E marte, 23.04.2024, 03:05 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çka duhet (duhej) të bëj Kosova në këto bisedime!

E enjte, 14.04.2011, 07:58 PM


Çka duhet (duhej) të bëj Kosova në këto bisedime!

 

Nga FAIK KRASNIQI

 

Në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kosova hyri pa asnjë kusht, vërtetë për çudi kur dihet se Serbia që një kohë të gjatë është duke luajtur rolin e viktimës, ndërsa në realitet Kosova ishte viktimë e luftës dhe e pasluftës. Kosova do të duhej që së pari të ulet në tavolinën e bisedimeve sikur të barabartë(nuk është). Kjo është paaftësia e Qeverisë tonë që është futë në këto bisedime pa asnjë kusht. Kushti i parë do të ishte njohja reciproke e të dyja vendeve, e pastaj të futej në bisedime, kështu që do të ishim të barabartë në këto bisedime.

Kosova do të duhej të ja bëj me dije Serbisë se kushti për bisedime është edhe kërkim falje për viktimat e luftës. Në këto bisedime, Kosova duhet të bisedoj për dëmshpërblimet e luftës (në të gjitha aspektet, që nga helmimet,të burgosurit politik, dëmet e luftës si në njerëz dhe në gjëra materiale, si dhe për të gjitha viktimat e paraluftës dhe luftës  në forma të ndryshme).

Kosova duhet të detyron Serbinë që në këto bisedime t'i shpërbëj të gjitha strukturat paralele në Kosovë. Kosova duhet që me të njëjtat kërkesa të del edhe për Kosovën Lindore (nëse serbët kërkojnë të jenë të priveligjuar, atëherë këto të drejta duhet t'i kenë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore). Kosova duhet të kërkoj të drejtën e pasurisë së ish Jugosllavisë që kanë marrë Republikat tjera (kur dihet se borxhet ja kanë ngarkuar Kosovës, atëherë duhet edhe pasurinë me nda ). Kosova duhet të kërkojë tregtinë e lirë në Rajon ose të njëjtën bllokadë duhet ja bërë Serbisë, ku të njëjtën gjë Serbia ka vite që po ja bën Kosovës. Kosova duhet të kërkojë një afat për përmbushjen e kërkesave të saja, në të kundërtën Kosova duhet të merr masa të njëjta sikurse Serbia. Kosova duhet ta ketë parasysh që mos të hezitoj për bisedime se nuk e kemi për nguti, sepse Serbia kërkon me ngulmë të bisedoj vetëm sa për sy e faqe në mënyrë që të merr Statusin e Kandidatit për BE, andaj Kosova duhet të ketë kujdes sepse krejt kjo do të jetë vetëm një show serb para bashkësisë ndërkombëtare. Rreziku po na kanoset që prej këtyre bisedimeve  Serbia të na grabis një pjesë të territorit, përkatësisht veriun e Kosovës, që përbën 15 për qind të territorit të përgjithshëm të Kosovës.

E nëse Serbia do të donte që të bisedonte për Veriun e Kosovës ( por unë mendoj që Serbisë më shumë është duke i konvenuar që veriut të Kosovës t'i jepet autonomi, sesa ta shkëpus atë pjesë të territorit, sepse në këtë mënyrë Serbia do të ishte gjithmonë faktor në çështjet e brendshme të Kosovës, dhe kur t'i teket përmes veriut  do ta destabilizonte Kosovën), atëherë Kosova do të duhej jo vetëm që ta shtronte në bisedime çështjen e Kosovës Lindore( Luginës se Preshevës), por të shkonte edhe më larg, të shtrohej në bisedime edhe Sangjaku i Nishit të Toplicës.

Gjithmonë duhet të kërkosh më shumë në mënyrë që të marrësh atë që e ke në synim.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora