E premte, 29.03.2024, 02:41 PM (GMT)

Kulturë

Daniel Day-Lewis: perfeksionisti

E shtune, 29.12.2007, 05:12 PM


Pasioni i tij për aktrimin është aq i fortë dhe përkushtimi i tij aq i madh, sa një film që ka si personazh Daniel Day-Lewis është një ngjarje e rrallë. Ai nuk e sheh kurrë një film si burim fitimi, por si një mundësi të papërsëritshme për të bërë art

Në vitin 1976, kur ishte 16 vjeç, ndërsa ndodhej në qendër të Manhatanit pa një shofer taksie, i cili kishte një pamje mahnitëse, një bukuri që nuk shkëlqente, por që ishte e rrallë dhe gati e padukshme. Daniel e pa atë edhe disa herë të tjera, duke i vrojtuar veprimet e lëvizjet dhe mendoi: Sa bukur është të jesh i hijshëm, e çfarë ndikimi mund të kenë veprimet e tua te të panjohurit. Pak a shumë, si një film në kinema.

Day-Lewis është i gjatë, elegant dhe tatuazhet i rrethojnë parakrahët e të dyja duarve. Edhe pse ka hequr dorë nga vëthët dhe byzylykët që i pëlqenin në rini, ai ende mban mbi krye një kapele të çuditshme, që i jep pamjen e një vagabondi. "Në vendin nga vij, ishte një herezi e vërtetë po të shprehje dëshirën se doje të bëheshe artist filmash, për më tepër të luaje në filma amerikanë. Ne na mësohej se vetëm teatri është i denjë për një aktor. Një nga privilegjet e të rriturit në një familje të mesme angleze është se duhet të kesh një jetë të dyfishtë, pra të bësh djalin e mirë në shtëpi dhe harrakatin në rrugë. Për mua ky dyzim ishte plotësisht i mundshëm. Britania është e fiksuar me pyetje të tilla si: "Nga vjen? Ç‘familje ke? - dhe ti nuk mund të shkëputesh nga prejardhja jote, çka mund ta bësh plotësisht dhe lehtësisht në Amerikë. Ajo m‘u duk krejtësisht ndryshe, që në fillim: ideja e Amerikës si një vend me mundësi të pamata kishte hyrë në jetën time fillimisht përmes filmave. Daniel të lë përshtypjen e një njeriu paksa të egër, por në fakt është i pajisur me një sjellje shumë të fisshme dhe shpesh të brishtë. Pas asaj pamjes prej pirati bohemian ai fsheh një shpirt shumë delikat dhe të ndjeshëm. Atë e kanë tërhequr gjithmonë gjërat e vështira, spontane, jo të zakonshme dhe lehtësisht të arritshme. "Dashuria e pashprehur për filmat amerikanë ishte një sekret që e mbartja me vete. E kam ditur gjithmonë se do të shkoja të jetoja dhe të punoja në një botë që ishte ndryshe nga ajo ku isha lindur dhe rritur deri në njëfarë moshe." Që nga viti 1992, kur përfundimisht iu dha pasionit për botën amerikane me lojën e personazhit kryesor në filmin "I fundmit i Mohikanëve", Day-Lewis ka interpretuar shumë personazhe amerikanësh. Si të tillë mund të përmendim filmat "Shoferi i taksisë", "Do të ketë gjak". Në këtë të fundit, Day-Leëis portretizon një burrë në kërkim të pasurimit në industrinë e naftës. Ngjarjet e filmit zhvillohen në Kaliforni, në fillim të shekullit të kaluar. I gjithë filmi ka sensin e kërkimit për pasuri, për liri në Perëndimin ende jo plotësisht të eksploruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai flet për koston e madhe, për sakrificat dhe për suksesin që shoqërohet shpesh me gjakra dhe humbje. Fillimisht ishte një personazh që Day-Leësit nuk i pëlqeu shumë, por që me kalimin e kohës arriti ta bënte të tijin dhe t‘i jepte jetë. "Duke qenë se për mua aktrimi është një nga gjërat më të rëndësishme dhe më serioze në jetë, kur më duhet të vendos për një rol të ri, marr një pauzë të shkurtër dhe mendohem për të gjitha detajet, deri në hollësi. I peshoj të gjitha gjërat dhe më pas vendos". Për regjisorët, ai është një aktor i vështirë dhe aspak konformist. Nuk i pëlqen të nënshtrohet plotësisht, ose të paktën deri në atë masë sa të humbasë aftësinë e bashkëpunimit shpirtëror me personazhin. Ka shumë regjisorë që e konsiderojnë si një aktor dembel, por ata që e njohin me të vërtetë mirë janë të bindur që ai është thjesht një aktor përzgjedhës, që përzgjedh rolet me sqimën dhe kujdesin më të madh të mundshëm. "Ai ka nevojë që ta mishërojë personazhin që i duhet të interpretojë. Ky lloj përkushtimi, në një masë të tillë të konsumon shumë, ndaj kjo është një nga arsyet që Day-Lewis nuk interpreton shumë role", thotë një nga regjisorët me të cilët aktori ka punuar në fillim të karrierës së tij. Kjo është edhe arsyeja që 10 vitet e fundit aktori ka luajtur në vetëm 4 filma. Një pjesë e hezitimit të Day-Leësit është bindja që metoda e tij e të punuarit kërkon "zhytje" tërësore në personazhin që interpreton. "Unë mendoj se është një art më vete njohja me personazhin që duhet të interpretosh. Njerëzit mendojnë se të luash teatër, ose në një film mjafton që të vishesh si personazhi dhe të recitosh, por nuk është ashtu. Ti duhet t‘i japësh shumë nga vetja, duhet të gjesh pikat e përbashkëta, ta mishërosh atë . Dhe kjo është shumë konsumuese. Pjesa më e madhe e personazheve që kam luajtur, më kanë çuar në botë dhe mjedise të panjohura nga unë më parë. Detyra ime kryesore ishte që t‘i jepja personazhit jetë dhe t‘ia transmetoja dramën e tij të tjerëve, në mënyrë sa më të vërtetë". Gjatë adoleshencës, aktori studioi gdhendjen e drurit dhe një nga pasionet e tij ishte gdhendja e mobilieve. Por kjo para se të aplikonte në shollën e dramës. "Arsyeja që më bëri të zgjidhja shkollën e dramës ishte se doja të bëja diçka tjetër veç dëshirës së parë për gdhendje, dhe dështimi në këtë ndërmarrje do të ishte shenja që prisja nga Zoti." Kur e pranuan në shkollën e dramës, vendosi që gjithsesi t‘i dedikohej me mish e me shpirt aktrimit, duke e kthyer atë tashmë në pasionin kryesor të jetës. Daniel preferonte që gjatë filmave të tij të mësonte gjëra që bënin personazhet. Kështu në rastin e filmit "I fundmi i Mohikanëve" mësoi të ndërtonte një kanoe, mësoi të gjuante dhe të rripte kafshët e egra si dhe të përdorte disa lloje armësh. Ai i merrte këto të fundit kudo që shkonte, gjatë periudhës së xhirimeve, madje edhe në darkën e Krishtlindjeve. Për filmin "Do të ketë gjak" studioi periudhën historike në të cilën zhvilloheshin ngjarjet për rreth 2 vjet dhe u bë shumë familjar me të gjitha ambientet dhe mënyrën e të folurit, si dhe veglat që përdornin nxjerrësit e naftës në fillim të viteve ‘900 në Kaliforni. Por kinemaja nuk është i vetmi devocion i aktorit. Ai është shumë i dhënë pas familjes dhe veçanërisht dy fëmijëve që ka me bashkëshorten e fundit, aktoren Rebeka Miller. Gjatë kohës që qëndron larg sheshit të xhirimit, Daniel lë të lirë pasionin e tij për gdhendjen në dru dhe shtëpia e tij është kthyer në një ekspozitë të madhe objektesh të gdhendur prej tij. Ndërkohë i pëlqen edhe shpejtësia, sidomos ajo e motorëve. Ndaj është adhurues i Valentino Rosit. "Për të qenë një rendës i shpejtë, duhet të kesh një kombinim të pë rsosur të vetëdisiplinës dhe egërsisë, si dhe një instinkt të pagabueshëm. I tillë ishte, për shembull në botën e kinemasë, Marlon Brando dhe De Niro. Ata janë talente të vetëdijshëm dhe mbi të gjitha menaxhues të shkëlqyer të aftësive, punës dhe famës. Bota që ata i kanë paraqitur publikut, personazhet janë të jashtëzakonshëm. Unë kam marrë shumë shembuj prej tyre dhe u jam shumë mirënjohës për të gjitha këshillat që kanë denjuar të më japin", thotë Day-Lewis. Për të, një nga përvojat më të jashtëzakonshme është filmi "Do të ketë gjak", në të cilin ai ka marrë një leksion të jashtëzakonshëm historie, kulture e mendësie të një shtrese të caktuar të shoqërisë amerikane, në një kohë të caktuar e shumë eksplozive të historisë së saj. "Studimin" Daniel e kreu në Irlandë, ku kalon pjesën më të madhe të vitit. Pikërisht Irlanda është një tjetër dashuri e tij. "Peizazhi dhe njerëzit që të ofron ky vend nuk kanë të dytë në planet." Ai nisi ta vizitojë ishullin që në moshën 4-vjeçare me të atin dhe çdo verë familja i kalonte pushimet në këtë vend, mes luginave të gjelbra dhe brigjeve të egra, por me bukuri të rrallë. "Që nga dita e parë që shkela në tokën e Irlandës nuk ka reshtur kurrë së dashuri. Në vitin 1993, duke qenë se kalonte pjesën më të madhe të kohës në këtë vend, Daniel mori edhe nënshtetësinë irlandeze. "Disa e kanë konsideruar këtë veprim timin si një tradhti ndaj Anglisë, si një braktisje, si një herezi. Askush nuk pret një veprim të tillë nga një britanik i lindur, por unë kam kryer shumë herezi në jetën time dhe një më shumë a një më pak nuk më bën ndonjë përshtypje të madhe", thotë ai. Aktori ka lindur në vitin 1957 dhe me këtë rast i ati, një poet, bëri një poezi të titulluar: "I sapolinduri". 53 vjet kanë kaluar nga dita kur u shkruajt ajo poezi e vogël, të cilën Daniel e ka shumë për zemër dhe që është një ndër poezitë e të atit. Ai ishte përkthyes dhe i pëlqente të shkruante, por me pseudonim, madje kishte tentuar edhe disa skenarë filmi, por pa sukses. Sa për Danielin, ai edhe pse vinte nga një shtresë e mesme, e identifikonte veten me shtresën e klasës punëtore. "E dija që nuk isha pjesë e asaj shtrese, por ndihesha mirë me ta. Ishin njerëz që nuk dinin dhe nuk kishin arsye të shtireshin dhe mund të ishe i drejtpërdrejtë". Karriera artistike e Danielit nisi në teatër, pavarësisht gjithë dëshirës së tij të luante në kinema. "Unë jetoj në Irlandë, bëj filma në Amerikë dhe udhëtoj në të gjithë botën", thotë Daniel për veten. Për shkak të zgjedhjes së tij të nënshtetësisë, skenat britanike nuk e pëlqejnë shumë, përveç herës kur luajti Hamletin, shumë vite më parë. Për sa i takon Irlandës, ajo është një nga shkaqet që e bën atë shumë rebel. "Natyra dhe njerëzit, por veçanërisht natyra", thotë Daniel. "Irlanda është një tokë sfidash. Në Angli kisha frikë se do të kaloja një jetë pa luhatje dhe do të plakesha pa asnjë mbresë, njësoj si të gjithë të tjerët që jetojnë në këtë vend, ndërsa në Irlandë, asgjëje nuk i dihet". Edhe për sa u përket roleve, ai zgjedh gjithmonë ata që janë sfidues, që i hapin horizonte të reja dhe ambiente të reja. "Dua që të jem i frymëzuar deri në detaje, që ta bëj punën me pasion". Daniel ka pasur jo pak periudha problematike në jetën e tij, momente kur i është dashur të dalë nga skena e të bëjë një jetë të tërhequr. Qoftë edhe për vite të tërë, periudha depresive, madje edhe pas sukseseve më të mëdha të karrierës së tij. Pas realizimit të filmit, sipas romanit të Milan Kunderës - "Lehtësia e papërballueshme e qenies", në vitin 1988, në të cilin ai luan Tomasin, Daniel thuajse vendosi që t‘i jepte fund njëherë e mirë aktrimit. "Kisha një ndjenjë konstante të mungesës së lumturisë. Mendoj se bëra një gabim shumë të madh që pranova të luaj një rol që më futi në krizë edhe pse personazhi i luajtur prej meje u synua nga shumë aktorë të tjerë të mirë. Duhet të kisha dëgjuar instinktin, i cili që në fillim më thoshte që të mos ta pranoja, pavarësisht rëndësisë së rolit dhe pagesës". Pas përfundimit të filmit Daniel vendosi të bënte një pauzë të gjatë e të shëtiste nëpër Evropë. Pikërisht. në këtë moment. nisi edhe romancën e gjatë me aktoren franceze, Isabelle Adjani, me të cilën patën edhe një djalë, Gravriel në vitin 1995. Isabelle ishte budiste dhe Danieli i bëri edhe një vizitë Dalai Lamës. Megjithëse kishte shumë pasion, marrëdhënia me Adjani ishte shumë e vrullshme dhe problematike. Pas vitesh së bashku, ata u ndanë dhe Gabriel jeton me të ëmën. Para martesës me aktoren Rebeka Miller, Daniel iu dha shumë punës për të harruar traumën që i kishte shkaktuar ndarja nga ajo. Gjatë kësaj periudhe bëri dy filma të tjerë irlandezë, si "Këmba ime e majtë" dhe "Në emër të atit" Ndër të tjera edhe "Boksieri". Për këtë rol të fundit ai mori mësime intensive boksi me të cilin më pas u bë shumë pasionant. "Sapo e dëgjova historinë e filmit, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Belfast, desha që ta bëja timin personazhin". "Për një periudhë të gjatë kohe i kam urryer rolet që tipizonin personazhet e shtresës së mesme të Anglisë. Janë role të mërzitshme që nuk i hyjnë në punë kujt. Ndryshimin që priste, Danielit ia dha vetëm kinemaja amerikane, regjisorët e mëdhenj dhe filmat që do të mbeten për të gjithë të paharruar. I tillë ishte edhe filmi "Mosha e pafajë sisë". Në këtë periudhë ai njeh edhe bashkëshorten aktuale, Miller, vajzën e të famshmit të teatrit, Artur Millerit. Me të gjeti edhe familjen dhe qetësinë që kishte kërkuar me gra të tjera. Një pjesë të madhe të kohës, që kur lindën fëmijët, Daniel preferoi ta kalonte pranë tyre dhe vetëm që prej disa vitesh synon të kthehet sërish në qendër të vëmendjes me filma e personazhe, të cilët kërkon t‘i mishërojë deri në pikën e pavdekësisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora