E shtune, 20.04.2024, 12:25 AM (GMT+1)

Kulturë

"Muaji i mjaltit", pa Begollin

E diele, 26.08.2007, 07:28 PM


-Ai do të ishte babai i një vajze që do të martohej. Një rol që i shkonte për shtat karakterit të Faruk Begollit, dhe nuk do ta lodhte shumë (pasi dihej se ai prej kohësh ishte i sëmurë

Faruk Begolli ka qenë aktor në filmin e parë të Paskaljeviçit "Roja dimërore e plazhit" dhe kjo ishte një tjetër ndjesi që e bënte regjisorin e njohur të këmbëngulte që Begolli të ishte pjesë e këtij projekti

-. "Paskaljevic m‘u duk më shumë i intriguar nga këndvështrimi i thjeshtë i tregimit dhe sensi ironik e human. Ndofta ky, jashtë çdo lloj konteksti politik, ideologjik ose nacionalist, e ka nxitur të zhvillojmë një skenar të përbashkët"

- Ai e kishte ndjekur përmes televizionit dhe internetit se me sa trishtim e kishin përcjellë lajmin për humbjen e këtij aktori edhe mediat në Serbi.

- Me imazhin e një burri që di t‘i ruajë ekuilibrat si në skenë, ashtu dhe në jetë, Begolli ishte njeriu i duhur për këtë personazh (baba), që nuk dihet se kujt do t‘ia besojë tani regjisori Paskaljeviç.

Ai do të ishte babai i një vajze që do të martohej. Një rol që i shkonte për shtat karakterit të Faruk Begollit, dhe nuk do ta lodhte shumë (pasi dihej se ai prej kohësh ishte i sëmurë). Goran Paskaljeviç, një nga regjisorët serbë më të njohur në Ballkan, i rrëfente gati një muaj më parë në Tiranë Genc Përmetit, se kishte shumë dëshirë që këtë rol t‘ia besonte aktorit kosovar.

Bëhet fjalë për projektin e një filmi, të parin e këtij lloji me bashkautorësi shqiptaro-serbe, me regji të Paskaljeviçit dhe skenar të Ylljet Aliçkës, i cili pritet të nisë xhirimet marsin e vitit tjetër. Filmi do të quhet "Muaji i mjaltit" dhe do të jetë i pari i këtij lloji që do të tentojë të rrëfejë nëpërmjet gjuhës kinematografike marrëdhëniet historike shqiptaro-serbe.

Ky projekt ka bërë që Paskaljeviç të udhëtojë shpesh drejt Tiranës për t‘u konsultuar mbi ecurinë e skenarit me palën shqiptare. Përmeti rrëfente dje se Paskaljeviç ishte trishtuar shumë kur kishte mësuar se Begolli ishte i sëmurë.

"Ai shpresonte që ai të bëhej më mirë, dhe të asistonte patjetër në xhirimet e filmit marsin e vitit tjetër", rrëfen Përmeti. Një nga arsyet pse Paskaljeviç kishte zgjedhur këtë aktor për të qenë një nga protagonistët e këtij filmi që do të ketë përmasa historike, kishte të bënte dhe me fillimin e karrierës së tij si regjisor.

Faruk Begolli ka qenë aktor në filmin e parë të Paskaljeviçit "Roja dimërore e plazhit" dhe kjo ishte një tjetër ndjesi që e bënte regjisorin e njohur të këmbëngulte që Begolli të ishte pjesë e këtij projekti. Fakt tjetër është se ky film do të thithë aktorët më të mirë në hapësirat shqiptare dhe serbe, për vetë atë çfarë kërkon të arrijë si nivel.

Me imazhin e një burri që di t‘i ruajë ekuilibrat si në skenë, ashtu dhe në jetë, Begolli ishte njeriu i duhur për këtë personazh (baba), që nuk dihet se kujt do t‘ia besojë tani regjisori Paskaljeviç.

"Paskaljeviç më mori sot në telefon. Dukej qartë dhembja me të cilën ai e kishte përjetuar humbjen e Begollit", rrëfen Përmeti. Këto ditë Paskaljeviç ndodhet në Paris, ku prej kohësh ndan jetën mes Beogradit dhe këtij qyteti. Ai e kishte ndjekur përmes televizionit dhe internetit se me sa trishtim e kishin përcjellë lajmin për humbjen e këtij aktori edhe mediat në Serbi.

Wshtë hera e parë që një artist nderohet në një mënyrë të tillë dhe humbja e tij prek edhe serbët, duke pasur parasysh bashkëjetesën e vështirë që dy komunitetet kanë ndër vite. Por humbjet janë të paparashikueshme, ndaj dhe Begolli tashmë nuk do të jetë pjesë e "Muajit të mjaltit", e një filmi që tenton të trajtojë vuajtjen shekullore të vendit të tij, nëpërmjet dy vështrimesh atij shqiptar dhe atij serb.

Projekti për këtë film u bë i ditur gati një vit më parë, gjatë Festivalit të filmit me metrazh të shkurtër në Tiranë, ku Paskaljeviç erdhi për të prezantuar filmin e tij të fundit, "Optimisti".

Ai rrëfeu në një intervistë se kishte parë filmin "Parrullat", të Gjergj Xhuvanit, dhe aty ishte tërhequr nga skenari i Ylljet Aliçkës. "Paskaljevic m‘u duk më shumë i intriguar nga këndvështrimi i thjeshtë i tregimit dhe sensi ironik e human. Ndofta ky, jashtë çdo lloj konteksti politik, ideologjik ose nacionalist, e ka nxitur të zhvillojmë një skenar të përbashkët", u shpreh Aliçkaj, pasi bëri bisedën e parë për një projekt të përbashkët me Paskaljeviç. Bëhet fjalë për tregimin "Ccifti", një tregim i botuar në Shqipëri e në Francë.

Në fazën ku gjenden tratativat mes Paskaljeviçit dhe Aliçkës, ende nuk është bërë publike, nëse skenari ka avancuar mbi këtë tregim, apo është krijuar mbi një subjekt tjetër.

Sipas Përmetit, tashmë skenari ndodhet në procesin e mbylljes dhe shumë shpejt do të kemi detajet e këtij bashkëprodhimi. Nëse në propozimin e parë të Paskaljeviçit ishte që skenari të ishte i Aliçkajt, gjatë fazës së mëtejshme të bisedimeve rreth filmit, skenari u shndërrua në një bashkautorësi mes Paskaljeviçit dhe Aliçkës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora