E enjte, 28.03.2024, 03:12 PM (GMT)

Mendime

Idajet Beqiri: Allahu të udhëzoftë, o Kryeministri ynë!?

E merkure, 20.04.2011, 05:51 PM


Allahu të udhëzoftë, o Kryeministri ynë!?

 

Për atë që bëre për “ditëlindjen” e Muhamedit, Allahu të udhëzoftë, o Kryeministri ynë!

Gayzeta Sot, 19 Prill 2011

 

Nga Av. Idajet BEQIRI

Ky kryeministri ynë, që i madhi Zot i sjelltë mbrothësinë, ndryshe nga gjithë kryeministrat e qeverive serioze të botës, nuk di se ku hyn, e nga del, flet kur duhet të heshtë, e hesht kur duhet të flasë. Për fatin tonë të keq, por edhe për fatin e keq të vetë kryeministrit, shejtani atë e çon atje ku nuk duhet të shkojë, dhe e largon nga vendi ku duhet të shkojë.
Bela e madhe me këtë kryeministrin tonë, i cili ateizmin e genit të tij, mbasi e ka shartuar me një farë besimi fetar të bazuar në sekte, e manifeston duke pozuar dhe mbajtur fjalime para një “turme besimtarësh” në Pallatin e Kongreseve, në fushatë elektorale për “Ditëlindjen e Muhamedit”!
Përse shkoi, kush e këshilloi, çfarë tha, e mbi të gjitha, përse nuk duhet të shkonte për të mbajtur fjalim në 17 prill 2011 në Pallatin e Kongreseve, “për festën e ditëlindjes së Muhamedit”, ky kryeministri ynë?
Kryeministri i një vendi, ashtu sikundër Presidenti i Republikës, ministri, deputeti, kryetari i partisë, dhe gjithkush që nuk është vetëm i vetvetes, por është përfaqësues dhe përçues tek një publik i gjerë, tregohet i matur dhe këshillohet që të bëjë veprime të përgjegjshme për të mbajtur të bashkuar popullin e vet, e jo të ndikojë tepër negativisht në përçarjen e mëtutjeshme të tij.
Besimtarët muslimanë në të gjithë botën, ashtu sikundër edhe këtu në Shqipëri, janë të ndarë brenda vetes për shumëçka që ka të bëjë me fenë e tyre islame. Ndarja më e madhe e tyre lidhet edhe me të ashtuquajturën “festa e ditëlindjes së të dërguarit të Allahut”.

Një pjesë e muslimanëve, përgjithësisht ata që kanë hyrë shumë vonë në fenë islame, por edhe ata besimtarë që u besojnë më shumë “bëmave” të individëve të caktuar, e që kanë sajuar lloje-lloje sektesh, e festojnë 17 prillin, ditën që paska lindur i dërguari i Allahut, Profeti Muhamed.
Një numër i madh muslimanësh kudo në botë nuk e dinë se cila është data dhe dita e lindjes së Profetit Muhamed. Ata, duke studiuar mirë Kuranin dhe dijetarët e shquar, i qëndrojnë besnik idesë se Allahu, që i qofshim falë, nuk ka zbritur asnjë argument për këtë bidat.
I Dërguari fisnik i Allahut, Profeti Muhamed, nuk udhëzoi askënd për këtë bidat dhe as nuk bëri vetë ndonjë veprim lidhur me të. Madje as Sahabët e të Dërguarit të Allahut nuk kanë bërë asnjë veprim lidhur me këtë të ashtuquajtur bidat. Madje edhe Katër Khalifët e udhëzuar, gjatë sundimit të tyre, nuk e kanë përmendur, ose festuar ndonjë herë ditëlindjen e Profetit Muhamed. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Sahabët e tjerë të të Dërguarit... 
Kështu kaloi i gjithë njëqind vjeçari i parë, në të cilin nuk u gjend ndonjë mevlud i tillë. Pastaj kaloi njëqind vjeçari i dytë dhe as në këtë njëqind vjeçar nuk kishte një mevlud të tillë. E më pas kaloi edhe njëqind vjeçari i tretë dhe as në të nuk kishte mevlud. Në shekullin e katërt u “shpik” ky mevlud. Po kush e shpiku atë dhe ku u bazua kjo “shpikje”? Dijetarët seriozë të fesë islame thonë se këtë mevlud për të ashtuquajturën “ditëlindje të Profetit” e shpikën Shijat Ubejdijinë, të cilët sunduan në Egjipt.
Në librat e shumtë që u shkruajtën para shekullit të katërt nuk përmendet fare ky mevlud ngaqë ai nuk ekzistonte në atë kohë. Ai u shpik pas asaj periudhe, ose pas tre brezave më të mirë që kishin kaluar. Pra pas treqind vjetëve u shfaq bidati i mevludit, i cili u bë i njohur si bidati i festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamed.
Dijetarët që kanë studiuar dhe studiojnë fenë islame si dhe besimtarë të shumtë që besojnë dhe i falen të madhit Allah, thonë se këtë bidat e shpikën Rafidat, të cilët janë nga krijesat më të këqija të Allahut. Këtë “shpikje” ata e bënë për të imituar besimtarët kristianë, të cilët festojnë ditëlindjen e Isait. Ndarja e besimtarëve muslimanë në këtë fushë të rëndësishme të besimit islam konsiston në faktin se, këta lloj muslimanësh që festojnë ditëlindjen e Profetit Muhamed, nuk u binden, e madje kundërshtojnë udhëzimet e këtij të Dërguari të Allahut në shumë çështje. Domethënë këta lloj besimtarësh braktisin atë për të cilën i ka urdhëruar i Dërguari i Allahut, dhe festojnë diçka të cilën ai nuk e solli. Madje këta besimtarë që nuk e besojnë këtë “shpikje” të shekullit të katërt, mbajnë qëndrimin e prerë kundër kësaj “shpikjeje” dhe nuk janë bashkuar kurrë në festimin e “ditëlindjes së Profetit Muhamed” për shkak se dijetarët e fesë islame i kanë bindur se për këtë gjë Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur asnjë argument.
Pasqyruam më sipër mendimin dhe vlerësimin e një numri të pakufishëm besimtarësh muslimanë në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, të cilët nuk e pranojnë festimin e ditëlindjes së të Dërguarit të Allahut, duke përdorur argumentet që pak a shumë i përmendëm. Burrat seriozë të një shteti, politikanët në përgjithësi, të cilët e kanë detyrë kushtetuese të punojnë për ndërtimin, ruajtjen, forcimin dhe konsolidimin e unitetit të popullit, për paqëtimin e tij, për ndërtimin e harmonisë fetare, jo vetëm midis feve të ndryshme, por edhe brenda një besimi të caktuar fetar, nuk shkojnë si “topi bam” e Muçua tutje”, por konsultohen dhe vlerësojnë sa mirë dhe sa keq bëjnë kur shkojnë atje ku nuk duhet të shkojnë. Aq më keq, kur nga kryeministri ynë, një shkuarje dhe një fjalim i tillë bëhet për fushatë elektorale. Dhe akoma më keq, kur e shndërron “shpikjen” e bidatit të mevludit për të festuar ditëlindjen e Profetit Muhamed, në një mjet të rëndë përçarës brenda besimtarëve muslimanë, që edhe pa këtë gjë janë shumë të përçarë, vetëm e vetëm për të fituar pak vota më shumë për Lul Bashën!
Allahu të udhëzoftë, o Kryeministri ynë, për t’i lënë këta besimtarë muslimanë që t’a gjejnë fjalën me njeri-tjetrin dhe të ecin së udhën në udhën e drejtë të Allahut.

 

Për ribotim- Kadri Mani

 

Kush është Idajet Beqiri?

 

Arrestohet në Gjermani Idajet Beqiri



Dashamir Biçaku

Plot tre jave pare jave pasi gjykata e Tiranes, vendosi te denoje Gafur Adilin dhe te shpalle te pafajshem Taip Mustafain, dy prej krereve te AKSH-se, policia gjermane arestoi te henen ne pasdite Idajet Beqirin. Ai eshte deklaruar ne organe te ndryshme te medias vendase dhe te huaj si sekretari politik i AKSH- se, dhe mendohet se vepronte ne Belgjike. Lajmi u pohua nga burime zyrtare te Ministrise se Rendit Publik te cilet thane se ai ishte arrestuar dy dite me pare, ne qytetin kufitar te Gjermanise Konstanz. Sipas burimeve mesohet se Beqiri po tentonte te kalonte kufirin per te hyre ne kete vend, ndersa gjate kontrollit te pasaportes, u ndalua prej policeve ne piken e kalimit te kufirit te ketij qyteti. Beqiri njekohesisht eshte edhe kryetari i Partise se Unitetit Kombetar Shqiptar me seli ne Tirane. Ai akuzohet nga prokuroria shqiptare per "nxitje te urrejtjes nderetnike". Kjo pasi nepermjet mjeteve te ndryshme informuese dhe veprimeve te tij, ka nxitur urrejtje ndermjet popullit shqiptar dhe atij maqedonas ne Maqedoni. Sipas organit te akuzes, kete veper te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, Beqiri e ka konsumuar pikerisht ne Shqiperi. Pas marrjes se informacionit mbi arrestimin e tij, dje dikasteri i Rendit, njoftoi permes nje njoftimi shtypi se policia gjermane, pasi kishte marre informacionin nga homologia e saj shqiptare se Beqiri ishte shpallur ne kerkim nderkombetar dhe ndaj tij kishte nje vendim arresti te prokurorise se Tiranes, vendosi te ndaloje dhe me pas te arrestoje Beqirin. Prokuroria e kreyqytetit, me 25 shtator te ketij viti, leshoi urdher- arrestin per kreun e Partise se Unitetit, i cili prej se paku nje viti eshte integruar Frontin Per Bashkimin Kombetar te Shqiperise. Tre jave me pare, Gjykata e Tiranes, ishte shprehur se Gafur Adili ishte fajtor per vepren penale te "nxitjes se urrjetjes etnike". Ai u denua me kohen e paraburgimit, ndersa, i akuzuari tjeter Taip Mustafai, u shpall i pafajshem, duke mos pranuar akuzat e prokurorise. 

Mustafai: Qendrimi yne nuk ndryshon

Taip Mustafai i kontaktuar dje ne mbremje nga gazeta "Korrieri" tha: Ne e kemi marre vesh nga mediat arrestimin e Beqirit ne Gjermani. Per shkak te pozicionit tone me drejtesine shqiptare ne nuk kemi pasur kontaktet e duhura dhe nuk dime rrethanat e arrestimit te tij". Po sipas Mustafait, i njohur si nje prej krereve te AKSH-se, ata pritet te bejne sot nje deklarate politike ne lidhje me qendrimin e tyre ne kete rast, ne emer te FBKSH-se (Frontin per Bashkimin Kombetar te Shqiperise), krahu poltik i Armates Kombetare Shqiptare (AKSH). Me tej Mustafai shtoi se ne lidhje me pozicionin e drejtesise shqiptare, ata i permbahen deklarimeve te dhena prej tyre pas arrestimit me 2 korrik te ketij viti. "Juve dhe gjithe faktorit nderkombetar ua kemi bere te qarte se 

ekzistojme, rritemi, forcohemi, kemi struktura te fuqishme ne te gjitha hapesirat shqiptare, kemi nje platforme, nje statut dhe rregullore te shumta te cilat na garantojne ecjen ne rrugen e sigurt te realizimit te idealit te shenjte per te cilin jemi krijuar", thuhej ne qendrimin e tyre derguar krereve te qeverise shqiptare.

Idajet Beqiri

Vendlindja Fier 

Vitlindja 1951

Vendbanimi Tirane

Arsimi Fakulteti i Drejtesise

Profesioni jurist. Si Gjyqtar ne Fier, Kruje, Tropoje etj., avokat 

Karriera Politike: 1991 formon Partinë e Unitetit Kombetar, bëhet kryetar i saj

25 shtator 2003, shpallet në kërkim nga prokuroria Shqiptare

Akuza e prokurorisë për Beqirin 

Mbi kryetarin e Partise se Unitetit Kombetar Idajet Beqiri rendon akuza e "nxitjes se urrejtjes etnike". Prokuroria dy muaj me pare solli ne Gjykaten e Tiranes dosjen per gjykimin e Beqirit se bashku me dy te pandehurit Taip Mustafa dhe Gafurr Adili mbi te cilet rendonte e njejta akuze. Por ndersa Mustafa dhe Adili u gjykua nga Gjykata e Tiranes dhe tashme jane te lire per Beqirin u kerkua ndarja e ceshtjes, pasi i pandehuri nuk ishte i pranishem madje nuk perfaqesohej as nga avokati mbrojtes. Beqiri do te gjykohet edhe ish kryetari i Partise se Unitetit Kombetar Idajet Beqiri, mbi te cilin rendon e njejta akuze "e nxitjes se urrejtjes etnike". Gjykimi i tij per kete akuze pritet te nise ne Gjykaten e Tiranes ne fillim te muajit tjeter pasi te percaktohet gjyqtari qe do te merret me gjykimin e tij

Ç'behet me 2 lideret e AKSH-se Adili e Mustafai?

Gafurr Adili dhe Taip Mustafai, u arrestuan nga policia shqiptare ne Diber, ne bashkepunim me Sherbimin Informativ Shteteror, me 2 korrik te ketij viti. Pas disa muajsh Gjykim, te zhvilluar ne Gjykaten e shkalles se pare ne Tirane, Gafurr Adili u denua me periudhen e paraburgimit, ndersa Taip Mustafaiu shpall i pafajshem. Te dy ata u lane te lire ne sallen e gjyqit me 25 nentor te ketij viti. Pikerisht po ate dite ata u shpallen "non grata" nga shteti shqiptar, ndersa ky vendim, iu komunikua atyre nga krere te Drejtorise se Policise se Tiranes. Gjithsesi edhe sot ata, nuk jane depertuar nga Shqiperia per shkak te mungeses se dokumentacionit prej tyre. Nderkaq ata gjithashtu presin vendimin e Gjykates se Apelit ne lidhje me vendimin e zhvilluar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane.

 

Dënohet me 4 vjet burg avokati Idajet Beqiri

Publikuar më E Shtunë, 05 Qershor 2010 00:09

 

Bruksel, 5 Qershor 2010 NOA - Kryetari i Forumit të Avokatëve të Shqipërisë, Idajet Beqiri dënohet nga drejtësia e huaj me katër vjet heqje lirie. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve belge e cila tha se politikani shqiptar u dënua nga Gjykata Penale për organizimin e sulmeve në Maqedoni dhe Kosovë.

Sipas medias belge, Beqiri u dënua me katër vjet heqje lirie në mungesë, pasi akuzohet se në periudhën nga mesi i vitit 1997 deri më 2003, kur jetoi si refugjat politik ishte organizator në disa sulme të dhunshme.

Idajet Beqiri prej disa vitesh jeton në Shqipëri dhe është Kryetari i Forumit të Avokatëve të Shqipërisë. Ai është lindur në vitin 1951 në Fier dhe vendbanimin zyrtar e ka në Tiranë.

Avokat disa kohë në rrethe si Fieri, Kruja por edhe Tropoja, Beqiri mbahet mend sidomos për faktin se për shumë vite ishte kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar që nga themelimi më 1991.

Më 25 shtator 2003, Beqiri u shpall në kërkim nga prokuroria Shqiptare, me akuzën e "nxitjes së urrejtjes etnike", një akuzë që rëndoi dhe mbi Gafurr Adilin dhe Taip Mustafa. Ndërsa Mustafa dhe Adili u gjykuan nga Gjykata e Tiranës dhe iu dha më tej liria, për Idajet Beqirin u kërkua ndarja e çështjes, pasi i pandehuri nuk ishte i pranishëm madje nuk përfaqësohej as nga avokat mbrojtës.

 

Av. Idajet Beqiri Padia në Hagë për Shqiperinë natyrale një papërgjegjshmëri e radhës

Publikuar më e Enjte, 09 Dhjetor 2010 08:22

 

Te Shqiperia natyrale e Koco Danaj nuk ka nje strategji konkrete veprimi. Nuk thuhet ne te se ceshtja kombetare shqiptare dhe zgjidhja e saj eshte nje proces se ne kete proces kane vepruar para Shqiperise Natyrale te Kocos edhe shume e shume formacione te tjera politiko-kombetare dhe atdhetare. Cilat kane qene te mirat dhe te keqijat ne platformat dhe veprimet e tyre kush ka patur sukses dhe kush ka deshtuar

 

Nga Av. Idajet Beqiri

 

Si kofini pas te vjelave Koco Danaj pasi i kishte nemur per vite me radhe ata qe qysh ne janarin e vitit 1991 e ne vazhdim gjalleruan dhe punuan per realizimin e idese se ribashkimit te kombit te ndare doli me nje term te ri ate te Shqiperise Natyrale. Madje ka bere edhe nje liber per kete pune. Libri te jep pershtypjen se per here te pare kete fushe po e levron Kocua

Po mbushen afro dy vjet qe kjo shpikje qe del ne treg per here te pare me emrin Shqiperia Natyrale permes stermundimesh te Koco Danaj po shpaloset permes ndonje dalje sporadike pompoze ne ndonje ekran televizioni apo me ndonje shkrim kryesisht ne faqet e internetit te cilat per hir te se vertetes per rrethana te shpjegueshme lexohen me shume ne diasporistet shqiptare. Ndersa lexohen pak per te mos thene aspak ne Shqiperi, ne Kosove, ne Presheve-Bujanoc-Medvegje, ne IRJM, ne Mal te Zi etj. Domethene ketu ku eshte sheshi i betejes per Shqiperine Natyrale flitet shkruhet debatohet behet shume pak ose si hena per Bajram. Nejse kjo eshte ceshtje qe ka te beje me strategjine dhe taktikat personale te Kocos. I rendesishem eshte fakti se si e koncepton dhe si do te shkohet sipas Kocos te Shqiperia natyrale.

Ne liber ka plot sllogane historike folklorizma gjithfareshe afirmime te sterthena me pare nga institucione te rendesishme kombetare shqiptare nga personalitete te shquara te kombit tone. Te Shqiperia natyrale e Koco Danaj nuk ka nje strategji konkrete veprimi. Nuk thuhet ne te se ceshtja kombetare shqiptare dhe zgjidhja e saj eshte nje proces se ne kete proces kane vepruar para Shqiperise Natyrale te Kocos edhe shume e shume formacione te tjera politiko-kombetare dhe atdhetare. Cilat kane qene te mirat dhe te keqijat ne platformat dhe veprimet e tyre kush ka patur sukses dhe kush ka deshtuar. Ne se ka patur arritje qofshin ato edhe te pjeseshme cilet faktor kane ndikuar. Ku konsistojne gabimet qe jane bere. Ne cilen rruge nuk duhet te ecim me dhe ne cilen rruge duhet te futemi tani.

Keto qe rikonfirmon Koco Danaj ne librin e tij Shqiperia Natyrale i kane thene e sterthene historikisht politikisht diplomatikisht folklorisht ushtarakisht gjeostrategjikisht e madje edhe natyralisht Lidhja Shqiptare e Prizerenit dhe organizatoret e saj te cilet dolen me nje Platforme e cila eshte shume aktuale sot. Ajo nuk ka nevoje ti behen korrektime te stilit kocisto-natyraliste

Kemi ne duar Platformen e Konferences se Bujanit gjate Luftes se Dyte Boterore.

Kemi Platformat shkencore te hartuar nga Akademia e Shkencave te Republikes se Shqiperise te vitit 1998. Kjo Platforme u hartua pas nje pune dhe veprimtarie intensive 8 vjecare prej Komitetit Per Organizimin e Kuvendit te Pajtimit dhe te Bashkimit Kombetar ne krye te te cilit ishte Akademiku Rexhep Qosje. Kjo Platforme e Akademise u hartua dhe u miratua pas Tryezave te medha dhe gjithe perfshirese politiko-kombetare te udhehequra dhe organizuara nga forca politike serioze ne te gjitha hapsirat shqiptare me emertimet Tetova 1 Tetova 2. E me pas u organizua Mbledhja Parakuvendore e Tiranes ne vitin 1993. E me tej akoma pasuan Kuvendet Per Bashkimin Kombetar qe u organizuan ne te gjitha qendrat e rendesishme administrative dhe historike te hapsirave shqiptare gjate viteve 1993-1995. Te gjitha keto cuan ne mbajtjen e Kuvendit Historik te Intelektualeve Shqiptar te vitit 1995 i cili zhvilloi punimet e tij per 3 dite me radhe ne Stamboll te Turqise. Atje u miratua Platforma Per Zgjidhjen e eshtjes Shqiptare pamfleti historik Amaneti i Shqiptareve dhe u nxiten shkendijat qe cuan me pas ne zjarrin e madh qe beri UK-ja faktori i rendesishem kombetar qe solli Pavaresine e Kosoves.

E me pas kemi Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te hartuar ne vitin 1998 ne te cilen per here te pare ne historine e shtetit shqiptar ne nje dokument nga me te rendesishmit sic eshte ligji themeltar i shtetit Kushtetuta ju hap rruga politike diplomatike juridike dhe mjeteve te tjera per bashkimin kombetar shqiptar.

Pas ketyre evenimenteve dhe akteve madhore kombetare politike dhe juridike dolen ne drite formacione te rendesishme politiko-ushtarake si UK UPMB UK2 FBKSH AKSH etje te cilat kush me shume e kush me pak bene realitet nje pjese te endrres shekullore te shqiptareve por bene edhe sensiblizimin e opinionit mbarshqiptar dhe nderkombetar per deshiren vullnetin e pamposhtur dhe gatishmerine per sakrifica te medha te shqiptareve per te bere unifikimin e kombit te tyre te ndare padrejtesisht nga Fuqite e Medha domethene per ribashkimin e te gjitha trojeve etnike shqiptare ne Ballkan ne nje shtet te vetem kombetar dhe demokratik shqiptar.

Parimi i rendesishem i vetvendosjes i sanksjonuar ne aktin me te rendesishem juridik nderkombetar sikurse eshte Karta e Kombeve te Bashkuara parashihet qe Shteti duhet te perputhet me kombin ngase kombi eshte shoqeri natyrore e njerezve me territor origjine zakone dhe gjuhe te perbashket qe formojne nje bashkesi jetesore dhe koshiencen sociale.

Nisur sa siper Shqiperia Natyrale e Koco Danaj se paku per modesti duhet ti permendete si evenimente te medha historike qe kane mbajtur gjalle frymen kombetare qe kane hedhur themelet e Shqiperise se Bashkuar por dhe qe kane filluar ti ngren themelet e ketij bashkimi. Ndryshe te besh perpjekje per ti bindur shqiptaret se ribashkimi i kombit do vij nga shqipaeria natyrale qe shpika une sikurse bene de fakto Koco Danaj jo vetem qe eshte nje aventurizem e papergjegjshmeri e rende por eshte edhe nje sabotim i hapur qe i behet Levizjes Kombetare Shqiptare e cila kurre nuk ka rreshtur se menduari se vepruari se punuari se sakrifikuari per realizimin e shtetit kombetar shqiptar me te gjitha trojet etnike dhe popullin shqiptar ne Ballkan brenda tij.

Shpikja e Koco Danaj me te ashtuquajturen Shqiperi natyrale ne fund te fundit eshte nje mohim i hapur i gjithe asaj veprimtarie te paimagjinueshme mendore politike diplomatike juridike luftarake i gjithe gjakut te derdhur i gjithe sakrificave ekonomike qe jane bere se paku per mbi 130 vjet prej shqiptareve.

Ne ceshtjet e pazgjidhura kombetare A-ja qe duhet te mbahet parasysh eshte vazhdimesia. Ne se i ndryshon emertimet nisur nga motivet e semura per tu dukur dhe per te bindur veten dhe ndonje naiv qe per hire te idealit qe ka ne shpirt te vjen nga pas se historia e kombit fillon me shpikjen tende te Shqiperise natyrale ne se edhe mendje te tjera te semura do te vuanin nga sindromi i gjetjes mot pas moti nga nje emertim qe te tingelloje bukur ne se cdo vit shpalos nje platforem te re ne nje kohe qe ajo eshte plagjiature e kopjuar keq dhe e deformuar nga Lidhja e Prizerenit dhe te tjerave qe e kane pasuruar ate me pas veprime te tilla jane shume demesjellese dhe te denushme. Se paku kundershtaret e Bashkimit Kombetar Shqiptar do te kishin nje arme te forte ne dore ate te mos serjozitetit te shqiptareve ne hapat qe hedhin per te realizuar zgjidhjen e ceshtjes se tyre kombetare.

E vetmja gje e re qe shpiku ne Shqiperine Natyrale Koco Danaj eshte ideja e tij per te ngritur nje padi ne muiajin janar 2011 ne Gjykaten e Hages kunder marreveshjes se Londres ne 1913-ten. Kete ide Koco Danaj eshte munduar ta spjegoi ne nje interviste qe i ka dhene gazetarit Habjon Hasanine gazeten MAPO te dates 06-12-2010.

Mjafton te lexosh pyetjet e gazetarit te MAPO per te nxjerre sarkazmen e tij per folklorizmat e papergjegjeshme te Koco Danaj si dhe per mungesen e plote te serjozitetit te tij ne ato qe deklaron.

Koco Danaj para se te hedhi ne treg mbrockulla te tilla duhet te pyes specialiste te se drejtes nderkombetare per te mesuar se si behet zgjidhja e mosmarreveshjeve midis shteteve me mjete paqesore me mjete diplomatike dhe me mjete gjyqesore. Duhet te mesoje se cdo te thote juridiksion gjyqesor per Gjykaten e Hages cdo te thote afat parashkrimi dhe cdo te thote qe kjo Gjykate Arbitrazhi i zgjidh mosmarreveshjet midis shteteve kur palet bien vet dakord per te zgjidhur mosmarreveshjen. Pra te zgjidhesh mosmarreveshjet territoriale qe ne shqiptaret kemi me Serbine Malin e Zi Maqedonine dhe Greqine kjo behet po te jene dakord te gjitha palet. Po te mos ekzistoje pajtimi i paleve nuk mund te behet kompetente Gjykata e Hages per te shqyrtuar dhe per te detyruar shtetet e tjera te vine ne gjyq. Pra padia te kthehet pa veprim.

Me te vertete beson Koco Danaj se eshte ne gjendje qe deri ne muajin janar 2011 do te lidh marreveshje speciale me Serbine Malin e Zi Maqedonine dhe Greqine duke i bindur ato qe te shkojne vullnetarisht ne Gjykaten e Arbitrazhit ne Hage dhe te pranojne qe zgjidhjen e pretendimeve territoriale te Shqiperise tia besojne arbitrave te kesaj gjykate

E dyta dhe kryesorja sipas nenit 34 Statutit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise vetem shtetet mund te jene pale per te paraqitur padi dhe per tu paraqitur si pale ne gjyq perpara Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Mbi cbaze ligjore do e beje padine Koco Danaj dhe kush do e qas ate ne deren e Gjykates Nderkombetare.

Ne se behet ky aventurizem a nuk kane te drejte palet te cilat na kane borxhe te medha, sepse na kane vjedhur trojet etnike e qe jane Serbia, IRJM, Mali i Zi dhe Greqia te justifikohen para miqve dhe armiqve te kombit shqiptar por dhe te tyre me keto veprime aventureske te pambeshtetura ne ligjet nderkombetare te natyralisteve te Kocos.

Kemi bindjen se edhe vetë Koco Danaj nuk u beson ketyre dritshkurtesive.

Kocua, duke i hedhur fjalet si lopa bajgen, thote ne Gazeten Mapo se i vetmi qe kupton lojen dhe kontekstin se ku po levizin fijet ne rajonin e Ballkanit eshte kryeministri Berisha. Mendoj se Berisha eshte i vetmi faktor politik ne Shqiperi i kthjellet dhe qe ka kuptuar zhvillimet qe ndodhin perreth Shqiperise. Une mendoj se ky eshte lajm i mire pavaresisht se e dua apo nuk e dua Berishen.

Mjafton ky citim per te nxjerre konkluzionin se nisma e Kocos per Shqiperine natyrale eshte dashakeqese dhe vrastare per ceshtjen e pa zgjidhur kombetare. Ka arsye te shumta objektive dhe subjektive qe Berisha ashtu sikurse ka qene do te mbetet kundershtari i hapur i bashkimit te shqiptareve dhe trojeve te tyre ne nje shtet te vetem kombetar.

Ne se Berisha e paska kuptuar lojen dhe se ky person sot eshte Kryeministri i vendit ashtu sikurse ishte ne vitet 1992-1997 Presidenti i vendit cna duhen simbolikat me cifteli dhe dyjare te Koco Danaj. Kujt do i hynte ne pune Lista e tij me shqiptare natyraliste apo me zgjidhje te ceshtjes me padi ne Gjykaten e Hages te bere nga Kocua

Te punosh, te veprosh, te sakrifikosh per ceshtjen kombetare, eshte detyre atdhetare per cilindo qe eshte me te vertete shqiptar dhe jo shqipfoles. Sepse shqip flet edhe ambasadori i Serbise ne Shqiperi. Por te punosh mbrapsht te perpiqesh te vesh ne gjume nje popull dhe nje komb te tere, duke e monopolizuar ceshtjen te shpikja famekeqe Shqiperia natyrale te cilen Koco Danaj do e realizoje me AMS e tij apo me disa tekahyte te tjere, te cilet atdhe dhe komb kane vetem kacidhet qe duan te perfitojne nga diaspora e vobekte shqiptare, t’u thuash shqiptareve qe bashkimin kombetar do e bejme me nje te rene te shkopit ne janar 2011, me padine e Kocos te perpiqesh te sfumosh ato forca te shumta kombetare ne te gjitha hapesirat shqiptare, te cilat kane ditur dhe dine t’i kombinojne te gjitha mjetet e luftes politiko-diplomatike, nuk eshte thjesht donkishotizem por edhe nje perpjekje e hapur per te sabotuar zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora