Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Rugova - Bogdani

| E hene, 11.04.2022, 07:57 PM |


Zeqir Lushaj

RUGOVA - BOGDANI

(Triptik)

1.PROFETËT

Mbas 300 vjet vdekje,

Braçja i rugovasve,

(si kërkush tjetër)

Na e solli të gjallë

Pjetër Bogdanin,

Me “Çetën e profetënve”,

Të Vet.

Bogdani,

E shtrëngoi aq shumë,

Rugovën,

Nuk e la të dal nga “Çeta…”,

Rugova,

Hyri te Bogdani,

Si studjues,

E mbeti në krah të Tij,

Profet!


2. DOKTORËT

Doktor Bogdani,

I pari doktor,

Në filologjinë shqiptare.

“Çeta e profetënve”,

I pari libër,

Në vatrat tona.

Doktoratën,

Ja njofti Rroma!

Doktor Rugova,

Presidenti i Parë,

I Kosovës së lirë.

Flamuri i paqës,

Më i rreptë se shpata,

Aaah, sa mirë!

Bogdani Rugova,

Dy doktorë të penës,

Të dy profetë,

I lidhë mesazhi:

Armët në gozhdë!

Fjala, në vend të vet!


3. PRISHTINA KRENOHET

Bogdani,

Lindi në Hasin e Gurit.

Presidenti Brahim,

Në bjeshkët e Rugovës.

Drini ju mbledh krahët,

Rreth e rrotull,

Kan në mes,

Shushurimën e Valbonës.

Bogdani,

E la Rromën,

Rugovës,

Nuk ja prishën,

Mendjen në Paris.

Shkrinë jetën,

Për Kosovën Dardane,

Shpirti u dorzua,

Aty, ku u nis.

Hasi,

Ngushëllon rugovasit,

Kullën e Rrustës 1)

Për birin e Tij,

Prishtina krenohet.

Krenohet,

Për të dy doktorët,

Dhe…,

I shtërngon në gji!!

./.

1) Kulla e Rrustës Kështu quhet trolli ku lindi I. Rugova.

Shenim: Ky triptik “Rugova-Bogdani”,është nxjerrë nga libri me vjersha Lisi  i shkruar” i autorit Zeqir Lushaj, botuar në Tiranë 2009 (Kristalina KH) ISBN :978-99956-43-02-7

Zemra Shqiptare, 09.04.2011