E enjte, 25.04.2024, 08:26 PM (GMT+1)

Mendime

Tim Shkupi: Shqiptarët dhe shërbimet sekrete serbo-ruso-bullgare para zgjedhjeve në Maqedoni

E hene, 11.04.2011, 07:59 PM


SHQIPTARET DHE SHERBIMET SEKRETE SERBO-RUSO-BULLGARE PARA ZGJEDHJEVE TE PARAKOHSHME NE MAQEDONI

 

Nga Tim Shkupi

 

Në Maqedoni do të ketë zgjedhje të parakohshme Parlamentare, që janë paralajmëruar me 5 Qershor të këtij viti. Në kampin politik shqiptar interesat personale të individëve dhe grupacioneve të ndryshme, të cilët deformuan partitë e tyre dhe i keqmenaxhuan shqiptarët pas konfliktit të vitit 2001, janë shumë aktiv në prag të zgjedhjeve me një qëllim të vetëm: të bëhen pjesë e ndonjë pushteti të ardhshëm, për t’i varfëruar shqiptarët edhe më shumë në Maqedoni. Ndërsa pozita kushtetuese e shqiptarëve dhe sistemi unitarist i shtetit nuk paraqet as një shqetësim për këta individë dhe grupacione, që do të garojnë ndaras në këto zgjedhje dhe, pas zgjedhjeve, do të bëhen gazi i botës për servilizëm se kush para do të futet në qeverisje të sistemit unitarist, e jo të refuzohet ky sistem në start, që udhëhiqet nga një grup shumë i vogël i klasës elitare sunduese slave në Maqedoni.

 

Kjo klase sunduese elitare e ndarë në LSDM dhe VMRO po mundohen të paraqiten se kanë konflikt të papajtueshëm substancial në udhëheqjen e shtetit, por jo edhe të rregullimit dhe të ndryshimit të sistemit në qeverisje. Mirëpo, e vërteta është ndryshe. Ata së bashku në emër të një shteti hibrid por unitar dhe antidemokratik jane në funksion të sherbimeve sekrete serbo-ruso-bullgare, por edhe greke, pasi jemi dëshmitar se refuzimi i kërkesave të shqiptarëve, të grupeve tjera etnike nga këta dy taborre nuk ka ndryshuar asnjë milimetër prej kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë.

 

Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja Politike dhe Marrëveshja e Biznesit janë ofertat që u ofrohen shqiptarëve të Maqedonisë në zgjedhjet e parakohshme nga Ali Ahmeti, Menduh Thaci dhe Imer Selmani. Këta lider kanë përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve shqiptar në Maqedoni. Nëse kanë vetëdije, “din dhe iman”, ose, kanë ruajtur një grimcë të moralit të tyre njerzor, duhet që të tre bashkarisht të mblidhen në një Konferencë dhe të dalin para shqiptarëve dhe t’u kërkojnë falje për të gjitha të këqijat qe kanë ardhur si rezultat i bajraktarizimit, mosdijes dhe interesava të ngushta të tyre personale. Fajësisë se tyre mund t’u bashkangjiten edhe disa te tjere, që janë të renditur rresht në grupacionet e këtyre tri partive që tjetërsuan më heret interesat vitale të shqiptarëve në Maqedoni: elementin shtetformues, sovranitetin e plot. Pa sovranitetin e plotë të shqiptarëve, vetëm si minoritar apo si përqindje, Maqedonia mbetet një katalizator krizash të reja në Ballkan.

 

Pjesa dërmuese e këtyre grupeve dhe liderët e këtyre partive kanë vetëm një BOSS: shërbimet sekrete serbo-ruso-bullgare, për fat të keq, që ende i mban peng institucionet me politika diskriminuese në Maqedoni.  Askund nuk mbetet pa u përmend Sasha, po cili Sash!? I vdekuri, apo kush është tani ky i gjalli, që i përmendet emri shumë? Me u permend emri i Profetit, sikur përmendet emri i Sashës në kampin politik shqiptar, punët do të ishin shumë më ndryshe.

 

Ndaj nuk është çudi pse: Tre për qind e shqiptareve janë të profilizuar në këto institucione diskriminuese si shërbyes profesional për të mbrojtur interesin e bosëve serbo-ruso-bullgar, Shtatë për qind për të mbijetuar politikisht, një Tre përqindsh tjetër është në shërbim për të mbrojtur interesin e biznesit, Shtatë përqindshi tjetër janë kriminelët dhe narkomafia, që kontrollohen nga këto shërbime dhe bëjnë gërdi në vendbanimet shqiptare, Njëzet përqind tjetër e shqiptarëve janë pavetëdije dhe pa rrogë mujore, që jetojnë me Fontana Dëshirash nëpër kafe, çajtore, ndeja dhe muhabete, disa me mjekrra, disa me shallvare, prej ku shërbimet sekrete serbo-ruso-bullgare i marrin prej tyre Falas dhe pa merak se u duhet ndonjë analizë, klasifikim apo verifikim i këtyre informatave, pasi të "diturit" e Njëzet përqindshit e verifikojnë aty për aty çdo informatë për secilin individ shqiptar që ka një ambicie për të ndryshuar diçka në Maqedoni. Kurse ne të tjerët jemi gjashtëdhjetë përqind të zënë ngërç në këtë katrahurë njerzore që quhet "Unitarska Drzava".

 

Maqedonia nuk respekton të drejtat e njeriut, nuk përkujdeset njejtë për të gjithë qytetarët, nuk investon në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e vet, nuk ka ndarje të drejtë territoriale, nuk kërkon sistem funksional qe i përgjigjet kërkesave të qytetarëve, kurse klasa sunduese slave (e 20 përqindshit), kjo kupell e krimit, me pjesmarrjen e përqindjeve simbolike të shqiptarëve në qeveri, as që qanë kokën të kërkon allternativa evro-atlantike për zgjidhjen e problemeve, nuk investon një qindrak euro në ardhmëri, përkunder që shumë fondacione evro-amerikane kanë përfunduar në destinacione të dyshimta.

 

Maqedonia, gjithashtu, nuk është shtet demokratik, sistemi unitar po shkatrron më shumë të ashtuquajturit maqedon slav (nëse ka) që kërkojnë një shtet me koncept evropian, por edhe ata në kërkesat e tyre nuk janë serioz: disa e shohin pengesë Ahmetin dhe jo Gruevskin, disa Thacin, disa tash e shohin pengesë Selmanin, Obamën apo Mesihin e rrejshëm. Këta tre po i shohin pengesë edhe miqët tanë në Evropë dhe Amerikë. Sherbimet sekrete serbo-ruso-bullgare edhe forcave progresive slave ua kanë ngulfatur veprimin dhe i kanë lënë si pula pa kokë.  Kryeminstri i Maqedonisë, kukulla e Sashës, nuk është kryeministër i shqiptarëve,  himni, stema ndërrohen sa here t’u teket klasës sunduese slave, kurse s’mund të ketë kompromise për Emrin!? Greqia nuk është e gatshme për kompromise se sherbimi sekret Grek i kontrollon të gjitha institucionet dhe biznesin përmes Gruevskit. Kurse akoma ma ironike është kur Ahmeti respekton këtë ndjenje për identitet improvizues të Gruevskit!?

 

 

Shqiptarët janë zënë ngusht në këtë godine artificiale: në Maqedonin Slave të shërbimeve sekrete serbe-ruso-bullgare. Mbi fatin e shqiptarëve në emër të qeverisë vendosin këto sherbime. Kurse edhe më keq fati i tyre përbuzet nga përfaqësuesit e vet, që rrin si mumija në atë Qeveri, kurse funta partiake e Menduh Thacit dhe narko-biznes-mafiozët e Imer Selmanit, presin mbijetesa dhe thirrje tjera nga këto shërbime për t’ua vazhduar jetëgjatësine atyre dhe vetes në Maqedoni.

 

A kanë fuqi shqiptarët e Maqedonisë të ndalin këtë të keqe të shërbimeve sekrete serbo-ruso-bullgare? A kanë shqiptarët arsenal të dijes ta dekonspirojn emrin: Sasha?  A mund t’ia dalin vet pa ndihmën e askujt? Kjo pyetje ka përgjigjen e gjatë dhe vijat e rrugës na çojne deri në Afganistan dhe Pakistan!? Nëse ja dalim vet, atëherë ska kush të na ndal. Por, për momentin me këta tre lider, Ahmeti, Thaci, Selmani nuk mund të kalohet as prej pyetjes në Pergjigje: lëre të kalohet Çupërlija dhe të arrihet te vatra e kulturës pëllazgo ilire në Manastir.

 

A ka mundësi Tirana, hmmm… Do të ishte pergjigjia e secilit ne FB apo ndonjë chat tjetër, kur na ka ëndja diçka! Ata në Tiran në këtë fazë kanë zgjedhjet e 8 Majit. Janë të zënë në luftën për pushtet lokal, janë ka i zbulojn engjujt e Zotit, “janë femra apo meshkuj?” Kështu që se kanë akoma atë komoditet dhe luks të intervenojnë përtej kufirit artificial. Nje ditë ndoshta, por si?

 

Mirë atëherë, a ka mundësi Prishtina? Gjithë do të thoshim: Po. Ama si? Ata në Prishtinë, së pari duhet ta pastrojnë oborrin e vet, si nga kriminelët ashtu edhe nga shërbimet sekrete serbo-ruso-bullgare, qe i ke edhe atje me shumicë si në Maqedoni. Nuk e duam një Ali tjetër ta zëvendësojme me këtë Ali qe sot bekohet nga kupella e atyre që jane të involvuar në shumë afera kriminale dhe korruptive në Kosovë.

 

Këtu vijmë te konstatimi: Atëherë ku jane miqët tanë Perëndimor, pse heshtin, ku është Amerika? Unë them: Amerikën aty e kemi, afër shumë, ku janë shqiptarët, është Amerika, është Anglia, edhe një pjesë e Evropës. Sikur kjo të ishte ndryshe, tokat shqiptare do të ishin akoma me tym baruti, me zjarr, luftë akoma, kampe refugjatësh, njejtë si ne Palestinë. Ndoshta edhe më keq. Fati jonë eshte se jemi ende në bisht të aeroplanit Awacs që navigon rrugën e trenit që do të ecen me shpejtësi të dritës në shekullin 21 mbi këto troje, që t’u iket katastrofave biblike, komplot konspiracioneve, nëse ja dalin!? Amerikës dhe Anglisë, nuk i interesojnë as gypat e gazit, as të ujit të parakalojnë nëpër Ballkan, por ju intereson siguria, paqja dhe investimi në ardhmëri. A nuk ishte ambasadori anglez i pari në vitin 2001 që paralajmëroi për punën e Ali Ahmetit se është punë e shërbimeve sekrete serbo-ruso në Maqedoni? Besoni se nuk thirrem dhe nuk ju besoj aferës se dosjeve, por deklaratës së ambasadorit tim britanik në Shkup: Po.

 

E atëherë kush mund të na ndihmon? A ka kush të na dal në ndihme që të ndalim politikën defitiste të përfaqësuesve shqiptar në Maqedoni, që fund e krye janë në vijën e shërbimeve sekrete serbo-ruso-bullgare? (Ndoshta pavetëdije, Zot bëre ëndërr) Në mars dhe prill Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Chicago, i udhëhequr nga Iljaz Kadriu dhe disa aktivistë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Diaspore nga ndjenja e çiltërsisë në bashkëpunim dhe me përkrahjen e miqëve tanë në SHBA dhe Evropë kanë vizituar Maqedonin, kanë pasur takim me të gjitha partitë shqiptare, shoqatat dhe grupet e ndryshme, kumunat shqiptare, me BFI, gjithashtu kanë paraqitur edhe platformën e tyre shtatë pikëshe për unifikimin e spektrit politik shqiptar, kanë pasur edhe kërkesa reale për njerëzit që duhet të jenë në lista të partive në këto zgjedhje parlamentare, kërkesat e tyre kanë qenë pothuajse në stilin e njejtë, si zarfi i ambasadorit Dell për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës! Këta veprimtar shqiptar nga SHBA kanë vetëm një porosi: duhet të zgjidhen më të mirit dhe më të paluhatshmit të futen në lista në këto zgjedhje Parlamentare, që vijë politike nesër do ta kanë interesin evro-atlantik dhe jo tenderat e shërbimeve sekrete serbo-ruso-bullgare në Maqedoni. Të refuzohet kjo platformë nga partia e Ali Ahmetit, të sulmohet Xhevat Sherifi për deklaraten e tij vetëm pse tregon për mediat se Ali Ahmeti s’di, s’do dhe s’mund të bëjë më shumë për shqiptar, të shikohet me reservë ardhja e tyre nga partia e Menduh Thacit, kurse edhe më keq të shkelet zotimi i dhënë i Imer Selmanit para përfaqësuesve të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan,  për një tender 15 milion euro për furnizim me karburante të policisë së Maqedonisë, që kryekëput është në funksion të shërbimeve sekrete serbo-ruso-bullgare, vërtetë është tradhëti kombtare, por edhe një shuplak indirekte kundër miqëve tanë në Senat dhe Kongres.

 

Vallë, a thua e di ku ka rënë Imer Selmani me këtë veprim mashtrues? Komuniteti Shqiptar nga SHBA nuk ia imponuan askujt platformën, por kërkuan unifikim të spektrit politik shqiptar në Maqedoni në realizimin e saj. Karadaku dhe Shkupi nuk blehet me 15 milion Euro, njerëzit në Karadak, Kumanovë dhe Shkup në vitin 2001 ja dhanë bijtë më të mirë Ali Ahmetit, dhanë edhe pasurinë, edhe shtëpitë e tyre në emër të idealeve Kombtare, por jo të milionave, atëherë kur Ali Ahmeti s’kishte miliona, siç i ka sot të fshehura në sorrollakun e familjes se tij, në kupollën e krimit që për 10 vjet shkatruan çdo gjë, sakatuan dhe vranë dhe nuk e ndriçuan asnjë vrasje politike, (por së shpejti do të ndriçohen të gjitha!).

 

E çka duhet të bëjmë, atëherë? Kënd të votojmë, të dilet apo jo në zgjedhje! A ka shpresa të reja apo do të na rishfaqen të njëjtit persona me të njëjtin avaz të korrupcionit, krimit dhe shantazheve dhe larjes se hesapeve të pista, por çdoherë viktimë do të jenë qytetarët e pafajshëm shqiptar?

 

Do të kishte qenë mirë që kërkesat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të mos refuzohen, por të pranohen nga ndonjë subjekt politik shqiptar në Maqedoni. PPD është shprehur e gatshme ta ofrojë partin komplet në shërbim të këtyre kërkesave, poashtu edhe partia e re e Rufi Osmanit nuk ka dhënë shenja refuzuese për bashkëpunim parazgjedhor me kërkesat e Komunitetit Shqiptaro-Amrikan. Atëherë pse nuk provohet, është mirë që në këto zgjedhje të bëhet një koalicion i përbashkët rreth platformës politike të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, një koalicion që do të ndërtonte një Koalicion tjetër të madh dhe të lidhur direkt me qytetarët shqiptar në Maqedoni. Ky koalicion i madh Bashkë! i lidhur me qytetarët shqiptar do të kishte dy mundësi:

 

1.       PJESMARRJE NE ZGJEDHJE, POR ME KERKESA ULTIMATIVE GRUEVSKIT DHE CERVENKOVSKIT PER TE GJITHA CESHTJET...  

 

2.       MOSPJESMARRJE DHE  THIRRJE PER BOJKOT TE SHQIPTARET DHE GRUPET TJERA ETNIKE,

 

Vetëm kështu mund ta ndalim hovin e vijës politike serbo-ruso-bullgare në Maqedoni! Kurse këta tre lider shqiptar Ahmeti, Thaci, Selmani, nëse përkrahin Bojkotin, nuk do të kenë mundësi të thirren në ndonjë mandat ose legjitimitet. Nuk do të kenë mundësi as për manipulime në zgjedhjet e ardhshme që do të organizoheshin nën mbikqyrje të fortë nga Evropa dhe SHBA.

 

Tim Shkupi (Musa Lamallari)

11 Prill 2011

Londer

timshkupi@hotmail.com



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora