E hene, 20.09.2021, 04:33 PM (GMT+1)

Kryeshkrim

Shaban Peraj: Mungesë e strategjisë kombëtare

E hene, 18.04.2011, 08:59 PM


Mungesë e strategjisë kombëtare

           

Shkruan: Shaban Peraj

 

Ngritja e nje kombi ne fuqi, ndryshimet e vrullshme ne periudha kane bere qe ne shqiptaret te jemi pjese e asaj qe e quajme harrese apo mostradite, per cka per dallim nga te tjeret duket se bejme gabim ne ruajtjen e vlerave tona kombetare. Per te qene te sinqerte ne kete gje, e kemi per detyre dhe obligim te harrojme interesat e veta ne menyre qe edhe interesin me te vogel qe ka te bejne me kombin nuk duhet ta nxjerrim qofte edhe per nje cast nga mendja. Te vetedijshem se komb me nivel te larte eshte kombi qe duke i menduar te gjitha gjerat ne unitet I jep peshe veshtrimit te shumices. Natyrisht, kjo ka shume rendesi per te gjithe ne qe ne vecanti te tilla jetesore, si vetedija historike te kete marre te njejten edukate. Ky fakt na bene te kuptojme se hapat e tille duhet te jene gjithmone ne mendjen e secilit individe, e qe kerkon angazhim te te gjithe neve ne cdo nivel te institucioneve shteterore. Ndryshe, kjo dukuri duket se ka rene nga mendja e atyre qe kerkohet ta avancojne strategjine kombetare, e atyre qe u takon te vene ne zbatim ca rregulla qe do te rrisin vetedijen kombetare. Kjo edhe per faktin se duket sikur naiviteti yne ndaj hileqareve me fytyre miku na ka bere te mashtrohemi e t’i besojme cdo udherrefyesi. Madje, fale ketij modeli, leshimi aksidental pasohet me dobesimin e tradites tone, dhe kjo kuptohet se eshte mashtrim e semundje e pasherueshme per ne.

Eshte detyre e jona qe te flasim per dukuri e fenomene aspak te hijshme qe po kalon kombi yne, ndaj duhet bere thirrje te gjitheve se a jane ne gjendje te kthehen e te hedhin nje veshtrim mbi veten e vet? Per  te qene me i qarte, sot problemi eshte: cfare kemi bere dhe cfare bejme ne ne lartesimin e figurave tona kombetare, institucioneve kulturore, cfare eshte e nevojshme te thuhet e te behet, cilat do t’i zgjedhim e cilat do t’i leme? Kete per faktin se ne jemi te detyruar t’i pergatisim gjeneratat e ardhshme si miq te virtytit e si armiq te imoralitetit dhe felliqesise. Edhe pas gjithe kesaj periudhe te historise sone duket se akoma vuajme per mungese te vetedijes kombetare ne respekt te atyre qe u dalluan per pene dhe pushke. Jemi shume larg ne venien e bazave te shendosha te strategjise kombetare sipas asaj qe na ofrojne vendimet e Lidhjes se Prizrenit, te atyre qe u dhane vlere brezave tone, qofte ne dokumentet e para te shkrimit shqip, qofte ne hartimin e alfabetit te gjuhes shqipe, po edhe te atyre qe ngriten per here te pare Flamurin tone kombetar.

Duket sikur harrojme shpejte se lartesimi ose renia poshte e nje kombi varen nga shpirti dhe vetedija, nga arsimi dhe edukimi qe merr kombi. Neqoftese ne si komb nuk ua mesojme brezave te ardhshem te vereten e historise sone, dhe neqoftese vazhdojme te injorojme infektimet e vazhdueshme te kesaj ideologjie, kjo shoqeri eshte ne rrezikdhe behet viktime e saj. Cdo komb qe u ka dhene vlere atyre qe punuan e luftuan per te miren e atdheut mund te llogarise se ka nje te ardhme, ndryshe do ta paguajme shume rende pasojen e nenvleftesimit. Nje shoqeri qe nuk perballet me kete histori, nje shoqeri qe nuk zbaton rregullat e strategjise kombetare rrezikon te perserise gabimet e veta ne vazhdimesi. Per te zbatuar strategjine kombetare kerkohet nga ne te behet me shume, te sigurojme vazhdimesine dhe pavdekesine e kombit qe i perkasim. Ceshtja eshte se a e kemi realizuar ne kete mbi parimet e Lidhjes se Prizrenit, sigurisht se jo. Jo per faktin se keto parime nuk i kemi vene ne zbatim aq sa kerkohet prej nesh, nuk jemi gjindur aty ku duhet ne momente te caktuara. Historia e kombit nuk behet sipas deshirave e orekseve te prijesve, por sipas  veprave te atyre qe lane gjurme ne traditen tone. Ketyre, prijesve u ka takuar te bejne me shume ne ngritjen dhe lartesimin e figurave te shquara kombetare. Duhet pranuar se ne kete drejtim nuk kemi bere sa duhet per figuren e Gjon Buzukut, hartuesit te pare te letrave shqipe, per faktin se atje ne vendlindjen e tij, ne Shestan nuk kemi asnje shenj qe deshmon origjinen e tij, e ne kete drejtim as Arqipeshkvia e Tivarit nuk e ngriti se paku nje permendore per respekt ndaj tij me qe ishte i pari qe leshoi letren qarkore per pagezim te besimtareve ne gjuhen shqipe. Kjo do te deshmonte ne menyre faktike perkatesine territoriale te shqiptareve. Po e njejta vlene te theksohet edhe per heroin tone kombetar, Isa Boletini per te cilin sot e kesaj dite nuk dihet me saktesi se ku pushojne eshterat e tij. Eshte e pafalshme qe atje ne fshatin e lindjes se tij, ne Boletin nuk kemi te ngritur nje lapidar qe do te deshmonte ekzistencen tone si komb me cka gjeneratat e ardhshme do te kishin lumturi shpirterore me parime te shendosha kombetare. Edhe objekti ku dijetaret tane te gjuhes hartuan alfabetin e gjuhes shqipe ne Manastir, duket se ka mbetur jashte vemendjes se mases, gje qe nuk jep nje garanci per lumturine e brezave. Nisur nga kjo, respekti per ta eshte jo vetem nje detyrim njerezor, por edhe nje detyrim qe duhet kryer mbi bazen e strategjise kombetare. Kush s’ka respekt per ta, s’ka respekt as per kombin, pavaresisht pretendimeve se i duan Ata. I permenda keto tre fakte per te vetmen arsye per te deshmuar se kombi formohet prej elementeve  shtepi, pavaresisht se gjerat nuk kane ndodhur ne nje vend te caktuar e ne nje kohe te njejte. Ketu eshte evidente neglizhenca, moszbatimi i parimeve kombetare dhe kjo do te na kushtoje per sa kohe prijesit tane dhe institucionet qe ata udheheqin nuk arrijne me sukses te qeverisin si dhe te ngrejne pjesetaret e saj ne nivele te larta njerezore. Cdo komb qe kerkon te marre nen garanci te ardhmen e vet duhet te shpenzoje nje pjese mundesish per te nderuar e respektuar ata qe vune themelet per te ardhmen e kombit.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora