E shtune, 21.09.2019, 06:48 PM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Dietat e çmendura të yjeve të Hollivudit

E merkure, 09.01.2008, 06:09 PM


Uthull, kikirikë, vaj qitroje, biskota dhe pjata ngjyrë blu: Ja "hiletë" dhe sekretet e vipave për të pasur një trup të përkryer dhe për të qenë gjithmonë në formë


Në qoftë se keni shtuar kilogramë pas festave mos u shqetësoni, peshën e përkryer mund ta arrimi shumë lehtë, nëse mund të ndiqni disa nga hiletë që përdorin yjet e Hollivudit për të qëndruar gjithmonë në formë. A e dini se yjet ndjekin metoda dhe mënyra nga më të çuditshmet për të qenë gjithmonë rrezatues para ekraneve. Që nga pirja e uthullës para darke për të larguar oreksin e deri te vaji i agrumeve, këto dhe të tjera sekrete nuk kanë nguruar që dy gazetaret e famshme të botës së show-bizit amerikan t‘i hedhin në librin e tyre "The Black book of Hollivud diet secrets". Sindi Perlman dhe Kim Dagllas kanë zbuluar hiletë gastronomike të shumë vipave të Hollivudit. Ata shkruajnë se Cindi Crawford e ka gjetur mënyrën për të mos ngrënë shumë: pi pak uthull para darkës, Anzhelinë Zholi ushqehet vetëm me sushi, Jenifer Lopez, nuhat vaj qitroje, ndërsa Demi Mur ha vetëm gjalpë kikirikësh dhe mollë. "Sekreti më i madh që kam mësuar është se artistet nuk ndjekin asnjë lloj diete: hanë ushqim normal, por nuk e ekzagjerojnë", thotë Perlman, e cila tregon se pati dëshirë të zbulonte gjithçka rreth asaj që bëjnë njerëzit e famshëm për t‘u dukur shkëlqyeshëm, që kur u martua me aktorin Xherri Dagllas dhe hyri në botën e madhe të Hollvudit. "The Black book of Hollywood diet secrets", (Libri i dietave sekrete të Hollywood-it). Sindi tregon se një herë u ul për të ngrënë mëngjes me Elisabet Hurlej dhe u çudit teksa e shihte të hante vetëm proshutë dhe vezë. "Sallatë për drekë dhe darkë e lehtë në mbrëmje", i kishte shpjeguar aktorja. Eh, sepse sekreti i vërtetë, sipas bukurive hollivudiane, është pikërisht ai për të mos hequr dorë nga asgjë. Mishel Fajfer ndonjëherë ha shpesh ushqim meksikan dhe kek, pa e vrarë mendjen shumë për kaloritë. Supermodelja Sindi Crauford këshillon me çdo kusht të gëlltitësh pak uthull para ngrënies, kjo sepse të heq oreksin, ndërsa sipas Anxhelina Zholisë dhe Xhenifer Aniston, përkatësisht gruaja dhe ish e fejuara e Brad Pitt, sushi është ushqimi ideal me pak kalori dhe me shumë vitamina, që ndihmon edhe në uljen e kolesterolit në gjak. Jeniffer Lopez nuhat vaj qitroje, sepse stimulon enzimat e zorrëve, duke bërë që të humbasësh peshën dhe oreksin. Po Demi Mur? Sekreti i saj për të qenë gjithmonë në formë, meqenëse ka në krah edhe një bashkëshort shumë më të vogël se vetja, është se ajo i kënaq dëshirat e papritura të ëmbëlsirave, duke ngrënë gjalpë kikiriku dhe mollë. Mes sekreteve më të thjeshta për të rënë nga pesha, është ai i të larit të dhëmbëve menjëherë pas vakteve, ashtu siç bën Methju Mekonaugej, protagonisti kryesor i filmit "Dy beqare në dasmë", i cili nuk harron kurrë të marrë me vete në restorant furçën dhe pastën e dhëmbëve. Sipas tij, shija e pastës çon në tru sinjalin e tejngopjes. Një tjetër këshillë e dietologëve, që respektohet me shumë kujdes në botën e kinemasë, është që ushqimi të hahet në pjata blu. Ndoshta ndonjë studim duhet të ketë treguar se ngjyra blu të largon dëshirën për të ngrënë? Një tjetër hile e strategjisë kundër ushqimit është edhe jamball, që i jep organizmit ndjenjën e ngopjes, ndërsa një tjetër ushqim shumë i mirë për të pastruar organizmin janë edhe karçofët që jo vetëm të bëjnë të ndihesh e lehtë, por janë edhe diuretik. Këtë këshillë ndjek edhe Ouen Uilson, aktori i "Tenenbaum", që nuk heq dorë kurrë nga doza e tij e përditshme e karçofëve. Një nga hiletë më të veçanta që autorët e librit tregojnë është edhe ajo që dietologia i ka sugjeruar aktores Uma Turman. Kur kamerieri të vendos bukën mbi tavolinë, është e nevojshme që menjëherë pa asnjë hezitim t‘i hedhësh sipër një gotë ujë. Mes dietave më të çuditshme është edhe ajo e biskotave, shumë në modë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu thotë Xhenifer Hudson, fituesja e çmimit "Oscar" për "Dreamgirl", - "ha një biskotë dhe hiq qafe një vakt". Por lajmi më i keq për ata që duan të ndjekin dietat sekrete hollivudiane është se yjet me fizikun e tyre të mrekullueshëm bëjnë shumë aktivitet fizik për të qenë në formë. "Nuk humbin asnjë ditë palestër. Nëse u duhet të ngrihen në pesë të mëngjesit për të xhiruar, ngrihen në tre të mëngjesit dhe stërviten", nënvizon Perlman.

Ja një guidë e domosdoshme për ato që duhet të dini dhe të bëni nëse doni që t‘u ngjani vipave.

Angjinaret

Yjet i pëlqejnë shumë, sepse përveçse janë diuretike janë të lehtë dhe të japin ndjesinë e ngopjes. Shumë prej tyre nuk i ndajnë nga dieta e zakonshme, ashtu siç bën Ouen Uilsen.

Larja e dhëmbëve

Pas ngrënies, pothuajse pjesa më e madhe e yjeve vrapojnë drejt banjës, jo për të nxjerrë ushqimin, por për të larë dhëmbët. Kjo çmenduri filloi kur një dietolog i kishte thënë klientit të tij se dhëmbët duhen larë pas çdo vakti, pasi shija e re e pastës në gojë i jep sinjale trurit se stomaku është plot për një kohë të gjatë.

Tretje e shpejtë

Një lloj esence pa shije dhe erë që yjet e Hollivudit e hedhin në kafe ose në sallatë, që ndihmon në tretjen e shpejtë të ushqimit.

Pjata blu

Pse? Bluja është ngjyra më e dashur për të gjithë njerëzit dhe sipas studimeve kur ju hani në pjata blu, hani gjithmonë pak…

Biskotat

Hani pesë biskota në ditë, në vend të mëngjesit apo drekës dhe në fund një darkë të shëndetshme (600-900 kalori) dhe do të bini shumë shpejt nga pesha. Kështu bëjnë shumë nga njerëzit e famshëm.

Kanella

Ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Zakonisht aktorët nuk e ndajnë nga çaji.

Pijet dietike

Aktorja Xhesika Alba dhe Paris Hilton thonë se të pish pije dietike është gjëja më e vështirë që duhet të bëni nëse po përpiqeni të bini nga pesha.

Sandalet e sheshta

Yjet preferojnë të mbajnë veshur sandale të sheshta, që vënë në aktivitet muskujt e këmbës dhe ndihmojnë në tonifikimin e kofshëve, pulpës dhe të ndenjurave.

Qitro

Vaji i qitros lëshon një aromë që aktivizon enzimat dhe ndikon në rënien nga pesha. Studimet tregojnë se kafshëve që u vihej përpara vaji i qitros tri herë në ditë nga pesëmbëdhjetë minuta pësonin një rënie të dëshirës për të ngrënë, që shoqërohej edhe me disa kilogramë më pak. Xhenifer Lopez dhe Karmen Elektra nuk harrojnë ta përdorin asnjëherë.

Ecja

Aktoret jashtëzakonisht të dobëta si Kate Bosuorth, Kat Deley dhe Rene Zellenger janë "fanse" të mëdha të ecjes së gjatë, të cilën e shohin si një mënyrë të mirë për të mos shtuar asnjë kilogramë dhe për të qëndruar gjithmonë në formë.

Kafeja gjigande

E keni vënë re që yjet e Hollivudit shfaqen gjithmonë në fotografi me një filxhan gjigand kafeje? Pak ose aspak sheqer dhe qumësht soje, janë preferencat e më të famshmëve të ekraneve.

Sallata e Xhesikës

Kur këngëtarja dhe aktorja Xhesika Simpson kërkon të humbasë disa kilogramë, ajo ha për disa ditë rresht të njëjtën sallatë. Madje restoranti ku ajo shkon e ka shtuar atë në meny me emrin "The Jessica". Krijoni edhe ju versionin tuaj me dardha aziatike të prera hollë, dhjetë feta luleshtrydhesh, një racion gjoks pule të pjekur në zgarë dhe të prerë në kubikë, dhjetë gjethe lakre dhe pak bukë e thekur e thërrmuar. Përziejini së bashku, duke i shtuar 2 lugë vaj ulliri, një lugë uthull balsamime, një të verdhë veze, pak mustardë, kripë dhe piper.

Të punosh me shtiza

Xhulia Roberts dhe Uma Turman e bëjnë këtë për të hequr mendjen nga ushqimi, për të rritur përqendrimin dhe larguar stresin.

Çaj jeshil special

Një lloj forme e koncentruar e çajit, ku një filxhan i tillë është i barabartë me tetë filxhanë të zakonshëm çaji jeshil. Ai nxit metabolizmin dhe largon dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira

Darka

Është pjesa më e rëndësishme e kohës për të gjithë ata që aplikojnë dieta. Duhet të kenë ngrënë të paktën në orën gjashtë mbasdite

Gënjeshtra

Gënjejeni veten tuaj një ditë në javë. Bëjeni pushim, lejojini vetes të hani gjithçka.

Kumbullat e thata

Dietologët më të mirë hollivudianë sugjerojnë përdorimin e katër kumbullave të thata, të grira hollë me mish të grirë, kur ju përgatitni një hamburger.

Këpucë me taka ortopedike

Sipas stilistëve këto lloj këpucësh ju bëjnë të dukeni më të dobëta dhe më të gjata.

Për këtë arsye Kamerun Diaz, Xhesika Simpson dhe Guen Stefani nuk i heqin kurrë nga këmba.

Mënyra e veçantë e Zeta Jones

Katerina bukuroshe beson në kombinimin mes ecjes, palestrës dhe notit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT