E shtune, 20.04.2024, 11:17 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Mirë se erdhe...!

E marte, 19.04.2011, 07:59 PM


Në vend të urimit në 36-vjetorit të lindjes Kryetares tonë të nderuar, Atifete Jahjaga

/Të festojmë së bashku në ditëlindjen e Kryetares tonë me këtë reportazh të përbashkët/

 

MIRË SE ERDHE...!

-Urim (pa të keq) për Kryetaren e Kosovës-

Nga Kadri Mani

O tek len Dielli-o e praron hana

Zonjën Jahjaga-o nuk e ban ma nana!

 

O Ajo u lind-o në fillim t’pranverës

Bletë-o mbi lule-o në puhizë t’erës!

 

Qysh fëmijë-o bre, kur u nda nga lodra

Shkoi në studime-o andej nga Londra!

 

O Atofetja s’deshi pajë as prikë

Shkon me grada t’larta-o në Amerikë!

 

Krenohet Gjalova-o ma shumë Tropoja

 Sa bukur flet çika-o bre i lumtë goja!

Lum si djali i Kuçit-o nuse që e ka marrë

Ooo, lumët fëmija, që do i thërrasin nanë!

 

Ishim futur në një krizë-o zgjedhore

Motra jonë-o ç’po na merr-o përdore!

 

Gjithë pas meje vëllezër, a ju kaloi frika?

Ooo, asht me ne-o edhe krejt Amerika !

 

Na solli kjo pranverë-o kaq  ideale,

Ceremonial-o, i Gardës Kombëtare.

 

Dhe ju artistë-o bre përgatisni korin

T’ia urojmë detyrën-o, dhe  përvjetorin!

 

Ta hijeshojmë gjithnjë-o në permanente,

Ka me na nderue-o ndër kontinente!

 

Të lutëm, oj bijë, t’i lozish mirë rolet

 T’ia kthesh Kosovës, simbolet e Rugovës.

 

 

 Kryetarja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, më 20. prill 2011, feston 36-vjetorin e lindjes. E lindur në Gakovë. Shkollën fillore, gjimnazin e studimet e drejtësisë i ka mbaruar në Prishtinë. Është specializuar në lëmin e kriminalistikës e të siguriasë në Britaninë e Madhe, në SHBA... Në punë që nga viti 2000, në vende ushëheqëse në polici e në sigurim.

Ajo ka kryer detyra të ndryshme. Është e martuar me mjekun nga Prishtina, zotin Astrit Kuçi dhe ende nuk kanë fëmijë. Sipas fjalëve të Amabasadorit Dell, ajo, pardje është zgjuar „as pa i vajtur mendja se jeta e saj ka ndryshuar“, por që „në përputhje me mënyrën e deritashme të jetesës, kur e ka grish detyra, është përgjigjur pa hamendje“. Delli e konsideron „mike shumëvjepare të SHBA-së“, e cila edhe e meriton respektin e të gjithë atyre të ciët kanë punar me të 11 vitet e shkuara, që nga sekretarja e shtetit Hilari Klinton e deri të policët amerikanë në Kosovë“.

 

07.04.2011

 

Nga Amra Zejneli

 

Kuvendi i Kosovës e zgjodhi të enjtën në mbrëmje Z. Atifete Jahjaga për Kryetare të Republikës së Kosovës. Ajo deri më tani ka kryer detyrën Zëvendëse e drejtorit gjeneral të policisë së Kosovës. 
Jahjaga është zgjedhur si kandidate e panjohur për Kryetare të Kosovës në bazë të arritjes së marrëveshjes të Partisë Demokratske të Kosovës në putetet, Aleancës Kosova e Resi dhe të opozitës Lidhja Demokratike e Kosovës, me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik në Kosovë. 
Kryetarja e zgjedhur, Jahjaga, e dha betimin përpara Kuvendit, se do ta mbrojë Kushtetutën, suverenitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. 
Në paraqitjen e vet të parë deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, Jahjaga tha se ka vullnet dhe vetëbesim dhe se do t’ia dalë me ndihmën e reformave  dhe me ndërrimet pozitive që t’i çojë përpara proseset e Kosovës. 

„Si Kryetare e Vendit, do të jem garantuese e Kushtetueshmërisë dhe e Ligjshmërisë.

Kryetarja e sapozgjedhur tha se qëllimi i Kosovës është integrimi në BE, si dhe mbajtja e miqësisë së përhershme me  SHBA-të.

Faktor i unitetit, paanësisë politike, mbrojtjes dhe përfaqësimit të interesave të Kosovës së pavaru e sivrane. Kryetare e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fetare, racore as gjinore“, ka thënë Jahjaga. 
Kryetarja e sapozgjedhur ka thënë se qëllimi i Kosovës është integrimi në BE, si dhe mbajtjen e miqësisë me SHBA-të. Ajo ka përmendur edhe procesin e dialogut me  Serbinë, të cilin e ka vlerësuaar si shumë normal. 
„Pasi që nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, do ta ndërtojmë të ardhmen, në mënyrë që të mësojmë nga gabimt e së kaluarësi. Dialogu do të jetë i sukseshëm. Dhe pas mbarimit të dialogut,  regjioni do të ketë paqe e stabilitet. Kosova e Serbiado ta kenë rrugën e qartë kah anëtarësimi në BE, në mënyrë që njëratjetrës t’i ndihmojnë e ja ta pengojnë“, ka thënë Jahjaga. 
Është e mundshme që Jahjaga të jetë Kryetarja e fundit e zgjedhur nga ana a Kuvendit, pasiqë me marrëveshjen e arritur të subjekteve politike, parashihet që në të ardhmen kryetari i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. 
Vendimin e Kuvendit e ka përshëndetur edhe Kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Kosova vazhdon me agjendën e vet me integrime e me reforma. 
„Tash do të vazhdojmë me agjendën tonë të zhvillimit të Kosovës evropiane, rivendosjen e ligjeve qeveritare, reformave demokratike   politikë, ekonomi dhe në legjislaturë“, ka thnë ai. 

Pa përkrahjen e gjithë opozitës


Jahjaga është zgjedhur për Kryetare në rrethin e parë të votimit. Nga 100 deputetët e pranishëm, nga gjithlsejt 120, për Jahjagën kanë votuar 80.Gjatë ptocesit të votimit, kundërkandidati i saj ka qenë Suzana Novobrdaliu, deputete e AKR-së, e cla ka marrë vetëm 10 vota. Ndërsa 10 votat tjera kanëqenë të pavlefshme. 
Jahjaga megjithatë nuk i ka fituar votatat e të gjitha partive opozitare. 
Marrëveshja e arritur në takimin e të mërkures i cili është mbajtur në prezncën e Ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, parashihet edhe caktimi i afatit kohor për reformën zgjedhore dhe ndërrimet kushtetuese. 
Ato ishin kushtet e LDK-së për përkrahjen e kandidaturës për kryter të Kosovës. Por, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, partitë tjera opozitare nuk kanë qenë të ftuara në këto bisedime. (Nga skr. Përktheu- Kadri Mani)

KE përshëndet zgjedhjen e presidentes

08-04-2011 15:22 CET

Komisioni Evropian mirëpret zgjedhjen konsensuale të Atifete Jahjages ne postin e presidentes së Republikës së Kosovës. Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme dhe siguri të BE, Catherine Ashton përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes forcave politike në Kosovë për presidentin ndërsa ritheksoi nevojën e vazhdimit të reformave integruese si dhe vazhdimin e dialogut me Beogradin.

“Ne përshëndesim zgjedhjen në postin e presidentit të Kosovës të Atifete Jahjagës. Ne do të kemi kënaqësinë të punojmë më këtë presidente të re dhe me qeverinë e Kosovës. Sigurisht, ne do të punojmë së bashku për programin e integrimit evropian të Kosovës dhe për të intensifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ky është një sinjal inkurajues dhe ne u kemi bërë thirrje të gjitha partive për këtë zgjidhje në frymën e Kushtetutës dhe tani që kjo u arrit, ne presim me padurim që Kosova të shënojë progres të mëtejshëm”, tha Maja Kacijançiç.

E pyetur për rolin që ka luajtur ambasadori amerikan në zgjedhjen e presidentes së re zëdhënësja e Ashton u përgjigj: “Pas vendimit të gjykatës, Komisioni Evropian u bëri thirrje të gjitha partive politike për të bërë një marrëveshje mes tyre për zgjedhjen e presidentit dhe janë ato që e kanë bërë këtë. Tani kemi një marrëveshje, kemi një president dhe kjo është ajo që mund të them”.

Atifete Jahjaga u zgjodh me shumicë votash në postin e presidentit në raundin e parë të votimit të mbajtur pasditen e së enjtes në Parlamentin e Kosovës. /AS/

NGA RUBRIKA Maqedoni, Ahmeti përgëzoi presidenten Jahjaga Presidenti, Demaçi: Vepruan si kalamajë Calmy-Rey uron homologen e saj në Kosovë Ndërhyrjet e Qeverisë dhe korrupsioni Kurti i kërkon Tahirit që të tërhiqet

KOMENTET

Kosova-SHBA (SHBA): 08-04-2011

KE-së, vetëm mos ja ndërpreni bisedimet me Serbinë, çdo gjë tjetër është sekundare. Prandaj edhe Petroviqin me e pas zgjedhë President ose Raden, nuk ka rëndësi, sepse edhe ashtu Kosova nuk udhëhiqet nga vendorët por nga Lartemadhëria e tij Mbreti Dell. Hajtë Hashe he kriminel edhe pak ditë. Ramushi, Limaj, Kuqi e të tjerët që nuk ju bindën mbretërive të shkullit 21, po qëndrojnë në Hagë të pafajshëm edhe pse u liruan njëherë, por këtu nuk është në pyetje ligji dhe fajësia, por është në pyetje "principi".Thaçi të shpetohet derisa të kryjnë punë me Serbinë, pastaj edhe ai do të shkojë dhe do të qëndrojë për jetë aty ku e ka vendin. Çdo gjë duhet të ndërmerret sipas veprës. Kosova do ta kruaj kokën, por, do t’i nxjerrë sytë. Do ta kërkojë Thaçin, por ai do të jetë prapa grillave. E kështu me radhë.

 

Shtypi gjerman: Dell kumtoi lajmin e gëzuar

08-04-2011 14:28 CET

Shtypi gjerman në shkrimet kushtuar zgjedhjes së presidentes të Kosovës, shkruan se me ndihmën amerikane qeveria dhe opozita të enjten gjetën rrugëdalje nga kriza e parë kushtetuese e shtetit të ri. Jahjaga, sipas shtypit gjerman, është pothuajse e panjohur për opinionin kosovar, por shumë më mirë atë e njohin amerikanët...

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan: “Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, qeveria dhe opozita në Kosovë arritën një kompromis për emrin e ardhshëm të presidentes së Kosovës. Kompromisi ishte i nevojshëm, sepse Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur më parë si antikushtetuese zgjedhjen e sipërmarrësit zviceran Behgjet Pacolli për president të Kosovës. Para se emri i saj të përmendej si kandidate, zonja Atifete Jahjaga tani në moshë 35 vjeçare për shumë kosovarë ishte emër i panjohur. Ajo do të jetë vetëm një presidente kalimtare, pasi kjo parashikohet në marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe opozitës për ndryshimin e kushtetutës sipas së cilës në të ardhmen presidenti do të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli", thuhet ndër të tjera në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ndërkaq me titullin "Një police për presidente" të gazetarit Norbert Mappes-Niediek në gazetën e kryeqytetit gjerman Berliner Zeitung ndër të tjera lexojmë:

"Ishte ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ai i cili kumtoi lajmin e gëzuar: kriza mbaroi, presidente e vendit të vogël në Ballkan për një kohë kalimtare do të jetë zëvendësdrejtoresha e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga. Dell ishte ai, i cili pak orë më parë me thirrjen e tij e kishte befasuar gruan së cilës i mungon tërësisht përvoja politike. Ndaj pyetjes a do të bëhesh presidente, Jahjaga nuk ngurroi. Me ndihmën amerikane qeveria dhe opozita në natën e së enjtes gjetën rrugëdalje nga kriza e parë kushtetuese e shtetit të ri... Atifete Jahjaga vjen nga qyteti i Gjakovës në perëndim të Kosovës dhe është e martuar me një mjek. Ajo është pothuajse e panjohur për opinionin kosovar. Por shumë më mirë atë e njohin amerikanët: që kur në vitin 2000, vetëm një vit pas themelimit të Policisë së re të Kosovës, ajo kishte filluar punë si përkthyese, amerikanët e kanë mbështetur juristen e paparti. Ajo ka studiuar në Akademinë e FBI-së, fitoi një bursë për Qendrën Marshall për politikën e sigurisë dhe i është prezantuar të gjithë politikanëve të shquar amerikanë që kanë vizituar Kosovën...”

Përndryshe gratë në Kosovë jo vetëm në polici, por në përgjithësi në jetën publike janë gjithnjë e më të pranishme. Vetë fakti që kemi gra me uniformën policore, ka ndryshuar fort imazhin e policisë, ka thënë njëherë presidentja e tanishme e vendit... Pjesëmarrja e grave në polici në Kosovë është 14 për qind, në Gjermani 24 për qind ndërsa në Austri vetëm 10 për qind. Me Mimoza Kusarin dhe Edita Tahirin qeveria e re ka dy zëvendëskryeministre. Ndërkaq në parlamentin e Kosovës gratë janë të përfaqësuara me 30 për qind", informon ndër të tjera, Berliner Zeitung. /DW/

KOMENTET

DELLI VEPRON (KUR SHQIPETARET NUK KANE IDE): 08-04-2011

GIMI GIMI.KEMI ZGJIDHJE, por politikanët nuk lejojnë me u avyt ngat. Interesi familjar, interesi i fitimit. Merre parasysh çka dëshiron Pacolli në politikë. Çka dëshirojnë disa milionera në parlament, çka dëshirojnë disa me firma të mëdhaja. Një send duhet kupetue SE PO NXEHEN AFËR ZJARRIT DHE FITIMIT. Me mija projekte u refuzuen. Nuk ki shans kurrgja. Së pari UÇK-së, së dyti, ku je konë gjatë luftës, dhe së treti, A KE LUFTUE. Dhe së fundi, të thonë, sipas të gjithave, ASHTË PRO SERB. Dhe pitja me mantija u ndreq. Kurse fukareja me FURTERE NË ZJERRË, KURSE PESHKU NË DETI; A KUPTOVE MORE GIMI. Amerikanët thonë që ende nuk takuen njerëz me ide ndër shqipetarë. Nukë besoja para 5 viteve, tash po besoj.

gimi (franc): 08-04-2011

O ju zotri Kastrioti (gjermani), ku jan gjermanët që luftuen me Hitlerin (pse Hitleri e hupi luftën përshembull në Franc???), e sot Amerika ka bazat në Gjermani, po mos ja fut veç ashtu, po uroj punë të mbarë Presidentes. Ne Shqiptarët jemi të parët për kritika negative, por nuk kemi kurfarë zgjidhje, pamarrë parasysh kush erdh në pushtet, ne kemi me kundershtue pa kurfarë argumente. Përshendetje.

kastriot (gjermani): 08-04-2011

Për: valbon (Zurich): dhe afro (pejë): Nuk do të thotë nëse dikush është kundër Dellit është kundër SHBA-ve, përkundarzi, duhet me i falenderuar. SHBA-të e ndihmuan Gjermanin gjatë luftës së dytë botërore, por nuk guxon amabasadori të përzihet në punët e mbrendshme të Gjermanisë. Kur është në pyetje bazat ushatarake, këto i ka edhe në Kosovë dhe asksuh nuk është kundër. Por nese, jemi shtet i pamvarur atëherë populli duhet të vendos e jo i huaji në shtëpinë tënde; këta janë të mirëseardhur, por mund vetëm të na këshillojnë e jo të vendosin.

afro (pejë): 08-04-2011

Atëherë, Kastiot, duhesh me fitue luftën vetë, për me vendos vetë.

kuku (brussl): 08-04-2011

E kështu e paska jeta dikur thojshin më mirë me ditë se me pasë, po Kosova ka e nuk di?- po një gja di t’iu them: jeni kah shkelni mbi gjak e mos harroni se një ditë ka për t’ju ra ndërmend, po ishalla nuk është vone?

PDK LDK VV AAK AKR (TOMBOLLA ): 08-04-2011

KRYETARI I NJI SHTETI PREGATITET SË PAKU 4 VJET PËR T’U BA KRYETAR. Duhet hyrë në fillozofin, e nji BURRSHTETI, Kjo çka ndodh në Kosovë do të përmendet në histori. Fajet duhet kërkue, te vetë Atifetja. Nëqoftëse ka pak, marre, atëherë ajo e kishte rrefuzue këtë post ma të madhin të nji shteti. Mirëpo kësaj nuk i vjen marre. Gabimi i saj ashtë se pranoi të futet në këtë lojë. Ku kjo nuk do të ketë kurrfarë lidhjesh me shtet. Kjo do të bahet vetëm nji zadhanëse e të tjerëve. I dëshiroj punë të mbarë. Mirëpo, si pranoi kaq shpejt, këtë titull ajo, mundet edhe me sundue popullin. Sepse populli e as parlamenti nuk e zgjodhi. Kushtetuta u shkel në të gjitha mënyrat. Mirëpo edhe TRADITA. Kjo nuk ka ndjenja për të konun KRYETARE e nji shteti.

valbon (Zurich): 08-04-2011

Sipas Kastriotit po dashka me ndez luftë Amerikës!! Sipas teje që po jetojke në Gjermani, a thue me u pas përzi Amerikanët në Gjermani qeshtut nuk e kishin toleru, a? E pse more s’po ja hekin bazat Ushtarake prej Gjermanisë, mbasi koka qaq leht? A din ti qe kur të thotë Amerika diçka, e sidomos zyrtarët Amerikanë, na duhet veç me ja bo, You'r welcome! Kjo çka ka ndodh me Presidenten është një hap shumë i madh për Kosovën por, me një keqardhje për Pacollin që dol ishpejt, por uroj që me votën e popullit, ai do të kthehet prapë si President i Yni! Ishallah na ndihmon Zoti kësaj radhe!

shemsi (memmingen): 08-04-2011

ZOTI DELL ju emroni edhe për ne është vetëm AMIN:

kujtimi (ferizaj): 08-04-2011

More asgjë kundër kësaj zonje, por një kadete që ka kryer studimet në Marshall Center, të ikë nga policia, dhe të futet në presidencë, për një kohë të shkurtër, mekat është për policinë e re të kosovës, që ta humb këtë zonjë, përndryshe, as nuk e njoh, por duke u bazuar, në cilin vend ka kryer akademinë, edhe ashtu policisë i mungojnë kuadrot, profesionale. Deficit i madhë.

Demiri (Gjilan): 08-04-2011

Hajt more se na vetë si popull jemi të degjeneruem, se vetë se dashtum njerin që i ka nimu shumë këti populli, po tash mirë që s’po na bien ndoj zezak e me na tregue që ju nuk jeni të zotët me nxjerr macën pi përsheshit, e lëre më me udhëheq shtet. Derisa t’i kemi të padishmit si Jakupin, Fatmirin, a Gjinin e disa hajna si këta, nuk ka për t’u ba mirë këtu.

Kastriot (gjermani): 08-04-2011

Edhe shtypi i huaj thotë se Delli e emroi Presidentin e Kosovës. Po të ndodhte kjo në Gjermani, do të klasifikohej si marrëzia më e madhe që ka ndodhë ndonjëherë në historinë gjermane. Ku janë këta "trima" dhe "komandanta" që kinse e paskan "çliruar" Kosovën që sot janë në pozita të larta në Qeveri. Dhe thojnë që Kosova është "shtet"... kure të huajt i zgjedhin kryetarin.

Leka (prishtinë): 08-04-2011

Luje mace kryet e bullit, luje Kosovë he nana e vakive...

 

Calmy-Rey uron homologen e saj në Kosovë

08-04-2011 21:23 CET

 

Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në letrën e saj dërguar Prishtinës zyrtare, Calmy-Rey thotë se shpreson që presidentja e re do t’i avancojë proceset demokratike në vend.

“Mbetemi me shpresë se e posa emëruara në krye të shtetit të Kosovës do të vazhdojë të avancojë proceset demokratike, duke vënë në dispozicion reformat në gjirin e institucioneve të Kosovës”, thuhet, pos tjerash, në letrën dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Bernë, dërguar Prishtinës zyrtare.

Zgjedhja e presidentes së re të Republikës së Kosovës, ka bërë jehonë të madhe në mediet e Zvicrës, por edhe tek autoritete helvetike.

 

Presidentja Jahjaga pritet me nderime nga Garda e nderit e FSK-së

Bota sot

Në kuadër të vizitës që presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga po u bën Institucioneve të Repubulikës së Kosovës ajo sot vizitoi sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo u prit fillimisht nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe parakaloi para Gardës Ceremoniale të FSK-së, ndërsa më pas zhvilloi një takim me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, gjeneral Selimin dhe udhëheqës të tjerë të kësaj force.

Presidentja Jahjaga, njëkohësisht komandante e përgjithshme e FSK-së, tha se Forca e Sigurisë është një tregim i suksesit në Kosovë, një institucion shumë profesional, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Presidentja Jahjaga i ofroi ministrit Çeku dhe drejtuesve të FSK-së gjithë përkrahjen për arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale nga ana e kësaj force, trajnimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të pjesëtarëve dhe të oficerëve të FSK-së, anëtarësimin në institucionet rajonale të sigurisë, si dhe realizimin e synimit për anëtarësim në NATO.

Ministri Agim Çeku dhe gjenerallejtënant Sylejman Selimi e njoftuan Presidenten Jahjaga me strukturën dhe zhvillimin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen.

 

Presidentja pa librezë partiake

Ju “burra” të politikës, rrini “gatitu!” para presidentes Jahjaga!

(artikulli në Bota sot?)

 

 Presidentja Atifete Jahjaga është e plotfuqishme sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës por në të ardhmen do të shihet se a do të jetë e ndikuar nga nënshkruesit e marrëveshjes politike.

 Bajrush Morina e Marie Nikolla

Prishtinë, 9 prill

Është hera e parë që Kosova ka një presidente e cila nuk bartë librezën e asnjë partie politike. Atifete Jahjaga është presidentja e cila hyn në skenën politike pa librezë partiake edhe pse karriera e saj shkëlqen nga një marrëveshje e liderëve politikë Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Presidenjtja Jahjaga, për dallim prej tre presidentëve para saj, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Behxhet Pacolli të cilët kishin një prejardhje politike, ajo nuk ka pasur librezë për të dorëzuar në momentin kur ka marrë postin presidencial. Ajo ka dorëzuar apo ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësdrejtoreshës së Policisë së Kosovës.  ish lider të partive politike dhe si të tillë kishin mbështetjen dhe përkrahjen e tyre partiake.

E shkeli apo u shkel Kushtetuta!

Kjo është përparësia e parë që një presidente apartiak, të paktën nuk ekziston rreziku i krizës institucionale, ashtu siç e kemi parë në të kaluarën, ku presidentët, të ardhur nga koalicionet qeveritare, rrezikuan edhe funksionalitetin e shtetit dhe të institucioneve.

Por a është presidentja aktuale zgjidhja më e mirë për Kosovën?

Kjo pyetje ka përgjigjen nga përvoja e deritashme mandatit të presidentëve të kaluar. Përveç presidentit Ibrahim Rugova i cili nuk pati fatin e  jetës të vazhdojë mandatin e tij presidencial, të dy presidentët e tjerë u shkarkuan ose për shkelje të Kushtetutës ose për shkak të shkeljes së Kushtetutës në procedurën e zgjedhjes për president. Pra në të dyja rastet ishte Kushtetuta e Republikës së Kosovës ajo që ua dha shenjën “ndal” dhe i largoi nga detyra.

Ndërkaq presidentja Jahjaga ka një përparësi nga paraardhësit e saj. E para ajo nuk është e varur nga politike dhe e dyta ajo mund të sigurojë mbështetjen e popullit më shumë se sa mbështetjen politike.

Ndërkaq fakti se ajo nuk ka “librezë partiake” e bën atë të ndjehet më komode në postin e saj presidencial. Pra para se t’i “raportojë” shefit të saj partiak, i cili nuk ekziston, ajo do t’i “raportojë” popullit të Kosovës me veprimet e saja si shefe e shtetit.

 

Ankohen opozitarët

Në anën tjetër, dy partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat nuk ishin pjesë e marrëveshjes politike mbi të cilën u zgjodh presidentja Jahjaga kanë qëndrime të ndryshme lidhur me atë se a është apojo presidentja e Kosovës apartiake. Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se presidentja Jahjaga nuk është presidente pa ndikim politik.

“Presidentja aktuale nuk është e pandikuar nga partitë politike nënshkruese të marrëveshjes. Përkundrazi ajo do të jetë edhe më e ndikuar se sa po të kishte qenë anëtare e PDK-së. Marrëveshja e arritur në mes të tre kryetarëve të partive, Hashim Thaçi, Isa Musatafa, Behgjet Pacollit e Christopher Dellit, e synon pikërisht një president që është skajshmërisht i ndikuar nga kursi politik që e ndjekin këta dhe e cila, meqenëse e dobët politikisht, nuk ka mundësi që të paraqitet si pengesë ndaj këtij kursi”, thotë Ymeri.

Sipas tij, Kosovës i duhet një president që mbron interesat e popullit, dhe jo interesat personale, ndërsa ai shpreh dyshimin se presidentja Jahjaga do të mund të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e popullit. “Kosovës i duhet një presidente ose një president që e përfaqëson popullin, por më me rëndësi që ia mbron këtij populli, dhe Kosovës në përgjithësi, interesat. Jahjaga, dhe marrëveshja e këtyre partive politike me ambasadorin, do t’i mbrojnë vetëm interesat e ngushta personale të nënshkruesve”, u shpreh ai. Se a do të ketë apo jo presidentja kompetenca të plota në ushtrimin e detyrës së saj, Ymeri vlerëson se ajo është tërësisht e varur nga marrëveshja e lidhur mes liderëve politikë, dhe kompetencat e saj do të jenë formale. “Atifete Jahjaga është tërësisht e varur nga Marrëveshja prej nga del ajo si presidente, ndërkohë që nuk është nënshkruese e saj. Kështu kompetencat formale të ushtrimit të detyrës sigurisht se do t’i ketë, mirëpo realisht do të jetë në ndikim të plotë të nënshkruesve të kësaj marrëveshje, veçanërisht të Hashim Thaçit që doli si personi më i fortë nga kjo marrëveshje. Ndërkohë që ndikimi që do të ketë Ambasadori amerikan në të u bë më se i dukshëm në momentin e kandidimit dhe zgjedhjes së saj. Ajo u propozua nga ambasadori amerikan dhe është kandidati i parë për president që fitoi në raundin e parë. Atifete Jahjaga e dëshmoi se është person që pranon të punojë nën urdhra dhe kështu do të punojë për këta muaj për sa është zgjedhur presidente. Vetë fakti që e ka pranuar shkurtimin e mandatit nga pesë vjet në tetë deri në nëntë muaj, tregon se ndikimi ka filluar në momentin e kandidimit”, tha Ymeri.

 Por ndryshe vlerëson deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi. Sipas tij, Kosova ka pasur nevojë për një president apartiak. “Për pozitën që ka Kosova tani dhe me hendikepin që është krijuar me rastin e pamundësisë së krijimit të institucioneve ashtu siç duhet, një presidente jopartiake i nevojitet vendit, megjithëse ne konsiderojmë se ligjit duhet ndryshuar dhe presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët”, u shpreh Isufi. Ndërsa se a do të ketë kompetenca të plota për të ushtruar funksionin e saj presidentja Jahjaga, Isufi vlerëson se, duke u nisur nga mënyra e zgjedhjes së saj si presidnet, do të jetë e vështirë një gjë e tillë. “Mënyra se si është zgjedhur, do ta ketë vështirë që presidentja Jahjaga të jetë konsensuale për arsye të interesave politike që do të dominojnë edhe në institucione, prandaj e ka vështirë ta mbajë një pavarësi si do duhej të ishte, megjithatë shpresojmë që duke pasur parasysh rolin që ka pasur në një institucion i cili ka qenë i pavarur, atëherë mendoj se do ta kryej detyrën mirë”, tha ai.

Në anën tjetër sipas Isufit ekziston rreziku, që ajo të jetë e varur dhe e ndikuar nga vetë nënshkruesit e marrëveshjes, mbi bazën e së cilës ajo është zgjedhur, pra nga faktorët që atë e kanë nxjerrë në pozitën e presidentes, por sipas tij, është në personalitetin e saj se sa do të mundet t’i përballojë presionet politike që do të mund t’i ketë.

 

 Ka shumicën e votave

Analisti Driton Lajçi, thotë se Kosova ka nevojë për një president që ka përvojë në institucionet e Kosovës, për një personalitet të njohur në opinionin e Kosovës dhe që mund të përfaqësojë vendin, interesat e Kosovës.  Por se a do të ketë presidentja Jahjaga kompetenca të plota, Lajçi thotë se ajo nuk mund të veprojë ndryshe, për veç se ashtu siç e parasheh Ligji për presidentin dhe Kushtetuta e Kosovës. “Parimisht ajo ka marrëveshjen e shumicës së partive politike, subjekteve parlamentare, sepse ajo është votuar prej shumicës që i bie se e ka përkrahjen e tyre, shtuar edhe marrëveshjen politike në kuadër të kompetencave që ia ofron Kushtetuta. Presidentja nuk mund të bëjë as më shumë e as më pak se sa i ofron ligji për presidentin dhe Kushtetuta”, thotë Lajçi.

Por se si do të shkëlqejë apo se si dot ë veprojë presidentja e ardhshme e Kosovës, kjo mbetet të shihet në të ardhmen. Ajo e ka filluar punën duke vizituar dy Institucionet e Kosovës të veshur me uniformë. Së pari vizitoi Policinë e Kosovës e sot edhe FSK-në. E përgatitur që të jetë një profesioniste me disiplinë e rregull, shpresohet se një rregull e disiplinë do të vendosë edhe në shtetin e Kosovës.

Është koha kur “burrat” e politikës duhet t’i rrinë “gatitu” presidentes Atifete Jahjaga!

 Box

 Pa librezë

 Ndërkaq fakti se ajo nuk ka “librezë partiake” e bën atë të ndjehet më komode në postin e saj presidencial. Pra para se t’i “raportojë” shefit të saj partiak, i cili nuk ekziston, ajo do t’i “raportojë” popullit të Kosovës me veprimet e saja si shefe e shtetit.

 Përparësia

Ndërkaq presidentja Jahjaga ka një përparësi nga paraardhësit e saj. E para ajo nuk është e varur nga politike dhe e dyta ajo mund të sigurojë mbështetjen e popullit më shumë se sa mbështetjen politike.

 KOMENTET

Guri (suedi): 08-04-2011

 

Pajtohem me Shpatin. Kjo vlen jo vetëm për Demaçin, por për shumë të tjerë pas tij. Nuk është kontribut nëse e ke hudhë një gur në rrrugë apo ke marrë pjesë në një demonstaratë e pastaj je burgos e pas veti i ke marrë edhe shumë të tjerë njësoj të pafajshem si ti. Sot bertet e piskat ne kup te qiellit se patriotizmi ka fillua e mbarua me ty. mundohesh ta harrosh të kaluarën tënde dhe të familjes tënde jugosllave komuniste. Harron se komunizmi e kishte folenë në trojet tua dhe rodi yt të vriste me ja sha atë, e mashtron veten se të tjerët e kanë harrua atë. Veprimtarit të mirëfilltë i flet vepra e jo piskama.

cenzura (prishtinë): 08-04-2011

Nuk e paski dëgjuar mirë intervistën e Demaçit dhe e paski keqinterpretuar, se nuk ka thënë ashtu si e keni paraqitur ju... Mund ta dëgjoni reprizën dhe do të bindeni se çka foli Demaçi...

SEBI (KOSOVE): 08-04-2011

ZOTRI DEMAÇI, MOS BIR EDHE TI NË NIVEL TË JAKUPIT; JINI BA SI KALAMAJT KUR HIDHROHEN PA KURRGJË, JAKUPIN E KUPTUEM QË ISH KARJERIST, PO TË PAKTËN TI MOS BIR NË ATË POZITË TË ULTË.

dini (prishtine): 08-04-2011

Demaçi president, i bjen si një plakë 80 vjeçe me rritë fëmijë!

Gjoni (Holand): 08-04-2011

Z. Demaçi i respektuari i gjithë popullit Kosovar, mos hi ti në këto lojna se sen s’fiton, je legjendë e gjallë e popullit të Kosovës; këto lojna s’të takojnë ty: e dimë se çdo njeni dojn me u ba President, por koha e ban të veten. .. jeto jetën sa të kanë mbetë se boll ke vuajt e ke hjekë për këtë vend... të dëshirojmë pleqni të kandshme.

Shpat (Prishtinë): 08-04-2011

Tamam puna që Demaçi të zgjedhet kryetar i shtetit. Njeri që i ka ndërruar disa herë opcionet, nuk mund të udheheqë me shtetin e rij që akoma nuk i ka marrë këmbët si duhet. Një njeri që gjithë kohën ka qenë në burg, çdo të thotë se kumgulli nën hije nuk është si ai që rritet në diell. Mendoj se kontributi më i madh është i atyre që nuk ranë në burg se sa i Demaçit, që e vuajti burgub pa "bëre" të thuash asgjë, vetëm se i çoi në burg disa tërinj, disa nga të cilët edhe u vranë, përkatësisht u mbytën nga policia serbe, kurse Demaçi e "hëngri" vetëm një shapullë. A mjafton kjo që të krekoset sot se ka vuajtur për popull dhe vatan!?

Di/prishtinë (Prishtinë): 08-04-2011

Është dashtë barem ta vesin Demaçin për zgjedhjen e presidentit, nga që kjo këtij i kishte bërë nder dhe pastaj kishte thënë se unë isha ai (i pari qe mendova kështu se ia kona me kenë diku i pari) që, ndihmova në zgjedhjen e presidentit.

vaj vaj halli për ne (ksi.com): 08-04-2011

More z. Adem Demaçi, Hashimi e Isa kanë me pru vendin në gjendje katastrofale që as bota s’do të mund do ta zhgjidh. Veç nija zanin edhe naj vjet.

Kadri Mani: Adem Demaçi e pati propozuar për kryetare të Kosovës, Rada Trajkoviçin!

 

RRËNOHET  KËSHTJELLA   SHOVINIZMIT MASHKULLOR

 

Nga Fadil LUSHI

 

Të nderuar lexues! Para se ta shtjelloj shkrimin tim të radhës, më duhet t’i referohem (kushedi për satën herë) paragrafit të një shkrimi të Mitro Çellos nga Shqipëria, ku, pos tjerash, thuhet: “Para një ruleti, të kazinosë, qëndrojnë dy mesoburra kumarxhinj. Mbajnë fishat e fundit në dorë. Dilemë. Ku t’i vendosin? I pari parashtron pyetjen: Sa herë në javë bën s..ks me gruan? Katër herë. Tjetri thotë: Unë një herë më pak. Pasi mblodhën numrat, vendosën 7-tën. Zari qëndroi te zeroja. Do të kishim fituar, po të mos kishim gënjyer”! Lëre që kishin gënjyer njëri-tjetrin, po kishin “gënjyer edhe Behgjet Pacollin”! (nënvizim ynë) Në këtë lojë, mesoburrat nuk arritën ta gënjejnë “mbikëqyrësin” e kazinosë politike të Prishtinës, zotin ambasador, Kristofer Dell!

            Mbamendja pozitive e historianëve më të njohur shqiptarë vë në pah se prej kohës së Teutës e deri më sot, principatat shqiptare, po edhe shteti i Shqipërisë, nuk kanë pasur një të tillë mbretëreshë a edhe presidente të shtetit të Shqipërisë. Kjo histori, që llafos këtë vaki, do të përfundojë ditë më parë kur në kryeqendrën e Kosovës një femër, një motër a edhe një nënë, do të zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës. Duke mos dashur të jem në cilësi të tellallit të partive politike, do të mundohem që me takatin tim mental, kësaj meseleje sadopak t’i bëj një interpretim të vockël sa intelektual, po aq edhe qytetar. Nëse ky interpretim më del provincial, atëherë le të më falin lexuesit e mi të nderuar!? Duhej të kalonin 2000 vjet që kjo vaki të hetohet po në Prishtinë!? Kjo vaki s’është karakteristike vetëm për Kosovën, Gadishullin Ilirik, por edhe më gjerë. Tekefundit, kjo është pjellë ose edhe një përgjigje meritore shovinizmit mashkullor (shqiptar), një përgjigje mendjeve të inatosura, përgjigje xhelozisë mashkullore dhe ndaj tekave të partive politike, të cilat që nga vakti i pavarësimit të Kosovës, në vijimësi do të parashtrojnë pseudo-propozime për kandidat për kryetar shteti. Të gjitha pseudo-propozimet e deritanishme kanë shkuar në “favor të gjinisë mashkullore”! Nëse unë nuk gaboj, do të them se propozimi i Kristofer Dellit që zonja Atifete Jahjaga të marrë postin e presidentes së Kosovës, nuk ishte kurrgjë tjetër pos një përkushtim fanatik dhe i pashembullt (për rrethanat tona politike) i tij, ishte sa logjik, human, emancipues dhe poaq edhe një provokacion politik i radhës ndaj shovinizmit mashkullor kosovar, nga njëra anë dhe një përgjigje meritore pseudo-propozimeve të pseudo-politikanëve të partive politike, nga ana tjetër. Ky lajm shekullor, që llafos zgjedhjen e zonjës Atifete Jahjaga, kryetare shteti, sot e gjithë ditën e Perëndisë, me shumë vështirësi do të kapërdihet dhe zor do të përthithet nga njerëz në veçanti nga ato (femrat) që e kanë të zhvilluar kompleksin e Elektrës të Sigmund Frojdit. Ky propozim paraprak sa i përket kësaj kandidature gjithsesi se ishte i vullnetshëm, përkundër faktit se politikanët kosovarë, në veçanti ata që gjithmonë kanë simuluar (aktruar) se janë të ditur, të pazëvendësueshëm dhe që kanë prejardhje qytetare e që gjithmonë kanë mëtuar që me çdo kusht të ngjiten dhe të ambientohen në kryeminderet e presidencës, sot do të thonë se kandidatura e zonjës Jahjaga paskësh qenë e hatëruar, e kurdisur dhe e pavullnetshme!?? Andaj pavarësisht si përfundoi kjo vaki historike, po edhe politike, zonja Atifete njëherë e përgjithmonë e rrënoi atë “kështjellën e shovinizmit mashkullor”, atë mitin lidhur me sundimin e “figurave absolute”, atë kështjellën e njerëzve mendjemëdhenj, mendjengushtë, diletantë, njerëzve politikanë miopë a të papërgjegjshëm si dhe atë strofkën e “kusarisë politike” prishtinase dhe tiranase!??

            Njerëzit që merren me gazetari hulumtuese do të thonë se çdo politikan i cili do të mëtojë të udhëheq një parti politike, gjithsesi që duhet pasur parasysh se deri ku do të degdisë, duhet të përfytyrojë se me çfarë problemesh do të ballafaqohet e sfida të tjera. Dhe ditë më parë u ballafaquan lidershipët: Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Behxhet Pacolli. Ndoshta ishte një takim që u organizua me “porosi” të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kristofer Dell. Së fundi kjo “porosi” polli një marrëveshje a dialog fisnik ndërpartiak, një marrëveshje që deri dje konsiderohej si “utopi politike” së paku për rrethanat shoqërore dhe politike! Kjo u doli e suksesshme pasi që në fillim u përjashtuan egoizmat politike a edhe profesionale, zërat e egër, sherret, pikëpamjet a edhe qëndrimet e ngurta politike.

            Se kjo marrëveshje ishte e “kurdisur” a edhe e imponuar ka pak rëndësi. E rëndësishme ishte se ajo u bë për mirëqenien e vatanit. Në instancë të fundit, ishte një ogur i mbarë po dhe një shembull i qartë, sidomos për politikanët shqiptarë të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, të cilët kur ndërtojnë të tillë “marrëveshje”,  paralelisht dhe në vijimësi do ta dredhojnë, shtrembërojnë dhe së fundi duke u “pishmanuar” nga ajo fare pak që është bërë, toptan do ta zhvlerësojnë dhe do ta çnatyrojnë!?

            Megjithatë shqiptarët, këtej Maqedonisë dhe andej Shqipërisë, do të duhet të “nënshkruajnë” një marrëveshje të tillë. (dhëntë Zoti që kjo marrëveshje të kryhet pa ndërmjetësinë e dikujt, sepse nuk jemi “njerëz aq të vështirë” sa të mos merremi vesh me njëri-tjetrin). Kjo duhet të bëhet që sot, kur çerdhet e tyre (e partive politike) lëre që janë të mbipopulluara nga “tifozë të sëmurë partiakë a edhe të divorcuar politikë”, por dita-ditës edhe u ngushtohen hapësirat e të vepruarit politik, sidomos në vigjilje të zgjedhjeve vendore në Shqipëri, si dhe ato të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Në ato çerdhe, sot nuk dëgjohet më zëri i arsyes pos zhurmës shurdhuese dhe demagogjike të politikanëve (aktivistëve) të vjetër të cilët përpiqen (padrejtësisht) me të gjitha forcat të marrin vend në listën e gjatë (të kandidatëve) për përfaqësues të popullit në Kuvendin Republikan. Ata pa fije turpi do të thonë: “Nëse do të mund që edhe për së dyti a edhe për së treti të bëhem deputet.  Pse jo. Unë kam emër të shquar edhe historik. Kam edhe nofkë. Unë nuk meritoj përbuzjen. Tani më ngel që ta bind liderin e partisë edhe për një amin të tij të radhës”!? Të gjithë ata kanë emra të “njëtrajtshëm” emra që vazhdimisht përsëriten (përjashto deputetët e “VETËVENDOSJES”).  Dhe ky “ish-politikan” që pretendon të zërë një vend në listën e të përzgjedhurve, harron se ajo çerdhe ka padronin e saj me tapi (fishin) në dorë. Të tjerët zor se mund të akomodohen, sepse aq e kanë “takatin politik”!? Të gjithë ata që do të mëtojnë të ambientohen në këto çerdhe, fillimisht do të duhet t’i njohin marifetet e të bërit politikë, marifetet e hierarkisë së partisë veçmas të lidershipit. Ndryshe nuk bën. Dhe nëse bën, atëherë do të duhet të pajtohesh të të zhveshin si mbretin mes pazarit, siç do të thotë  babagjyshi i mëhallës sonë.

     Ndërkaq sot aktivistët e mpakur të partive politike janë në pritje e sipër sa i përket shpalosjes së kandidaturave për deputet, madje nëse “fitohen” zgjedhjet  qofshin ato vendore a qendrore, do të kërkojnë të marrin postin e ministrit, atë të sekretarit shtetëror, ambasadorit, konsullit, një drejtori të ndërmarrjes, mësuesit a pedagogut universitar dhe kushedi çfarë vendi tjetër pune!? (mos ndofta ky i mpakur do të kërkojë të bëjë punën e urologut a edhe kryeshefit të  gjinekologjisë?, jo “inshallah”!) Unë lutem që ky grusht njeri a edhe zullumqar, me këto kërkesa të  tij, të mos e katandisë kryeparin e partisë.

     Dikur lartmadhëria e tij, padishahu, kishte angazhuar dy qatipë për të bërë ca punë. I pari: kishte pasur për detyrë që në hapësirat ku kishte sunduar (padishahu) të “shpërndajë rrena”, i dyti qatip: të shohë se sa i pari (nuk) gënjen!? Së fundi, me gjithë “inatin tonë  mashkullor” më duhet edhe njëherë të përsëris se ditë më parë në Prishtinë, e nderuara zonja Atifete, u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës. Gjithsesi, ky haber nuk ishte jallan. Jallane ishin llafet e kumarxhinjve të “kazinosë politike” të Prishtinës!



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora