E premte, 29.03.2024, 11:12 AM (GMT)

Kulturë

Martesat më të shkurtra të historisë

E marte, 22.01.2008, 05:06 PM


Janë shumë, por ne kemi zgjedhur vetëm tetë "Po"-të disajavëshe të Hollivudit

Shumë yje të "showbiz"-it nuk arrijnë të festojnë as përvjetorin e parë të jetës bashkëshortore dhe formula "deri sa vdekja të mos na ndajë", duket gjithnjë e më shumë një sjellje anakronike. Po të vëresh edhe përhapjen e ceremonive (që ngjajnë si ato të përrallave) zgjasin vetëm sa koha për të thënë "Po, dua", më pas çifti ndahet dhe secili shkon në drejtimin e tij. Shembulli i fundit i këtij fenomeni është aktori i famshëm komik Eddie Murphy (Edi Mërfi), që vetëm dy javë pasi ishte martuar me producenten kinematografike Tracey Edmonds (Trejsi Edmonds),u nda. Çifti u martua më 1 janar të këtij viti në plazhin e një ishulli privat të Polinezisë franceze. Për ta zgjidhur martesën e tyre ata vendosën që ta bënin të ditur përmes një komunikate, në të cilën aktori dhe Edmonds pohonin se "nuk dëshironin ta bënin zyrtare lidhjen e tyre dhe se donin të mbeteshin thjesht miq".

Është një mënyrë elegante për t‘i dhënë fund një historie, apo jo? Megjithatë një martesë dyjavore nuk është aspak një rekord, sepse në Hollivud ka nga ata që janë martuar dhe ndarë në më pak se 14 ditë. Ne kemi rreshtuar tetë martesat më të "shpejta" të historisë. Ja cilat janë ato:

1 - Zsa Zsa, Felipe: 24 orë

Ka një mani për të koleksionuar burra, ashtu si shumë figura të bukura të publikuara në revista të ndryshme (ka arritur kuotën 9, me 7 divorce dhe një anulim martese). Kjo është aktorja hungareze Zsa Zsa Gabor, e cila dikur është konsideruar edhe si bigamiste. Kjo ndodhi në vitin 1982, kur u martua me burrin e saj të tetë, aktorin meksikan Felipe de Alba, në bordin e një anijeje. Bekimin e kësaj martese e dha kapiteni i anijes. Por fatkeqësisht ndarja nga bashkëshorti i shtatë, Michael O‘Hara, nuk ishte firmosur ende, e kështu që Zsa Zsa u desh ta anulonte dasmën një ditë më vonë.

2 - Britney, Jason: 55 orë

Britney Spears dhe miku i saj i fëmijërisë, Jason Alexander, kishin filluar të shoqëroheshin shumë bashkë, kur më 2 janar të 2004-ës, pasi kishin kthyer disa gota, vendosën që të martoheshin në "Little White Wedding Chapel" të Las Vegasit. Pasi u doli pija dhe biseduan mbi këtë çështje, ranë dakord që ta anulonin menjëherë martesën, e cila u zyrtarizua si e tillë më 6 janar.

3 - Dennis, Michelle: 8 ditë

Pas ndarjes nga John Phillips, lideri i "Mamas and Papas" në 1970-ën, bukuroshja Michelle Phillips u lidh me aktorin Dennis Hopper dhe më 31 tetor të po atij viti çifti u martua në Taos, në Nju Meksiko. Pas tetë ditësh, Michelle kërkoi divorcin në Los Anxhelos, duke thënë se Hopper e trajtonte në një mënyrë "të padurueshme", pa shtuar detaje të tjera.

4 - Greg, Cher: 10 ditë

Në vitin 1975, Cher u divorcua nga Sonny Bono, pasi kishin jetuar së bashku për më shumë se 10 vjet një jetë prej hipie dhe popullariteti planetar. E lodhur nga "arratisjet" e tij të vazhdueshme, vendosi të martohej menjëherë pas tri ditësh me pijanecin Gregg Allman në Las Vegas, pjesëtarin e grupit muzikor "Allman Brother Band". Qarkullonin fjalë se Cher qante çdo natë pasi kthehej në shtëpi dhe 10 ditë më vonë, pasi kishte mbetur shtatzënë, kërkoi divorcin. Me lindjen e Elijah Blue Allman, çifti u bashkua sërish, për t‘u ndarë më pas përfundimisht në 1977-ën.

5 - Ethel, Ernest: 32 ditë

Ethel Merman, këngëtare e aktore e Broduejt dhe kolegu Ernest Borgnine u martuan në qershor të 1964-ës. Për nusen ishte martesa e katërt, por bashkëjetesa zgjati më shumë se një muaj. Në autobiografinë e saj, kapitulli "My marriage to Ernest Borgnine" ("Martesa ime me Ernest Borgnine") është i gjatë sa një faqe libri i pashkruar.

6 - Drew, Jeremy: 6 javë

Drew Barrymore, vogëlushja bukuroshe e Hollivudit, përveçse protagoniste e rregullt e thashethemeve dhe paciente e operacioneve plastike, nuk është tipi i një vajze të rregullt familjare. Në vitin 1994, kur ishte vetëm 19 vjeçe, për të festuar rikthimin e saj pas daljes nga një qendër rehabilitimi, bëri gjithçka për të rënë në sy, madje duke pozuar edhe për "Playboy", e duke treguar gjoksin në emisionin "David Letterman Show". E pakënaqur me këtë fakt, vendosi të martohej më 20 mars në orën pesë të mëngjesit me baristin 32-vjeçar Jeremy Thomas. Fatkeqësisht martesa e tyre zgjati vetëm 6 javë. Pas kësaj ndarjeje ajo tentoi të martohej sërish me aktorin kanadez Tom Green, martesë e cila zgjati nga 7 korriku i 2001-it deri në dhjetor të po këtij viti. Divorci u zyrtarizua në shkurt të vitit 2002.

7 - Renée, Kenny: 4 muaj

Në maj të vitit 2005, në ishullin "St John", Renée Zellweger u martua me këngëtarin e muzikës "country", Kenny Chesney, të cilin e njohu në janar në koncertin e mbajtur për viktimat e cunamit. Me këtë martesë, të gjitha femrat në botë menduan se princi i kaltër ekzistonte vërtet. Por, në shtator të po atij viti u komunikua edhe lajmi i keq: bukuroshja Renée kërkoi anulimin e martesës, duke e cilësuar të shoqin si një njeri "të papërgjegjshëm". Më vonë, pas ndarjes, ajo shpjegoi se termi i përdorur ishte thënë në kuptimin "teknik" dhe nuk i referohej aspak karakterit të të shoqit.

8 - Rudolph, Jean: 6 orë/3 vjet

Me letra, martesa mes Rodolfo Valentinos dhe aktores Jean Acker zgjati plot tre vjet. Në të vërtetë, ata qëndronin bashkë sa për sy e faqe, pasi Acker ishte lezbike dhe martesa nuk u konsumua asnjëherë, madje natën e parë të martesës ajo fjeti në një dhomë më vete. Ndarja e vërtetë ndodhi në 1921-in, kur Valentino kërkoi divorcin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora