Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vogëlsira që mbahen mend një shekull...

| E hene, 07.11.2005, 07:38 PM |


Ndodhin pa shkruhen dhe mbahen mend. Në botë, në kohë të ndryshme, shfaqen gjëra të çuditshme, të cilat i rezistojnë rrjedhës së pandalshme të viteve. Nga shpikja e panjohur e Ainshtajnit, te jetëgjatësia e një gjeli pa kokë. Nuk është kohë e humbur t’i hidhni një sy kësaj hapësire të ABC

Anjshtajn, gjeniu i frigoriferit
Pasi kishte fituar çmimin Nobel për fizikën në vitin 1921, Albert Anjshtajn nuk u mor vetëm me zhvillimin e teorive: investoi një pjesë të mirë të gjenialitetit të tij (dhe të kohës së tij) për të projektuar një frigorifer të ri. Anjshtajni kishte mbetur i habitur nga fati i një familjeje gjermane, e cila kishte mbetur e vrarë nga helmimi prej një frigoriferi të kohës, që përdorte substancë toksike në vend të amoniakut. Bashkë me një fizikant tjetër, Leo Szilard, ai projektoi një ngrirës pa pjesë mekanike. Ndërmjet viteve 1926-1930 të dy shpërndanë 45 ekzemplarë në gjashtë vende, duke nënshkruar kontratë me “Ab Electrolux” dhe “Aeg”. Frigoriferi i zhurmshëm elektromagnetik i Anjshtajn-Szilard doli në dritë për herë të parë në vitin 1931…Por pikërisht një vit më parë ishte zbuluar “Freon” (një frigorifer jo toksik) dhe ëndrrat e dy fizikantëve mbaruan aty. Gjithsesi, ngrirësi i tyre përdoret dhe sot e kësaj dite në disa reaktorë nuklearë.

Majk, gjeli që jetoi pa kokë
Majk, është gjeli më i njohur në histori. Dhe ka më se të drejtë për të qenë i tillë: ka jetuar për 18 muaj pa kokë. Pronari i tij, Lloyd Olsen, një fermer (në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), në 10 shtator të vitit 1945 vendosi ta therte, duke i prerë kokën me një thikë. Të nesërmen, duke parë nga dritarja, mbeti i shtangur kur pa se gjeli po vërtitej nëpër kopsht pa kokë: Majk, një gjel 5 muajsh e gjysmë, ishte akoma gjallë. Atëherë Lloyd vendosi të bënte një eksperiment: të vazhdonte të ushqente gjelin e therur (me grurë të grirë mirë dhe me ujë me anë të një pikatoreje) për të parë se dhe për sa kohë do të mbijetonte. Mrekullia ndodhi. Si ishte e mundur? Për një gabim mekanik gjatë therjes, boshti celebral që kontrollon reflekset kishte mbetur i paprekur. Morali: Shkurtimisht Majk (ose më mirë “Mrekullia Majk”) u shndërrua në një shfaqje teatrale për cirkun e qytetit. Pati dhe nderin që t’i dedikohej një shkrim në revistën “Life”. Por një natë marsi në vitin 1947, Majku ngordhi: në një dhomë hoteli në Feniks, gjeli pësoi një krizë për mungesë të ajrit e shkaktuar nga myku në fyt. Pronarët e tij për momentin nuk kishin një shiringë në dispozicion për t’ia nxjerrë. Që nga viti 1999, “Fruita” organizon në muajin mars një festë në kujtim të gjelit Majk.

Z.Hatfield, magjistari i shiut
Kishte të filluar të punonte si shitës makinash qepëse. Por Charles Mallory Hatfield u bë i famshëm si “magjistar i shiut”. Karriera e tij filloi në vitin 1904, me një sukses të madh të korrur në Los Angeles, sapo kazani i tij (prej një përbërjeje sekrete prej 23 elementesh, ndoshta hidrogjen dhe zink pluhur) filloi të ziente duke provokuar re të errëta, qielli u ngrys dhe në këto momente erdhi shiu. Që nga ai moment, ai mblodhi rreth vetes vetëm dështime, por megjithatë kërkesat për shërimin e tij ishin të shumta. Deri në vitin 1915 ai u thirr nga qyteti i San Diegos, që i kërkuan të mbushte depozitat e ujit të qytetit duke i ofruar 10 mijë dollarë. Në janar të vitit 1916, Hartfield, filloi punën e tij, dhe kësaj radhe ia doli mbanë: ra shi...shumë. Më shumë se ç’duhej ndoshta. 20 ditë me shi të dendur, që bënë të tejmbusheshin dy diga dhe që të çonin akoma më shumë ujë drejt detit. Sapo pushoi shiu, fluksi i ujit shembi digën Loëer Otay, duke shkaktuar një dëm prej 3.5 milionë dollarësh, duke shkatërruar 110 ura dhe duke vrarë 60 persona. Qyteti i San Diegos pranoi të paguante shumën e premtuar Hatfieldit, me një kusht që ai t’i dilte për zot dëmeve. Magjistari i shiut denoncoi qytetin e San Diegos, por gjykatësi vendosi se shiu vinte prej qiellit: Hatfield nuk duhet të paguante asnjë dëm, por në të njëjtën kohë as të merrte ndonjë shpërblim. Procesi gjyqësor zgjati 12 vjet dhe u mbyll me pafajësinë e magjistarit, por fama e tij tashmë ishte e garantuar, ai filloi të ziente kazanin e tij deri në 12 janar të vitit 1958, kur vdiq në moshën 82- vjeçare, pa i treguar askujt për sekretin e tij.

Arma sekrete e SHBA-së: Lakuriqët e natës-bombë(!)
Librat e historisë nuk e thonë këtë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një armë sekrete për të fituar Luftën e Dytë Botërore: lakuriqët e natës-bombë. Ideja u hodh nga një dentist i Pensilvanisë, Lytle S.Adams. I shtangur nga sulmi japonez i Pearl Harbour në 1941-shin, gjatë një ekskursioni në shpellat e Carlsbad pati një vizion: rreth një milion lakuriqë nate duke fluturuar si parashuta për në qytet të armatosur me bomba ndezëse. Mjaftonte t’i drejtoje këto kafshë në një zonë gjysmë të ndriçuar: sapo të hidheshin nga avioni, ata do të fluturonin nëpër qytet në të gjitha drejtimet e mundshme për të gjetur një strehë në ndërtesat japoneze (shumë të prirura për të marrë flakë lehtë-për shkak të përbërjes së tyre). Falë lidhjeve të Adams (ishte një mik Zonjës së parë, Eleanor Roosvelt), projekti arriti deri tek Air Force. Pas studimesh të ndryshme, u identifikua dhe lloji i lakuriqit të natës më i përshtatshëm “tadarida taegnotis”. Por që mund të mbante vetëm një peshë maksimumi 15-18 gram: sa keq që në atë epokë bomba më e vogël peshonte 900 gram. Pas muajsh të tërë kërkimesh, ushtria arriti ta minimizonte peshën e bombës deri në 17.5 gram me anë të një lënde tjetër djegëse që quhej napalm. Në vitin 1943 Adams kreu një testim, i cili dëshmoi efikasitetin e sistemit: vetëm me 6 lakuriqë nate-bomba i vuri flakën bazës ajrore të Carlsbad në Nju Mexico. Por Aeronautika, ndoshta e irrituar nga rezultati, e mbylli projektin, i cili u adoptua nga marina amerikane: u urdhërua prodhimi i një milionë lakuriqë nate-bomba duke filluar që nga viti 1944. Por projekti u braktis në një mënyrë të pashpjegueshme në vitin 1945, pas një harxhimi prej 2 milionë dollarësh. Kush e di se si do të kishte vijuar historia, nëse në vend të bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, amerikanët do të kishin përdorur lakuriqët e natës-bomba.

Përgatiti Dorina Gusmari