Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Muslimania që zhvishet nudo për “Playboy”

| E marte, 19.04.2011, 06:56 PM |


Një turke është duke shkaktuar bujë në botën islamike, pasi pranoi të pozonte nudo për kopertinën e revistës për meshkuj, “Playboy”.

25-vjeçarja Sila Sahin, qytetare e Berlinit, e konsideron veten si një vajzë muslimane moderne, e cila di si të veprojë në shoqërinë multikulturore.

 

Ajo pretendon se është një besimtare e rregullt dhe shkon vazhdimisht në xhami, por prindërit dhe të afërmit e saj janë ndierë të revoltuar nga nisma e modeles.

 

”I bëra këto foto sepse më në fund dëshiroja të isha e lirë”, deklaroi Sahin. “Këto fotografi janë një çlirim për mua nga rregullat tepër rigoroze që kam zbatuar gjatë fëmijërisë sime”.

 

Sipas komenteve ironizues nëpër gazeta, ky do të ishte një çlirim i tepërt, edhe për ato vajza të rritur në një familje liberale.

 

 

Top Channel