E enjte, 25.04.2024, 12:34 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: SHBA, historikisht pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momentet më deçizive

E marte, 19.04.2011, 07:56 PM


Alexander Arvizu
Alexander Arvizu
SHBA, historikisht pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momentet më deçizive

 

Nga Zenel ÇELIKU

 

Në ditët e fundit, në hapësirën mediatike po shpaloset një debat i cili i adresohet drejtpërdrejt Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë- Z. Arvizu. Kritikat dhe vërejtjet në adresë të Ambasadorit të një vendi mik strategjik për Shqipërinë, siç është realisht Amerika e madhe dhe shumë e fuqishme, po diskutohet gjatë e gjerë në shumë tryeza mediatike dhe intelektualësh.

Dje, i ndodhur në një tryezë të tillë, disa miq me mjaft emër në Tiranë, më kërkuan që të prononcohem publikisht në mënyrë objektive, lidhur me këtë debat shterpë kundër një diplomati të madh. Është mirë që të kritikosh pa hezitim një figurë diplomatike të cilitdo vendi, një udhëheqës cilido qoftë ai, një publicist nga cilido vend, e kështu me radhë, por është akoma më mirë që të ndalemi në mënyrë objektive, me shumë kujdes, duke ruajtur etikën në çdo qëndrim të cilitdo person, ose të cilësdo media. Ne shqiptarëve, vazhdimisht na thartohen dhëmbët pa hëngër kumbulla, që do të thotë se, në rastin konkret na vjen keq, shumë keq, nëse një opinion apo një qëndrim i një diplomati (në rastin konkret me Z. Arvizu), përkon kundra mendimeve dhe interesave të një force politike. Kurrë nuk mendoj se Arvizu është i njëanshëm në politikën shqiptare. Qëllimi dhe misioni i tij diplomatik, gjithnjë duke përçuar drejtpërdrejt qëndrimin e Washingtonit zyrtar, është që të kontribuojë sa të mundet për të çtensionuar dhe qetësuar politikën shqiptarë, e cila ka mëse dy vjet që është pllakosur në krizë të thellë. Unë jam një nga ata gazetarë që vite më parë, kam kryer një trajnim shumë produktiv në SHBA dhe atje mësova që, një gazetar apo një media, duhet të ketë kurajon që të kritikojë cilido që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të denoncojë cilindo që dëmton demokracinë në media, e të tjera e të tjera. Të dashur kolegë dhe botues të mediave, ka ardhur koha që të jemi shumë të lirë në shprehjen e mendimit, por gjithashtu, koha është për të qenë edhe më shumë të përgjegjshëm, më shumë të kujdesshëm në shprehjen e lirë të mendimeve që të mos cënojmë askënd, sepse kjo është demokraci e vërtetë. Kur të ndalemi tek qëndrimet dhe mendimet e Z. Arvizu, duhet të kemi mirë të qartë se, mendimet dhe qëndrimet që ai shpreh, janë qëndrime dhe mendime absolutisht te Washingtonit zyrtar- kjo nuk mund të diskutohet ndryshe. Kujtoj mjaft mirë që Z. Arvizu, që në ditët e para të tij në krye të diplomacisë amerikane në Tiranë, është shprehur se, paraardhësi i tij dhe ai në vijimësi, shprehin në mënyrë shumë korrekte qëndrimin dhe mendimin e Qeverisë Amerikane, për të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Kjo vlen që të kujtojmë se ambasadori Arvizu, përçon absolutisht qëndrimin e SHBA-ve për Shqipërinë, që do të thotë se, ai personalisht të gjitha forcat politike, të gjithë liderët partiakë i shikon të barabartë dhe të gjithëve u shpreh atë ç’ka Washingtoni mendon për politikën shqiptare dhe për liderët e tyre. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë se SHBA është një vend i madh me një ambasador të vogël, kjo është ofendim dhe këtu nuk ka aspak etikë, nuk shprehet respekt për një diplomat shumë të vlerësuar siç është Arvizu, dhe asnjë vlerësim për Amerikën e madhe, për Amerikan demokratike dhe për Amerikën-vendin më të fuqishëm në botë. Vetë CV e Z. Arvizu vërteton se ai është një diplomat me një eksperiencë të madhe, karriera e tij flet qartë se kemi të bëjmë me një figurë shumë të kualifikuar në diplomaci. Arvizu është një amerikan i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë e madhe për të qenë në krye të diplomacisë së SHBA-ve në Shqipërinë me shumë probleme dhe konflikte të thella brenda saj. Ndaj, ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe unë jam plotësisht i bindur se, jemi me fat që në këto momente krize politike, Amerika e madhe dhe e plotfuqishme në botë, ka sjellë në Shqipëri një diplomat vërtetë shumë të matur, me shumë eksperiencë në politikë, largpamës në politikën shqiptare, një diplomat që po punon shumë dhe me bonsens për shqiptarët. Kështu, si të gjithë shqiptarët të cilët e vlerësojnë maksimalisht ndihmën e SHBA-ve, që i është gjendur pranë Shqipërisë në momentet më delikate në historinë e saj, duke iu referuar CV shumë të pasur të Ambasadorit, gjykoj se Arvizu është një diplomat shumë i respektuar dhe më i madhi se të gjithë paraardhësit e tij në Shqipëri. Nga ana tjetër, dua të ndalem te Amerika e madhe por që i paska “humbur fuqia sepse paska dështuar” aty e këtu. Ne nuk shikojmë traun nën hundët tona, por shikojmë fijen e barit tek hundët e të tjerëve, përsa i përket fuqisë dhe madhështisë. E tërë bota e di që një LUAN ka ky planet, e kjo është SHBA. Në pamjen e parë, dikush mund të mendojë se, ky na qenka servil i Amerikës. Jo, nuk jam servil mbasi nuk jam aspak i tillë në karakter, por edhe nëse do t’më akuzojnë si të tillë, unë ju them se, mbreti i fuqisë botërore, nuk ka nevojë për servilë, por unë dua të shpalos atë që kam mësuar në trajnimin tim që kam bërë në Amerikë- që të shpreh qartë dhe në mënyrë objektive mendimet e mia të lira, duke ruajtur etikën, pa ofenduar askënd dhe pa shtrembëruar faktet si në rastin konkret, sidomos për një ambasador të madh siç është Z. Arvizu, i cili në Shqipëri përfaqëson vendin më të fuqishëm në botë. Shkurt dua të ndalem edhe tek një moment shumë interesant, ka “rrezik” që shqiptarët të hasin ndjenja antiamerikane, lidhur me deklaratat e Ambasadorit Arvizu- thuhet diku. Është përgjegjësi e madhe morale që të përfaqësosh të gjithë shqiptarët me një deklaratë kaq të rëndë, sepse e tërë bota e di mirë që, populli shqiptar është filo amerikan, ose më pro amerikan se çdo popull tjetër në botë. A e dini se çfarë afeksioni ka Diaspora Shqiptare në Amerike? Ne duhet t’i lutemi SHBA-ve që mendimet dhe konstatimet jo objektive të politikës shqiptare në raste të veçanta, të mos i përziejë me mendimin dhe dashurinë e shqiptarëve për Amerikën e fuqishme. Nuk ka vend për të abuzuar me ndjenjat e shqiptarëve lidhur me miqësinë strategjike të Shqipërisë. Shqiptarët janë me fat që kanë mik të madh “LUANIN” e planetit dhe për këtë, No Coment.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora