E enjte, 25.04.2024, 03:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Çlirim Uça: Atdheu

E merkure, 20.04.2011, 07:55 PM


Çlirim Uça

 

ATDHEU

 

Si në mitologji,

u shkëputa diku

prej brinjës tande

mishdalë,

e si me instiktin

e një qenushi besnik

fort u kapa

në gjoksin tand leshtor

prej vargmalesh.

 

Sa i vogël isha

qumësht thitha

nga gjini i pashtjerrshëm

i Rozafës,

ndërsa dora jote e ashpër

më përkëdhelte

flokun

dhe faqen time të njomë.

 

Kur u burrënova,

gjithë forcë e dalldi,

mbështet tek ti,

sup më sup,

marrëzisht u dashunuem

dhe cep më cep

bulëzat e gishtave i përshkova

tue përkëdhelë

trupin tand gjithë plagë.

 

Plot gjysmë jete

dhamb për dhamb

përballë bishës

qëndrova;

ishte qumshti i Rozafës

që më jepte forcë

e më trimnonte;

deri sa një ditë

buçiten malet

e lajmin dhanë:

Bisha kishte ngordhë!

 

Po kohë nuk pata

as të festoja:

m’u desht

tek fronti im t’ vrapoja,

sepse

qenë të tërbuem,

langoj rrugash dikur,

dhambëçartun,

po të kafshonin mishin e paktë,

nga përkrenarja e Gjergjit

tek themelet e Rozafës

 

Si nuk u faruen një herë

tradhëtarët!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora