E marte, 16.04.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Berisha bën thirrje për zbatimin e mësimeve të “profetit” Muhamet në shoqërinë shqiptare

E marte, 19.04.2011, 08:01 PM


Berisha bën thirrje për zbatimin e mësimeve të “profetit” Muhamet në shoqërinë shqiptare

 

Nga Deo Graciani

 

Shqiptarët që jetojnë anembanë trojeve shqiptare dhe në çdo vend tjetër të botës mbetën gojëhapur dhe të shokuar nga deklaratat ogurzeza që Sali Berisha, kryeministri i paligjshëm i Shqipërisë, bëri me rastin e ditëlindjes së “profetit” Muhamet. Në koncertin festiv të organizuar në pallatin e kongreseve, me rastin e ditëlindjes së “profetit” Muhamet, Berisha bëri thirrje për zbatimin e ligjeve islamike në Shqipëri.

Ndër të tjera, Berisha tha: “Sot nderojmë një nga datat më të mëdha dhe më të ndritura në historinë e njerëzimit, ditëlindjen e profetit Muhamet, profeti i dritës, lirisë dhe barazisë.” “Sot ne kremtojmë ditën e lindjes së profetit të dritës, një nga mësimet e të cilit ishte drita dhe arsimi.” Pastaj vazhdoi: “Ne nderojmë këtë ditë të bindur se rruga që ndjekim është rruga e dritës, rruga e dijes që përcolli profeti Muhamet me mësimet e Zotit tek njerëzimi.” Gjithashtu, kryeministri u jargavit nga vetëkënaqësia, ndërsa përmendi me krenari edhe ndërtimin e qindra medreseve dhe përurimin e universitetit të parë islamik të botës shqiptare.

Ndërsa fliste plot emocione mbi përurimin e universitetit islamik në Tiranë, dukej sikur ishte gati të thërriste, “unë, unë dhe vetëm unë e bëra, askush tjetër nuk e bëri një vepër kaq të madhërishme, që nuk është ndërtuar kurrë më pare në trojet shqiptare, madje as në kohën e sulltanëve nuk kishte një universitet të tillë.” Gjatë fjalimit ai bëri edhe deklaratën më provokuese dhe ogurzezë që ka bërë ndonjëherë një kryetar qeverie në historinë e Shqipërisë. “Bazuar në mësimet e profetit Muhamet,” Berisha kërkoi “që të gjithë së bashku të punojnë me përkushtim për ta bërë më të barabartë shoqërinë shqiptare.” Pra, Berisha kërkon që shoqëria shqiptare të funksionojë sipas mësimeve të “profetit” Muhamet, dhe jo sipas ligjeve të Bashkimit Evropian dhe botës së qytetëruar. Dhe këtë e thotë hapur, pa marrë fare parasysh se Shqipëria është një shtet laik, dhe që përbëhet jo nga një por nga disa komunitete fetare. Këtu del qartë qëllimi dhe dëshira e Berishës që shoqëria shqiptare të funksionojë sipas modelit të vendeve “tepër të zhvilluara” si Pakistani, Afganistani apo Sudani, të cilat zbatojnë ligjet dhe mësimet e “profetit” Muhamet, i cili sipas Berishës i solli njerëzimit dritën, barazinë, lirinë, dijen dhe arsimin.      

Deklarata që bëri Berisha me rastin e ditëlindjes së Muhametit, janë pa pikë dyshimi deklaratat më të rrezikshme dhe ogurzeza të një kryetari të qeverisë që nga koha e pavarësisë së Shqipërisë. Madje këto deklarata të Berishës mund t’i kishin zili edhe sulltanët dhe kalifët e dikurshëm, të cilët për nga zelli islamik mund të konkurronin me Berishën.

T’i bënte këto deklarata ndonjë vahabist i rëndomtë si puna e atyre që jemi mësuar të dëgjojmë nëpër radio dhe të lexojmë nëpër gazeta anti-shqiptare, ndoshta nuk do të kishin ndonjë peshë të madhe, por të bëhen deklarata të tilla nga kryeministri i një shteti laik, kjo është e pafalshme dhe mjaft ndjellakeqe për të ardhmen e Shqipërisë. Kohët e fundit Berisha i ka përshkallëzuar deklaratat e tij në dëm të shqiptarëve, dhe megjithëse qëndrimi i tij anti-perëndimor njihet tashmë, prapëseprapë me deklaratat e tij më të fundit, ai e tregon haptazi në një mënyrë më të qartë dhe të plotë se cilin mentalitet përfaqëson. Përpara disa kohësh ai e mohoi edhe luftën për pavarësi të popullit shqiptar duke thënë se kombi shqiptar dhe ai turk kanë qeverisur një nga perandoritë me të mëdha të njerëzimit.’’ Me një fjalë, sipas këtij individi të papërgjegjshëm, për 500 vjet paskemi patur një perandori shqiptaro-turke, dhe jo turke siç përpiqen të na e mbushin mendjen historianët e mbarë botës. Sipas tij, ne i kemi pritur pushtuesit turq me krahët hapur, dhe kemi pranuar vullnetarisht që të bashkëqeverisim një nga perandoritë me të mëdha dhe “të ndritshme” të njerëzimit. Nga të pushtuar me dhunë, Berisha preferon të na kthejë në pushtues me dhunë, duke na shndërruar në delen e zezë të Ballkanit. Ne që kemi luftuar ballë për ballë për 36 vjet kundër njërit prej pushtuesve më kriminalë të historisë njerëzore, ne që kemi humbur më shumë se gjysmën e popullsisë nga dora e këtij pushtuesi, ne që për 500 vjet kemi jetuar si skllevër duke na u mohuar kombësia, gjuha dhe feja, ne që jemi një nga vendet më të prapambetura në Ballkan dhe në botë si pasojë e këtij pushtimi, ne paskemi bashkëqeverisur me turqit, sipas gënjeshtarit Sali Berisha.

 

Berisha është një pseudo-patriot, siç janë të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë si ai. Ky individ i paskrupullt që mban emrin Sali Berisha është jo vetëm një gënjeshtar i lindur, por edhe një vegël e sofistikuar në duart e gjithë atyre që përpiqen ditën e natën për të varrosur të ardhmen e Shqipërisë. Berisha, gjatë gjithë jetës së tij, është përpjekur të kamuflojë planet e tij djallëzore, megjithëse komunist i lindur është shfaqur si anti-komunist i betuar, megjithëse anti-perëndimor është shfaqur si pro-perëndimor, megjithëse anti-shqiptar në gen është shfaqur si shqiptar nacionalist, megjithëse në thelb islamik i tërbuar është shfaqur si i paanshëm në çeshtjet fetare, megjithëse çirret për bashkimin me Evropën kahun e anijes e drejtoi nga lindja e largët duke na anëtarësuar në Konferencën Islamike. Megjithëse është përpjekur që planet e tij tinzare t’i zbatojë pothuajse në fshehtësi të plotë, prapëseprapë ka treguar se nuk del dot jashtë genit të tij anadollak dhe anti-shqiptar, dhe si rrjedhojë nuk mund të rrinte dot pa e deklaruar publikisht origjinën e tij. “A mundet që nga i njëjti burim të dale ujë i ëmbël dhe i hidhur?” A mundet, vëllezërit e mi, që fiku të prodhojë ullinj dhe hardhia fiq? – shkruhet në Librin e Jakobit në Dhjatën e Re. Sigurisht që përgjigjia është jo.Gjithësecili nga ne duhet ta kuptojë njëherë e mirë se errësira nuk mund të prodhojë dritë.       

 

Berisha dhe lloji i tij janë produkt i recikluar i errësirës së shkuar dhe të sotme që ka kapluar tokën e Arbrit. Berisha dhe soji i tij janë veglat me të cilat errësira mundohet që të mbajë sundimin e saj mbi tokën tonë të martirizuar prej gjashtë shekujsh nga ithtarët e profetit të “dritës,” “lirisë” dhe “barazisë.” Çdo shqiptar i vertëtë që distancohet nga kjo errësire, jep kontributin e tij në shërbim të dritës. Por ai që e përqafon me vetëdije këtë errësire makabre, rrezikon të ardhmen e gjithë shqiptarëve. Prandaj lë të mos bëhemi pa dashur vegla të errësirës duke i shërbyer asaj. Faktet i kemi përpara syve. Zgjedhjen e kemi ne në dorë. Ose të rikthehemi në gjirin e qytetërimit perëndimor ashtu siç kemi qenë përpara se të na shkëpuste me dhunë kuçedra turko-beduine, ose të përfundojmë në shkretëtirat e gadishullit arabik, atje ku e ka origjinën kjo kuçedër. 



(Vota: 68 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora