E premte, 19.04.2024, 02:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Kokaj: Shkrimi, recensimi dhe botimi i punimit shkencor (II)

E premte, 15.04.2011, 07:43 PM


SHKRIMI, RECENSIMI DHE BOTIMI I PUNIMIT SHKENCOR

/Pjesa e dytë/

 

Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

jkokaj@yahoo.com

 

Per te dhene drite, vete burimi duhet te shkelqej: Redaktime, recensione dhe shkrime te punimeve  apo zbulimeve me vlere munde te bejne vetem studjuesit me vlera  nderkombetare shkencore.

Formulimi i problemit eshte shpesh me rendesi se sa zgjidhja e tij..”

“ Ngritja e pyetjeve dhe mundesive te reja, veshtrimi i problemeve te vjetra nga kendeshikimi i ri, kerkon imagjinate kreative dhe shenon avancim real ne shkence”

 - Albert Einstein and Leopold Infeld (1938)

Vijim: pjesa e dytë:

  STILI DHE PREZANTIMI I PUNIMIT SHKENCOR

Rregullat apo çështjet kryesore

Qe në fillim dua të theksoj tri pika apo çeshtje udhëzuese të cilat janë edhe të nderlidhura  njera me tjetrën:

-Saktësija

-konciziteti

-Kjartësia

Meqë dy të parat janë mjaft të kuptueshme, nevojitet që për saktesinë të bëhet një sqarim më i hollësishëm i cili munde të shprehet në tri kërkesat vijuese:

-Gjatë shkrimit vahdimisht vendosu edhe në pozitën e dëgjuesit (lexuesit) duke siguruar faktin që ai është duke të kuptuar për ato që shkruan.

- Mos bën tejskjarime apo skjarime të tepërta që do të thotë mos tejshkruaj në mënyrë detaje për një gjë që është e kjartë, nga se mund të gjeneron monotoni ke lexuesi dhe poashtu mund të mjegullosh atë që do ta shprehish.

- Të jesh sa më i saktë: mundohu të mos përdorish shprehjet “mund të bëhet”, “zakonisht “, “ kryesisht” e ngjashëm.

 

Gjuha dhe gramatika

 

-Përdor fjalë të kjarta, që të mos jenë dykuptimëshe, simbolike, që shprehin koncepte me shtrirje apo permbajtje të gjerë, e ngjajshëm.

-Sa më pak përdor fjali të gjata. Ato mund ta bëjnë punimin e mërzitshëm për t’u lexuar dhe mund të mjegullojnë atë q do ta transmetsosh.

Preciziteti apo mospërdorimi i fjalive gjigante rrit kjartësinë, transparencën dhe elegancën e punimit. Leximin e bëje më joshës dhe miqësor për lexuesin. Fiton admirimin e recensueit apo redaktorit. Me fjalë tjera kompleksiteti është i padeshiruar gjatë shkrimit të punimit. Si shmbull marrim një shpjegim konkret nga fizika, ku në mënyrë konkrete shihet që kompleksiteti zbeh apo zvogëlon vlerën shkencore, difuzon mendimin dhe vështirëson që lexuesi të kuptojë atë që ti shkruan. Në tri mënyrat vijuese tregohet se autorët kanë studiuar zbrazjet elektrike, vëhet në dijeni manifestimi i fushës elektrike uniformike dhe jouniformike.

Mënyra parë:

Objekti i këtij punimi është të konfirmohet natyra e zbrazjes elektrike e azotit në fushë uniformike nën shtypje relativisht të lartë dhe distancë të elektrodave, e cila është gaii e njëjtë me distancën që përdoret në praktikën inxhinierike, e cila është analoge me proceset të cilat përcaktojnë kriteret për zbrazjet e gazit të përmendur më lart, si dhe përzirjve që gjenden në fushta uniformike dhe jouniformike, të cilat janë signifikante në hulumtimet dhe praktikën inxhenierike.

                                                                                                    Një fjali dhe 72 fjalë,

Mënyra e dytë:

 Zbrazja elektrike e azotit është studiuar nën një shtypje relativisht të lartë ( 760 torr) dhe në një distancë të elektrodave, e cila është tipike (1 mm), me qëllim të përcaktimit të kritereve  për manifestimin dhe origjinën e  fushave uniformike, si dhe me qëllim të përcaktimit të kritereve për paraqitjen e fushave uniformike dhe jouniformike.

                                                                                                        Një fjali dhe 46 fjalë

Mënyra e tretë:

Na studiuam zbrazjen elektrike të azotit nën shtypjen 760 torr me distancë të elektrodave 1mm me qëllim të përcaktimit të origjinës së fushës uniformike. Poashtu përcaktuam edhe kriteret për paraqitjen e fushave uniformike dhe jouniformike.

                                                                                                  Dy fjali dhe 23 +11 fjalë

Edhe ai që nuk është fizikan, kupton që mënyra e tretë është jokomplekse, është me precise, më transparente dhe më joshëse për t’u lexuar.

 

Pragrafet Efektive

 

Që paragrafet e dorshkrimit të punimit të jenë sa më efektive, propozojmë këto udhëzime:

-Pragrafi të  jetë  një  njësi organizuese  fundamentale. Të ketë cilësi të ailla që me leximin e vetëm një paragrafi, lexuesi të arrijë një njohuri konkrete. Por njëkohësisht paragrafi të jetë njësi e tërësisë, të jetë vijimësi logjike apo koherente e paragrafit të mëparshëm dhe se të indikojë apo të jetë poashtu koherent me paragrafin vijues.

-Për çdo temë logjike të  jetë  një  pragraf:  Në trupin e punimit paraqiten tema të veçnata të njëpasnjëshme të cilat janë të ndërlidhura shkencërisht dhe logjikisht njëra me tjetrën. Çdo temë apo tërësi logjike duhet të jetë në një paragraf të veçantë. Në këtë mënyrë lexuesi edhe në mënyrë vizuele përjeton faktin që duel në një temë apo tërësi logjike tjetër, e keshtu me radhe.

- Renditja pëtkatëse  dhe korelacioni apo ndërlidhja në  mes të  fjalive krijon një koherencë: Renditja e fjalive duhet të ketë një rrjedhje të natyrshme logjike. Logjika e fjalisë vijuese duhet të pasojë nga fjalija parapreke. Kurse po e njëjta fjali me logjikën e saj duhet të paralajmrojë atë që përmbanë fjalija vijuese. Kjo lidhmëri apo vijimësi formon një koherencë apo rrjedhje logjike, e cila rritë të kuptuarit, rolin shkencor të punimit dhe e bën atë të këndshëm për ta lexuar studjuesi, përkatesisht lexuesi i rëndomtë, recensenti apo redaktori.

- Përdor tranzicione në  mes të paragrafeve:  Siqë përmendëm më lart sejcili paragraf paraqet një tërësi të caktuar logjike, e cila si e atillë jep një mesazh të caktuar. Për këtë arsye edhe është një dallim bukur i theksuar në mes të paragrafëve. Rrjedhimisht lind nevoja e domosdoshme që të përdoren tranzicione me të cilat bëhet një lidhmëri e lëmuet logjike dhe arrinë të vëhet në dukje vazhdimësia apo koherenca në mes të paragrafeve. Kjo vijimësi apo koherencë ishte latente apo e padukeshme, ekzistone fuqishëm, por tani me vendosjen e tranzicioneve gjegjëse, gjallërohet, duke formuar shkallë të lartë të koherencës dhe rrjedhjes logjike në mes të paragrafëve.

- Materiali i vendosur në fillim/ fund zakonisht privilegjohet me vëmendje më të lartë te lexuesit: Jetojmë në shekullin e eksplodimit të informacioneve dhe se studjuesi apo lexuesi mundohet që në kohë më të shkurtë të mundeshme të lexojë sa më shumë paragrafe, sa më shumë punime apo tekste. Për këtë arsye zakonisht vëmendjen ai e rritë në fillim me qëllim që të kuptojë sa më shpejt atë që lexon, por ai skanon me sytë me shpejtësi më të madhe, duke u ngadalësuar në funde të paragrafit me shpresë që do të kuptojë sa më shumë apo nga frika që mos të humbi diçka pa kutuar pas kryerjes së leximit të paragrafit. Pra, pjesa e mesme e një paragrafi që përfaqëson një tërësi logjike skanohet më shpejt se sa fillimi dhe fundi i tij . Duke u bazuar në proverbin popullor ”ç’është e bukur le të shihet më tepër”, gjatë shkrimit të paragrafit duhet t’i kushtohet kujdes të veçantë sidomos cilësisë së fillimit dhe fundit.

 

Shkrimi i një paragrafi

 

Mënyra më e mirë për ta kuptuar se si shkruhet  një pragraf është shkrimi  i tij. Prandaj në vijim paraqes shkrimin e një paragrafi konkret. Pragrafi flet për një dukuri fizike .

Ekzistojnë dy mënyra shkrimit të paragrafeve:

a)      Nga poshtë -lart dhe

b)       “ Nga lart-poshtë”

Një shembull i shkrimit të paragrafit për dukurinë fizike në fjalë sipas mënyres “ Nga poshtë–lart” është i shkruar me ngjyrë të zezë të theksuar:

Sipas kësaj forme së pari bëhet  PARAQITJA DHE SQARIMI I FIGURAVE.

Ky paragraf pra, fillon me PREZANTIMIN FIGURËS:

Figura 6a-c paraqet parashikimet teorike të sinjalit të rrezstencës jolokale i cili është në funksion të  tensionit të daljes për shembujt Q2197, Q2198 dhe Q2398.

Në vijim bëhet ANALIZA E FIGURËS:

Shihet kjartë nga këto figura që rezultatet e fituarat teorike jo vetem që kanë ngjajshmëri të madhe me rezultatet eksperimentale të sinjalit të rrezistencës, po e kanë edhe përputhshmërinë kuantitative.

Për më tepër, poashtu në përputhje me eksperimentin, sinjalet e parashikuara teoretikisht janë të paktën dhjeta herë më të mëdha për regjimin p- se sa për regjimin n-Kjo është si rezultat i një diferencë më të madhe të popullacioneve të brezave të valencës-brezat (spin-orbit). Sikur se edhe në rastin e matjeve eksperimentale, me llogaritë tona torike konfirmojmë që sinjali Q2198 është shumë më i madhe se ai Q2197 […].

 PËRFUNDIMI  në fund të paragrafit:

Na përfundojmë që rezultatet  e fituara nga llogaritë teorike janë në perputhshmëri të mirë me rezultatet eksperimentale, duke konfirmuar që efekti i observuar është i nevojshëm për ISHE balistike. ( fund i paragrafit)

Në shembellin vijues është paraqitë mënyra nga Lart-poshtë e shrimit të paragrafit.

Në këtë rast FJALIA TOPIKE  e cila përfaqëson MESAZHIN KRYESOR  do të ishte si vijon:

(Fillimi i paragrafit)

Llogaritë tona numerike përputhen me rezultatet tona eksperimentale, të cilat konfirmojnë që efekti i observuar është një ISHE balistike. Parashikimet...

(I njëjti paragraf, pra menjëherë pas pikës vazhdon me  EVIDENCËN DHE SUBSTANCIMIN):

Pararashikimet teorike për sinjalin e rezistencës jolokale, i cili është në fuksion  të portes së tensionit për shembullin Q2197, Q2198 dhe Q2398 ( Figura 6a-c), jo vetëm që tregojnë një ngjashmëri të thesuar me sinjalin e rrezistencës së fituar në mënyrë eksperimentale (Figurat 3-4), por kanë edhe një pajtueshmëri kuantitative. Prandej, poashtu në përputhje me eksperimentin, sinjalet e  parapara teorike janë më të fuqishme për regjimin p-, se sa për regjimin n-, si rezultat i diferencës shumë të theksuar të populacionave të brezit të valences dhe brezave spin-orbite. Në të njëjten mënyrë sikur se gjatë rastit eksperimental Q2198 jep sinjnal më të  madh se sa Q2197. […] (Fund  i paragrafit)

Intër-rrjedhja  dhe ndër-rrjedhja e paragrafit

Në paragrafin vijues të një punimi të lëmisë së fizikës (marrë nga revista me representativë shkencore Nature, Feb 2011, doi:10 138/nature09721) më së miri shihet se si realizohet rrjedhja në brendësi të paragrafit , si dhe rrjedha apo lidhmëria në mes të dy paragrafeve:

Çiftëzimi direkt i joneve atomike në gropat e veçuara potenciale është veti çelçës e projektit për implementimin e simulimeve kuantike.… [ LIDHJA E TRASIZIONIT BRENDA PARAGRAFIT, NË MES TË FJALËVE “ KUANTIKE… DHE... NË ANËN TJETËR” BËHET  KËTU ME shprehjen: “Për më tepër” OSE  ME SHPREHJEN “ NË ANËN TJETËR”].

….Në anën tjetër, mund të vërtetohet çiftëzimi, mund të zbatohet në metrologji dhe senzime.… [ SHPERHJA E CILA KËTU MUND TË BËN LIDHJEN INTERNE ËSHTË “PËR SHEMBULL”]… Për shembull, mund të zgjerojë mundësitë e spektroskopisë kuantum logjike për rastin e ioneve, të cilat nuk mund të kapen apo kurthohen në të njëjtën gropë potenciale… Çiftëzimi mund të fitohet ose në përmes të elektrodave të përbashkëta, ose në mënyrë direkte me anë të bashkëveprimit Kulonik

Këtu fillon paragrafi i ri me shperhje të njëjtë që përfundoi paragrafi paraprak:

Potenciali Kulonik i bashkëveprimit për dy ione të kuthuara a dhe b, me ngarkesa q0 dhe qb si dhe gropat potenciale të veçuara për një distancë s0 shprehet me formulën:

                                              Formula

[Nature, Feb 2011, dol:10.1038/nature09721]

-Vijon-



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora