E enjte, 25.04.2024, 09:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Libër i ri nga Muharrem Kurti - "Dritë e zezë"

E enjte, 14.04.2011, 07:56 PM


Nga Tahir Bezhani:

 

-Libër i ri nga Muharrem Kurti:

 

‘’DRITË E ZEZË”- tregime

 

Këto ditë  doli nga shtypi libri më i ri i krijuesit të spikatur gjakovar,Muharrem Kurti,me titull “Dritë e zezë”;tregime.

Libri u shtyp në shtypshkronjën “Litografia, botues,Klubi letrarë “Gjon Nikollë Kazazi”-Gjakovë.

 

Libri “Dritë e zezë” është përcjellur me një shkrim të thukët nga poeti e kritiku letrarë,z.Halil Haxhosaj,i cili njëherit është edhe redaktor i librit në  fjalë,ndërsa recensent,Mr. Engjëll Berisha,

krijues nga Gjakova.

 

Muharrem Kurti,deri me tani është i njohur për opinionin si poet,nga se është autor i tri përmbledhjeve me poezi:”Gjelbërim natën”,”Lutja e kthimit”dhe “Lotët e luleve”,vepra këto të mirëpritura nga lexuesit dhe të vlerësuara mirë nga kritika letrare.

Tani,ky poet,del para lexuesve me prozën tregimtare,libër me titull simbolik,”Dritë e zezë”.Titulli i librit të paralajmëron për një libër cilësorë dhe joshës për lexim,i cili lexuesin e mban pranë vetës deri në mbarim lexim.

 

Ky libër me tregime është i ndarë në tre kapituj(çerthuj):

”Llahtari”,”Dritë e zezë”dhe “Perlë zemre”.Secili nga këta çerthuj përmbahet nga katër e pesë tregime. Tregimet kanë tematikë të veçantë dhe të mbajnë lidhur me ngjarjen që trajtohet. Kjo vjen si rezultat i një diapazoni të gjerë i njohurive tematike që ka autori,apo vet potenciali krijues i autorit,i cili rrëfimet e veta i nxjerr nga rrënja e shpirtit si përjetim dhe ua dhuron lexuesve  si  art që merr pa dyshim,konotacion universal. Pra,z.Kurti,më këtë libër, pa dyshim se ka prekur majën artistike në prozën tregimtare.

 

Çka përmbajnë tregimet e z.M.Kurti?

 

Përgjigja është e skalitu në përmbajtjen e katërmbdhjet tregimeve të këtij libri,ku faktori kohë e hapësirë janë si preokupim i autorit si në poezi ashtu në prozë .Lufta e fundit në Kosovë është tema bosht tek autori Kurti i cili nuk mund t’i shmanget edhe për një kohë të gjatë nga se e ka përjetuar vet,në thellësitë e veta shpirtërore,me sytë e vet e ka parë llahtarinë e armikut shekullorë,barbarinë dhe shkretimet që linte pas veti ushtria serbosllave .Aspektet e luftës janë të trajtuara në mënyrë të veçantë dhe shumë prekëse por edhe me një realizëm të pa kontestueshëm.

Ja një fragment te tregimi”Tmerr lufte”:

“Sa viktima duhej të ndodhnin që të plotësonin rregullin e luftës?Lufta të le pa njerëz vendin,prandaj...Armiku ynë po na masakron për herë të tretë  brenda një shekulli pa i dhënë askujt llogari”...

 

Ose fragmenti tjetër i rrëfimit kur ushtarët serbosllav  përmes radiolidhjeve të tyre,në momente kur kalonin kolona shqiptarësh për të ikur në Shqipëri:

 

“Pas një ore vjen një masë e madhe shifrari,rreth njëzetmijë veta Dy-treqind i qoni menjëherë në plumb.

-Kuptuat?”

Me këso ngjarjesh prekëse të rrëfyera artistikisht nga autori i librit,

lexuesi mbetët i mahnitur dhe se padyshim,secili do përjetoi rrëqethje nga se peripecitë e luftës ishin dje e jo para një shekulli. Nuk guxojmë t’i harrojmë sepse do na dënoj rëndë historia. Zaten ky është edhe qëllimi i autorit të librit kur ka trajtuar këtë temë.

 

Krijuesi Muharrem Kurti,është një zë i veçantë i cili përmes krijimeve të veta,si në prozë ashtu në poezi,sulmon hapur shtresat e udhëheqjes politike në vend .Ai edhe përmes këtyre tregimeve godet ashpër  nomenklaturën politike e cila nuk çan kokën fort për gjakun e derdhur në luftën e fundit. Më së miri dhe hapur e vërejmë këtë mllef te tregimi “Varret”,ku autori përmes nënës së vdekur,nxjerr porositë nga të rënët për lirinë e këtij trualli. Është ky momenti më artistik i   imagjinatës  krijuese të autorit për të nxjerr porositë dhe amanetet e atyre që dhanë jetën për atdhe,për të sulmuar padrejtësinë,korrupsionin e çdo të keqe që i ngjanë shoqërisë sonë në zhvillim. Ky nivel artistik që mundëson autori,lexuesin e le pa frymë dhe vështirë që ndalet loti kur lexon këto rrëfime.

 

Kemi një tablo shumë karakteristike edhe te tregimi “Letër nga Gjakova” ku autori me një ndjenjë të veçantë përshkruan,përmes protagonistëve të tregimit,situatën kur ishin ikur nga vendlindja  jashtë atdheut e kishin krijuar martesa me çfarëdo lloj femrash neper botë për të mbijetuar situatat e krijuara në vendlindje. Por me një mjeshtri prej autori e krijuesi të përsosur,përmes letrave,fton rininë të rikthehet në vendlindjen e dashur ,se i pret krahëhapur.

 

Me elegancë e stil modest,pa kurrfarë bumi,përshkruan thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptarë,duke përshkruar se si” në Gjakovë vijnë fugonat nga Tropoja e Hasi i Shqipërisë,dhe zhvillojmë jetën  bashkërisht,” ndërsa ishte e ngulitur në mendje  se kufiri ishte i larë me gjak për pesëdhjetë vite me radhë.

 

I tërë libri “Dritë e zezë” e krijuesit Muharrem Kurti,është i ndërtuar me një kompozicion  të harmonishëm,ngjarjesh të ndryshme në hapësirë e kohë ,të përshkruara me një stil elegant e ndjeshmëri shpirtërore që në realitet i japin vlerë librit .Duke vrenjtur këto gjëra esenciale në libër,me të drejtë thotë redaktori i librit,z.Halil Haxhosaj”dhe kjo bëhet duke u veshur me petkun e artë të shprehjes letrare të tregimit,e cila del triumfuese në secilën qelizë të mirë e të virtytshme të jetës.”

 

 Tregimet erotike në ciklin e fundit “Perlë  zemre”,tregojnë fuqinë krijuese të autorit dhe se janë si një kumt i një jete te re e plot dashuri pas një mori  vuajtjesh . Tregimet e tilla janë të një rëndësie te veçantë dhe sjellin hare e kreativitet shpirtërorë në jete. Jeta i ka të gjitha ,gëzimet dhe hidhërimet që pjesëtohen në ditë muaj e vite.  Prandaj tregimet në pjesën e pasme të librit me përmbajtje erotike,përjetime të jetës studentore,vijnë si drita pas terit në librin e Kurtit ku lexuesi  mund të gjejë vetën në ndonjërin nga tregimet dhe të ndihet i freskuar pas leximit...

 

Krejt në fund,do shprehi mendimin se tregimet e librit në fjalë,të autorit Muharrem Kurti,kanë elemente  për të gjetur vend edhe në literaturë shkollore,me qe elementet e cekura rigjenerojnë kujtesën për historinë tonë dhe kanë bërthamën edukative në proces mësimorë për gjeneratat që vijnë.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora