E enjte, 28.03.2024, 07:10 PM (GMT)

Editorial

Lush Palokaj: Marsi e Prilli 1981 nuk harrohen

E premte, 15.04.2011, 06:59 PM


MARSI E PRILLI 1981 NUK  HARROHEN

 

Nga Lush Palokaj

 

      Kur merrën të përmbledhura ngjarjët në Kosovë nga vitet e 60-ta vihet në përfundim se Kosova është ajo që në fillim i dridhi themelët e Federatës Jugosllave dhe më në fund i shkatërroj. Ishte ajo kohë kur rreth nesh ekzistonte një perde e hekurt nga të gjitha anët.

      Duke u ndjerë të pasigurtë në trojët tona, për të mbrojtur identitetin njerëzor dhe kombëtar, për të qenë i barabart me të tjerët, për të luftuar padrejtësinë historike, mu për këtë ato ngjarje s’kishin të ndalur - u prinin shpirti dhe gjaku revolucionar i studentëve dhe rinisë kosovare që si prapavijë kishin një qëllim - sintezën e bashkimit kombëtar. Gjaku i derdhur i asaj rinie ishte fara e parë e një fidani që zu rrënjë në vitet e 60-ta, zhvilloj trungun në vitët e 80-ta, lulëzoj në vitet e 90-ta dhe dha frytin e pavarësisë në mileniumin e ri. Ndonëse dënime, burgosje, torturime dhe vrasje - ishte koha më e lavdishme kur për çdo jetë të humbur kërkohej hakmarrja e gjeneratave të reja për synimin e aspiratave kombëtare. Ishin ilustrim konkret i besimit të palëkundur, formimit të shëndoshë patriotik dhe vetëmohimit për të shtrenjtën liri, shëmbëlltyra qëndrese e frymëzimi për qindra e mijera të tjerë që në shpirt kishin shpëtimin e Kosovës nga regjimi i egër sllav. Kërkonin aromën e lirisë në tokën dardane për një shtet në frymën e kolektivizmit në funksion të mbarë shoqërisë e jo në frymën e idividualizmit.

      Si dëshmitar i këtyre ngjarjeve heroike të marsit 81 e tutje shkruaj me kënaqësine dhe krenarine më të madhe për to - për Kosoven e asaj kohe që ishte shëndrruar në log patriotësh të pa mposhtur, rreshta për t’i përkujtuar ditët më të lavdishme të historisë tonë që u shkrua me gjakun e atyre fatosave.Të rinjë dhe të reja, madhnija e kombit që na i mësonin virtytet shqiptare për t’a kthyer Kosovën në krahërorin e tokës mëmë që e kishte braktisur qellimisht për një ideologji dhe gjasonte në Paridin t’birin e Priamit nga frika se një ditë do të shëndrrohej në një eshkë të ndezur për atë tradhëtar që shumica në atë kohë e konsideronin simbol të kombit. Dashuria për tokën mëmë dhe flamurin kuq e zi që sot se kemi ishte ideali i tyre.

Prishtina a asaj kohe, univerziteti, bastion i dijës dhe vetëdijesimit kombëtar u shëndrrue në tharmin e nacionalizmit shqiptar për të gjithë ata të rinjë dhe të reja duke i rreshtuar qe ti kthejnë kokat drejt  asaj nënë që na kishte harruar - dëgjoheshin zërat e atyre heronjëve qe nën tytat e pushkëve buqisnin për at nënë që na kishte lënë jetim.

Zërin revolucionar të atyre djemve dhe vajzave me kënaqesi e dëgjonin ata që tokën amë dhe flamurin  kuq e zi e kishin në shpirt dhe zemër e disa të tjerë qe e kishin ngritur zërin kundër asaj padrejtësie me at flamur, dukej se i ngrohte - kishin mbështjellur trupin dhe u rrinte bukur. Ua mesonin dashurinë për atdheun atyre që e kishin harruar e na sugjeronin që të bashkohemi e vëllazërohemi me ata që  tentonin që fara e shqiptarit mos të dukej më në tokën dardane,“Jemi shqiptare e jo jugosllav” jehonte ai zë që ndëgjohej nga çdo skutë e Prishtinës. Ishin këta studentët, ardhmëria e kombit qe s’donin ide të çoroditura në shpirtin e kombit e ranë në kontradiktë me elitën politike shqiptare që nuk i përkisnin atdheut mëmë por një ideologjie tjetër. Donin shtetin amë, traditën gjyshnore jo atë çka s’e kishin ne shpirt e zemer por virtytet e racës ilire. Jo vetëm këta të rinjë dhe të reja por edhe nënat e tyre u gjasonin nënës se Pavel Vllasovit, përsonazhit të Maksim Gorkit (Nëna), nuk i kundërshtonin por bashkëpunonin me të bijt dhe bijat e tyre për një çeshtje madhore. Marsi e prilli 81 ishin ngjarje historike që duhet shkruar me fletë e shkronja të arta. Ishin ata që i vetdjisuan një masë me të madhe se si duhet flijuar për atdheun. Atë që s’e thot fjala, atë që s’e thot syri, loti e thot. Loti sipas një krijuesi të talentuar kosovar është ishulli i dhimbjës dhe deti i nostalgjisë e shpesh me shkojn lotët për ata të rinjë dhe ato reja që ranë për tokën mëmë.

 

Bronx - New york

14-04-2011



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora