E marte, 24.11.2020, 03:27 PM (GMT)

Komente » Radovani

Fritz Radovani: Festivali i Gjirokastres... 11 Prill 2011

E shtune, 09.04.2011, 06:14 PM


Nga Fritz RADOVANI:

FESTIVALI  I GJIROKASTRES…11 Prill 2011.

Një valle popullore…(Skenë në sallen e pritjes tek vorret e kombinatit Stalin, në Tiranë)

 

Sillet vallja rrotullooo…

Po çon era pluhun –ooo

Na i pluhnoi pashmangët-ooo

Po çon era pluhun-ooo

Na i pluhnoi dallfesat-ooo

Dallfesxhia me dorë n’fes

S’e len Nexhin dersa t’ vdesë…

 

(Populli i ulun kamturqisht në barin e vorreve…këndon:)

Sa i bukur muej i prillit

Mbushë me lule e blerim

Shpirtin m’ knaqë zani bilbilit

Kur tue kndue e ndjej n’ agim

Po në prill shebojat çilin

Edhe vjollcat me shumë erë

E bilbilat shoqet ndjellin

Me i këndue n’vorr “shokut” Enver…

 

(Grupi karakteristik i  Dibres…)

 

Dymbdhjetë pula këndojshin valle…

Ç’ keni pula që këndoni?

Po martojmë gjel kokotin

Gjel kokoti na u idhnue

Pulen qorre thotë s’ e due

Nexhi zogë asht për mue..!!

 

Ç’ ke o Nexh që shtjen kujdes?

Mora burrin o dylber

Ma çoi pasha me sefer,

Tash sa vjet’ o që m’ ka shkue

Fjalë as leter nuk m’ka çue…

Shka t’i baj, ti flas njëherë?

Ja t’ ia baj…të flasë me mue

Të jap mollë e të jap ftue…

Hajt, o qen, se nuk të due

Shko atje ku je qelbzue…

 

(Vazhdon kori…kooperativave të bashkueme…)

Me hordheqe, maskaralleqe

Si s’u binde ma…

Bindu, bindu…

Si s’u binde ma…

Ti ma paç faqen e zezë

Si s’u binde ma…

Ma të zezë se e ke pasë

Bindu bindu ma…

(Burrat e kooperativës…)

Me jelek me xhamadan

I kanë qepë tegel fistan

Çou kadi e ven kunorë

Ven kunoren me mehqeme

Mos të dhimbet gjaja eme

Ti kadi, kadia i leshit

Hiqi të ve ata… të Lleshit…

Moj Nexhi, veni fesin

Hiqe mallin, hiq kujdesin

Merr dylbinë e shiko detin

Tek po vjen një barkë në det

Begun tand a do ta ketë?

Ne ma prufshi nga Tirana

Ju nap arin me sahana

Ne ma prufshi deri mbrama

Tanve ju… u shajë me nana…

 

(Kori i pleqëve të Krujës…)

Dhandrri zinxhiri arit

Si po shndritë përgjatë pazarit

Hiqi petkat e beqarit

Edhe m’del si zog gomarit…

 

(Kori i veteranëve të Gjirokastrës…)

Ç’ po kerset pushka në pyllë

Nuseja po del në arë

Ka marrë Verin djalë beqar

Ç’ po kerset pushka në pyllë

….moj e bukura si yllë…

 

(Këndon kori i rinisë antifashiste kapitaliste…)

Në ket muej e bukra stinë

Thrret dallndyshat me na gzue

E natyra ka rilindë

Kndoni burra për lezet

Se Enveri ma s’ e pret…

 

(Kori i qeverisë së parë të Beratit…)

Prej Beratit Rama i ri

Na ka pru një lajm të mirë

Ka pa Enverin aty shtri

E zemra i asht ba birë…

Por anmiku që rrin çutë

E nuk flenë as nat’as ditë

Larg Beratit e ka qitë

Lakuriq si…dolli n’ dritë…

 

(Grupet komuniste të Korçës e Shkodres…të veshun partizanë me pushkë e kazma...)

Do t’ shkojnë djelmët me mbledhë fiq

Rreth e rrotull rrimë tue qamun

Qyshë at’ ditë që Enveri vdiq…

Farë nishanit nuk iu gjet

U baftë be për at’ qamet…

Kje i kuq si karajfili

Tesh asht zverdhe si zog trishtili

Kah e shoh  sytë s’ mund t’i daj

Edhe gojet nuk e lëshoj

Por po më mbushen sytë me vaj

Jar si shkoi  e si mbaroi…

Aman ty po t’ baj rixha,

mos m’i xen vetllat me fes…

kabahetin ti na e fal

Në kongres t’ fundit papagal…

Njëkëto janë fjalt’ e ashikut

Me ia ba qejfin anmikut…

Jeni nisun me mbarue

Të gjithë ashikt’ ju presin ju…

 

(Populli çohet në kambë… në sfond sahati i Tiranës. Pershndesin me shamija…)

 

Gjithçka qenka me kismet

Keto jane fjalet e alemit

Kush u ba n’ ketë punë sebep

Ka me e djegë zjermi i xhehnemit…

 

Me ketë vjerrshë kangen po mbylli

Tue tu lutun me vallzue

M’ atë za t’ambel si bilbili

Gjithe Shqipnia at’ dite ka kndue…

 

(Motivet janë marrë nga kangët e vallet popullore...ashtu si “i donte” ai vetë. Autori.)

 

Melbourne, Prill 2011.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora