E enjte, 24.09.2020, 11:34 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Halit Bogaj: Jellow Skay

E merkure, 20.04.2011, 07:51 PM


JELLOW SKAY: Viliam Velman

 

Nga Halit Bogaj

 

Jellow Skay / është film i Viliam Valmanit i cili doli në vitin 1948 dhe u prit me interesim të madh, aq më tepër se në të paraqiteshin aktorët e shquar:Gregori Pek, Riçard Vidmark dhe An Bakster, tre emra të paharruar në mbarë kinematografinë amerikane të cilët na dhuruan edhe filma të tjerë antologjik. Edhe ky film është i zhanrit uestern, të cilin e bën të shquar edhe muzika e kompozitorit Alfred Njumen. Në film kemi një dekor të madh të natyrës së paskajme në një lendinë të braktisur ku fjalën e saj të fundit e tha edhe fotografia madhështore e Xhozef Mek Donaldit.Shumë plane të filmit janë të pajisura me një modernitet të paparë të cilat më vonë e kanë mahnitur edhe regjisorin Sergjo Leone për filmat e tij të paharruar.Në kujtesë të përhershme na ka mbetur edhe dyluftimi i dy kryeprotagonistëve kryesorë/Gregori Pek dhe Roçard Vidmark/ por nuk mund ta lëmë anash as lojën maestrale të An Baksterit, e cila është e pajisur me feminitet specifik dhe me ndjenja të fuqishme erotike ndaj Xhems’’Streç’’ Davsonit/Gregori Pek/,i cili ishte shef i bandës e cila e kishte plaçkitur bankën dhe ishte vendosur në një shkretëtirë në vendin e quajtur’’Jellou Skaj’’ku e kishin takuar edhe vajzën Mike/An Bakster/ me gjyshin e saj/Xhejms Barton/.

 

Midis Dud /Riçard Vidmark/dhe Streç/Gegori Pek/ lind konflikti për udhëheqjen e bandës por edhe për shkak të simpative ndaj femrës pët të cilën folëm më lart.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora