Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Një asteroid po i drejtohet Tokës

| E marte, 12.04.2011, 05:09 PM |


Një asteroid i është drejtuar Tokës dhe pritet që të na kalojë shumë pranë në datën 8 nëntor të këtij viti.

I parë për herë të parë në vitin 2005 dhe i quajtur YU55, trupi kërcënues qiellor ka një diametër prej pothuajse 400 metrash dhe ai do të kalojë me të vërtetë fare pranë.

 

Sipas parashikimit të institutit hapësinor në Universitetin e Kembrixhit, asteroidi do të kalojë në një distancë prej 325 mijë kilometrash prej Tokës, sa 85% e distancës që kemi me Hënën.

 

Kjo do të jetë hera e parë që një trup qiellor në gjendje të kërcënojë njerëzimin do të kalojë kaq pranë planetit tonë.

Top Channel