Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Selimi: Intervistë me Mimoza Gjonin, këngëtare

| E shtune, 16.04.2011, 06:57 PM |


Intervistë me Mimoza Gjonin, këngëtare

 

Jam forca dhe bukuria shpirtërore...

 

Nga Tefik Selimi

 

Mimoza Gjoni është këngëtare e re nga Tirana. Ajo “zanatin” e këndimit e ka trashiguar nga prindërit e saj. Ajo thotë se, me këngë është rritur dhe synon të jetë e para. Mimoza, shkollën fillore e ate të mesmën i ka mbaruar në Tiranë (Shqipëri),  por ka të kryer edhe disa kurse tjera shkollore. Mimoza, kjo këngëtare e re tiranase, indetifikohet me Tiranën. Ajo e don këtë qytetin dhe, thotë: “Tirana është zemra ime”. E, zemra e saj është edhe kënga poullore, e cila i është bërë ushqimi shpirtëror i jetës. Ajo jeton me tingujt dhe me zërin e këngës popullore. Dashuria e parë  e saj është kënga. Pse jo? Ajo bashkëpunon me poetin Mynyr Hoxha dhe kompozitorin Adem Berati, të cilët janë emra të shkëlqyer të jetës kulturore shqiptare.

 

“Bota sot”: Si e keni filluar karierën e juaj si këngëtare?

 

Mimoza Gjoni: E dij se isha e vogël dhe kam kënduar që në gëzimet dhe festat familjare. Mandej, kam kënduar si e vogël në shkollën fillore, në Pallatin e Pionierit në Tiranë, por kam kënduar edhe në Pallatin e Kultures së këtij qyteti. Më pas vazhdova si edhe deri me sot të këndoj për ta vazhduar punën time profesionele në këndim gjithandej vendit tim.

 

“Bota sot”: Pse e  pëlqeni këngën popullore më tepër se këngët argëtuese?

 

Mimoza Gjoni: Nuk ka njeri që nuk e do muzikën apo këngën. Muzika ma shton jetën, më bën të jem “dikushi” dhe ta jetoj bukur. Andaj, çdo gjallesë mbi tokë, kur e dëgjon muzikën, rilind dhe shërohet me tingujt dhe zërin e ëmbël të saj. Por, muzikën e dua, sidomos ate popullore. Është e vërtetë se ajo popullore më pëlqen më së shumti, ndoshta shkaku se krejt familja ime ka kënduar e këndon edhe tansh, ashtu si nga babi dhe farefisi tij, ashtu kënga është e ndikuar edhe nga mami dhe farefisi saj. E, kështu, dardha bie nën dardhë...

 

“Bota sot”: A është kënga pjesë e juaj apo ju jeni pjesë e këngës?

 

Mimoza Gjoni: Kënga jeton në shpirtin tim. Është pjesë e jetës sime. E mendoj se unë e dua këngën, por edhe ajo është “pjesa” ime e jetës. Bashë jetojmë dhe nuk ka “fuqi” magjike që na ndanë. Kuptohet, pra, ajo është pjese imja e pandashme e jetës dhe jetojmë bashkë kudo në jetë: në shtëpi, natyrë, shkollë, teatër, shetitje e kudo tjetër.

 

“Bota sot”: Si e kuptoni këngën dhe a ka diçka që ju lidhë me jetën tuaj?

 

Mimoza Gjoni: Përveç që është “aspirin”, ajo është një film e histori më vete, ku përfshihen si gëzimet pandashmërisht dhe hidhërimet: si paqja ashtu dhe revolta, si dhe probleme të tjera të jetës. Sigurisht, edhe jeta ime, si çdo jetë tjetër, është një roman më vete, të cilën dua ta shpreh në këngët e mia.

 

“Bota sot”: A ka këngë jo të mirë dhe pse?

 

Mimoza Gjoni: Çdo krijues e pëlqen krijimin e vet. E krijon këngën nga shpirti. Dhe, e bukura më mahnit dhe më qetëson në shpirt, por edhe më gjallëron e më disponon. Nga jo e bukur, e lëshoj një phhh... dhe qelizat e mia flejnë, siç ka këngë të bukura. Ka edhe këngë jo të bukura. Ekziston, pra +dhe- ... Për mua, s’janë të bukura kur kanë temë muzikale dhe tekst të dobët! Kjo mjafton të jetë kështu.

 

“Bota sot”: Si flasin t? tjerët kur këndoni bukur?

 

Mimoza Gjoni: Varet, jo gjithkush thotë ate që mendon! Jo gjithkushi ta thotë në SY atë që mendon! Shembull: lavdërimet, përshëndetjet, urimet e marra nga populli që më sheh e dëgjon dhe puthje nga larg, të cilat po ashtu ua kthej me dashuri, por kam dhe shumë shoqe e kolegë që më duan dhe i dua, që më vlerësojnë me shpirtin e mirë dhe po ashtu dhe unë ato. Por, dhe kritikat i vlerësoj si të Mimoza Gjoni: të vlefshme për riparim, kurse ndonjë fyerje e nivelit të ulët, më shtynë të eci akoma më shumë përpara!

 

“Bota sot”: A ke edhe hobi tjera në jetë?

 

Mimoza Gjoni: Po. E dhuroj kërcimin (lojën), sidomos me çifteteli, të cilën s’mund ta imagjinoj të kënduarin tim pa kërcyer! Hobi kam stërvitje, shetitje në ajër të pastër, por më pëlqen natyra e bukur, si klima malore dhe ajo bregdetare, por edhe leximet psikologjike, gatimin e kam fort në shpirt, pse jo.

 

“Bota sot”: Cilat janë shpërblimet tuaja nëpër  festivale?

 

Mimoza Gjoni: Nuk kanë munguar asnjëherë shpërblimet. Për mua, shpërblimi më i madh e më të merituara janë shikimet e ëmbla të publikut, brohoritjet dhe duartrokitjet e tij të gjata duke thënë: “bravo” Mimoza, të këndoftë zemra! E unë ua kthej duke i puthur nga larg me dorë e u them: “U gëzoftë zemra të gjithëve! Jeni të mrekullushëm! Ju dua, ju dua, zemrat e mia...”

 

“Bota sot”: A keni ndonj mosmarrëveshje me prindërit kur ju këndoni?

 

Mimoza Gjoni: Përkundrazi. Unë fillimin e këndimit e fillova prej prindërve. Këngët e vjetra i kam mësuar prej tyre, e sidomos prej mamit. Familja ime krenohet me jetën e këngës sime. Ata më përkrahin dhe me kohë kanë investuar në profesionin tim që e dua më së shumti në jetë.

 

“Bota sot”: A e ndjeni vetën mirë në shoqëri?

 

Mimoza Gjoni: Në bisedat me shoqëri më bëjnë të ndjehem mirë kur pi kafe me ta. Bisedat rreth aktualitetit, shakatë e “lezetshme”, koefidenca, respekti dhe besimi që gëzojmë për njëri-tjetrin. Jam tolerante dhe shumë e afërt me njerëz. Kjo afërsia më bën ti njoh njerëzit më mirë. E jetoj jetën ashtu si e mendoj, por këngën asesi nuk e harroj nga mendja.

 

“Bota sot”: Një mesazh i juaji për këngëtarët e reja?

 

Mimoza Gjoni: Muzika është art dhe, art për mua do të thotë që shpirtin tënd duhet ta shpalosësh aty ku njerëzit presin prej teje me butësinë dhe ëmbëlsinë e syve, por edhe me forcën e kuptimit të atyre vargjeve që je duke kënduar me qëndrimin dinjitoz femëror, me një komunikim të dyanshëm këngëtar + publik, arrin të nxjerrësh shpirtin tënd, i cili si flladi pranveror përhapet në publikun që të sheh e dëgjon përpara. E, po kshtu të kthehet ty shpirti i publikut, pra me dy fjalë: merr atë qe jep, dhe jep atë që duhesh të dhësh nga vetja!

 

“Bota sot”: A ka diçka që dalloni nga shoqet e juaja këngëtare?

 

Mimoza Gjoni: Stilin, autoritetin dhe paraqitjen skenike etj, etj. Por, mbi të gjitha më karakterizojnë forca dhe bukuria shpirtërore imja, e cila në vete përmban karakter dhe dinjitet njerëzor.

 

“Bota sot”: Si e shihni të ardhmën tuaj si këngëtare?

 

Mimoza Gjoni: Po. Studimi im është karriera ime e pritur. Ndërsa, sot, dua të bëj studimin e tregut të këngës se si të eci Mimoza Gjoni atje ku synon të jetë e para! Të ardhmën e shoh me optimizmin e realitetit që më karakterizon e më përcjell me shumë suksese të pritura, besoj...

 

“Bota sot”: A keni kënduar për Kosovën dhe a ju pëlqen ky vend shqiptar?

 

Mimoza Gjoni: Po. Unë kam kënduar në Kosovë dhe prapë do të vijë koha të jem atje të këndoj. Më pëlqen Kosova dhe gjithçka e saj: njerëzit, vendi, heronjtë, martitët, rinia etj. Sigurisht që e dua Kosovën dhe jemi të gjithë shqiptarë me të njejtin gjak që flasim shqip. Kjo është e qartë për mua. E dua Kosovën si Shqipërinë...

 

“Bota sot”: Qysh titullohet albumi i juaj?

 

Mimoza Gjoni: Ju thashë dhe më parë se, çdo krijues e pëlqen krijimin e vetë. Albumin akoma nuk e kam mbaruar. Jam duke punuar. Këngën e parë ia kam kushtuar Tiranës sime, e cila u mirëpret shumë nga tiransit dhe ajo titullohet: “Amanet nj’atë Selvi”.  Kënga e fundit titullohet “Tri kunatat”, është popullore e përzier me hipop, pak duket interesante apo jo?!