E enjte, 18.04.2024, 03:24 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: ‘Ballkan Bazaar’ – një film ofendues për Klerin, Komunitetin Ortodoks shqiptar...

E marte, 19.04.2011, 07:59 PM


‘Ballkan Bazaar’ – një film ofendues për Klerin, Komunitetin Ortodoks shqiptar, dhe për Shqipërinë që pret të integrohet në BE

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Është për të ardhur keq kur sheh se në filmat e pakët shqiptarë dhe ato me bashkëpunim si shqiptaro-italianë  të pas viteve ’90 , vërehet dëshira e papërmbajtur për ta paraqitur Shqipërinë, shoqërinë shqiptare, vendin e shqiponjave sa më keq dhe sa më ireale, dhe në këtë garë të pashpallur mesa duket vendin e parë do ta zërë filmi artistik shqiptaro-italian ‘Ballkan Bazaar’me drejtues E. Budinën. Do ta zërë vendin e parë për keq, për arsye të skenarit horror-komik, për arsye të aktorëve në rolet jo normale (aktorë komikë në një film të ashtuquajtur serioz), dhe për më tepër për skenarin ‘dezha vu’ të këtij filmi i cili ngjan si dy pika uji me filmat ‘Përrallë nga e kaluara’ dhe me filmin Kthimi i ushtrisë së vdekur’ të dy filma të periudhës së ish diktaturës. Kësaj i shtohet dhe (ndoshta pa dashje)- ofendimi që i bëhet klerit ortodoks shqiptar që shquhet për dinjitetin e tij në kryerjen e detyrës ndaj Zotit dhe komunitetit ortodoks, paraqitja e komunitetit ortodoks kryesisht por dhe atij mysliman si komunitete pa tradita por që shesin e blejnë çdo gjë pra jetojnë në amoralitet.

 Mendoj se këto filma të realizuar pas ’90 (përveç filmit ‘Vdekja e Kalit’), janë totalisht të realizuara nga rregjizorë me mëndësi  të vjetra komuniste të cilët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkarkojnë mllefin e tyre kundër çdo gjëje shqiptare duke vënë në lojë e satirizuar edhe gjëra që për komunitete të mëdha dhe shoqërinë shqiptare nuk janë gjë tjetër përveçse blasfemi, miopi, dhe keq-dashësi.

 Tani pavarësisht se zhurma që do të krijohet për këtë film, kjo, do të nxisi njerëzit të shikojnë filmin sepse në Shqipëri ashtu si dhe në botën mbarë proverbi ‘më mirë syri se nami’ sot është kthyer në të kundërt ’më mirë nami se syri’- pra s’kë rëndësi morali, subjekti, objekti, rëndësi ka që të na dalë nami?!

Ç’ndodhi pas çfaqjes së filmit të shumë përfolur Ballakn Bazaar? Asgjë. Njerëzit e pakët e panë ashtu si e pashë unë, qeshën për disa situata të neveritshme horroro-komike dhe u larguan me idenë se prftërinjtë ortodoksë qënkërkan qejflinj, pijanecë, nxjerrës kockash nga varrezat. Turp.

Në fakt ky është dhe mesazhi direkt apo edhe indirekt i këtij filmi ‘artistik’ se: priftërinjtë ortodoksë të Shqipërisë, nuk u merrkan me punët e Zotit por me punët e shejtanit, që komuniteti ortodoks, bën sehir e s’flet dhe  nuk e paska për gjë ashtu si dhe myslimanët- të shesin kockat e prindërve dhe të afërmve të tyre, se të huajt duhet ta shohin  Shqipërinë e sotme njëlloj si e shihte Edith Durham dhe  Lord Byron-it, se bashkë-jetesa, bashkëegzistenca paqësore dhe urat e miqësisë mijra vjeçare të  popullit shqiptar me minoritetin grek nuk mund të jenë më, sepse ka një çarje të kësaj miqësie për shkak të varrezave, sepse marëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-greke qenkan të rreme (?!). Turp.  

Po të shohim me kujdes  Sfondin  e përgatitjes së këtij filmi dhe bashkëpuntorët e tij mund të kuptojmë se përse  Mesazhi që duhej të jepte Rregjizori i njohur Edmond Budina për problemet e Shqipërisë së sotme i ka dalë nga kornizat dhe në fakt është kthyer në një Bumerang jo vetëm për autorët e filmit por ka krijuar për fat të keq dhe një precedent negativ për bashkëjetetesën midis tyre të komuniteteve fetare, marëdhëniet vëllazërore me minoritetin grek por dhe me vetë Greqinë si vëndi me të cilin kemi bashkëpunimin më të mirë dhe më të ngushtë ekonomiko-politik pas ’90, dhe si vendi që na ka ndihmuar më shumë gjatë këtyre viteve.

Të metat e Filmit.

Së pari, duhet të ishte një film Artistik por në film marrin pjesë aktorë komikë të cilët e kanë bastarduar mesazhin e hamëndësuar të rregjizorit Edmond Budina.

Së dyti ngjarjet sipas filmit (në titrat e fillimit të filmit) thuhet që kanë ndodhur në vitin 2006 sipas një historie të vërtetë -por që nuk ka lidhje me Kosinën (?!). Këtu duhet të ndalemi pak sepse ndërthurja e filmit inskenon dhe jep të dhëna pikërisht për këtë ngjarje për të cilën e ka pohuar dhe vetë autori i filmit tek Gazeta Shqiptare e dt.18/04/2011 kur thotë: ‘’Me filmin që bazohet në historinë e eshtrave të Kosinës në Përmet, unë nuk kam shpifur. Eshtrat atje u panë dhe u analizuan nga mjekësia ligjore, jo nga unë. Rezultoi që ishin eshtra grash e fëmijësh, jo ushtarësh. Bile ajo që kanë bërë ata me këtë ngjarje e ofendon historinë moderne greke, e jo unë!’’.

Pavarësisht nga kjo, historia e vërtetë është ndryshe nga se shkruajnë gazetat dhe nga se përshkruhet në film në të cilin jepet një histori e deformuar. Prifti i vërtetë - At Vasil Thomollari nuk ka lidhje me ngjarjen e varrimit dhe nuk i ka varrosur ai eshtrat. Ngjarja ka ndodhur në 2006  në kohën kur një ushtarak i lartë grek i ardhur në mënyrë zyrtare në Shqipëri   ftoi priftin  At Vasil Thomollari  për të bërë një shërbesë fetare për nder të ushtarakëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke.

 Aty kleriku prift At Vasil Thomollari vuri re se varrmihësi kishte gjetur një kopsë ushtarake prej bakri  në një nga varret si dhe një medaljon; mesa kuptohej ishin  eshtrat e një ushtaraku i cili kishte qënë ushtarak i lartë në atë kohë, dhe jo si pretendohet në film që ishte gjetur një gjerdan floriri. Prifti At Vasil Thomollari e ndaloi menjëherë varrimin. Më pas punëtori i varrimit shpiku një version krejt tjetër. Dokumentacioni i saktë është në prokurori kushdo që kërkon të vërtetën. Historia tregon se në Shqipëri kanë rënë në beteja në luftën italo-greke 205 ushtarakë grekë, emrat e të cilëve mund të gjënden lehtë , por që i ka botuar dhe gazeta zyrtare dhe e njohur greke ‘Kathemirini’ që në vitin 1995 në një nga numrat e saj.

Së treti,  filmi ‘Ballkan Bazaar’ përsërit skena me varreza, me eshtra ushtarësh dhe me eshtrat  e  gjeneralit, dhe janë janë një episod i njohur nga filmi ‘Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’ i realizuarnga autorë shqiptarë më 1989 bazuar në romanin e Ismail Kadaresë Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, por në vend të dy ushtarkaëve të huaj këtu janë dy femra që kërkojnë një gjeneral francez 8 gjyshin e tyre). Pra një ngjarje e njohur që përëritet pas 21 vitesh.

Së katërti, ngjarjet nuk përkojnë me realitetin e sotëm shqiptar por janë sikur të kenë ndodhur pas 70-80 vitesh në kohën e Zogut  në mos më parë, në një mjedis absurd: me njerëz të veshur si në kohët e sotme por me mjedise me kandil, rrugica e sokakë si e kohës së kaluar. Për pasojë kush e sheh krijon një përshtypje të gabuar dhe mashtruese për vendin , ngjarjet, rrethanat njëlloj sikur sheh një makth të keq.

 Së pesti,  deri më sot në Shqipëri nuk ka priftërinj ortodoksë të llojit që luan Edmond Budina sepse jo vetëm prifërinj të veçantë, por dhe i gjithë kleri ortodoks shqiptar janë nga  klerikët më të mirë e më të përsosur në punën e tyre në shërbim të Zotit- për të njohur komunitetin ortodoks të Shqipërisë vetëm me problemet shpirtërore e fetare dhe nuk kanë lidhje aspak as me politikën, as me ngatërresat e medias hipokrite, dhe aq më pak me  çvarrosje. E parë në këtë aspekt filmi fyen klerin ortodoks shqiptar duke krijuar një imazh të keq dhe qesharak, imazh i cili rëndohet  dhe përkeqësohet nga  futja në film e pasazhit kur prifti pi e dehet. E qartë është vetëm një gjë nuk ka patur , nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë priftërinj të tillë ortodoksë në Shqipëri  që ti ngjajnë këngës korçare humoristike të kënduar nga grupi karakteristik i Korçës në kohën e Zogut për priftin e Ravonikut apo për priftin e Rrëzës ( që në filmin Ballkan Bazaar përsëritet edhe njëherë dehja e priftit të Rrëzës që është realizuar në filmin’ Përrallë nga e kaluara’).Pra një film që përsërit filma të bërë më parë.

Së gjashti, filmi ofendon komunitetin ortodoks 8por në disa raste dhe atë mysliman dhe tolerancën fetare), i cili sipas ecurisë së filmit është një komunitet që merret me pazarllëqe, që shet çdo gjë, që gruaja e priftit tradhton të shoqin, pra një komunitet i degjeneruar dhe amoral. Ky nuk është mesazhi i duhur i nderuar rregjizor.

Komuniteti ortodoks përkundrazi është një nga komunitetet më të rregullt, e më puntorë të Shqipërisë, një nga komunitetet që respekton deri një një komunitetet e tjera, që respekton ligjet, që ka përqindjen e kriminalitetit më të ulët në Shqipëri dhe në Ballkan pra një komunitet me të cilin nderohemi jo vetëm ne por që dhe BE sheh tek komuniteti ortodoks ashtu si dhe tek komunitetet e tjera të ardhmen e sigurtë të Shqipërisë të integruar në Europë.

Paraqitja e tyre si separatistë dhe të luajtur nga mentë e kokës, është një fyerje.

Së shtati, është e vërtetë që filmi i luajtur në mjediset e Kishës së Labovës së Kryqit, kishë (e cila është një monument kulture dhe mbrohet nga shteti për veçoritë e soj fetare dhe kulturore sepse është një nga kishat më të vjetra në Ballkan), duhej të  kishte marrë lejen jo nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë por nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e cila mendoj se nuk do ta kishte dhënë nëse do të shihte se filmi cenon ndjenjat fetare të komunitetit dhe se mund të bëntë (siç bëri në fakt), një sakrilegj me: ‘hyrjet dhe me vjedhjen e kryqit të artë, dhe me hedhjen e tij në pemë’ sipas skenarit të autorit.

 Dihet që ekziston një marëveshje e vitit 2009 për kthimin e e objekteve fetare komuniteteve përkatëse e për pasojë dhe Kisha e Labovës së Kryqit megjithëse është monument kulture i përket Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë.

Prandaj këto aspekte janë delikate dhe nuk mund të realizohen me kaq pa përgjegjësi.

 Mendoj gjithashtu se marëveshjet për sponsorizim nga Ministria e Kulturës Shqiptare ashtu si dhe nga Ministrinë Italiane për realizimin e filmit (përkatësisht Era-film, Mediaplex- Italia, dhe sponsirizues të tjerë), nuk duhet të cënojnë vlerat dhe traditat dinjitoze shqiptare duke u nisur nga parimi ‘qëllimi justifikon mjetin’, pra të fitojmë sa të mundemi e si të mundemi pa vënë re se kë shkelim e kë cënojmë. Në këtë rast janë shkelur, ndjenjat e ortodoksve të Shqipërisë, traditat e bashkejetesës së shkëlqyer me komunitetin mysliman dhe me minoritetin grek, lidhjet zyrtare me Greqinë, e për më tepër i fyer me pa të drejtë është Kleri Ortodoks i Shqipërisë.

 Pavarësisht se ky nuk ka qënë  qëllimi i rregjizorit të talentuar Edmond Budina, mesazhi i filmit cenon dhe fyen Klerin, Komunitetin ortodoks shqiptar, dhe moralin e familjes shqiptare e të shoqërisë shqiptare e cila nuk është ashtu. 

Përfytyroni të nderuar lexues se ç’do të ndodhte sikur në vend të priftit të filmit ‘Ballkan Bazaar’’ të ishte një hoxhë ose prift katolik, nëse do të çfaqej në kinematë e Tiranës. Menjëherë do të ngriheshin në protestë (dhe me të drejtë) jo vetëm komuniteti i madh mysliman shqiptar apo ai katolik nëpërmjet rrugëve diplomatike, por do të kishte nota proteste, thirrje dhe demonstrime kundër filmit, pra do të bëhej nami. Kritika ime ndoshta mund të jetë një vërë në ujë për shkak të llumit në të cilën jeton arti, kritika,, dhe mediat shqiptare që në shumë raste janë lajkatare apo dhe në të kundërt- fare malinje të cilat e ngrenë zërin vetëm në momentet pasi paguhen nga i interesuari, por nuk duan t’ja dinë nëse thonë të vërtetën.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora