësi, me paratë kryesisht të buxhetit të Kosovës, e kishte organizuar Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve (IPAK) që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), dhe me përkrahjen e Odës Ekonomike Amerikane (AmCham). Kënaqësia e parë nuk u shijua dhe në realitet u kthye në dëshpërim meqenëse, sipas të dhënave zyrtare, investimet e huaja në Kosovë filluan të bien. Në fakt, kënaqësia e parë ishte një kamuflim i mirë për t’i hedhur pluhur syve publikut dhe ishte përdorur si arsyetim deklarativ i delegacionit kosovar që ky ta shijoj kënaqësinë e dytë – vizitën në lagjen më të famshme të shtëpive publike në Evropë – që sipas agjendës zyrtare duhej të bëhej në mbrëmjen e ditës së katërt ose të fundit, me 04 nëntor 2010. Se a e përjetuan këtë kënaqësi 30 zyrtarët kosovarë me buxhetin e shtetit, mbeti e pa hulumtuar, por vetë fakti se këta dhe shumë zyrtarë tjerë nuk heqin dorë që me paratë e buxhetit të shtetit më të varfër në Evropë të bëjnë këso bizaritete të fëlliqta në shtetet e huaja si njerëzit me mentalitetin më të cekët në botë, krijon dyshimin se u ka mbetur diçka “ëmbël” nga ‘Red Light District’ dhe nuk ka forcë, pos me luftë dhe terror, t’i ndalë ata ose këtë gaz  kosovar të “dynjasë”. Vazhdon ky biznes i profesionit më të vjetër në botë në emër të strategjive ekonomike. Destinacioni i radhës – Bullgaria.  

 

6. Plani i “shpëtimit ekonomik” gjatë pushimeve në Bullgari nga “pufistët” kosovarë me Mimoza Kusarin si zëdhënëse!

 

Sa shumë kanë ndryshuar kohët dhe rolet në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë gjatë dy dekadave të fundit! Bullgaria ishte dhe shihej si vendi prej nga vinin dhe silleshin më së shumti prostituta në Kosovë. Policisë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (International Organization for Migration) u kishte dalë jo pak punë në identifikimin, rehabilitimin dhe riatdhesimin për në Bullgari të një numri të madh femrash që trafikoheshin në Kosovë për skllavërim seksual dhe ofrim të ‘shërbimit’ me apo pa dashje. Femrat e trafikuara dhe ato që vinin me vetë dëshirë, kishin si arsye kryesore biznesin personal. Ato ishin me arsimim të ultë dhe gjysmë-analfabete. Asnjëra prej tyre nuk ka thënë ndonjëherë se është në Kosovë për ndonjë plan zhvillimi ekonomik të Bullgarisë. Tani kjo veprimtar duket se zhvillohet në drejtim të kundërt dhe me dallime rrënjësore për të cilat do të njihemi me vonë.

Kah mesi i prilli të këtij viti, një pjesë e madhe e kabinetit qeveritar gjendej në një udhëtim zyrtar katërditor në qendrën e skijimit ‘Bansko’ në Bullgari, me një arsyetim të çuditshëm – për ta hartuar planin e shpëtimit ekonomik të Kosovës! Vizita dhe “pushimi” i tillë po bëhej me koordinimin e ngushtë të partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës (dilerët seksual dhe të prostitucionit!). Zëdhënësja e kësaj vizite “pushimore” dhe “plani”, Mimoza Kusari, i deklaroj TV21-it nëpërmjet telefonit (me ‘roaming’ të paguar nga buxheti i shtetit) se misioni i tillë mbështetet nga Qeveria e SHBA-së. Një nismë të ngjashme për delegacionin kosovar me misionin e promovimin e investimeve në ‘Red Light District’ në Amsterdam të Holandës, e kishte organizuar IPAK-u dhe mbështetur nga AmCham-i si pjesë e Qeverisë Amerikane. AmCham-i deri para një viti udhëhiqej nga Mimoza Kusari. Pas atij promovimi investimesh në ‘Red Light District’, pasoj rënia e investimeve ekonomike të jashtme në Kosovë, por duket se u arrit përparim në asistencën teknike dhe ekspertizën të cilën e ofron ‘Red Light District’, përvoja e të cilës tani duket se po bartet dhe bënë konkurrencë në Bullgari. Ekzistojnë shumë hipoteza që të bëjnë të dyshosh seriozisht se “pushimet” në Bullgari kishin tjera qëllime nga ato për të cilat flitet:

1)         Koha optimale dhe e zakonshme për pushime në Bullgari është mesi i verës (për bregdeti) dhe mesi i dimrit (për skijim). Vizitat në mes të prillit, pavarësisht qëllimit të deklaruar zyrtarisht, nuk hynë në sezonin e pushimeve.

2)         Ata që i njohin mirë sezonet e vitit dhe veprimtaritë përkatëse të tyre në gadishullin Ballkanik (ky bënë pjesë edhe Bullgaria), për shembull, në qershor piqen qershiat, në korrik korret gruri, etj., e dinë se mesi i prillit është periudha e epsheve të zjarrta seksuale, si për meshkuj ashtu edhe për femra.

3)         Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës janë më shumë të pranishëm brenda Kosovës se jashtë saj, prandaj është e palogjikshme të ikin në Bullgari me partnerët e tyre kosovarë. Të hartosh një plan për shpëtimin ekonomik të Kosovës gjatë një pushimi gjysmë-sekret në një shtet të huaj dhe ta mbash atë sa më larg syve të popullsisë që e përfaqëson, është diçka e pakripë.

4)        Aida, gazetarja shqiptare e TVA2-it nga Shkupi duket se ua ka mësuar kosovarëve birucat se ku hyjnë e nga dalin në mënyrë klandestine në shtëpi dhe restorante të dyshimta në Maqedoni. Qeveritarët kosovarë duke e ditur këtë ndjekje nga Aida, kanë zgjedhur një vend më të largët – Bullgarinë.

5)         Planet e tilla të “zhvillimit” bëhen vetëm nga ata që janë A-ja dhe Zh-ja e kësaj katastrofe ekonomike të Kosovës. Këto janë plane të interesave dhe kënaqësive individuale. Të tilla janë edhe planet dhe vendimet për veprimtari seksuale, pra çështje e individualitetit, ndonëse ndërmjetësimi zyrtar dhe i organizuar ka ndikim më të madh se vetiniciativa, që do të thotë se çështja e seksualitetit mund të mos jetë çështje personale ose vetë dëshirës ekskluzive. Në rastet e tilla kemi të bëjmë me prostitucion;

6)         Vizita ndodh pikërisht në kohën kur Komisioni Evropian (KE) ia anulon preferencat tregtare Kosovës që do të kenë pasoja shumë të mëdha për bizneset dhe ekonominë e Kosovës. KE i ka kërkuar MTI-së të udhëhequr nga Mimoza Kusari, të bëjë një analizë lidhur me praninë e produkteve kosovare në tregun evropian. Mimoza si për inati nuk e përfill këtë kërkesë dhe ikë me një grup të kabinetit qeveritar në Bullgari me paratë tona, për kinse hartimin e një plani të shpëtimit ekonomik të Kosovës. Tani dihet botërisht se për çfarë qëllimesh janë këto vizita dhe pushime nëpër Ballkanika, Red Light Dstrict, Bansko, e shumë tjera ende të paidentifikuara, prandaj rrenat e Mimozës janë të pakripa.

7)         Dhe ajo që i vë kapakun tërë kësaj çoroditje, është pyetja interesante: Kush është ai/ajo i/e marrë që ka votuar për këto parti politike të cilat nuk kanë pasur program ekonomik ose strategji të zhvillimit, dhe po u dashka të shkojnë në Bullgari për një gjë të tillë (po gënjejnë se për tjetër gjë kanë shkuar)!? Pse shumëkush e quan veten parti politike, e pos ta vjen të pushtet po u dashka të shkoj në pufat e shteteve të huaja për programe ekonomike!? Duket sikur elektorati kosovar ka votuar pikërisht për këtë. Ky elektorat faqezi është dashur t’ia analizoj me kujdes programet dhe politikat ekonomike të partive politike që i ka votuar. Nëse nuk ka pasur programe, elektorati nuk është dashur të votoj; nëse ka pasur dhe partitë që i votuan nuk po i zbatojnë, atëherë elektorati duhet t’i shpallë luftë partive politike, e jo t’i financojë me paratë e tyre pufet e shteteve të huaja.  

 

Dallimet rrënjësore ndërmjet prostitutave bullgare dhe qeveritarëve kosovarë, janë:

1)         Bullgaret e trafikuara ose që emigrojnë me vetë dëshirë bien pre si viktima të skllavërimit seksual ose me gjysmë-hatër bëhen të tilla për një vend pune. Ato janë gjysmë të arsimuara. Qeveritarët e Kosovës i kanë disa vende pune zyrtare dhe kanë të mbaruar arsimim e lartë, kryesisht në Perëndim.

2)         Bullgaret e gjysmë-hatrit në Kosovë njiheshin si prostituta. Për qeveritarët dhe shumicën e politikanëve kosovarë, në bazë të të bëmave të tyre, ka emërtime të përditshme me disa emra por me kuptim të njëjtë sikur për bullgaret e trafikuara: prostituta, rrospia, kurva, lavire, pavarësisht se a janë meshkuj apo femra – mjafton të jeni politikan/e që i keni kontribuuar gjendjes së tanishme të Kosovës.

3)         Ato (bullgaret) nuk kishin zëdhënëse dhe ishin persona fizik privat për punët e tyre private. Asnjëherë nuk kanë përmendur diçka në emër të shtetit të tyre. Zëdhënësja e grupit kosovar në Bullgari është e arsimuar në SHBA dhe mban funksione të shumëfishta në Kosovë (zëvendës kryetare e AKR-së, zëvendës kryeministre, ministre e tregtisë dhe industrisë, pedagoge në disa kolegje private). Në të gjitha këto funksione i shkakton dëme të pallogaritshme shoqërisë.

4)        Ndershmëria e prostitutave bullgare është më e madhe. Ato ngopen me nga një punë private, qoftë ajo edhe me shitjen e trupit sipas “çmimeve të tregut”. Qeveritarët kosovarë nuk ngopen me disa punë zyrtare, shitjen e shtetit, as me shitblerjen e trupit në Ballkanika, Red Light District, dhe Bansko, e madje as me shitjen e shpirtit të tyre. Këta nuk ngopen kurrë. Edhe kur vdesin, mbesin të pangopur me “mastrafe”!

 

Përfundim

 

Këto janë vetëm disa nga rastet publike të skandaleve për të ashtuquajturat ‘strategji të zhvillimit ekonomik për Kosovën’. Ka edhe shumë të tjera që nuk janë bërë ende publike. E përbashkëta e të gjithave është: Shpenzimi i buxhetit të shtetit më të varfër në Evropë për profesionin më të vjetër në botë nën maskën për ‘zhvillimit ekonomik’ në kohët bashkëkohore! Asnjëherë nuk kanë pasur të bëjnë me zhvillim ekonomik.

“Specialistet për zhvillim ekonomik” në USAID dhe “Zyrtaret për Informim” në zyrën e BB nuk mbahen as 24 orë aty nëse nuk i shërbejnë qëllimit që u raportua këtu. Këto janë gjëra publike dhe i vërtetojmë kur të doni. Jo si raste të izoluara ose në bazë të asaj se çka themi ne, ju, ata/ato – konfrontim të dëshmive ndërmjet të gjithëve (akuzuesve, të akuzuarit, të pavarurit, etj). Po të ishin specialistet e tilla aty sipas asaj që thuhet zyrtarisht, Kosova deri sot ndoshta do ta kishte një istrebitel pjatogo pokolenja në shërbim!

Një ndër qëllimet kryesore të shumicës së partive politike në Kosovë dhe arsyeja pse vijnë në qeveri, është keqpërdorimi i buxhetit të Kosovës në shtetet e huaja nëpër shtëpi publike. Edhe shumica e popullsisë e ka në gjak këtë ambicie posa t’i jepet mundësia të vijnë në pushtet, madje mos qofshin edhe më të zi se këta që shkaktuan themelimin e Lëvizjes Daut, ai në Ballkanika, ata në Red Light District, dhe këta në Bansko. Mund ta testoni kur të doni këtë shumicë të popullsisë kosovare dhe do të bindeni. Mos flisni pa i testuar.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora