Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Dielli i kuq

| E diele, 17.04.2011, 06:57 PM |


DIELLI I KUQ/RED SUN/1971/

 

Nga Halit Bogaj

 

Filmi ‘’Dielli kuq’’,në regjinë e Terens Jangut është ndër realizimet më të bukura të zhanrit uestern amerikan në të cilin aktrojnë:Çarls Bronson, Toshiro Mifune, Alen Delon dhe Ursula Andres..

Ngjarja e filmit’’Dielli i kuq’’fillon në një tren në të cilin gjenden dy samuraj japonezë që e përcjellin ambasadorin e tyre i cili shkonte në vizitë tek kryetari amerikan.Në të njejtin tren gjendej edhe një bandë e cila përgatitej ta sulmonte trenin për të cilin bëhet fjalë në këtë film.Në përleshje e sipër vritet njëri nga samurajët nga banditët që e kishin sulmuar vagonin postal.Pas shkuarjes së banditëve samuraji i plagosur  Kuroda kishte vendosur që t’i gjente vrasësit e shokut të tij.Për ta arritur qëllimin atij i ndihmon Linku/Çarls Bronson/, i cili më parë ishte shok i revolveristit Gosh.. Pra Kuroda dhe Link ecin në këmbë për t’i gjetur banditët të cilëve u printe revolveristi  Dorëmajtë/Alen Delon/, të cilin  e quanin edhe La Goche.Samuraji Kuroda ishte betuar se do ta vriste Dorëmajtin me ç’rast lind simpatia mes tij dhe Linkut i cili kishte ndjerë keqardhje për vrasjen e samurajit në tre..

Në një fshat meksikan ata e gjejnë Kristinën/Ursula Andres/, e cila ishte e fejuara e La Goshi/.Pas tri ditëve të marshimit të vështirë, Link, Kuroda dhe Kristina shkojnë në vendin ku Link e kishte lënë të takohet me shokun e tij të vjetër  Goshin.Në hyrje të haciendës çdo gjë ishte e qetë.Më vonë fillon sulmi i indianëve Komanç.Lufta ishte e tmerrshme.La Gosh plagoset për vdekje , kurse samuraji japonez kishte vendosur që ta dërgonte ambasadorin në vendin e pretenduar.Atij i ndihmonte Linku i cili në të vërtetë ishte një personazh shumë pozitiv.

Duke e analizuar mëtej këtë film, vijmë në përfundim se i ka elementet e shapgeti uesternit italian.Goshi dhe Linku janë personazhe diametralisht të kundlrta.Derisa i pari është një vrasës gjakftohtë i dyti/edhepse bandit në fillim/ ka ndjenja njerëzore dhe ndien keqardhje për vrasjen e samurajit japonez i cili e vret banditin që ishte fajtor për vrasjen e samurajit. Dhe krejt në fund duhet theksuar se Gosh kishte bërë gabim të madh kur e kishte grabitur shpatën japoneze e cila ishte shenjë e një ndershmërie të paparë të cilën duhej ta ruanin dy samurajët për të cilët bëhet fjalë në këtë film.