Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Zëri i ndërgjegjes historike

| E diele, 10.04.2011, 07:59 PM |


Zëri i ndërgjegjes historike

 

Nga Gjon KEKA

 

Përpjekjet e shqiptarëve për të ngritur dhe zgjidhur çështjen e bashkimit të copëve të grabitura të kombit në një trung të vetëm nuk u ndalën deri në ditët tona. Aktivitetet dhe përpjekjet e tyre ishin të hapura dhe në dritën e rrethanave politko-historike rajonale dhe ndërkombëtare, çka do të thotë se ata nuk punuan fshehtas në proceset e zgjidhjes së çështjes Shqiptare. Normalisht se ata nuk punonin gjatë përpjekjeve të tyre në sytë e armikut dhe pushtuesve, por punuan në dritë për të zgjidhur fatin e kombit dhe për të përmirësuar gabimet e rënda historike gjatë kohëve të marrëvëshjeve ndërkombëtare.

 

Kështu që nga ajo kohë e deri më sot kemi pas dy shtrirje të gjerë të përpjekjve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në njërën anë ishte përpjekja e intelektualëve dhe njerëzve më vizion që dëshironin të zgjidhnin çështjen e Kosovës në mënyrë paqësore e diplomatike dhe tjetra ishte ajo patriotike apo një lloj shpërthimi i patriotizmit si një lëvizje logjistike (ushtarake) për të bërë trysni që çështja e Kosovës të zgjidhet sa më shpejtë.

 

Roli i këtyre dy shtrirjeve të përpjekjeve gjatë historisë ishte i jashtëzakonshëm dhe tepër i nevojshëm për rrethanat dhe proceset politiko-historike që gjendej vendi.

 

Meqë Kosova kishte mbetur peng i marrëveshjeve të hapura dhe të fshehta ndërkombëtare të cilat kishin shkëptur këtë pjesë nga trupi i plotë i kombit Shqiptar, prandaj rënia e Kosovës nën sundimin sllav respektivisht serb ishte një ndër periudhat më të vështira dhe më skllavërues, ashtu sikur periudha e errët dhe barbare e perandorisë otomane e cila e ndali orën europiane të kombit shqiptar.

 

Në këtë periudhë Shqiptarët u shëndrruan nga një popull autokton e shumicë në popull pakicë dhe të nënshtruar në mënyrë skllavëruese, nga kjo pastaj filluan sllavët të mbulonin rrënjët e qytetrimit të Kombit të lashtë Shqiptar europian njësoj sikur perandoria e egër otomane më parë duke ndërtuar mbi to mitet dhe kultet e tyre politike, ideologjike dhe kulturore.

 

Si gjithnjë gjatë historisë qëllimi i pushtuesve është që së pari të mbulojnë të vërtetën historike të një kombi, pastaj të krijojn një pasqyrë fallse përballë botës demokratike se ja këtu nuk ka pasur asgjë duke vënë kështu mitet e tyre dhe kulteve të ndërtuara mbi qytetrimin dhe kulturën e kombit shqiptar t'i prezantojë përballë botës si nisje të historisë dhe bërthamës së tyre politiko-ideologjike, por edhe kulturore, me anë të kësaj ata arrijnë që të krijojnë një perceptim ndaj faqes së tyre në botë se këta janë pjellë e qytetrimit ballkanik duke harruar se ata janë pjellë ardhacake që futën hundët dhe shkelën me këmbët e tyre në gadishullin ilirik.

 

Sidoqoftë edhe sot pas gjithë atyre proceseve të vështira dhe të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar, ende nuk janë përmbushur idealet dhe aspiratat e plota të kombit, por se edhe nuk janë hequr qafe ende veset dhe sindromet orientale e sllave nga ky komb i lashtë europian. Vetëm atëherë kur të kemi një përmbushje totale të idealeve kombëtare-europiane dhe atëherë kur t'i themi lamtumirë veseve të errëta të pushtuesve otoman dhe sllav, vetëm atëherë do të mund të bëhemi të aftë dhe me vizion drejt progresit historik të kombi dhe bashkimit me familjen e lashtë europiane.

 

Duhet theksuar në kuadër të kësaj se elita politike dhe populli në përgjithësi duhet ta kuptojnë se iluminizëm historik për ta është t'i thonë lamtumirë papjekurisë dhe paaftësisë për të kuptuar udhën dhë të vërtetën e kombit si dhe ardhmërinë e tij.

 

Ndërsa vlerat tona kombëtare, kulturore e shpirtërore nuk mund të ruhen dhe nderohen në lartësinë e duhur nëse elita politike dhe një pjesë e popullit i injorojnë ata dhe kapen pas kulturave të pushtuesve të cilët në mënyrë barbare përmbysën gjithçka dhe e thyen në kurriz shpirtin e kombit shqiptar.

 

ËshtË koha që ata që vërtetë janë farë ilire (shqiptare) dhe elita inetelektuale që ka brenda saj identitetin e vërtet që të ngrejë zërin e ndërgjegjës historike duke i bërë me dije atyre që ndoshta janë veshur si shqiptar, por kanë farën e pushtuesve brenda që të ndalet një herë e përgjithmonë nëpërkëbmja dhe injorimi i vlerave tona të lashta kombëtare, kulturore e shpirtërore europiane.

 

Duhet nënvizuar se elita politike dhe tërë populli shqiptar duhet ta dijë se kombi historik shqiptar është i vetmi ndër kombet autoktone në botë që nuk ka nevojë të merret me politikë astrologjike dhe me përvetësime historiko-kulturore nga popujt e tjerë.

Kombi shqiptar siç dihet historikisht i ka rrënjët në zemër të familljes së lashtë europiane dhe është një ndër gurët themeltarë të kësaj familje historike dhe të civilizimit të saj të lartë. Prandaj duke u nisur nga kjo është shumë e rëndësishme që kombi shqiptar të fillojë të ecë me kohën dhe dinamikën europiane atje ku e kanë ndalur pushtuesit barbarë në këtë mënyrë ata do të kuptonin qëllimin pastaj do ta ndërtonin të ardhmen e mirë dhe të sigurt si dhe do të hynin brenda kompasit të njejtë politik, kombëtar, ekonomik dhe civilizues të bashkësisë së kombeve demokratike dhe moderne. Me një fjalë e ardhmja nuk është një dhuratë, as e kaluara nuk duhet të na frikësojë për të ndezur dritën e ndërgjegjes e të vërtetës dhe për të shpie kombin drejt prosperitetit, barazisë me kombet demokratike dhe të civilizuara si dhe kthimit me krenari dhe identitet ne familjen e lashtë europiane.