E enjte, 25.04.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Lucian Gruia: Fjalë të ëmbla që e shndrisin errësirën

E marte, 19.04.2011, 07:13 PM


Fjalë të ëmbla që e shndrisin errësirën

Adelina është shqiptarja që din t’i bëjë ballë furtunës. Ajo e din se shpirti përmes krijmit të tij, është i pavdekshëm. E fuqishme dhe e trishtë, e terratisur dhe e ndritur, e tëhuajësuar dhe nostalgjike, poetja më duket si një shkëmb në mes të detit.

Nga Lucian Gruia

Në kuadrin e kolekcionit „Biblioteka shqiptare”, kohë më parë e pat parë dritën e botimit vëllimi me vargje i Adelina Dokjes „Sekreti i dashurisë sime”. Ashtu siç tregon titulli i paralajmëruar, poezitë i dedikohen sentimentit erotik që ta përkujton zjarrin e një ndjenje të birshtë: „Ah dashuri/ ti je mollë e provuar/ ëndrrat më ndezin/ vetëm hiri që më djeg mbetet/ koha kalon dhe dashuria/ vdes në heshtje të shkrirë...” Në më të shumtën e rasteve dashuria është e papërcaktuar, prej nga edhe trishtimi dhe vetmijësimi i poetes: “Unë digjem në vetminë time/ duke u shuar nga malli...”. Malli ndaj qenjes së dashur që gjendet larg përbën subjektin elementar të lirikës së kësaj poeteshe shqiptare me banim në Itali: “Ah sa shumë do të doja të të kem pranë/ memzi po pres të zbres në tokë dhe Ti/ të më mbulosh me përkëdheljet e mallit...”.

Nostalgjia e Adelinës shumëfishoht edhe me faktin se gjendet në një vend të huaj, e zhurritur nga malli ndaj vendlindjes. E ngushllon poezia dhe dashuria të cilën e diafanizon përmes vegjetalizimit. Fjalët e saj shndërrohen në lule të dehura me nektarin e dashurisë: “Mbledh fjalë me erëtimë lulesh dhe i ledhatoj/ oh, çfarë lulesh ka ky liqen, lule bjeshke/ lulet e zemrës, dashurinë e parë,/ lisat që lartësohen përbrenda/ zogjtë që këndojnë për Atdhe/ vashat porsi fluturat të rrethokojnë/ me puthje të ëmbla ta mbulojnë shpirtin/ bëhem një fjalë e ëmbël që e shndrit errësirëm/ u kallën dritat në thellësinë time/ dhe dëshira për të qenë pronarja e fjalës Të dua”.

Heshtja e kohës, e rindjerë me dhembshuri, është e transponuar në përfytyrime të fuqishme, të transfiguruara nga shpresa për të qenë “trungu i lisit duke u plakur/ nga shiu dhe era i rrahur/ me rrënjë të thara të zbuluara/ me gjethe të rëna/ por mos harro/ edhepse jam e plagosur/ trung me shpirt jam unë/ ua dhuroj jetën atyre që kanë pësuar si unë/ është e vërtetë, fuqi kanë/ porsi ky trung i lashtë që dridhet/ ngase ti më ndihmon/ në brendinë time/ një lis që mugullon duke lindur.”

Një temë tjetër Adelina është revolta kundër forcave që kanë tentuar ta gulçojnë lëvizjen shqiptare për liri: “Gjarpërinjtë/ po të kishin fuqi/ do ta shndërronin në varrezë/ kombin e vet/ botës luftë do t’i shpallnin/ duke e ringjallur Hitlerin përsëri”. Forca ekspresive e lirikës së saj rritet mbi fondin e shqetsimit. E fuqishme dhe e trishtë, e terratisur dhe e ndritur, e tëhuajësuar dhe nostalgjike, poetja më duket si një shkëmb në mes të detit, dhe e cila din t’i bëjë ballë furtunës. Ajo din se shpirti përmes krijmit të tij, është i pavdekshëm: “Nuk jemi të pavdekshëm/ në këtë botë/ një ditë do t’i themi lamtumirë/ vetëm trupin dheu do ta shkrijë/ idetë dhe shpirti/ do të fluturojnë të lirë...”. (Adelina Dokja, Secretul iubirii mele /Sekreti i dashurisë sime, Përktheu Baki Ymeri, Editura RawexComs, Bukuresht, 2011) P. S. Autori i këtij shkrimi, Lucian Gruia është poet, eseist dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora