E premte, 29.03.2024, 10:47 AM (GMT)

Mendime

Selatin Kaçaniku: Prizreni më zhgënjeu, edhe ''turistët''?!

E hene, 18.04.2011, 07:41 PM


PRIZRENI MË ZHGËNJEU, EDHE " TURISTËT " ?!

 

Pas Panairit të turizmit në Prishtinë vizita monumentit kulturo-historik-turistik, Prizrenit ishte një zhgënjim i madh për mua dhe për të gjithë konsumuesit e vlerave turistike të Kosovës?!

I kërkoja ofertat e deklaruara hoteliere-turistike, kërkoja prova e dëshmi se kemi mësuar zeje të mikpritjes, por jo, për fat të keq nuk i gjeja dot.

Mendoj se me kënaqësi të madhe por vetëm deklarativisht jemi përcaktuar për turizem-hotelieri, për këtë degë të rëndësishme ekonomike, për mikpritje – për të cilën themi se e kemi tradicionale e gjenetike, por vetëm në deklarata ?!

Reagimet cinike të turistëve nga jashtë, por edhe të turistëve vendorë – ama të atyre me shije e që dine ta vlerësojnë ofertën e mirëfilltë turistike – më bënin të turpërohem dhe ta ndiej vehten të ofenduar: Vizita monumentit kulturo-historik-turistik të Kosovës, Prizrenit ishte një zhgënjim i madh për mua sepse Prizreni ishte i papastër, i papërgaditur për t i pritur mysafirët dhe i lënë vetëm mbi supet e “ njoma “ të dyqaneve – lokaleve hoteliere – turistike ?!

As prizrenasit, as shtetasit e Kosovës e as turisët nga jashtë nuk kujdeseshin fare për pastërtinë, as për qetësinë e as për t ia mundësuar edhe të tjerëve kënaqësinë e shijimit turistik të kryeqytetit turistik, të Kosovës – Prizrenit ?!

Nuk vërehej askund dora e të zotit të shtëpisë…Sot Prizreni nuk dukej – Prizren ?!

Nëse kryeqyteti turistik i Kosovës është në gjendje të tillë a thua vallë si duken qytetet tjera ?

Kush na mësoi se kemi të drejtë, se ashtu duhet ( ruajna Zot ) ta mbushim një qytet të tërë me mbeturina, kush na tha se kemi ndërmarrje të paguara për të pastruar e se ne kemi të drejtë ( mos e bo Zot ) për të ndotur e përlyer, për të zhlyer e fëlliqur qytetin më të bukur, më historik, të Kosovës, monumentin turistik – Prizrenin, dhe se kjo na qenka kulturë ?!

Sot ishte ditë e shtunë, ditë pushimi për Komunën e Prizrenit dhe për ndërmarrjet komunale, por ishte ditë pune për turizëm dhe për ndotës. Nëse e duam Prizrenin, nëse e duam Kosovën, nëse e duam mjedisin dhe shëndetin tone – atëhere çdo gjë rreth nesh, në veçanti në mjedisin tone ( ambientin, natyrën, monumentet…) duhet t i mbajmë pastër.

E pastaj i vie rradha ndërmarrjeve komunale për pastrim e mirëmbajtje, por edhe të tjerëve që merren me turizëm dhe degët t nëndegët e saj.

Por, të parët jemi ne… Jemi ne ata që i shfrytëzojmë ato të mira, që i shijojmë ato asete, që kënaqemi me ato bukuri e monumente më të thirrurit për t u kujdesur për to dhe për t i mbajtur pastër.

 

09.04.2011

Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prizren, Prishtinë, Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora