E enjte, 25.04.2024, 09:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Luftëtarë të "Shkallës së Deshëve"

E marte, 19.04.2011, 06:59 PM


Luftëtarë të "Shkallës së Deshëve"*

 

Krisi pushka n`Shkallë të Deshëve

Ahmet Koka u çon fjalë pleqëve

Kanë mbet rripat me teneqe

Me teneqe kanë mbet kollanat

Me xhenaze janë mbush leranat

Ke Guri i Vashës anës shpatit

Po luftojn` asqerët e matit

Cen Milloshi djalë aza

Djalë i mirë në fukara

Vetë i pestë shehit ka ra

Vetë i pestë shehit ka shku

Çbën Macukulli tuj luftu

Dridhet mali e ndizet flakë

Po luftojne do Rremullakë

Luftojnë Rrepët rranxës kepit

I kanë djeg fishekët e rrepit

Luftojne Rrepët rranxës malit

Meta i Lleshit e Sufa i Canit

Kur vikat Hasan Minxhozi

S`na tremb topi as mitralozi

Beqir Hysa e Shaban Veliu

Shkulin kepat me hov t`riu

Kuku majka bërtet serbliu

Nji ai Staf Hysa e Xhep Daliu

I bijnë malit si veriu

Janë përpjek me një kompani

Të dy t`fortë e djem të ri

Sa me gurë sa me allti

Të gjithë serbët na i kanë gri

Prej Shkall`s Deshëve e n`Varosh

Mundi i tyre nuk shkoi bosh

U thye serbi e u shkatërru

Në Mat s`mundi me kalu.

 

*Popullore e hershme  - e prezanton Naim Aliaj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora