E shtune, 20.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Simpoziumi “Plagët tona”

E diele, 17.04.2011, 07:29 PM


Simpoziumi Plagët tona” është organizuar nga Këshilli Studentor i Universitetit Shkodrës (K.S.U.SH), i cili vazhdon japë kontribute herëpashershme për zhvilluar jetën sociale, akademike dhe kulturore këtij qyteti. Ky Këshill Studentor veprimtarinë e tij po rrit çdo ditë e shumë pjesëmarrjen aktive dhe nderimin e figurave intelektuale qytetare. Ky simpozium është ideuar nga z. Edison Çeraj dhe sponsorizuar nga shtëpia botuese “Progresi”.

         Qëllimi i simpoziumit të sotëm është që të evidentojë problematikat e shoqërisë së sotme shqiptare, t’i analizojë ato dhe të japë mendime për mënyrën e zgjidhjes së këtyre problemeve, duke ofruar gjykime dhe alternativa.

          Simpoziumi “Plagët tona”, merr shkas nga një libërth nën këtë titull, i mendimtarit dhe veprimtarit të njohur Mit’hat Frashëri, që ne e zgjodhëm si titull të këtij simpoziumi. Në këtë libërth, autori trajton disa nga problemet më të mëdha të cilat po kalonte shoqëria shqiptare pas formimit të shtetit-komb, duke dhënë kështu kontributin e tij në zgjidhjen e tyre. Duke qenë se nuk ka kohë dhe as shoqëri që të mos ketë plagë, gjë që nuk mund të shmanget, pasi vetë natyra dhe urtësia e jetës njerëzore shfaqet e tillë, rrjedhimisht secili nga ne ka përgjegjësinë e vet, në varësi të dijeve dhe mundësive që zotëron, sepse ne kemi prirjen të besojmë se përgjegjësia është individuale.

Fjala hyrëse: Kryetari i K.S.U.SH, z. Redan Bushati

Fjala përshëndetëse: Zv.rektori i USH “L. Gurakuqi”, z. Fatmir Vadahi

Referues (ligjërues): z. Vehap   Kola

                                  z. Edvin    Cami

                                  z. Edison   Çeraj

                                  z. Redi       Shehu

                                  z. Nuredin Nazarko

 

 

 

                                                          Me respekt

                              Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës

                                                         (K.S.U.SH)

 

 ____________

 

Të nderuar pjesëmarrës!

 

Më lejoni që si drejtues i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës tju falënderoj për mirëseardhjen tuaj në simpoziumin me temë “Plagët tona”. Ky simpozium i organizuar nga Këshilli Studentor, ideuar nga z. Edison Çeraj dhe sponsorizuar nga shtëpia botuese “Progresi” synon të trajtojë para jush problematikat aktuale që shqetësojnë secilin nga ne, por njëkohësisht merr përsipër  ti analizojë ato dhe të japë mendime për mënyrën e zgjidhjes së këtyre problemeve, duke ofruar gjykime dhe alternativa.

 

Sot si asnjëherë tjetër hezitova të merrja fjalën përshëndetëse. Arsyeja është fare e thjeshtë, sepse përpara një temë të tillë kaq aktuale, përballë një auditori të mbushur me intelektualë dhe studentë fjalët duhet të jenë të kopsitura dhe të matura mjaft mirë. Gjithsesi mendoj se e rëndësishme është që ne si strukturë studentore kërkojmë që ju të ndihmoni dhe përkrahni idetë dhe mendimet tona për të realizuar sa më shumë aktivitete, nisma, projekte, por edhe seminare, konferenca, takime, simpoziume etj. Ne kemi nevojë për ju, pasi ju jeni zëri i studentëve, intelektualëve dhe njerëzve që punoni për një shoqëri më të mirë, pikërisht për të minimizuar plagët tona.

 

Veprimtaria e këtij Këshilli Studentor fillon që me ndihmën dhënë jetimëve, pleqve, talasemikëve dhe duke vazhduar me marrëveshjet me KQZ-në për zgjedhjet lokale, si dhe bashkëpunimet me organizmat ndërkombëtare për të ofruar brenda jetës akademike të universitetit një jetë më të larmishme, e cila prej kohësh mungon. Nuk kemi bërë shumë. Kemi akoma për të bërë, por ju siguroj që sapo kemi filluar. Vështirësitë janë të shumta dhe ndihma që marrim, qoftë edhe nga universiteti është shumë e pakët, ndërkohë që çdo aktivitet i yni gjen realizim nga dashamirësia e bizneseve, bashkëpunimi me organizmat ndërkombëtarë apo edhe si rasti në fjalë me një shtëpi botuese, të cilën e falenderojmë.

 

Ne si Këshill Studentor jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për çdo nismë, e cila kontribuon në zhvillimin e jetës kulturore të qytetit. Kujtoj që edhe në simpoziumin e sotëm, ne kemi thirrur shumë intelektualë dhe artistë, e kjo për të dhënë mesazh të qartë që ne duam emancipim, zhvillim dhe rritje nëpërmjet bashkëpunimit me njerëz që mbartin vlera. Por, edhe pse ne u treguam shumë familjarë me të gjithë një pjesë prej tyre mungon, e kjo nuk na bën që të ndihemi mirë. Sinqerisht dhe vëllazërisht ju them që çdo ditë kujtoj secilin nga këta njerëz me vlera të qytetit tonë, të cilët pikërisht nga shumë plagë të krijuara nga shoqëria kanë “humbur” mes nesh. Në mënyrë që të mos humbasim të gjithë, dëshiroj që takimi i sotëm të sjellë frytet e veta dhe të shërbejë si “urë lidhëse” mes neve si studentë, pedagogëve dhe intelektualëve, në mënyrë që së bashku të gjejmë formulën për të mbyllur shumë plagë të shoqërisë shqiptare. Ju faleminderit!

 

 

Kryetari i K.S.U.SH

Redan Bushati



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora