E enjte, 25.04.2024, 04:04 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: A po na mashtron Europa?!

E enjte, 14.04.2011, 07:59 PM


A PO NA MASHTRON EUROPA ?!

 

Nga Dibran Demaku

 

Ditëve të fundit, pasi tashmë kanë filluar bisedimet Kosovë-Serbi,politikanë të ndryshëm europian deklarojnë se  bisedimet në fjalë nuk janë kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

 

Sipas praktikës së  mëparshme të integrimeve të shteteve të ndryshme në Bashkimin Europian ka qenë si kusht që ato vende që synojnë një integrim të tillë të kenë marrëdhënie të mira me vendet e tyre fqinje.Me fjalë të tjera si parim për pranim në bashkësinë e madhe europiane,por edhe si kusht i çdo shteti ka qenë që shteti kandidat mos ta ketë asnjë mosmarrëveshje me vendet fqinje.Kjo shul e shqip do të thotë që shteti aspirant për në Bashkimin Europian duhet së pari që t`i plotësojë kushtet e sipërthëna e tek pastaj ta paraqes kandidaturën e vet.

Por,si duket parimet e cekura më lartë në kohë të fundit sikur kanë ndryshuar.Ose sikur ato parime nuk vlejnë njësoj për të gjitha vendet aspirante.Themi kështu sepse kemi përshtypjen se sikur parimet në fjalë nuk vlejnë edhe për Serbinë.Serbisë në kohë të fundit i bëhen favore të ndryshme nga Bashkimi Europian,qoftë edhe duke i shkelur parimet që ai vetë i ka percaktuar.

Dihet botërisht se Serbia dhe politika e saj fashiste në kohë të gjatë e sidomos në dhjetë vitet e fundit të shekullit që lamë prapa ishte inspiruesja dhe ndezësja e ballkanit.Në emër të hegjemonizmit serbomadh ajo i ndezi flakë trojet e ish Jugosllavisë.E filloi me Slloveninë,për ta vazhduar me Kroacinë dhe Bosnjen e Hercegovinën dhe në fund me Kosovën.Dhe në të gjitha ato luftëra,përvqe dëmeve ekonomike që u shkaktoi vendeve në fjalë ajo është përgjegjëse edhe për humbjen e qindra mijëra jetëve njerëzore të pafajshme.Dhe si fajtore dhe përgjegjëse për të gjitha krimet  që i bëri ajo mori edhe dënimin e merituar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,nga Bashkimi Europian dhe e gjithë bota demokratike.Ajo u bombardua nga Nato dhe u detyrua që të largohej nga Kosova si okupatore dhe si humbëse e luftës.

U besua dhe u shpresua se Serbia pas kapitullimit do të braktiste politikat e saj serbomëdha ,apo thënë shkurt u besua se ajo do të demokratizohej.U shpresua se ajo do ta linte prapa historinë e hidhur dhe armiqësitë me fqinët e saj dhe tash e tutje ajo do të bënte politikë demokratike dhe racionale ndaj shteteve të dalura pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

Por,derisa në njëfarë mase ajo,pra Serbia,u pajtua që ishe republikat jugosllave të ecnin të pavarura në rrugën dhe ardhmërinë e tyre,një gjë të tillë nuk e akceptoi edhe për Kosovën. Në raport me Kosovën ajo,Serbia,edhe sot e gjithë ditën vazhdon politikën e mëparshme,politiken e hegjemonisë,politikën e ndezësit të ballkanit,politikën e Sllobodan Millosheviqit.Edhe dymbëdhjetë vite pas çlirimit dhe tri viteve të pabarësisë së Kosovës, Serbia Kosovën ende e konsideron si pjesë integrale të saj?!Dhe këtë politikë të Serbisë në mënyrë të heshtur sikur e përkrah edhe Bashkimi Europian?!

Politikanët e ndryshëm serbë qoftë në Beograd,qoftë në Bruksel,kur takohen me politikanë apo diplomatë të ndryshëm europian,Kosovën ende e përmendin me togfjalëshin e Millosheviqit („Kosova dhe Metohija!).Dhe politikanët e diplomatët europian heshtin! Dhe janë po ata politikanë apo diplomatë që vijnë po nga ato shtete europiane dhe e dijnë se qeveritë e vendeve të tyre e kanë pranuar Kosovën si Shtet të pavarur dhe sovran!Një dualizëm i tillë,për të mos thënë një politikë e tillë dyfytyrëshe europiane,është për çdo kritikë!

Parimisht që kur ekziston shoqëria njerëzore,çdo shtet që ka bërë luftë agresore dhe të padrejtë ndaj një vendi tjetër,pas përfundimit të luftës,nxitësi dhe agresori i asaj lufte është ndëshkuar.Dhe dënimi ka zgjatur deri sa ai shtet e ka pranuar se ka bërë luftë agresore dhe të padrejtë.

Vetëm me Serbinë po ndodhë një presedan.Ajo në vend që të dënohet,nga Bashkimi Europian po favorizohet.Serbia edhepse botërisht dihet se ka shumë probleme të hapura me Kosovën( ajo edhe sot e gjithë ditën deklaron para diplomatëve europian se Kosova është pjesë integrale e saj?!) ftohet po nga ai Bashkim Europian që ta parqes kërkesën për  pranim ?!

Në anën tjetër po ai Bashkim Europian e fton Kosovën që të ulet dhe të bisedojë me Serbinë për problemet e hapura?!E nuk do ta pranojë se problem i hapur për Kosovën dhe edhe për Bashkimin Europian është vet Serbia!Është vet Serbia dhe politika e sa jo racionale!

Ditëve të fundit,pasi tashmë kanë fillur bisedimet Kosovë –Serbi, politikanë të ndryshëm europian deklarojnë se bisedimet në fjalë nuk janë kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian?! Nëse këto bisedime nuk qenkan kusht për integrimin e Serbisë atëherë përse zhvillohen ato?! Apo për sytë e zez të Serbisë?!Nëse problemet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk qenkan arsye që Serbia mos të integrohet në Europë,atëherë përse bëhen ato bisedime?! Athua ato bisedime bëhen vetëm sa për sy e faqe?! Apo sa për t`i qitë hy syve opinionit europian dhe për t`i thënë se ja Serbia është shndërruar në një vend demokratik,sepse po bisedon me Kosovën?! Në këtë mënyrë mos vallë Europa pa na qet hi syve ne shqiptarëve.Apo thënë shkurt:A po na mashtron Europa?!...

Kohë më parë  diplomatë të ndryshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prononcimet e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë kanë deklaruar: Sa u perket integrimeve të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian ato duhet që të pranohen në të njëjtën njësi kohore! Sepse po ndodhi që së pari të pranohet Serbia,atëherë rruga e Kosovës për në Bashkimin Europian thuja se do të jetë e mbyllur,sepse Serbia ashtu siç deklaron se nuk do ta njohë kurrë Kosovën e pavarur,ashtu do të deklarojë se  për Kosovën nuk do të ketë kurrë vend në Bashkimin Europian! Dhe nëse kështu deklarojnë diplomatët amerikanë në raportet e tyre atëherë përse mos  t`u besojmë ne shqiptarët?!

Shteti dhe kombi amerikan në vijimësi e sidomos në njëzetë vitet e fundit e kanë përkrahur kombin shqiptar.Dhe i janë gjendur afër këtij kombi në ditët e tij më të vështira. Sepse siç e tregon edhe praktika shteti dhe kombi amerikan është afër çdo kombi që aspiron  lirinë dhe drejtësinë universale...



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora