E enjte, 25.04.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Kosova vend i ''çudirave''

E hene, 11.04.2011, 07:57 PM


Kosova vend i ''çudirave''

 

Nga FAIK KRASNIQI

 

Sot nuk është shumë e rëndësishme se a ke dhënë kontribut në politikë apo jo, sot është e rëndësishme t'i japësh dikujt pozitë që as në ëndërr nuk e ka parë!

Kosova me të vërtetë është bërë vend i ''çudirave'', dhe Kosovën mund ta quajmë lirisht personazh të librit të famshëm ''Liza në botën e çudirave''.Nuk kam parë dhe as dëgjuar ndonjëherë, që në ndonjë vend tjetër një police të nominohet kandidate për presidente të vendit , por tek ne kjo gjë është e mundur.As zonja Atifete Jahjaga nuk e besoj që e ka çuar ndonjëherë në mendje apo ta ketë ëndërruar që një ditë do të bëhej presidente e Kosovës, por ja i erdhi radha edhe asaj ta shijoj kolltukun e Presidentes.

Të kthehemi pak tek biografia e Atifete Jahjagës, presidentes së tashme të Kosovës.

Është nga rrethi i Gjakovës, është e martuar dhe burri i saj është mjek.

Mban gradën më të lartë ndër pjesëtaret femra të policisë në Evropën Juglindore, Gjeneral-Major. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë 2010, ajo jeton me qira.

Janë të rralla rastet si Atifete Jahjaga, që kanë mundur të avancohen aq shpejt në karrierë.Me profesion juriste, ajo karrierën në polici e ka filluar si përkthyese, më pas police në Departamentin e Policisë Kufitare. Po ashtu, ajo ka kryer edhe detyrën e kryesueses së Departamentit të Trajnimit, si dhe Ndihmëskomisares për Kufij, ndërkaq aktualisht, me gradën Gjeneral-Major, mban pozitën e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës.

Pavarësisht një pozite të rëndësishme në polici, Jahjaga nuk shquhet për jetë të pasur e luksoze. Jeton me qira në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Në formularin për deklarimin e prejardhjes së pasurisë, vitin e kaluar, Jahjaga ka shkruar se nuk posedon paluajtshmëri, ndërkaq një automjet në vlerë 6000 euro e ka blerë nga kursimet. Po sipas formularit, në bankë i ka të deponuara 1900 euro, ndërkaq paga mujore e saj është 1042 euro. Është e martuar me mjekun Astrit Kuçin, nuk kanë fëmijë, ndërkaq ai merr 390 euro pagë në muaj dhe, gjithashtu, nuk posedon paluajtshmëri.

Në online enciklopedinë britannica.com, Jahjaga portretizohet si shembull i mirë i ngritjes së shpejtë në karrierë brenda një periudhe dhjetëvjeçare.

Ajo mban gradën më të lartë ndër pjesëtaret femra të policisë në Evropën Juglindore, një e arritur kjo mbresëlënëse. Në fjalimin para gazetarëve, Ambasadori Christopher Dell tha se SHBA-ja ka punuar shumë vjet me Jahjagën dhe se ajo ka fituar admirimin dhe respektin e çdonjërit me të cilin ka punuar – që nga Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, deri te qindra policë dhe police amerikanë, të cilët kanë qenë krenarë që kanë shërbyer me të dhjetë vjetët e fundit.

Atifete Jahjaga ka kryer shumë trajnime, ndër të cilat edhe në SHBA. Gjatë një projekti trejavor të UNDP-së për menaxhment trajnues, të financuar nga Qeveria holandeze, ajo u takua dhe u fotografua edhe me Presidentin George W. Bush.

Gjithë respektin për znj. Atifete, por për mendimin tim, ajo nuk ka një karrierë në politikë dhe kjo është shqetësim për qytetarët, sepse në pozita po vijnë njerëzit që nuk janë dëshmuar se kanë sens për të udhëhequr. Të jesh i pari i shtetit, do të thotë shumë.Per mendimin tim, kandidati më meritor dhe më i përshtatshmi për këtë kohë, është ish presidenti Behgjet Pacolli(që e larguan padrejtësisht), po kujt i intereson sot tek ne, brenda 24 orëve njeriu bëhet " i famshëm ", e kjo ndodh vetëm në vendin tonë!

Presidenti Pacolli filloj punën shumë mirë në interes të popullit të Kosovës dhe në interes të kombit shqiptar në përgjithësi, ai preku edhe temën më të ndieshme çështjen e bashkimit kombëtar dhe në këtë mënyrë shkaktoj një konfrontim direkt dhe indirekt me faktorin ndërkombëtar, i cili u organizua në mënyrë të shpejt dhe të vrullshme duke aktivizuar diplomacinë Ruse dhe Evropiane që shtyu bijtë dhe bijat e ish komunistëve, të cilët kanë uzurpuar postet e gjykatës më të lart të Kosovës dhe kinse shpallën se presidenti na qenka zgjedhur në mënyrë jolegjitime?

Partitë nuk e deshtën njeriun me shpirt human që punon për Qytetarin dhe për të mirën e Kosovës. Partitë treguan edhe njëherë që nuk ja duan të mirën qytetarëve e as Kosovës. Treguan që akoma do ta vjedhin qytetarin, që akoma do ta vjedhin pasurinë e Kosovës. Behgjet Pacolli ju tregoj që unë jam humanist për qytetarët e për Kosovën, ju fali 10 familjeve pagën e Presidentit, ju tregoj të gjithëve që unë nuk jam këtu për të vjedhur, por do të punojë për të mirën e qytetarëve të Kosovës, për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Partitë ju frikuan z. Behgjet Pacollit duke e parë që këtë post e mori të punoj për të mirën e Kosovës. Për mendimin tim do të duhej të mbetej President z. Pacolli, sepse është një biznesmen shumë i suksesshëm që e ka fituar një pasuri pa qenë asnjëherë më parë në politikë apo në institucionet më të larta të Kosovës. I vetmi opsion është z.Pacolli, sepse vetëm ai do ta nxirrte Kosovën nga kjo varfëri dhe do të sillte shumë njohje për shtetin e Kosovës. 

Zonja Atifete që është shpallur si kandidate për presidente është një "Juriste" e cila e njeh shumë mirë të mos themi perfekt jurisprudencën Serbe?, dhe si e këtillë me një prapavijë shumë, shumë të fuqishme është kandiduar për presidente që pastaj mos të ketë reagime nga Serbia, Rusia dhe nga Evropa, si dhe përfundimisht qeverisë Thaçi t'i zgjatet jeta edhe për 4-5 vite, sepse i ka mbetur besnik bashkësisë ndërkombëtare.

Me këto veprime të turpshme që po bëjnë politikanët tanë duke u tallur me popullin, një ditë nuk do të dalë kush në zgjedhje, por do të ju ngelet që politikanët ta zgjedhin veten.

Në këto çaste dramatike nuk duhet të bazohemi në politikanët antikombëtarë që bëjnë gjithçka, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet dhe mos të mendoj për qytetarin dhe për interesa kombëtare, e këtu po shihet shumë mirë se neve po na imponohen njerëz të pa merituar në politikë.

Kjo që po ndodhë sot në Kosovë nga opozita këtë ''shpërblim'' e kemi sepse ka mundur të evitohet ( të mbetej Pacolli President) një gjë e tillë dhe mos të vijmë deri këtu ku jemi sot, sepse nuk është demokraci ta bojkotosh parlamentin por ta ndihmosh atë.Një fjalë e urtë popullore thotë ''I zoti i shtëpisë kur s'është i zoti për familje të vet vjen komshia ta zgjedh problemin''.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora