E enjte, 25.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Mendime

Përparim Kapllani: Qytetarët e rremë

E merkure, 20.04.2011, 07:58 PM


Qytetarët e rremë

 

Nga Përparim Kapllani

pkapllani@rogers.com

 

    Qytetaria dhe forcimi i institucioneve shtetërore janë e vetmja rrugë për t’i dhanë “ndal” mashtrimit. Z Olsi Jazexhiu është munduar ta paraqesë fenomenin e falsifikimit te identitetit me syze metafizike. Duart e padukshme, duart e pista, duart e ndyra, duart hajdute, nuk duhet të lejohen të futen nëpër regjistrat e gjendjes civile dhe të falsifikojnë dokumentat. Ky reagim më erdhi në mendje, kur mbarova së lexuari shkrimin e zotit Olsi Jazexhiu, i cili përpiqej të jepte disa argumenta historike, por dështonte në analizën përfundimtare të fenomentit, atë të së drejtës për të mashtruar.

 Të bëhet apo të mos bëhet regjistrimi? Si të bëhet apo të mos bëhet, vetëdeklarimi nuk është e drejtë historike.

 Vetëdeklarimi është mashtrim, nuk është e drejtë e lindur dhe e trashëguar nga nëna dhe babai.

 Kam 11 vjet në Kanada e megjithëse jam qytetar kanadez që prej shtatë vjetësh, askush nuk ma ka ndryshuar kombësinë. Kombësia është një cilësi natyrale, e dhënë nga të parët e mi, që kanë folur me mijëra vjet shqip, në një vend natyral si Shqipëria dhe jo nga ndonjë planet fantazmagorik, fare pranë planetit Mërkur. Kur kalova kufirin amerikan për të hyrë në SHBA me pasaportën kanadeze në dorë, polici amerikan më pyeti për Shqipërinë, jo se e kisha të shkruar në ballë, por sepse ishte e regjistruar në kompjuter.

 Kur të shkoj para atij komisioni fantazmagorik dhe t’u them që jam “kinez”, a do të më pranojnë si të tillë? Dikush mund të thotë se nuk i kam sytë si bajame, por unë do të këmbëngul në timen, që jam kinez, sepse kam të drejtën time, të vetëdeklarohem ai që ndiej. Do t’u paraqes edhe një çertifikatë të marrë në gjendjen civile, ku vërtëtohet që njërin nga prindërit e kam kinez. Pra, çbëra unë? Mora nja pesë mijë dollarë me vete dhe ato ia hodha në tavolinë nëpunësit të gjendjes civile, që të ma lëshojë atë çertifikatë. Pikërisht këtë kërkon Kreshnik Spahiu, që duart e pista të mos futen nëpër regjistrat themeltarë e të ndryshojnë emrat. Pagesa nën dorë për të më ndryshuar identitetin është një mashtrim i pastër.

 Unë mund të jem i pa fe, apo të kem tre fe në shtëpi, por jam përsëri njeri i ndershëm që respektoj ligjin. Nëse nëj ditë rrëshqas e bëhem i pandershëm, Kreshniku ma heq të drejtën për mashtrim, duke më mbyllur derën, me ndryshimet që kërkon të bëjë.

 Shkrimi i Olsi Jazexhiut është një shkrim metafizik, pasi niset nga një këndvështrim fetar për shpjegimin e gjërave. Këndvështrimi nuk është vetëm fetar. Këndvështrimi i gjërave është më i madh për të zbërthyer fenomenin e mashtrimit me identitetin. Degradimi i shoqërisë shqiptare nuk është vetëm rezultat i vakuumit fetar. Pas vitit 1990, çdo kush ka patur të drejtë të aplikojë fenë e vet, por degradimi ka marrë përmasa astronomike, sepse ka munguar shteti. Olsi Jazexhiu harron qëllimisht se Enver Hoxha ka 20 vjet që ka vdekur.

 Ligji e pranon ndryshimin e kombësisë, kur njëri nga prindërit është me kombësi të huaj, por vetëm atëherë kur fëmija ka mbushur moshën 20 vjeç.  Kreshnik Spahiu kërkon që të ndryshojë ligji dhe me fjalë të thjeshta unë si shqiptar horr të mos kem të drejtë të marr një çertfikatë false në zyrën e gjendjes civile, dhe ta paraqes si dokument atë para komisionit. A kam të drejtë qe unë si shqiptar mashtrues Islamin ta bëj Mao dhe Lumturien ta bëj Jiang Lee? Kreshnik Spahiu nëpërmjet peticionit po synon që mua si shqiptar maskara, të ma heqë të drejtën për abuzim, të drejtën për të mashtruar dhe gënjyer për interesa ekonomike. Nuk është fjala këtu se shqiptarët janë të pafe, dhe se komunizmi u mbylli kishat dhe xhamiat. Po të shikosh moshën e atyre që kanë tentuar të falsifikojnë, të gjithë këta kanë qenë shumë të vegjël në moshë në kohën kur ishte gjallë Enver Hoxha. Mund të mos jesh fetar, mysliman turk, apo katolik italian, por je njeri i ndershëm, që punon ndershmërisht dhe që zbaton ligjin dhe respekton shtetin e të gjithëve. Shqetësimi im është se Shqipëria po prodhon qytetarë të rremë dhe po i eskporton drejt perëndimit, ashtu si kinezët domatet me ambalazhe te Pekinit.

 Në një njoftim të konsulatës greke në Gjirokastër të para do kohësh, më ka habitur fakti, se ishte pikërisht Qeveria Greke që lëshonte alarmin për falsifikim dokumentash në mënyrë masive, kur brenda gjashtë muajve, kishte patur mbi 200 raste të dyshimta, kur të njëjtët persona ishin paraqitur me çertifikata të ndryshme për përfitime të paligjshme. Ndërsa po lexoja këtë lajm në internet, në tavolinën time të punës kisha një njoftim të biznesmenëve italianë për domatet false, që vinin nga Kina me ambalazh fals italian dhe kishin zaptuar tregun amerikanoverior. Ne, po prodhojmë qytetarë fals, ashtu si kinezët bëjnë me domatet. Qytetaria nuk ka të bëjë me atë sesa herë shkon në kishë apo në xhami. Irani është vend mysliman, por 99 për qind e iranianëve hanë mishin e derrit. Ne duhet të forcojmë shtetin ligjor dhe jo të dorëzohemi përpara Megaliidhesë. Forcimi i institucioneve, dhe mbyllja e rrugës për mashtrimet janë e vetmja rrugë për të shkruar drejt Evropës dhe jo prodhimi artificialisht i qytetarëve të rremë. Qytetarët e rremë, nuk do të jenë grekë të ndershëm. Janë pikërisht këta grekë të rremë, që Shqipëria i pastroi, por që do të bëhen nesër, e mbase janë bërë, kanceri i shoqërisë greke.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora