E marte, 28.09.2021, 08:55 PM (GMT+1)

Lajme

Ilir Çumani: Apel publik për z. Basha dhe z. Rama

E diele, 17.04.2011, 07:57 PM


APEL PUBLIK  PËR  Z. RAMA DHE Z. BASHA

POR EDHE PER TE GJITHE KANDIDATET E BASHKIVE DHE KOMUNAVE NE SHQIPERI PËR ÇËSHTJEN E JETIMËVE DHE MBËSHTETJEN E TYRE NË POLITIKAT SOCIALE TË INTEGRIMIT TË TYRE

 

Nga Ilir Çumani,

President i Institutit Kombetar të Integrimit te Jetimeve Shqiptarë

 

Pershendetje Z. Rama dhe Z. Basha!

 

Gjate kesaj fushate ju duhet te shpreheni qarte se ç'fare politikash do te ndiqen nga Ju, per çeshtjen e shtrehimit dhe te punesimit te te rinjve jetime qe kane perfunduar shkollat, te cilet prej me shume se 20 vjetesh, kane mbipopulluar konviktet e shkollave te mesme te kryeqytetit, duke krijuar Getot e Amerikes  Latine te viteve 1800, dhe qe japin nje panorame te turpshme te imazhit te shtetit tone, si nje vend qe shkel ne menyre flagrante Lirite dhe te Drejtat themelore te  Njeriut, dhe te drejten per te jetuar me dinjitet.

 

Prej 5 vjtesh rresht, Amnesty Interantional, paraqet Raportin Vjetor per Shqiperine mbi gjendjen e mjerueshme te ketyre te rinjve jetime, qe po plaken ne keto institucione, dhe kane dhene dhe po japin modelin me te shemtuar se si nje shoqeri dhe nje shtet eshte treguar dhe po tregohet indiferente ndaj kesaj pjese te pambrojtur te shoqerise. Per kete arsye, duhet te shpreheni qarte ne kete fushate se cilat do te jene mekanizmat, prioritetet dhe politikat qe do te ndiqen nga Ju dhe Bashkia e Tiranes ne mandatine e ri qeverises te Bashkise se Tiranes, per te zhdukur kete plage te rende sociale e cila ka stigmatizuar dhe ka perjashtuar ne menyre te padrejte kete kategori te shoqerise shqiptare, duke mos u dhene shansin qe ata te integrohen ne menyre te dinjitetshme ne shoqerine te cilen ne duam te ndertojme dhe integrojme ne Evrope.

Te njejtin Apel percjell sot per te gjithe kandidatet e Bashkive dhe Komunave ne mbare Shqiperine, dhe për këtë arsye, unë kerkoj mirekuptimin Tuaj.

 

Sinqerisht,

 

Ilir Çumani,

President i

Institutit Kombetar të Integrimit te Jetimeve Shqiptarë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora