E premte, 29.03.2024, 01:59 AM (GMT)

Kulturë

U hap ekspozita e piktorit Emrush Xhemajli

E enjte, 14.04.2011, 06:00 PM


Piktura me motive nga mesjeta dedikuar Artanës (Novobrdës) të piktorit Emrush Xhemajli, janë ekspozuar të mërkurën në ambientin e komunës së Artanës. Me një fjalë përshëndetëse piktori Xhemajli falënderoji të pranishmit duke theksuar se, atë që ka dashur të tregoj, e ka pasqyruar në punimet e tija, në të cilat dominojnë ngjyrat e ndezura, si gri, blu, e kuqe, të cilat në vete kompozojnë lojë ngacmuese, depërtuese dhe estetike për të pranishmit. Ndërkaq, kritiku i artiti Ilir Muharremi i cili njëherësh ka shpalosur anën teorike të punimeve tha: ““Piktori Emrush Xhemajli në artin e tij individual nuk sjell vetëm parajsën ose ferrin, shpirti i tij është i prekur nga lashtësia e cila dikur kishte ndriçuar dhe ishte tejet funksionale. Kullat, infrastrukturën mesjetare të Novobërdës, funksionin e saj ideal, artisti Xhemajli e ringjalli në peizazhet e tij të cilët posedojnë ritëm, perspektivë, kompozicion dhe formë më trajta të ndryshme”.  Sipas Muharremi, Koloriti dhe hulumtimi i tingujve të ngjyrave të ndezura, demaskojnë psikologjinë postmoderne, edhe pse e kaluara përvishet si një valë e dhunshme  dhe shenjat na tregojnë që e kaluara ekziston ajo nuk është pjesë e hiçit, por ndihma për tu ngjitur në shkallët e së ardhmes, dhe këtë të kaluar të fuqishme me një bazë të qëndrueshme, piktori Xhemajli e paraqet përmes kullave, të cilat po të vështrohen mirë nuk janë statike, por lëvizëse dhe të puqura mirë me horizontin i cili pushtohet nga nuanca blu e ftohët dhe të njëjtën kohë krijon lojë me të bardhën, e cila simbolizon plisin, pastërtinë, qefinin e Rugovasëve etj”. “Sido që të jetë, trajtimit të peizazhit i qaset me bindje se nëpërmjet të tij mund t’i shpreh ndjenjat e veta vizionin e hapësirës të pa fund e cila nuk na paralajmëron për ndonjë pikënisje” tha Muharremi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora