E shtune, 20.04.2024, 07:27 AM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Shkelja e Kushtetutës dhe e Kulturës

E merkure, 13.04.2011, 07:59 PM


Shkelja e Kushtetutës dhe e Kulturës

 

Nga Krist Gjinaj

 

"Në fundin e shek. XV ,siç pohon Fan Noli,Shqipëria ishte në shumicën e saj katolike romane me 18 seli ipeshkvnore,disa prej tëcilave kishin histori të pandërprerë që nga agimet e krishtërimit" (Noli)

 

Mbrojtja e vlerave kulturore  kombtare  duhet të jetë një detyrë morale aq edhe njerzore për cdo shqiptarë kudo që ndhodhet.Cdo kush duhet të dij se si Shqiperia poashtu edhe Kosova janë shtet laike , e në laicizem , ndahet shteti nga feja .

Mirpo, shteti në keto raste po ndahet po jo edhe kreret e shtetit, sepse ata shkojn dhe bejnë lutje nen xhamit e Sulltanve vetem e vetem për të dëshmuarë dashurin turko-shqiptare.

Në mënyren e hapur , këta "ministra " bejnë shkeljen e Kushtetutes por edhe shkeljen e historis kombtare shqiptare, e kush shkel histori , gjuhë e komb ai në popull quhet tradhtarë i popllit.

 

Për Laicizmin Ismail Kadare shkruan :

 

"Si rrjedhojë e kësaj, shteti shqiptar duhet të marrë masat për të njëmendësuar autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare. Gjithmonë në këtë vazhdë, si rrjedhojë e faktit që kombi shqiptar ka tre besime dhe katër komunitete fetare shteti shqiptar duhet të sigurojë me Kushtetutë ndalimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në aleanca ose liga fetare, ngaqë çdo aleancë e tillë bije ndesh me parimin bazë të laicitetit të Republikës dhe vë në pozitë diskriminuese dhe përjashtuese besimet e tjera.

Shteti shqiptar duhet të ritheksojë parimin e laicitetit të Republikës, duke e bërë të qartë se feja është e ndarë nga shteti dhe nga politika. Vendi ynë ka zgjedhur rrugën dhe orientimin e vet drejt familjes së tij natyrale, familjes së popujve europianë. Ai bën pjesë sot në aleancën dhe luftën kundër terrorizmit, kësaj flame që është e drejtuar kundër gjithë botës dhe kundër gjithë besimeve. Vendi ynë modest ndodhet, tani për tani, në atë zonë që quhet si oborri i jashtëm i Europës. Vendet që ashtu si ne janë në pritje, i ofrojnë kontributet e tyre shtëpisë europaine. Kontributi ynë, harmonia fetare, është mesazhi më i qartë i miqësisë e i mirëkuptimit që Shqipëria i dërgon sot familjes së popujve." (Fjalimi i mbajtur nga Ismail Kadare në konferencën e organizuar nga Qendra për të drejtat e Njeriut dhe Presidenca.Viti 2003 )

 

Në Kushtetuten e Kosoves lexojmë:

 

Neni 8  [Shteti Laik] 

Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

 

Kështu shkruan por a i përmbahet laicizmit "ministri " i Kosoves.

Të gjithë jemi deshmitarë të asaj kur Hashimi së bashku me Erdoganin dhe udheheqes të tjerë moren pjesë në inagurimin e xhamis së kasapit më të madhë të shqiptarve  Sulltan Fatihut i cili simbolizon renjen e Shqiperis me gjakderdhje nen sundimin osman pas vdekjes se Gjergj Kastriotit.

Por, rrethë kësaj për shtyp Erdogani do të deklarohet se nuk do të përfundon asgjë më kaq dhe Turqia do të rikonstruoj shumë objekte  kulturore në Kosovë.:

 

"Ne, përmes Agjencionit Turk për Rindërtim dhe Zhvillim - TIKA, jemi të interesuar që të bëjmë rikonstruimin e një varg objektesh kulturore dhe historike që do ta bëjnë këtë vend edhe më atraktiv dhe pikë graviteti për sa i përket aktiviteteve kulturore."

 

Cfarë objektesh kulturore ka Turqia në Kosovë ??!!

Ato objekte që këta qoroditsa i quajnë kulturë , janë objektet e një sundusi dhe një gjakatari që  mblodhi koka shqiptaresh,edhe pse nuk u ngop me aq , por kokat e shqiptarve i dërgoj edhe në Stamboll si deshmi që kan pre e sa  shumë kan pre shqiptarë.

Turp për "Qeverin " zagarllake që nuk din asgjë para hundes së vetë, por mbahet me turkun sepse i përkasin të njejtes ideologji islame.

Qudi se pse Armenet nuk i ndertojnë një permendore turqve si shnbjë "respekti " për dhunen e ushtruar ndaj tyre.

Jo, ata Jo, sepse janë popull më i vendosur sesa shqiptaret, sepse aty u grinë dhe u vranë me shumë se 1.4 milion Armen për një kohë të shkurter nga Turiqt .

Turiqa e cila akoma nuk i respekton të drejtat e qytetarve të vetë  qoftë për kombsi, fe, ideologji etj , vjen në Kosove por edhe ne Shqipri dhe mbushë token Arbnore me xhamia të  sulltanave.

Eh...popull o popull.

Të pakten Ju pse po heshtni, ju rini që keni potencial dhe mundesi , ju popull , pse po heshtni tash kur  cdo gjë është e lirë.

Kur arkeologet turq në Shqiperi  gjeten  fakte ne rrethin e Fanit , këto fakte i hudhen në erë para dy vitesh vetem që të humbin gjurmen e historis shqiptare.

Sigurishtë se udheheqesat e Kosoves e të Shqiperisë që i bejnë nder Turqis dhe  Sulltanit janë bazuar ne librin "Shqipëria në historinë osmane" të autorir Sulejman Kylce i cili Gjergj Kastriotin e shpall si një Skenderbe "turk"

Shenim: Sulejman Kylce me origjinë shqiptare nga Luma, ka qenë adjutant i Shemsi Pashës, boshnjak shqiptar, besnik i sulltan Hamitit II dhe i emërruar prej tij komandant divizioni me detyrë për të ruajtur qetësinë në Kosovë. Vetë autori, i cili ka mbaruar Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe ka qëndruar në Shqipëri me detyra të rëndësishme që nga viti 1905 deri në ikjen përfundimtare të turqve nga Shqipëria në vitin 1913.

Vetem fjala  për të ruajtur qetësinë në Kosovë tregon mjaft se sa dashamirës kan qenë turiqt ndaj shqiptarve.

 

Në kushtetuten e Kosoves shkruan :

 

Neni 9  [Trashëgimia Kulturore dhe Fetare]  

Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare. 

 

Nese i përmbahi kësaj Kushtetute,atehere cilat janë trashegimit kulturore të shqiptave të Kosoves, a mos mendoni se xhamiat e sulltanve janë trashegimi e shqiptarve të Kosoves dhe këto të i futen në kokë shqiptarit 

Jo nuk janë xhamit trashegimi kulturore -shqiptare, ato janë pjesë e një sundusi dhe një vrasesi.

Ku është rujtja e trashegimis fetare, ku është trashegimia fetare e martirve të parë të krishterimit, ku janë kishat e vjetra katolike dhe ortodokse të shqiptarve.

-Pse s´i kërkoni kishat e zapuara nga serbet si pronë e tyre.

-Pse nuk i shembni xhamiat të ndertuara mbi themelet e kishave katolike.

Kështu ruhet prona kulturore , sepse me xhamia nuk mund të  delni para botes dhe të thuani se ato janë pronë e kultures shqiptare,sepse në ketë menyrë i bie sikur të ishim ardhacak nga Turqia , edhe pse dikur llogariteshim si pjesë e perandoris osmane, me ose pa deshirë.

Perse nuk e meremetoni kishen e vjeter Ilire të gjetur ne Grykë (ish Sllakofc ) të Vushtrisë.

Ku janë themelet e gjitha kishave të rrenuara ndër vite e shekuj,kisha që ishin të ndertuara në cdo pëllemb të tokes shqiptare.

Do t´i sjelli vetem disa nga rrethi i Drenices prej nga është "ministri " Hashim Thaqi që futet neper xhamija të sulltanave në këto ditë edhe pse e shkel Kushtetuten me veprime të tilla.Mos i bjer shkelem historis dhe prejardhjes tende të krishter.

 

Disa të dhena nga Drenica:

 

Abria e Ulët -Arat e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës, e sipas popullit, aty ka qenë një kishë e vjetër katolike.

Aqarevë - Kisha, Kroni i Kishës, Kodra e Kishës. 

Abria e Epërme - Kodërgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurët e Kishës . Melimeri-arë e mbjellur me mel .

Arllati - në lagjen e Xhamisë kishë e vjetër iliro-shqiptare. Afër kësaj kishe janë gjetur varreza të moçme me skelete të varrosur në' mënyrë horizontale.Arqipeshkv Pjetër Karagiqit në vitin 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Orlatti me 5 shtëpi të besimit katolikë .

Baks -Kisha, Lugu i Kishës.

Baica - Në Arat e Kishës, janë zbuluar gjurmë të varrezave të vjetra, dhe një bunar i vjetër.

Baica e Kolshit - Gjenden themelet e një kishe shqiptare parabizantine, Livadhi i Kishës me shtëpi banimi.

Beçiqi -varreza të moçme, dhe dikur ka pasur kishë ku ka mbetur mikrotoponimi Livadhet e Kishës.

Çirez - Arat e Kumbullave, ka ekzistuar një kishë parasllave. Është gjetur çelësi i saj , pjesë të qeramikës, unazë ari etj.

Divjaka - Në vendin Zabeli i Madh ka varreza të moçme.Mikrotoponimet Rogat e Kishës, Livadhi i Kishës dhe gjurmët e kishës iliro-shqiptare.

Damaneku - Sipas popullit, banori i parë i këtij fshati ka qenë Dom Nika, prej të cilit fshati mori emrin.

Dobrasheci - Lugu i Kishës, Livadhet te Kisha, Vorret e Moçme. Janë dy kështjella që në popull njihen si gjytete. Arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, shkruan se ndihmësi i don Mikel Sumës, viziton sakramentet në qytetin e Prishtinës dhe fshatrat përreth, në mesin e tyre edhe fshatin Dobroscivzzi me 9 shtëpi e 100 anëtarë.

Dubofci - në një gur mermeri është zbuluar një mbishkrim që mund të lexohet BCEFILLICI, në rreshtin e dytë ANVS (anus) që dmth vit, dhe në rreshtin e tretë FACIT që dmth u bë u mbarua. Në malin e Qyqavicës jo larg lagjes Manova, ka qenë një kishë e vjetër parasllave që sot dëshmohet me mikrotoponimin e ruajtur Lugu i Kishës. Arqipeshkv Pjetër Karagiqit në vitin 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Dubovzzi me 2 shtëpi e 14 anëtarë besimtarë katolikë.

Duga - mikrotoponime Kunga. Në këtë fshat kanë ekzistuar dy kisha, njëra tek vendi Kroni i Ibrit, dhe tjetra në fshat.

Fushtica e Naltë - Te Livadhet e Mëdha, është një vendbanim i vjetër dhe themelet e një kishe.

Fushtica e Poshtme - Një bunar i vjetër. Në vendin Livadhet e Kishës, janë gjurmët e një kishe të vjetër.

Galica - Arqipeshkv Pjetër Karagiqi në vitin 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Galizza me 8 shtëpi e 50 anëtarë besimtarë katolikë.

Gllanasella - Kisha, Lisat e Vorreve, Lugu i Kishës, Meraja e Nikave, Varret e Kishës, Varret e Murtajës. Në zabelin e Berishajve dhe në pronat e tyre ekzistojnë mikrotoponimet e ruajtura Kisha, Fusha e Popit etj. Në vendin e quajtur Makresh, ka qenë dhe një kishë tjetër parasllave dhe vendi quhet Lugu i Kishës. Në këtë fshat gjenden themelet e një kishe tjetër të lashtë bashkë me Varret e Kishës.

Godanci - Dy kisha shqiptare: në Llazin e Krekcave në lindje të fshatit dhe kisha tjetër në pjesën veriore të fshatit në vendin Mali i Vogël.

Gllobari - në lagjen e Isakëve ka qenë një kishë e vjetër parasllave. Në kohët antike Drenasi e merrte ujin nga ky vendbanim. Janë gjetur edhe korita të punuara nga guri.

Gjergjica - Kroni i Gjergjit, Llazi i Gjergjit, Vorret e Krushqve. Përmbi vendin mrize janë varrezat krishtere shqiptare të moçme.

Gradica - mikrotoponime Kisha e Buçës, Te Kisha, Guri i Priftit. Ndërmjet fshatrave Gradicë, Likoshan e Krasmirofc ka qenë një vendbanim ilir, që në popull quhet Gradina, e më vonë quhet me emrin Magure. Në lagjen e Dibranëve janë gjetur themele të një kishe, varreza të vjetra (eshtra). Mikrotoponimet si Lugu i Kishës, Arat e Kishës, dëshmojnë se këtu ka qenë një kishë e vjetër. Pjesën më të madhe të banorëve vendor i shfaros mortaja. Më vonë Gradica popullëzohet me banorë nga fshatra tjera. Në lagjen Dervishaj -Varret e Mortajës.

Izbicë - Prroni i Kishës *janë zbuluar themele të shtëpive, enë të ndryshme etj. Është zbuluar një varr me disa vegla pune, si shata, sëpata, myhyrë (unazë gishti) etj. Në lagjen Xhemaili gjenden themelet e një kishe iliro-shqiptare.

.Karaçica - Lisat e Vorreve, Brijat, Zabeli i Vorreve. Te Guri i Xhamisë, nën të ka qenë vendbanim i vjetër, që quhet Katunishtë. Në një pyll me lisa shumë të mëdhenj, ekzistojnë varre të moçme. 

Kastërrci - Kisha (është gjetur gur mermeri me mbishkrim, vendasit thonë "pej kohës së rimit"), Kisha (kisha e dytë pranë Starasellës). Në vendin Kryqar janë gjetur gurë me mbishkrime latine. Në këtë vendbanim janë ruajtur themelet e një kishe. Në vendin Harmoç, tani mal dhe një burim, poashtu janë gjurmët e një kishe të vjetër.

Komarani - mikrotoponime Kisha, Vorret e Kishës. Mes lagjeve Vilaj e Cakaj, tek Bregu i Kishës, janë gjurmët e një kishe të lashtë.

Korratica e Epërme - në pjesën perëndimore të fshatit gjenden gërmadhat e kishës.

Korratica e Poshtme - në pjesën jugore të fshatit gjenden varreza të vjetra me gurë pa shkrim që nuk dihet se të kujt janë.

Kishareka - në anën perëndimore ka qenë kisha që dëshmohet me themelet e saj (te thellësi së lagjes së Berishëve:kisha , bregu i kishës, varret te kisha etj

Krajkova - Kroni i Gjarpijve, Kisha e Kosmaqit, Kroni i Udhës të Kishës, Udha e Kishës. Fshati është emërtuar sipas krojeve. Në varrezat afër kishës, tek vendi Vrella e Kroikovës, ishte varrosja në këmbë. Në jug të fshatit, nën varrezat e sotme, janë varrezat shumë të moçme, me rrasa të mëdha guri. Ka qenë edhe kisha në perëndim të fshatit rrëzë malit Kosmaq dhe një mulli shumë i vjetër mbi kishë. Xhamia është ndërtuar me gurët e kishës shqiptare.

Klinë e Epërme -Bregu i Kishës, Kroni i Kishës, Ara te Kisha etj. Në vendin Grahod, mbi fshat në pjesën perëndimore ekzistojnë gjurmët e një kishe, vreshtave të saj si dhe janë zbuluar varreza me skelete.

Klinë e Mesme - në pjesën perëndimore të fshatit janë gjetur themelet e një kishe parasllave.

Klinë e Poshtme - Në vendin Illovicë, mbi rrugën në drejtim Skënderaj-Klinë e Epërme, sot, ku është pompa e benzinës, janë gjetur disa varreza të vjetra dhe një gur me kryq karakteristik, të dekoruar edhe me kryqa të tjerë në skaj të kryqit të madh.

Klladërnica - Në lagjen e Lafitajve ka gjurmë të një kishe të vjetër. Kishë të vjetër ka edhe në lagjen e Llullakëve, vendoret e quajnë Kisha e Shkive, vend në të cilin janë gjetur antikitete të ndryshme. Po ashtu në lagjen Mulaj ishte kisha parasllave, gjurmët e së cilës gjendeshin deri vonë.

Kopiliq i Epërm - Ara e Kishës, 

Kopiliq i Poshtëm - Cërkvishtat, Kisha e Bahorit, Bunari i Kishës së Bahorit. Në vendin Kisha e Liroviqe janë gjetur themele shtëpish, dhe gurë të bardhë mermeri me mbishkrime të lashta. Në vendin Vakafi, gjatë lëvrimit të tokës dalin eshtra kufomash, themele shtëpish, e vendësin kanë gjetur një kryq prej gurit. Duhet theksuar se edhe sot ekzistojnë themelet e Kishës së Millesh Kopiliqit në Llokme (në mes të fshatit), Kisha e Rimlanëve në mahallën e Kurullëve aty edhe sot dalin themele të shtëpive dhe gjurmë tjera. Në popull flitet se në Bunarët e Ilirëve në Kurull, janë fshehur dukatët që të mos t'i binë në dorë armikut.

Kleçka - Bria e Kuqe, Dardhishta, Vorret Kelmene, Guri i Vorreve, Trojet Kelmene. Me rëndësi është një ndërtesë nga koha romake, në të cilën është gjetur area ku shkruan: Iovi Maximo Tattaidati Ablaibus et Pontia cum liberis.

Krojmiri - mikrotoponime Lugi i Mis Pjetrit, Mrizi i Mis Pjetrit. Banorët e fshatit jan të një fisi - Morinë, dhe ishin fise arbëreshe ilire, dhe se kanë lindur këtu. Deri vonë ky vendbanim, në krahasim me vendbanimet e afërta ruante fenë e krishterë, dhe popullata përreth i quante "latinë". Arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi, të cilit i takon edhe fshati Cramiroza me 4 shtëpi me 40 anëtarë besimtarë katolikë. më 1769, në krojmir dhe fshatra përreth ka rënë epidemia shkatërruese e mortajës, që ka mbetur në kujtesë si vendi Varret e Mortajës. Krojmirasit asokohe, ishin përmbledhur në veçorinë e tyre historike, as kishin mbetur të krishterë të mriëfilltë as ishin konvertuar si duhet.

Kotorr - ka ekzistuar një kishë e vjetër afër Gradinës. Arqipeshkv Pjetër Karagiqi në vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës, misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të cilës i takon edhe fshati Cottori me 4 shtëpi e 20 anëtarë besimtarë katolikë. Duhet theksuar se nga viti 1846 e më vonë në këtë vendbanim u vendosën disa familje të quajtura serbe, të fiseve Kelmend, Shalë, Gash, Kuç, etj. të ardhura nga fshatrat e tjera të Kosovës dhe të Malit të Zi. Mirëpo shihet qartë se ato ishin sllavizuar dhe kishin marrë mbiemra sllavë Petroviq (Kelmend), Gjokoviq (Kuq), Kandiq (Gash), Tusiq (Gash), Rakiqeviq (Kuq), Jokoviq (Shalë).

Krasaliq - Kodra e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës. Në vendin Lugu i Kishës në lindje të fshatit janë gjetur kafka njerëzish, çka dëshmohet për varreza të vjetra.

Kuçica - në vendin e quajtur Te Kisha, gjenden themelet e një kishe ilire ose bizantine.

Leçina - mikrotoponime Arat e Kishës, Kisha e Dragëve (këtë kishë e kanë ruajtur gjithëmonë banorët shqiptarë të lagjes së afërt Dragaj), Kisha e Tolës, Kroni i Kallugjerit, Ndërkisha. Në lagjen Dervishaj ka ekzistuar një kishë e vjetër parasllave të cilën e kanë përvetësuar serbët. Kështu që kryqin e saj shumë kohë e kanë ruajtur banorët shqiptarë nëpër drithnik (në shtëpinë e Rrustem Hazirit) . Edhe në lagjen e Dragajve. në një luginë me shumë kroje, gjendej një kishë parasllave, e afër saj ka varreza të vjetra por të pastudiuara. Sipas një burimi ka qenë një kishë e vogël shumë më e vjetër se manastiri i Deviqit, për të cilën konsiderohet se më parë ka qenë kishë katolike (shqiptare). Këtu është gjetur një kryq i madh, i stolisur me flori, të cilin fshatarët e kanë ruajtur me xhelozi. Kur banorët e Kollashinit e rrëmbyen këtë kryq, shpërtheu konflikti i armatosur, në të cilin u përzinë edhe shqiptarë të tjerë në anën e bashkëvendasve të tyre dhe e kthyen kryqin në kishën e vogël. Rrënojat janë të kishës së Shën Gjonit, të shek. XIV.

Lubavec - në vendin Vojtesh janë vërejtur gjurmët e një kishe dhe varreza të moçme që janë parasllave.

Likashani - Arat e Kishës, Kisha e Makreshit, Varret e Mujës. Emri vjen nga antroponimi Likë. Në vendin e quajtur Makresh gjenden themelet e kishës së vjetër që dëshmohet edhe nga mikrotoponimet. Sot aty është tokë pune, ndërsa përpara ishte pyll.

Llapushniku - në lagjen Patërku, janë gjetur varreza ilire, ku skeletet ishin të varrosur vertikalisht .Arat e fanëve.Në këtë fshat ka varreza iliro romake.Ndërkaq në Rrafshin e Tomë Hilës,më vonë në sllavishte Gomile, sipas banorëve të vjetër ka ekzistuar një Kishëz - kapelë.Ndërkaq, Lugu i Lazërit, Mali i Tunës.Kroi i But Hilës etj janë vetëm disa nga emërtimet e vjetra. Fisi i sotëm Gashi dhe Sopi jetojnë edhe sot e kësaj dite në laramani fetare. Mbi fshat, në masivin malor. është edhe guri i quajtur Gradina- një kështjellë e lashtë - vendbanim ilir. Në këtë vendbanim të lashtë, në çdo hap mund të gjesh punime te vjetra. Tradita e Alpushit të vjetër është identike me Kroimirin.

Llausha - Te manastiri i Deviqit gjenden gjurmët e një vendbanimi të vjetër, Gradina, Gradac. Banorët e quajnë Gradina e Vojvodëve, gërmadha të një kështjelle të lashtë afër kishës së Deviçit. Në lokalitetin e fshatit janë gjetur mbishkrime në pllaka mermeri të kohës antike që dëshmon për ekzistimin e vendbanimit dardan, si: Minerva Auc (=Augusta?).Arqipeshkv Pjetër Karagiqi në vitin 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Lauscia me 6 shtëpi e 21 anëtarë besimtarë katolikë.

Marina - Gurët e Mujës, Veni i Kishës. Te vendi Bunari i Madh, në një kodrinë kanë qenë themelet e një kishe. Te Gurët e Mujës, shihen gjurmët e pesë gishtave të duarëve. Ara e Qazim Guncatit është vendbanim i lashtë.

Mikushnica - ekzistojnë mbeturinat e një kishe të vjetër parasllave, pranë një burimi të ujit. Aty ekzistojnë edhe varrezat e vjetra. Ekziston edhe një pus karakteristik. Thuhet se nën themelet e kishës gjendet një shpellë shumë e madhe.

Mirena - mikrotoponime Lugu i Lenave, Lugu i Pirrave.

Murga - mikrotoponime Kisha e Lugut të Vaut.

Negrofci - mikrotoponime Guri i Kallugjerit, Kisha, Vorret e vjetra. Dy kodra kungullare në veri të Negrofcit quhen Kisha e Madhe dhe Kisha e Vogël. Këtu varrezat e vjetra janë të kthyera në dy drejtime: lindje perëndim dhe veri-lindje, që bën të mendohet se janë varreza të përziera religjionesh të ndryshme. Në vendin Vrellë janë gjurmët e një kishe të vjetër shqiptare.

Nekofci - mikrotoponime Livadhi i Kishës. Në perëndim të fshatit është mali Pallanik, që ka marrë emrin nga Pallatet e Nikës a Pal Nika. Në lagjen Plakaj( në oborrin e isuf Plakajt), ka qenë një kishë e vjetër, varreza të vjetra dhe gjurmë të shtëpive.Kisha është quajtur “ Kisha e Sh’na Prenës.

Novosella - mikrotoponime Ara e Lekës, Roga e Kishës, Varret Vortull, Vorret e kelmendve .Deri nga mesi i shekullit të kaluar ka pas banorë të krishterë.

Palac - ka gjurmë të një kishe të vjetër. Arqipeshkv Pjetër Karagiqi në vitin 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon edhe fshati Polanza me 8 shtëpi e 60 anëtarë besimtarë katolikë.

Padalishta - mikrotoponime: Kisha.

Pjetërshtica - Kisha Kerllat, Varri i Balosh, Varret e Murtajës. Në pjesën jugore ende gjenden themelet e një kishe të vjetër shqiptare, që sot quhet Kisha e Lazës, ose Laza e Kishës. Për "Varrin Balos" thuhet se janë varreza ilire. Edhe Varret e Murtajës janë shumë të lashta.

Palluzha - mikrotoponime Kisha, Bunari i Kishës. 

Pakleku - mbi fshat në një çukë është ruajtur toponimi "mullini i Erës" që dëshmon se ka qenë një i tillë. 

Plluzhina - mikrotoponime Kroni i Kishës, Livadhi i Mujës, Ara e Prenkolës. Ndërmjet fshatrave Plluzhinë e Aqarevë ka qenë kisha, dhe aty është ruajtur edhe mikrotoponimi Kroni i Kishës. Mbi Kronin e Kishës janë disa gurë, sikur të ishin të varrezave. Janë edhe varrezat në lagjen e Sokolëve, që quhen Vorret e Zhabotëve, ku sot ende ka gurë pa shenja dhe lisa të mëdhenj. Ekzistojnë edhe Varrezat e Mortajës dhe Vorret e Krushqve. Fshatin e ka shkatërruar sëmundja e mortajes dhe një kohë ishte i braktisur.

Prekazi i Epërm - Gjurmë të lokalitetit të vjetër janë gjetur në vendin Arat e Kishës (lagja Brahaj), si psh gurë të përpunuar, kryqa, zingjirë etj. Ndërmjet fshatrave Prekaz e Brabaniq, në vendin Kodra e Kishës, edhe sot ekzistojnë themelet e saj.

Prekazi i Poshtëm - Ndërmjet lagjeve Meha e Jasharaj, ka ekzistuar një kishë e vjetër, ku edhe sot përdoret mikrotoponimi Arat e Kishës. Edhe në lagjen Lushtaku ka qenë një kishë e vjetër shqiptare. Këtu ka ekzistuar një liqen. Ky liqen tani është tharë.

Prellofc - Te Kisha, Lugu i Kishës, Jazbinat e Kishës, Livadhe të Kishës.

Radisheva - mikrotoponime Kroni i Gjergjit, Vorri i Plakës.Në mes të fshatit ka ekzistuar një kishë e vogël ilire e periudhës romake. Në pjesën nën kishë ka gjurmë të themeleve të shtëpive. Tek Vorri i Plakës, ka gurë me kryqa te koka dhe te këmbët. Edhe te kisha ka varreza të moçme. Të gjithë banorët e fshatit si ata shqiptarë edhe ata serbë janë të fisit Gash.

Rakinica - mikrotoponime Ara e Kishës, Bunari i Kaurrit, Zabeli i Prekut, Kryqi i Popit, Varret e Kaurrëve. Në vendin Ara e Kishës në perëndim, ka varreza të lashta. Arqipeshkvi Pjetër Karagiqi në vitin 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, të cilës i takon edhe fshati Rachinizza me 5 shtëpi dhe 20 anëtarë besimtarë katolikë.

Runiku - mikrotoponime Kisha e Çelijave e ritit katolik(dhe ka qenë qendër e katolicizmit, seli e dioçezës.). Kisha e Harmoçit, Kryqet, Te Kisha, Vorri i Plakës. Gjatë hulumtimeve arkeologjika është zbuluar vegla e vjetër muzikore Okarina e artë. Janë zbuluar edhe disa pllaka mbivarrore mermeri me shkrim latin të periudhës antike që paraqet hyjneshën Junona.. Edhe në vendin Ara e Kishës, mes lagjeve Miftaraj e Sejdijaj, në juglindje kishte kishë. Ekzistojnë edhe varrezat e moçme, në veri të fshatit, të cilat në vitin 1963, i përvetësojnë serbët. Serbët u vendosën më 1845 të ardhur nga Kerrnina, disa nga Kuçi e Kelmendi i Malit të Zi, si çipçinj të Gjikollëve të Pejës. Thuhet se serbët janë me prejardhje shqiptare, si psh Pantoviqët e fisit Gash.

Rrezalla - Arat e Pirros, Përroni i Pirros, Bria, Kroni i Popit, Kisha e Radefcit, Mali i Krstaqit. Është karakteristik mikrotoponimi Ara e Pirrave, në lagjen Ahmetaj. Aty janë gjetur mbeturina filxhanash, kënatash, ndërsa tek vendi Kisha e Rrahmanit, ka gjurmë të vendbanimit të vjetër. Kroni i Gerës, për të cilët thuhet se janë banorët e parë të fshatit. Tek vendi Kisha e Rrahmanit afër Mahallës së Vargut, ka qenë një kishë parasllave. Edhe në vendin Lugu i Radefcit ka qenë një kishë e vjetër. Arqipeshkv Pjetër Karagiqi në vitin 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Resala me 8 shtëpi e 9 anëtarë besimtarë katolikë.

Sankoc - Mes lagjeve Pirraku dhe Likaj, ka qenë kisha ku kanë mbetur mikrotoponimet Kodra e Kishës, dhe Arat mas Kishe.

Shala - mikrotoponime Kisha, Lugu i kishës, Lama e Kaurrit. Në këtë fshat ka qenë dhe kisha, dhe nga gurët e saj është ndërtuar xhamia në vitin 1762 .

Shtutica - janë disa varreza shumë të vjetra jo-muslimane. Ka qenë dhe një kishë e vjetër parasllave ku është ruajtur edhe mikrotoponimi.

Syrigana - Ekzistojnë themelet e nëntë kishave.

Tica - në lagjen Bekaj, janë varrezat e moçme, me dimensione të mëdha, me gurë të bardhë me shkrim latin. Edhe në varrezat e sotme të fshatit ka gurë të tillë. Gjatë hapjes së një pusi në lagjen Bekaj është gjetur një stoli - gjarpër argjendi, që gjendet në Muzeun e Kosovës.

Tërrnafci – Te Kodra e Kishës, janë gropat e themelit të Kishë së Vjetër, ilire. Në fshat ka edhe varreza shumë të vjetra, që i kanë gurët pa simbole.Sipas arqipeshkv Pjetër Karagiqi në vitin 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Ternavci me 1 shtëpi e 2 anëtarë besimtarë katolikë.

Tërdefci - mikrotoponime Fusha e Kallugjerit, Ara e Kishës. Tek Ara e Kishës ka qenë një kishë e vjetër.

Tërsteniku - Kisha e Munishëve, Lisi i Vorreve, Trojet e Rimlanëve, Lugu i Kishës, Përroi i Kishës, Udha e Kallogjerëve me kalldrëm i lashtë).

Turiçefci - Kryqi i Popit ose i Udhëve. Në këtë fshat është gjetur mbishkrimi "gjeniu i vendeve ilire" - Iovi Optimo Maximo et Genio loci Illyrici. Në vendin Lloburet janë gjetur tri shpata. Poaty dhe në Kulina dhe Baricat janë gjetur themele të shtëpive, gurë mermeri të stilit jonik dhe dorik. Është gjetur një statujë monumentale mermeri e dëmtuar, e figurës së femrës, ku shihen pjesë të trupit, sidomos prehni, këmbët etj.

Tushilla - mikrotoponime Kisha, Livadhi i Kishës (dy sosh), Kisha e Redafcit. Në Tushillë është gjetur are e profiluar nga mermeri i bardhë. Në pjesën e sipërme gjenden dy fletë të mëdha. Nën atë është një ornament linear. Në këtë është gjetur ky mbishkrim: Minervie Aug(ustae) Az. Ky eksponat ruhet në Muzeun Popullor të Shkupit. Në jug të Gjytetit të Tushillës gjenden ca gërmadha që zënë një sipërfaqe prej afro 2 ha, të cilat populli i njeh si kisha.

Vitaku -Kryqi i Kuçanit, Vorret e Krushqve, Vorret e Murtajës, Udha e Karavanit.

Vojniku - Ara e Gjarpive, Ara e Kishës, Kodra e Vorreve. Në lagjen e Dragajve, në vendin Kukavica janë gjurmët e varrezave të vjetra, të dimensioneve të mëdha që populli i konsideron ilire. Aty janë gjetur skelete, vorba e disa gjëra tjera. Jo larg atyre varrezave, poashtu në lagjen Dragaj, ka qenë një kishë e vjetër katolike, pranë disa burimeve shumë të forta të ujit. . Është ruajtur toponimi Arat e Kishës. Të parët e serbëve kanë ardhur para 150 vjetëve nga fshati Turiçefc dhe ishte 1 shtëpi. Këta serbë janë të fisit Hot.

Vërbofc - mikrotoponime Kisha Shantiqe, Vorret e Mortajës, Vorret e Rimlanëve, Kisha, Kroni i Kishës, Arat e Kishës.

Vasileva - në mes të fshatit afër kronit Çeshmja, janë gjetur themelet e një kishe të vjetër, parasllave. Sot janë ruajtur mikrotoponimet Ara e Kishës, Lugu i Kishës etj. Këtu ka pasur edhe mullinj të erës, çka edhe sot është ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullinit të Erës. 

Vukofci - në vendin Livadhet e Mëdha, kanë ekzistuar varreza të moçme, që janë të varrosur në këmbë. Në kartën mesjetare serbe të perandorit Dushan hasim në toponimin "Bushatova Kuça" (shtëpia e Bushatit) i lokalizuar në rrethinën e këtij fshati. 

Zabeli i Naltë - afër varrezave të sotme ka varre të moçme me gurë të mëdhenj pa simbole. Arqipeshkv Pjetër Karagiqi në vitin 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi, të cilit i takon edhe fshati Sabelli me 4 shtëpi me 8 anëtarë besimtarë katolikë.

(Marrë nga  "Vendbanimet e Kosovës - Drenica" të autorit Dr.Jusuf Osmani) 

 

 

Ndersa për Salih Berishen , edhe atij duhet rikujtuarë se Turqia e Shqiperia nuk ishin miq po armiq.Mos i bjer shkelem historis dhe prejardhjes tende të krishter.

 

"Përpara pushtimit turk,Pulti vend 700 shtëpishë kishte pasur 78 kisha,nga këto 23 famulltare,si dhe 5 manastire,ndër të cilët ishte ai i Shëngjonit në Vark dhe i Shënsofisë në Luzajë,por në vitin 1628 të gjitha ishin rrënuar dhe pa asnjë rregulltar." (Dodë Progni-Libri “Nikaj – Merturi”,fq.99-111) 

Ku janë tash këto kisha ???

Këto janë pasuri kombtare dhe fetare e shqiptare.

 

"Pushtimi turk i vendit,në fundin e shek. të XV,shënoi fillimin e një epoke të vështirë për popullsinë dhe kishën katolike shqiptare. Me masat shtypëse,politikën e islamizimit dhe diskriminimin fetar turqit arritën që deri në mesin e shek. të XVII të detyrojnë më shumë se gjysmen e popullsisë shqiptare të ndërrojnë në fenë e pushtuesëvë. " (Dodë Progni-Libri “Nikaj – Merturi”-po aty)

"Në vijim të kërkimeve arkeologjike në rrethin e Tiranës,Kavajës, Elbasanit dhe Krujës, në territorin që quhet territori i Arbrit mesjetar, gjatë kohëve të fundit, kërkimet janë përqendruar në zonën e Bendës dhe Kërrabës. Skënder Muçajt, arkeolog pranë Institutit të Arkeologjisë, dhe pjesë e ekipit që zbuloi kishën, tha për "Gazetën Shqiptare" se rezultatet e këtyre kërkimeve kanë qenë befasuese edhe për specialistët. "Në fshatin Kumardhë pranë rezervuarit të Bovillës, në krahun e rrethit të Krujës, arritën të zbulojmë një nga kishat më të mëdha të territorit të Tiranës. Ajo së bashku me kishën e 'Shërmisë' në Kinostudio, atë të Priskës së madhe, dhe kisha e Brarit, përbëjnë monumentet kryesore të një pjese territori të Krujës, Tiranës dhe Elbasanit së paku deri tani", - thotë Muçaj. Sipas arkeologëve, kisha e zbuluar së fundi ka mundësi që më parë të ketë qenë kryeqendër, ose peshkopatë e krahinës së Bendës. Nga pozicioni që ka, e vendosur në rrëzën e malit, kjo kishë kontrollon të gjithë hapësirën e Bendës. Arkeologët janë në dijeni të faktit që më

vonë, peshkopata e Bendës ka qenë e vendosur në Moisi. Nga rrënojat që mund të shihen aktualisht, duket që kemi të bëjmë me një kishë shumë të madhe, e cila është përafërsisht 40 metra e gjerë dhe 50 metra e gjatë. Afër saj ka edhe pjesë të tjera të këtij kompleksi të krishterë. Sipas Arkeologut Skënder Muçaj, pranë kishës gjendet edhe një varrezë e madhe mesjetare, e ngjashme me varrezat e Komanit. Ata janë të

ndërtuara me pllaka guri dhe hapësira që zinte ajo ishte rreth3 dynymë. Kjo kishë e cila gjendet shumë afër Tiranës, ka rëndësi jo vetëm për historinë e Tiranës e të Krujës, por edhe për atë të territorit të Shqipërisë. "(Gazeta Shqiptare-19 Dhj 2009)

E Ju "Minister " do të ishte mirë të përqendrohi në kulturen shqiptare e të i largohi ledhatimeve greke e turke,sepse dikur ata do të thonë atë që pasardhesit tanë do të e kenë të veshtirë të e mbrojnë dhe të e mohojnë.sepse serbet, duke i përvetsu kishat tona ilire, arriten të identifikohen me ato se " kjo është pronë e tyre " dhe për ketë shkak , edhe Ambasadori Dell e përkrah mendimin dhe "historin e tyre" .

"Manastirin e Graqanicës, më datën 27 shkurt 2010, e vizituan dy diplomatët amerikanë: Ambasadori Christopher Dell dhe Zv. Sekretari i SHBA-ve z. Stewart Jones. Si rëndomë pas vizitës Amabasadori Amerikan para mjeteve të informimit (“Koha Ditore”më datën 27 shkurt 2010)boton deklaratën e z. Christopher Dell "Dëshmi e gjallë e pranisë së Serbisë në tokën e Kosovës” (!). "

Pse nuk flisni se toka shqiptare anëkënd është një tokë plot me pasuri të krishter, me pasuri arkeologjike,histori e etnografi poashtu të krishterë.

E nese këto meremetohen ,atehere do të ketë vend që botes të i prezantojmë një histori të pasur dhe me të begatshme se cdo popull tjeter, e për ketë, ne krye të përgjegjsis duhet të jeni ju dhe të keni kujdes së kend e emroni për minister të kulturave,pasiqe , të emruarit nuk dijnë se cka është kultura shqiptare dhe as që e kan iden.

 

Po a thua që ne do të identifikohemi me xhamia që i ndertuan turqit duke shembur kisha e ju këto xhamia i ruani si monumente dhe kultura.

Dikur edhe bota do të thotë :

Ja kjo është deshmi se toka shqiptare nuk ka qenë tokë ilire e krishtere.

Shqiptaret janë ardhacak turq,cerkez, sllav,grek etj etj.

E pasardhesit do të n´a i mallkojnë edhe eshtrat në vorr.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora