E marte, 23.04.2024, 10:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Doli numri i ri i revistës “Metafora”

E merkure, 13.04.2011, 06:56 PM


Ditë më parë ka dalë nga shtypi numri i ri i revistës “Metafora”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në këtë numër, që është i pari për këtë vit, kanë gjetur vend shkrime të lloj – llojllojshme, ndërsa vend me rëndësi zënë shkrimet nga manifestimi i LSHK – s, takimet e shkrimtarëve dhe protagonistëve, të cilët morën çmime letrare. Një vend me rëndësi zënë shkrimet kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Esad Mekulit, pastaj për Jusuf Gërvallën e shkrime të ndryshme. Revista hapet me një shkrim të akademik Rexhep Qosjes kushtuar jetës dhe kontributit që dhënë poeti dhe njeriu, i cili ndërtoi rrugët kulturore në Kosovë, Esad Mekulit të titulluar “Poeti i tokës sonë”.  Përveç shkrimit të Qosjes, në këtë numër gjejmë edhe shkrime tjera për këtë doajen të kulturës sonë, si shkrimi i Isak Shemës “Kosova në poezinë e Esad Mekulit”,  Ramiz Kelmendit “Letërsia në Kosovë doli nga mëngët e Esad Mekulit”,  Myrvete Dreshaj – Baliut “Esad Mekuli dhe revista letrare Jeta e Re”,  Vehap Shitës “Kontributi i Esad Mekulit në fushën e përkthimeve letrare”, etj. Shkrimet për Jusuf Gërvallën, si “Marthonomaku i lirisë” nga  Abdyl Kadolli,  “Dimensioni krijues i Jusuf Gërvallës” nga Myrvete Dreshaj – Baliu, “Rruga letrare e Jusuf Gërvallës” nga Kadri Rexha. Pastaj në revistë vijnë shkrime dhe poezi kushtuar heroit të gjallë Adem Demaçi,shkrimet  për  krijimtarinë e Rexhep Qosjes, fitues i çmimit “Pjetër Bogadani” dhe fituesit të çmimit “Esad Mekuli”, shkrimtari Rexhep Hoxha. Po ashtu në përvjetorin e 80 – të të shkrimtarit Ramiz Kelmendi shkruajnë Akademik Rexhep Qosja “Figurë emblematike e letërsisë”, “Një jetë me artin e letërsisë” nga Shyqri Galica, “Ramiz Kelmendi, 80 vjet të shkrimtarit tonë” nga Zymer Neziri etj. Vehbi Bexheti prezantohet me shkrimin “Fishta – figurë madhore e kulturës kombëtare”. Janë prezantuar edhe një sërë poezish nga autorët tanë të njohur dhe të huaj. Ndër ta edhe Frederik Reshpja,Vera Istrefi, Jusuf Gërvalla, Ndoc Papleka, Avni Dehari, Behram Hoti, Zeqir Gërvalla, Mexhid Havolli, Shefqete Gosallci, Nexhat Rexha, Pablo Neruda, Leon Felipe, Maram al Masri, Abdullah Konushefci, Drenusha Zajmi-Hoxha, Miradie Ramiqi, Shqipe Hasani, Vlora Kozhani, Shefqet Rexhepi,Qëndresa Prapashtica, Mimoza Ahmeti, Moikom Zeqo, Ejup Ceraja, Rizah Haziri, Gjon Gjergjaj etj. Po ashtu me krijimet e tyre në prozë prezantohen edhe Jusuf Gërvalla, Ali R. Berisha,Riza Greiçevci, Avdi Ibrahimi etj. Po ashtu, redaksia e “Metaforës” në këtë numër ka përshirë dhe disa recesione. Në fund të revistës në kopertinën pasme prezantohet Abdyl Kadolli me poezinë e tij “Kapedani i Gallapit” kushtuar heroit të kombit Zahir Pajazitit.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora