E diele, 20.10.2019, 09:47 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Raul Bova: Lamtumirë seks-simbolit, tani jam rritur

E enjte, 23.08.2007, 07:31 PM


Mes kinemasë dhe televizionit, në moshën 36-vjeçare ai është një ndër aktorët italianë më të kërkuar nga të huajt

"Uau Raul. Shihni se sa i bukur është, çfarë sysh... Pa dyshim është më i miri nga të gjithë". Janë fjalët e një gruaje, e cila po ndjek në shesh xhirimet e një filmi. Frederiko Moçia, i cili po debuton edhe si regjisor, po xhiron filmin "Më fal, por do të thërras e dashur", pjesë e një prej bestsellerëve të tij. I ulur në një restorant, Bova buzëqesh, përshëndet njerëzit dhe mbledh në tavolinën e tij shumë vajza. "Lum si ato" pëshpërit një grua, e cila ndodhet jashtë lokalit, duke parë me admirim aktorin bukurosh. Bukuroshi i veshur me një palë xhinse, këmishë blu, dëgjon gjithë interes rrëfimin për episodin e ri të filmit. Tek bisedon me regjisorin, ai shikon se në vendin ku po xhirohet filmi "I fundit" kanë mbërritur një skuadër me policë (të vërtetë), sepse një grup vajzash e kishin rrethuar dhe nuk mund të punonte.

Në filmin e Moçias ai interpreton personazhin e Skamarkios, një bukurosh 37-vjeçar, i cili dashurohet pas një 17-vjeçareje.

"Është me të vërtetë zbavitëse një gjë e tillë. Unë tashmë jam mësuar me fanset e çmendura dhe ndonjë herë nuk mund të punoj dot pa praninë e tyre. Nuk e kam xhiruar filmin e Moçias për të qenë një seks simbol i momentit, por sepse është një komiedi shumë argëtuese. Kam jetën time. Fatmirësisht gazetat "rozë" nuk merren më me mua. Njerëzit më duan sepse kanë kuptuar se nuk flas gjepura, por i marr gjërat me shumë seriozitet. Skamarkio është një djalosh i bukur, por edhe shumë i zoti, por le të sqarojmë diçka të rëndësishme: unë jam më i "vjetër" se personazhi dhe më i gjatë", shpjegon aktori i cili duket shumë entuziast nga ky fakt.

Por sot Bova është më simpatik, më pak i turpshëm e më i sigurt në krahasim me vitet e kaluara. Në moshën 36-vjeçare ai është një nga aktorët më të kërkuar nga bota. Në një nga filmat e Alfonso Arau ai ka interpretuar rolin e një kompozitori, Karlos Garden, babai i tangos, përkrah Lindsej Lohan dhe Karmen Maura, e cila interpreton nënën e tij. Më pas ai ka marrë pjesë në disa nga serialet që janë transmetuar nga kanalet televizive italiane, për shembull: seriali mbi shërbimet sekrete dhe "Aviatori", i regjisorit Alberto Negrin, marrë nga tregimi i Aleksandër Still, pjesë e librit "Një në njëmijë". Përshtatur në një geto hebraike të Romës, është historia e një heroi të aeronautikës, i cili arriti të shpëtonte shumë hebrenj dhe një prift katolik.

Raul, ju tashmë jeni një aktor i afirmuar si në Itali, ashtu dhe në Amerikë?

Jam munduar ta organizoj punën time. Kam një shtëpi në Los Anxhelos, ku zakonisht shkoj për një periudhë 6-mujore, së bashku me familjen time, sepse nuk dua që bashkëshortja ime dhe fëmijët të rëndohen për zgjedhjet e mia. Dëshiroj që gjithçka ta ndaj me ta. Këtë gjë e kam mësuar mirë nga amerikanët: duhet të jesh mjeshtër i pasurisë tënde, të ndjekësh projektet në të cilat beson. Për këtë arsye, së bashku me një producent të madh, po punoj për një film, i cili trajton historinë e një të dënuari me vdekje, Roko Derek Barnabej.

Kemi menduar të ndërroni zanat?

Jo më pëlqen të recitoj dhe faktikisht të interpretoj në filma. Qahemi se nuk ka role, por edhe ne aktorët duhet t‘i futemi punës me shumë seriozitet. Ngjarja e Barnabejt, djaloshit italo-amerikan të mbyllur në një burg të Virxhinias më magjepsi. Madje edhe vetë Papa ishte shpallur kundër ekzekutimit të tij. Është një çështje e mbushur plot me mistere.

E keni zgjedhur ju këtë rol?

Është e pamundur të mos shikosh atë që ndodh përreth nesh. E dini se cila ka qenë arritja ime më e madhe? Tre çmimet "Globi i Artë" që më janë dhënë nga shtypit jashtëm - si aktori më i mirë - për filmin "Unë, tjetri", të cilin e kam prodhuar dhe interpretuar unë. Filmi ka marrë edhe çmimin "Magna Grecia". Mendoj se mund të bëhen gjëra të rëndësishme, mjafton të kesh besim te vetja.

Është e vështirë të pranohesh në Hollivud?

Në Amerikë gjithçka është shumë e vështirë, aq më tepër kur gjithçka e fillon nga zero. Gjatë gjithë kohës duhet t‘i nënshtrohem provimeve, ndiqem nga njerëz të tjerë, mundohem të mësoj se si funksionojnë gjërat. Për t‘i përballuar të gjitha këto duhet të kesh me doemos një karakter të fortë.

Mos u hiqni sikur nuk ju intereson, ju do të interpretoni Gardel, një mit, që për Unseskon është pasuria e njerëzimit...

Është një film i vështirë, Arau po punon prej shumë kohësh me të. Mendoj se për një aktor është maksimumi. Duhet të dish të recitosh, kërcesh, këndosh, është një provë e vështirë. Jam krenar që këtë rol ma kanë besuar mua. Në Argjentinë, Gardel është një monument kombëtar. Një rol i tillë të vjen vetëm një herë në jetë.

Gjithnjë keni luajtur role të heronjve dhe njerëzve të mëdhenj...

Kam zgjedhur gjithnjë histori që më pëlqejnë dhe gjithnjë kam luajtur role pozitive. Më pëlqejnë personazhet pozitive, por edhe ndonjë negativ sa për të thyer akullin nuk do ta refuzoja.

Në filmin e Moçias luani rolin e një 37-vjeçari që dashurohet pas një 17-vjeçareje. Si ndiheni?

Është një komedi e këndshme, të bën të qeshësh, ka një gjuhë moderne. Mbesa ime i përpin librat e Moçias, si shumë moshataret e saj. Sigurisht, ekziston një motiv i fortë nëse ai arrin të shesë 1 milion kopje. Në film luaj pothuajse njësoj si Hju Grent, ndahem nga e fejuara dhe takoj këtë vajzë që më ndryshon jetën.

A mendoni se mund t‘ju ndodhë një gjë e tillë në realitet?

Këto gjëra ndodhin, por nuk besoj. Kam një jetë të lumtur dhe jam vërtetë fatlum.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT