E enjte, 25.04.2024, 11:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Sofi Marso

E merkure, 10.10.2007, 07:13 PM


Jeta dhe kinemaja

Në një nga shfaqjet e afërme, ajo do të jetë zana në filmin "Hirushja": një personazh që duket se e lumturon këtë "vajzë" 41-vjeçare, e cila nga një punëtore e thjeshtë parisiane, hyri në botën e madhe të kinemasë: "Kinemaja më ka dhënë gjithçka dhe më ka marrë gjithçka: më ka "shkulur" nga fëmijëria dhe identiteti im, por nuk qahem. Ndoshta kam lënë mënjanë atë që kam ëndërruar më shumë, gjë të cilën po e rikuperoj tani"

Dorë përdore e me sy vetëm për njëri-tjetrin të rinuar nga dashuria. Kjo të bie në sy sapo i sheh, Sofi Marso dhe Kristofer Lambert. Pas muajsh të tërë ndarjesh, bashkimesh, fshehjesh, më në fund çifti ka vendosur ta bëjë zyrtare lidhjen e tyre, e cila ka lindur ashtu krejt rastësisht ("nuk mendoj se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur rastësisht, por nëse rastësia ekziston vërtet, atëherë ajo i bën gjërat edhe më të bukura") në xhirimet e filmit të dytë francez, ku Sofi është në rolin e regjisores. Filmi xhirohet përtej Atlantikut, në Montreal, ku Sofi prezantoi filmin e saj "La disparue de Deauville" ("Zhdukja e Dovilit"), që dy aktorët vezullojnë në mes të publikut. Si gjithmonë, ajo është e magjishme, ndërsa ai ka një pamje disi më të plogësht, por padyshim është një 50-vjeçar plot gjallëri. Ai, i pavdekshmi i serialit "Highlander", ndodhet në Kanada edhe për inspektimin e filmit të tij të parë si regjisor "All We Have Is Now" ("Gjithçka që kemi është tani", një histori e cila bazohet në jetën e një njeriu që nuk ka ndryshuar asgjë), ndërsa ajo ndodhet aty për ta duartrokitur dhe "ëmbëlsuar". Drejtori i festivalit i dorëzon çmimin e madh "Prix des Amériques" ("Çmimi i Amerikës"), për meritat e tij si interpretues dhe veçanërisht si regjisor: pikërisht në Montreal, pesë vite më parë, kishte marrë një tjetër çmim për regjinë e filmit "Parlez-moi d‘amour" ("Më flit për dashurinë"), i cili fliste për vuajtjen e një çifti në krizë, pra me pak fjalë, vuajtjen e Sofisë dhe ish-shokut të saj franko-polak, Andrzej Zulawski, me të cilin bashkëjetoi 15 vjet dhe sollën në jetë djalin, Vincent, i cili tani është 12 vjeç. Ajo është një femër bukuroshe dhe shumë e qeshur. Ka veshur një fustan jeshil, i cili i jep një nur edhe më të bukur. "Më 17 nëntor mbush 41 vjeç", pëshpërit nën zë ajo. Duket njësoj sikur prezanton një sfidë: "Nuk kam frikë nga plakja, edhe pse shpesh herë shqetësohem për pamjen time. Është mirë ta shoqërosh kohën që kalon, të çlirohesh nga kjo rini e cila shpeshherë është një ngarkesë e madhe. Kur isha e vogël, kisha frikë të mbushja 30 vjeç, por me kalimin e viteve u shndërrua në një ndryshim të këndshëm: ndryshimi nga vajzë në grua dhe atë më kryesoren, nënë".

Mos ndoshta duhet të mësoheni dhe me ndonjë zhgënjim profesional?

"Përkundrazi: tani që jam në moshë madhore kam marrë më shumë oferta pune se në të kaluarën. Vitin tjetër do të kem rolin e zanës në filmin e "Hirushes". Kur më bënë ofertën për të luajtur këtë rol, u gëzova pa masë, sepse kam gjithë jetën që e pres këtë personazh".

Pak a shumë edhe Sofi Marso ka një histori të ngjashme me atë të Hirushes. Ajo është rritur në Sheles, në një lagje periferike të Parisit. Ka studiuar në kolegjin "Kyri", në periferinë e Xhentilit. Në moshën 14-vjeçare ajo takon "Princin e Kaltër", që në periudhën e kinemasë, riprodhimi teknik i ëndrrave, nuk është një fron, por një film si ai që ka mbetur në kujtesën e shumë teleshikuesve "Koha e mollëve". Ky film ishte një sukses planetar, një eveniment historik në ekranet franceze. Një film që flet për adoleshentët, për jetën e tyre, për raportin me gjërat e përditshme dhe pjesën tjetër të botës. "Ishte vera e viti ‘80, kisha përfunduar klasën e tetë dhe gjatë pushimeve verore kisha vendosur të punoja dhe të hiqja mënjanë ca para, ndërkohë që kisha dëgjuar edhe njoftimin e një agjencie filmash që kërkonte adoleshentë. U regjistrova dhe një muaj më vonë, më njoftuan që të paraqitesha, sepse më kishin caktuar rolin e Vikut, atë të protagonistes". Kishte fituar ajo mes mijëra kandidatesh. Pra, nuk do të shqetësohej më për punën gjatë pushimeve verore, sepse tashmë paga që do të merrte nga filmi do ta siguronte përgjithmonë".

Që nga ajo kohë, aktorja - një protagoniste e filmave evropianë dhe atyre amerikanë, nga "Police" i regjisorit Pialat te "Braveheart" i Mel Gibson, nga "Fort Saganne" i regjisorit Korne, në filmin "Agjenti 007 - Bota nuk mjafton" përkrah aktorit Pirs Brosnan — bëhet ikona e re absolute e kinemasë franceze, duke u barazuar me mitet e tjera të Francës në celuloid.

Në sy nuk ka magjinë e Izabel Adjanit, as në buzë atë heshtje enigmë me të cilën Karol Buket thumbonte Luis Buñuel.

Sofi Marso ka një bukuri fëmijërore, vajza që të gjithë do të kishim dëshiruar ta shikonin apo ta takonim. Është një femër lozonjare, e thjeshtë, e pakapshme edhe nëse e ke përdore: është koha që vrapon. Shikimi i saj nuk e ka humbur kurrë magjinë, e aq më tepër melankolinë e adoleshencës. Vazhdon të jetë po ajo vajzë çapkëne dhe lozonjare përballë "katastrofave" të adoleshencës, ashtu si dy vite më parë teksa po ecte mbi tapetin e kuq të Kanës, i rrëshqiti rripi i fustanit duke i zbuluar atë që fshihej poshtë tij. Sofi pohon se ekrani i ka dhënë një kënaqësi të jashtëzakonshme, madje e ka pjekur dhe maturuar në lidhje me jetën e përditshme.

"Kinemaja është e gjithë jeta ime. Kam kaluar një fëmijëri të shpejtë dhe pas saj erdhi menjëherë kinemaja, e cila më ka dhënë gjithçka. Ka qenë prekja ime magjike: nisu!, pastaj mund ta prekësh gjithë botën me një gisht, por në të njëjtën kohë ajo më ka hequr gjithçka. Kam "zhdukur" nga fëmijëria identitetin tim. Më quanin Daniel Sylvie Maupu. Në moshën 14-vjeçare më vendosën të më quanin Sofi Marso. U cilësova si një imazh popullor, ndërkohë që isha vetëm një vajzë e ndrojtur dhe shumë e humbur. Por ajo çka më shqetësonte më shumë është se duhej të lija mënjanë diçka: m‘u desh të hiqja dorë pikërisht nga ajo që ishte më shumë e imja. Më pas pata fatin, ose më mirë forcën për të rikuperuar më vonë. Nuk do ta harroj kurrë atë gjendje mbytëse që u gjeta nga një ditë në tjetrën nën dritat e skenës - në të gjitha kuptimet".

Edhe pse tani është më e rritur, vazhdon të qëndrojë pas objektivit të kamerës. Një film me metrazh të shkurtër, "L‘aube à l‘envers" ("Agimi i përmbysur"), i konceptuar gjatë xhirimeve të filmit "Braveheart", i prezantuar në Kanë, e më pas dy filma me metrazh të gjatë, "Parlez-moi d‘amoure" dhe "La disparue de Deauville": "Regjinë e adhuroj. Më kompleton dhe më bën të ndihem në gjendjen time më të mirë. I përket nevojës sime për të kontrolluar gjërat. Të recitosh është e mrekullueshme, por për mua është një profesion i dhimbshëm. Një shkak logjik: në moshën 14-vjeçare nuk isha e gatshme për të bërë aktoren. Kjo më bën që të kthehem mbrapa në pasigurinë e asaj kohe". Dëshira e regjisë lindi në vitet - Zulawski, periudha e pjekurisë së plotë si interpretuese, gjatë xhirimeve të filmit me të dhe për të: "Dashuri e çmendur", "Netët e mia janë më të bukura se ditët tuaja", "Besnikëria". "Andrzej ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën time, (në kinemanë time) dhe vazhdon ende të ketë influencë. Nga të mëdhenjtë mëson shumë gjithnjë. Por akoma edhe më shumë mëson nga ata që janë pak më të vegjël(qesh), sepse kupton atë çka duhet të shmangësh: pa llogaritur që kontribuojnë shumë për të të dhënë besim...".

Sofi Marso: që tani e tutje, më shumë në kopertina apo më shumë aktore? "Kjo do të varet nga gjendja ime shpirtërore. Kam filluar të drejtoj filma kur ua kam ndjerë nevojën: xhirohet vetëm atëherë kur ka diçka për të thënë". Është shumë e vështirë të lësh mënjanë "La disparue de Deauville", një luleshtrydhe e trilluar mbi një "Femme fatale" (femër fatale, e interpretuar nga vetë Sopi) që rikthehet nga një e shkuar e zymtë. Marko mbron provën e saj të re, përshtatur në hotelin "Deauville", që prej vitesh është selia qendrore e yllit të "Festival du Cinéma Américain", ("Festivalit të Kinemasë Amerikane")në të cilin ka qenë shumë herë e ftuar nderi ose anëtare e jurisë: "Një hotel në vetvete është një pjesë e historisë: çdo hotel ka qenë ose mund të jetë teatri i një krimi. Ideja e filmit lind pikërisht atje: çfarë do të ndodhë, çfarë ndodhi, pas asaj porte në fund të korridorit? Sapo gjendesh në hotel atmosfera është e paevitueshme, mbi të gjitha natën, sidomos kur hyn vetëm dhe kur përballesh në korridor me kamerën tonë...". Për sa i përket hoteleve Marko ka bërë shumë koleksione në jetën e saj si aktore: "Më shumë se aktore, është një endacake. "Gitana" (cigane, pak e shum si një fallxhore), me fëmijët në krahë për sa kohë ishin të vegjël"

Por në film aktorja-regjisoren kërkon të lëshojë një drithërimë edhe më të madhe, atë të dashurisë, "që është gjithë në qendër të vëmendjes dhe historisë sonë. Edhe kur nuk flasim: është vetëm një mënyrë për ta shmangur, pra edhe një herë tjetër, për të folur... thuhet gjithnjë: dashuria, ah dashuria, çfarë mrekullie. Një dashuri obsesive, përtej limiteve, mungesa e dashurisë, indiferenca. A ka gjë më të tmerrshme nëse nuk ndjeni t‘ju dashurojnë".

Dashuria, brenda parabolës Zulabski-Lambert - ka pasur për Sofinë një tjetër kapitull të rëndësishëm, producenti Xhim Lembej, i cili i ka dhënë një vajzë, e cila tani është pesë vjeçe: "Është një eksperiencë e plotë, fantastike: zbulimi i një planeti tjetër, zbulimi i pafajësisë. Vajza ime është një tjetër arsye shumë e rëndësishme dhe e fortë për të vazhduar jetën. Është Parlez-moi d‘amour permanente".

Sigurisht edhe kinemaja ka një rol rëndësishëm në jetën e saj. Ajo do të jetë protagoniste e dy filmave francezë që do të xhirohen së afërmi. Filmi i parë, pothuajse në përfundim, që është xhiruar në Paris dhe Londër titullohet "Les femmes de l‘ombre" i regjisorit Zhan-Pol Salomé: "Filmi, i cili është përshtatur në kohën e pushtimit nazist, flet për rezistencën e katër femrave, të survejuara nga shërbimet sekrete të Çurçillit për operacionet e sabotimit dhe spiunazhit".

Filmi tjetër, i cili do t‘i fillojë xhirimet muajin e ardhshëm, do të udhëhiqet nga Marina Devant. "Është një triller psikoanalitik". Viki i vjetër i "Koha e mollëve", nuk ka reshtur kurrë së ëndërruari: "Regjisorët që më kanë ndryshuar apo që do më ndryshonin jetën? Pas Antonioni, i cili më ka udhëhequr në filmin "Përtej hijeve", një projekt i magjishëm por që fatkeqësisht u anullua, pozicionohet Martin Skorceze, një kineast që ndërton role femërore të mrekullueshme dhe Brian de Palma, i cili gjithmonë është konsideruar si një regjisor ‘rock&roll‘".

Sofi pohon se ekrani i ka dhënë një kënaqësi të jashtëzakonshme, madje e ka pjekur dhe mataruar në lidhje me jetën e përditshme

"Ishte vera e viti ‘80, kisha përfunduar klasën e tetë dhe gjatë pushimeve verore kisha vendosur të punoja dhe të hiqja mënjanë ca para, ndërkohë që kisha dëgjuar edhe njoftimin e një agjencie filmash që kërkonte adoleshentë. U regjistrova dhe një muaj më vonë, më njoftuan që të paraqitesha, sepse më kishin caktuar rolin e Vikut, atë të protagonistes". Kishte fituar ajo mes mijëra kandidatesh. Pra, nuk do të shqetësohej më për punën gjatë pushimeve verore, sepse tashmë paga që do të merrte nga filmi do ta siguronte përgjithmonë"

"Ajo është një femër bukuroshe dhe shumë e qeshur. Ka veshur një fustan jeshil, i cili i jep një nur edhe më të bukur. "Më 17 nëntor mbush 41 vjeç", pëshpërit nën zë ajo. Duket njësoj sikur prezanton një sfidë: "Nuk kam frikë nga plakja, edhe pse shpesh herë shqetësohem për pamjen time. Është mirë ta shoqërosh kohën që kalon, të çlirohesh nga kjo rini e cila shpeshherë është një ngarkesë e madhe"

"Regjinë e adhuroj. Më kompleton dhe më bën të ndihem në gjendjen time më të mirë. I përket nevojës sime për të kontrolluar gjërat. Të recitosh është e mrekullueshme, por për mua është një profesion i dhimbshëm. Një shkak logjik: në moshën 14-vjeçare nuk isha e gatshme për të bërë aktoren. Kjo më bën që të kthehem mbrapa në pasigurinë e asaj kohe"

Është një femër lozonjare, e thjeshtë, e pakapshme edhe nëse e ke përdore: është koha që vrapon. Shikimi i saj nuk e ka humbur kurrë magjinë, e aq më tepër melankolinë e adoleshencës. Vazhdon të jetë po ajo vajzë çapkëne dhe lozonjare përballë "katastrofave" të adoleshencës, ashtu si dy vite më parë teksa po ecte mbi tapetin e kuq të Kanës, i rrëshqiti rripi i fustanit duke i zbuluar atë që fshihej poshtë tij



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora