E premte, 29.03.2024, 03:07 PM (GMT)

Mendime

Krist Gjinaj: Qeveritarët dhe Kombëtarët

E hene, 11.04.2011, 06:58 PM


Qeveritarët dhe Kombëtarët

 

"Njerzitë fisnikë , me ligjeraten e tyre , fitojnë më shumë armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre të liga." (Zhan Pol)

 

Nga Krist Gjinaj

 

Duke pritur me vjet e me dekada , se mos o Zot  ndonjë udheheqes shqiptarë nga trojet shqiptare do të kërkon llogari nga pushtusit që sunduan dhe bastarduan ketë tokë shqiptare ,ata të kërkojnë falje prej popllit shqiptarë për masakrat e tyre , e asnjë qeveri deri me sot nuk ishte e guximshe e as e moralshme që një gjë të tillë të e kërkon nga ata që ujiten token e shqipes me gjakun  e shqipes, por më e keqja është ajo se të tillet armikun e bejnë  edhe vëlla por edhe qytatrë nderi.

Kjo "qeveri dhe ato para kësaj ", me këto sjellje  , deshmojnë kjart se poplli shqiptarë nuk ka akoma udheheqesa kombetarë të cilet e ndjejnë veten totalishtë shqiptarë, por dyshojnë ndoshta në identitetin dhe përsonalitetin e tyre , nuk kan deshirë të shkeputen nga turku, greku ose shkau,ose komunizmi ose haxhiqamilizmi.

 

E kush tha se ne jemi liruar nga armiku ??!!

Gabon ai që thotë se ne jemi të liruar nga armiku, sepse simbas këtyre ne nuk kemi pasur asnjëhere armiq as shtypsa e gjakatarë, krejt i kemi pas miq simbas këtyre e  historia duhet të rishkruhet që të e humbim cdo armiqesi dhe të jetojmë si vllezer e motra e daj e teze e kumbar e kusheri e dreqi e i biri e kush e din se cka .

As komunizmi nuk paska qenë e zeza e kombit shqiptarë , por e mira dhe dhurata e kombit shqiptarë që e paskan pas nodnjëhere-krejt simbas këtyre , e as këta kasapet e më hershem kurrë deri me sot nuk kërkuan falje por vazhduan e jetuan sikur të mos ishin përgjegjes për asgjë.E "historia " sot të tillet i shpallë herojë, hero Fadil Hoxha, Enver Hoxha, Xhevdet Doda,Mahmut Bakalli, Emin Duraku, Ramiz Alija,Haxhi Qamilin,Ali Pashë Tepelenen etj etj , e për shejtorë i kan Sulltan Muratin , Sulltan Fatihun , Sulltan Mehmetin që i paskan sa për me u lut aty se gjejnë sherim nga vendi i "shejtë " i tyre.Ndersa ata që e meritojnë vendin në histori të tillet i kan shty ma andej që të mos behet e tepert " historia"

Azem Bejta hero i popllit dhe luftetar !!

Lapidar pas lapidari që të i ngritet e të perfaqeson krahinen e Drenices , cka në fakt marrveshja e tij me shkaun nuk mundet të e benë ketë heroj .ne i dijmë fakte për Arberin e vogel se si shkoj puna , ne e njofim edhe Drenicen e "kuqe " për "patriotizem " ne i dijmë edhe faktet se kush e vrau Zefin e Vogel (Fanin ) në pabesi e ishte po ky Zefi që ngriti flamurin ne Shkup, një bashkluftetar i Bajram Currit ,Hasan Prishtines.

E simbas "historis " Hasani dhe Zefi nuk janë aq sa duhet heroj sepse me të vertet e kan dashtë kombin pa asnjë qellim të keq, ndersa Azemi paska qenë një "luftetar" i epur i "lirisë" !!!

E udheheqesit e shtetit e "historianve" nuk u shkon për shtati kjo.

Po dal pak nga historia e të kthehem te ngjarjet e sotshme.

Kur do të ngrisin zërin të tillet e të kërkojn edhe nga Evropa që të largohet nga burgosja e shqiptarve përderisa asnjë serb deri me sot nuk është burgosur në Kosovë për masakrat ndaj shqiptarve , e numri dhe emri  i serbve që kan kryer masakra është  i njohur njëri pas tjetrit .Kur do të flitet e kërkohet që    ndritet rasti i të zhdukurve.

Nënat tona ,motrat,femijet ,baballaret kan mbetur veq me fotografi në dorëe këta e meritojnë që  të pakten të e dijnë se ku janë anetaret e familjes, gjallë apo vdekë.

Kur do të kërkohet falje nga greku për masakrat e kryera ndaj Camve dhe popullsis shqiptare në ato rrethina.

Kur do të kerkon turku falje për masakrimin e qindra e mijra  shqiptarve.Kur do të hapen arkivat ??

Cdo luftë sjellë tmerre dhe masakra sepse ajo quhet luftë, mirpo , cdo popull i sakatosurë nga i tjetri , kërkon drejtesi dhe kerkon që pala e tjeter të jetë e vetdijshme për veprimet e kryera ndaj civilve, dhe të ketë një obligim historik që të kërkon falje,sikur Gjermania që i kërkoj falje Izraelit.

As serbi , turku e as greku nuk lodhen aspak për këtë punë duke e ditur se " shqiptart " janë ata që harrojnë shpejt , mirpo shqiptaret e vertet nuk harrojnë as shpejt as kurrë por nuk posedojnë asnjë forcë që të veprojnë ashtu se si e kërkon  historia dhe bota e lirë e sotme.Shqiptaret e vertet nuk mund të ken vende ne pushtet, sepse për të u futur në pushtet, ose duhet të jesh hajnë,mafioz,turkofil,grekofil,serbofil etj në mënyrë që të mundesh të arrish të pakten zëri të ndegjohet pak.

Udheheqesat shqiptar të sotem  janë kryekëput një shtresë e shitur anadollake ,grekofile,serbofile që i bijnë në gjunjë armiqve dhe i puthin edhe doren nese ai e zgjatë.A këta janë ata që e perfaqsojnë popllin !!!

Mjeri poplli që i ka e lum këta që e kan popllin.

Rrjedhë edhe pytja se kur do të shpallet " vllaznillaku- armiqsorë" që të pakten të kemi edhe një "filozofi " e cila na mëson se si duhet të jetohet me armikun,shpejt edhe kjo do të futet në kushtetut dhe në ligjë që të zbatohet urgjentishtë sepse e kërkon " ndershemria  kombëtare".

 

S´ka lidhje partia se kush ciles i takon , se kombi nuk është parti por kombi është komb e ai duhet i jetë i paster si loti, me komb nuk luhet, nuk është parti as karrigë.

Udheheqesit e sotem  deshirojnë të i tregojnë e deshmojnë armiqve se ne jemi tolerantë, jemi të dashur dhe nuk jemi për armiqesi , jemi për harres, për shurjen e historis,sepse Gjergj Kastrioti e kishte " gabim " kur e luftoj padishahun,ketë duhet tá hjekim nga historia , bile paska "fakte" se Gjergji i madhë i masakroj turqit gabim se ai se ka ditur që ata janë musliman dhe do t´i prek më vonë ndjenjat e muslimanve "shqiptarë"

Dom Nikoll Kaqorrit j´u bajten eshtrat me karroc ushqimi nga Rinasi , e nuk doli askush të e pres nenkryetarin e qeveris së Vlores sepse " ishte e panevojshme " edhe pse dom Nikolla fliste shqip cka nuk fliste Ismail Kemal që deshironte një Autonomi nen padishahun , e dom Nikolla nuk e donte. Këtu paska " gabuar " dom Nikolla sepse e ka mundur  padishahun, e ka nda Shqipnin nga Turku ,cka bjenë në ndesh me dashurin e sotme turko-shqiptare,sepse e ka nda Shqierin nga shejtria islame, e pse të i behet nderi në Rinas dom Nikolles.

Se po ndegjoj për ketë rast Erdogani do të hidherohet shumë me " qeverin " shqiptare dhe s´do té i don më si vëllezer musliman.

 

Kur do të përkujdeset "shteti" që historia e jonë të mos shkelet haptaz nga "historianet " .

 

Cdo i dyti njeri sot shpallet heroj , një "luftetar i lirisë", një njëri i devotshem për Atdheun,një komandantë i "shkathet " !!

Heroizmi dhe patriotizmi nuk kan asgjë të përbashket me shoku-shokut, ose daja-dajes, por ato duhet të jenë të deshmuara me fakte.M enjë pushke nuk shpallet kush heroj ,

Aeroporti i Prishtines emrohet me emrin e Adem Jasharit !!

Si ka mundesi kjo që të lejohet nga diksuh , jo pse Ademi nuk ka luftuar (Past Lavdi ) por ai nuk ka qenë kurrë një komandant i UCK-së  së Kosoves, ai mund të ketë qenë një komandant i lagjes së vetë por jo kurrë i Kosoves, mirpo, per të e fituar pushtetin , emri i Adem Jasharit është përdorë si vegel vetem e vetem që të fitohet nga poplli vota dhe besimi  se " clirimtaret " paskan liruar Kosoven ndersa Dr.Ibrahim Rugova nuk ka shpallur luftë frontale me serbin.Lufta frontale ka qenë e shpallur nga Dr Rugova shumë vite me heret , jo me pushk në dorë por me pend, me diplomaci, ndersa Adem Jashari nuk ishte kunder Rugoves ashtu si e njollosin disa të verteten , ai i kishte pranuar institucionet e Kosoves por komandant nuk ishte sepse nuk e kishte zgjedhur askush e komandanti duhet të ketë ushtrin e vetë të pakten një brigadë e cila numeron të pakten 3000 veta.Ademi nuk ishte një armik i Rugoves ashtu si e shpallen pas luftes vetem për të i ndarë synimet për karrigë dhe ato politike,Hashim Thaqi nuk ishte zëdhendes i UCK-së dhe kurrë s´ka qenë por ishte vetem zëdhenes i grupes së tij dhe pasuesve të tij.

Pse nuk u merua Aeroporti me emrin e Dr.Rugoves, Salih Cekaj, Agim Ramadani, Pal Paluca etj ejt .??!!

Por, Salih Cekaj paska gabuar simbas " historianve " sepse ai është dashur të bente me shumë për Atdheun .

Eh..po kush bëri me shumë se Salihu për Kosoven, që nga vitet e 90 Salihu ishte një strateg i luftes,politikes dhe kordinimit politik dhe atij kombetarë,e për Salihun nuk flitet shumë,se për Salihun nuk obligon "ministri Thaq " një orë kushtuarë luftes së Koshares,dhe veprimtaris së Salih Cekaj dhe Agim Ramadanit por kërkon që të mësohet për legjendat e Drenices dhe heroizmin e asaj zone.

Ngadale burra se nuk shkruhet qe vetem Drenica paska luftu , sepse kjo tingellon shumë qesharake, por edhe me shumë si e pavertet.

Ka luftu Llapi,Dukagjini, Gjakova, Kuksi , Tropoja  ekrejt Shqipria e pse mundoheni të i humbni këto.Bijt e Kuksit dhe të Tropojes e të viseve tjera  kan ardhur edhe nga mergimi të e mbrojn nanë Kosoven me arme në dorë, me buke e sofer, me të holla e ndihmesa tjera, kan ardhur edhe  Malsoret e Malit të zi-e kjo duhet të shkruhet në histori , jo me të paverteta.E ata që i shkruan të vertetat ata u vranë, po nga kush se,

Ndoshta shkaku i kësak dukurie nuk behet zë që të kërkohet me shumë nga EULEX dhe Evropa, sepse dikush duhet të i ketë duart e përluera, por kush , do shifet më vonë.Drejtsia vonohet por nuk harrohet.

Ishte qesharake kur edhe Tahir Mehen e shpallin hero dhe shkruajn se ;

"Adem Jashari u betua te vorri i Tahir Mehes "

Sa qesharake dhe aq përulse për vetë figuren e Adem Jasharit ,sepse Tahiri dhe Ademi janë dy dimenzione te ndryshme , njëri vdiq për mal e fusha e tjetri vdiq për liri.

Për shkak të masakres  dhe humbjes familjare nuk shpallen herojt , sepse masakra janë berë në mabrë tokat shqiptare e sidomos në Kosovë në vitet e fundit të luftes.Ishin masakrat e Reqakut që ngriten boten në kembë kur Wolkeri kërkoj intervenimin e menjihershem  të NATO-së .

 

Përderisa udheheqsia shqiptare nuk është në gjendje të e vetëdijson veten kombtarishtë  ,atehere si ka mundsi që kjo udhëheqsi të jetë kreu i një shteti.??!!

Udhëheqesit e sotem nuk përfaqsojnë as historin kombtare, as brengat e qytetarve perpos që përfaqsojnë karrigen e vetë dhe ata që janë  si klysh të tyre.

Parti mbasë partije , kjo më e mirë e kjo më e keqe, dhe në fund prapëseprapë poplli me vujtja,vorfni e papunsi dhe të mbushur me genjshtra të dita-dites.

Atehere si t´ju quaj ??!!

Nuk kam definicion për ju .



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora