Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pilo Zyba: Shqipëri o nëna ime

| E merkure, 20.04.2011, 06:44 PM |


PILO  ZYBA

 

SHQIPËRI O NËNA IME

                    

Humor

 

Shqipëri, o nëna ime, ndonse jam i mërguar,

Plaga jote n’zemrën time, kurrë s’ka për t’u shëruar.

 

Se kur ika të lashë zhveshur,si qilim të shkundur keq,

Dhe xhaketën dhe lëkurën ta kishin rjepur për dreq.

 

Vitet më ikën në botë, për shumë kohë nuk të pashë,

Dhe pas gjurmës, emrit tënd, shumë herë në gjunjë rashë.

 

Atë sisë që 50 vite, ta pinë djemtë e tu harbutë,

Dhe të shitën e të fyen, që të gjithë qenë hajdutë.

 

Por tani prapë lëngon, sytë e ulur, e munduar,

S’më thua, nënëz e dashur, kush vallë të ka munduar?

 

Liria në derë trokiti, ikën vitet nëntëdhjetë,

Ti gjithnjë me shpirt të dridhur, me vështrim përpjet nga retë.

 

Kush të vrau, kush të çorri, kush të xhveshi lakuriq,

Kush të shkeli me këmbë, diktatori i egër vdiq!

 

Nënë sot pastroi sytë, fshijë lotët që të rrjedhin,

Të shikosh edhe ti njohësh, cilët janë që po të vjedhin!

 

Nëpër shekuj të grabitën, her me shpatë e herë me thikë,

Serbë, Grekë e Italianë, dhe të tjerë të pa cipë.

 

Nëna frymë thellë merr, psherëtin si një furtunë:

- Nëpër trupin tim të rreshkur, provova vjedhje dhe dhunë.

 

Por tani më ardhka keq, ndaj loton syri i zi,

Sepse ata që më rjepin, qënkan vetë bijtë e mi.

 

Njëri emrin ka Sali, tjetri një Ilir i Metë,

Tjetri rri e pret gjithnji, ai qënka Edi vetë.

 

Dikur pata një hajdut, një kasap e diktator,

Që mbi trupin tim prej nëne, vandalizoi si horr.

 

Që kur vdiq, thashë shpëtova, ish gjithë shënd e gaz,

Nuk e dija, bijtë e tij, shejtanin lanë nga pas?

 

Nga një vrasës, kriminel, që si vura dot një fre,

Tani i dashur, biri im, më janë bërë një kope.

 

Ca më shajnë, ca më fyejnë, si ndodhi gjithë një jetë,

Tani flamujt po i ngjyejnë, po më lënë dhe pa brekë.

 

Në mes tyre zihen, puthen, herë verë e furtunë,

Disa bien, disa ngrihen, kusuret i paguaj unë.

 

Kur Saliu dhe Iliri, lidhën duart besa - besë,

Në sy më erdhi gëzimi,e në shpirt m'u ngjall një shpresë.

 

Por gabova, biri im, si gabojnë nënat shpesh,

Por traktati i bashkimit shumë shpejt doli në shesh.

 

Kurrë nuk duhet harruar, ka themel traditë e lashtë,

Burrat duart i shtërnguan të më vidhnin të dy bashkë.

 

Njëri hidh e tjetri prit, kaloi plot i tëri vit,

Ajo copë që ka ngelur, Edi po i rri në pritë.

 

- Nënë moj, mos dëgjo fjalët, ato janë flluska në erë,

Këtë lojë bëjnë vandalët, në kurrizin tënd përherë.

 

-E di, biri im, e di, porse bijtë e mi të tjerë,

Flluskat e tyre i marrin si të jenë kartë me vlerë.

 

Se gomari kur do kashtë, zë pëllet e bën premtime,

Pasi ngopet e harron dhe fillon e bën gabime.

 

Se i ngopuri s'di kurrë se sa vuan fukarai,

Sepse sofrën e ka plot, aq sa s'mundet dot ti hajë.

 

Qëngji urtë në këtë botë, dihet, ha gjethe dhe bar,

Porse ujku i pushtetit gjak kërkon si një kusar.

 

Kopeja është e bekuar, ujë pi, blegërin leht,

Nuk beson që më i keq, është ujku, çobani vetë.

 

Kopeja në katër vjet, shumë herë se kupton,

Vetë vulos e vetë flet, por veç ujkun rri ndërron.

 

Gjaku si e keni parë, gjithnjë rrjedh nëpër manarë,

Ujku i egër dhe i çmëndur, është nga e njëjta farë.

 

- Nënë e dashur, ç'flet kështu, t'u mohosh sisën që pinë,

Ti shtrosh edhe ti në dru, sepse të shteruan gjinë!

 

- Ah, mor bir, ta kuptoj hallin,dhe të tjerëve nëpër botë,

Ç'do veprim që sot të marrim,është pa vlerë dhe i kotë.

 

Nëna di vetëm ninulla, sa herë djepin e përkund,

Fjalë e vjetër sot zë vend, “Derri e do veç me plumb”.

 

Nuk dëgjova kur më thanë, kur i linda atë natë,

Mos përkund shejtanin brënda, më mirë djepi thatë.

 

Ajo arë që pranon vetë, farën në gji të pa zgjedhur,

As prodhim ka për të korrur, dhe as frute për të vjelur.

 

- Nënë moj rrëmbe një kosë,kosit hithrat edhe ferrat,

Tokën punoje më thellë,që bimës ti rriten vlerat..

 

Pastaj mbill farën e re, vadite me ujë të mirë,

Leri Berishë e Bashë, hidh tutje Edvin – Ilirë.

 

Dhe do shohësh në pranverë, tjetër ngjyrë, tjetër erë,

Edhe bima që do çelë do të ketë tjetër vlerë...

 

Sa herë buka nuk ka shije, thellë toka do punuar,

Nëpër ara e kopshtije, fara shpejt duhet ndërruar...

 

Nënë,moj, qofsh e bekuar!