E enjte, 28.03.2024, 01:19 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: ''Pranvera arabe'' flladit Kinen

E shtune, 09.04.2011, 06:58 PM


Artisti kinez Ai Weiwei
Artisti kinez Ai Weiwei
“PRANVERA ARABE” FLLADIT KINEN

 

Nga Frank Shkreli

 

Autoritetet e regjimit komunist te Kines kane arrestuar ne fillim te kesaj jave artistin me fame boterore dhe aktivistin e te drejtave te njeriut ne Kine, Zotin Ai Weiwei, ndersa po merrte aeroplanin per ne Hong Kong.   Pas arrestimit, policia kineze bastisi banesen dhe studion e tij duke konfiskuar kompjutere dhe artikuj te tjere.

Zoti Ai Weiwei eshte njeri prej artisteve me te njohur modern te Kines dhe djali i njerit prej poeteve me te famshem kinez, Ai Qing.   Zoti Ai, si njeri prej kritikeve me te ashper te regjimit kinez, mori fame boterore dhe u njoh nderkombetarisht  si njeri qe ndihmoi ne projektimin e stadiumit kryesor per Lojerat Olimpike qe u mbajten ne Pekin ne vitin 2008.   Artisti Ai kritikoi ashper qeverine komuniste kineze pas termetit ne Sichuan ne vitin 2008, me c’rast ai sulmoi ashper regjimin kinez per vdekjen e mijera femijeve te cilet u vrane nga termeti kur u shemben ndertesat e tyre shkollore te ndertuara keq.   Ky eshte nje subjekt shume sensitiv ne Kine dhe qeveria komuniste kundershton diskutimet ne lidhje me kete ceshtje. Per me teper, Zoti Ai  Weiwei ka perkrahur edhe disidente dhe aktiviste te tjere qe kane shfaqur mendimet e tyre kunder qeverise.

Pervec, Zotit Ai Weiwei, kohet e fundit, jane zhdukur nga qarkullimi ose jane arrestuar edhe te tjere, perfshire dyzina avoketen, shkrimtare dhe aktiviste kineze, te te drejtave te njeriut, pas thirrjeve ne internet per protesta te njejta ne Kine, si kryengritjet pro-demokratike te koheve te fundit ne Lindjen e Mesme dhe ne Afriken Veriore.

Arrestimi ose zhdukja nga qarkullimi i Zotit Ai, ne fillim te kesaj jave, beri jehone ane embane botes.   Duke reaguar mbi ato qe po ndodhin kohet e fundit ne Kine, perfshire edhe arrestimin e artistit dissident Ai WeiWei, qeverite perendimore, duke perfshire dhe Shtetet e Bashkuara, si edhe organizata te te drejtave te njeriut, kane denuar zhdukjen e artistit Ai dhe vazhdojne te kerkojne lirimin e tij.  Pas arrestimit te Zotit Ai,  Shtetet e Bashkuara, thane, nepermjet nje zedhenesi, se “jane teper te shqetesuara” nga tendencat ne rritje e siper te zhdukjeve dhe arrestimeve kohet e fundit te aktivisteve te te drejtave te njeriut ne Kine, vetem e vetem sepse ata “ushtrojne te drejten e tyre te lirise se shprehjes, nje e drejte kejo qe njihet nderkombetarisht.”   Reagimet ndaj arrestimit te artistit kinez, ishin te shpejta edhe nga qeverite evropiane.   Ministri i jashtem gjerman, Zoti Guido Westerwelle denoi arrestimim e tij dhe beri thirrje per sqarime rreth fatit te tij dhe nguli kembe per lirimin e menjehereshem te Zotit Ai.   Ministria e Jashtme e Frances gjithashtu shprehu “shqtesimin e thelle per fatin e artistit Ai”, dhe shtoi se po ndjeke me kujdes gjendjen e tij dhe te familjes se tij.”

Nderkaq, organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut kane kritikuar reagimet e vendeve perendimore ne lidhje me arrestimet e fundit ne Kine. Organizata Human Rights Watch, nepermjet nje zedhensi, kritikoi  Shtetet e Bashkuara dhe qeverite e tjera perendimore se reagimet e tyre ndaj arrestimeve dhe zhdukjeve te disidenteve kineze, kohete fundit, ishin “sporadike” dhe u beri thirrje qe “t’ia bejne te qarte Pekinit se masa te tilla kane pasoja serioze per marredhenjet bilaterale.”   Nje zedhenes i Organizates Amnesty International, duke komentuar mbi arrestimet e fundit ne Kine, thas e protestat ne favor te demokracise ne  Lindjen e Mesme dhe ne Afriken Veriore e kane nervozuar shume qeverine kineze.

Sot, nje gazete kineze e kontrolluar nga qeveria, Global Times,e botuar ne gjuhen anglisht dhe ne gjuhen kineze, per here te pare shkruan ne lidhje me artistin Ai duke e cilesuar ate si nje kundershtar qe nuk respekton ligjet kineze dhe i cili po shtyne kufizimet e tolerances ligjore.   Artikulli gjithashtu akuzon kritiket perendimore se po perdorin rastin e Zotit Ai “per te sulmuar dhe minuar sovranitetin shoqeror dhe juridik te vendit.”

Megjithekete deklarate te gazetes zyrtare te regjimit, gjate nje vizite zyrtare ne Washington, Janarin qe kaloi, Presidenti kinez Hu Jintao pranoi se vendi i tij duhet “te beje me shume” --ne mbrojtje te te drejtave te njeriut.   Perkundrazi dhe megjithe deklaraten e presidentit kinez ne Shtepine e Bardhe, arrestimet, zhdukjet dhe denimet e aktivisteve te te drejtave te njeriut ne Kine, jane shtuar ne nje nivel alarmant, sidomos kohet e fundit.

Bao Tong, nje dissident politik dhe ndihmes i ish kryeministrit kinez Zhao Ziyang ne nje artikull per Radion Azia e Lire, me qender ne Washington, ankohet  se shtypi i censuruar kinez nuk po informon nje miliarde e 300 milione kineze mbi ato qe po ndodhin ne Linjen e Mesme , duke pretenduar se bota arabe, thjeshte, nuk ekziston.   Ai shkruan se te drejtat dhe lirite baze te njeriut jane universale, te drejta keto per te cilat po luftojne jo vetem popujt arabe, por edhe populli kinez.

“Eshte drejtesia ajo qe secili duhet te perkrahe.   Keto jane vlera universale te nje shoqerie te qyteteruar.   Asnje shtet qe nuk u permbahet ketyre vlerave, nuk mund te jete anetar i denje I komunitetit nderkombetar.   Propagandes kineze dhe dhunuesve te te drejtave te njeriut u pelqejne fjalime e deklarata boshe qe s’kane asnje kuptim.   Ata nuk duan te njohin te drejtat universale”.   Si rrjedhim, thote disidenti politik kinez Bao, “Kina nuk do te zhvillohet kurr ne nje shoqeri civile me te drejta  te barabarta per te gjithe.   Ne nuk do te realizojme nje shoqeri te tille as per femijte tane as per niperit e mbesat tona.   Ky eshte thelbi i problemit”, duke shtuar nje note optimiste se megjithse shkelsit e te drejtave te njeriut kane perdorimin e forces si avantazh te tyre, perkrahesit e te drejtave te nejriut kane ne anen e tyre forcen e fuqishme te arsyese, perfundoi Zoti Bao Tong.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora