E merkure, 19.06.2019, 02:49 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Rugova - Bogdani

E shtune, 09.04.2011, 07:57 PM


Zeqir Lushaj

 

RUGOVA - BOGDANI

 

(Triptik)

 

1.PROFETËT

 

Mbas 300 vjet vdekje,

Braçja i rugovasve,

(si kërkush tjetër)

Na e solli të gjallë

Pjetër Bogdanin,

Me “Çetën e profetënve”,

Të Vet.

 

Bogdani,

E shtërngoi aq shumë,

Rugovën,

Nuk e la të dal nga “Çeta…”,

 

Rugova,

Hyri te Bogdani,

Si studjues,

E mbeti në krah të Tij,

Profet!

 

 

 2. DOKTORËT

 

Doktor Bogdani,

I pari doktor,

Në filologjinë shqiptare.

 

“Çeta e profetënve”,

I pari libër,

Në vatrat tona.

 

Doktoratën,

Ja njofti Rroma!

 

Doktor Rugova,

Presidenti i Parë,

I Kosovës së lirë.

 

Flamuri i paqës,

Më i rreptë se shpata,

Aaah, sa mirë!

 

Bogdani Rugova,

Dy doktorë të penës,

Të dy profetë,

 

I lidhë mesazhi:

Armët në gozhdë!

Fjala, në vend të vet!

 

 

3. PRISHTINA KRENOHET

 

Bogdani,

Lindi në Hasin e Gurit.

Presidenti Brahim,

Në bjeshkët e Rugovës.

 

Drini ju mbledh krahët,

Rreth e rrotull,

Kan në mes,

Shushurimën e Valbonës.

 

Bogdani,

E la Rromën,

Rugovës,

Nuk ja prishën,

Mendjen në Paris.

 

Shkrinë jetën,

Për Kosovën Dardane,

Shpirti u dorzua,

Aty, ku u nis.

 

Hasi,

Ngushëllon rugovasit,

Kullën e Rrustës 1)

Për birin e Tij,

 

Prishtina krenohet.

Krenohet,

Për të dy doktorët,

Dhe…,

I shtërngon në gji!!

 

           ./.

 

 

1) Kulla e Rrustës Kështu quhet trolli ku lindi B. Rugova.

 

 Shenim: Ky triptik “Rugova-Bogdani”,është nxjerrë nga libri me vjersha Lisi  i shkruar” i autorit Zeqir Lushaj,botuar në Tiranë 2009 (Kristalina KH) ISBN :978-99956-43-02-7



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT