E enjte, 25.04.2024, 11:25 PM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Poezi nga Sejdi Berisha

E merkure, 06.04.2011, 07:56 PM


Sejdi Berisha

 

 

KUJTOHET BEKIMI I NËNËS

 

Dikur nëna ime

Ma ledhatonte flokun

Shëndet uronte

bëhem kryeneç

gjitha kohërat për tu flijuar

Për ta peshuar dritën

Lumturinë për ta kërkuar

Për bërë mrekulli me te

Iletin për tia shëruar njeriut

Edhe tash kujtohet bekimi i nënës

Kot

Si litar luhatet mendja

Moj nëna ime

Edhe tash jam kryeneç

Por, skam ç bëj

Me fal

 

 

DRITARËN E PËRPLASI FURTUNA  

 

një kuti bakfoni

Duhan shafran plot

Edhe disa letra trasha

cigare për ta mbështjellë jetën

te

Babain sikur e pashë

Ishte dritare duke pritur

Mos ma humb kutinë e bakfonit

Është kujtim nga stërgjyshi

 

Kur ngrita kokën

Ëndrra iku

Dritaren e përplasi furtuna

Si kujtim apo amanet

duar kishte ngelur

Kutia e bakfonit

Nuk e di

 

 

QYTETI IM...

 

Punishte qyteti im

Ndërron pamjen duke shtuar dhembjen

Për humbjen e panoramës

Për zvetënimin e rrugëtimit historisë

 

Qyteti im...

Edhe po ndërtohet

Edhe po rrënohet

Stinët dikush i ka ngatërruar

 

qytetin tim...

Vjeshtë pranverë

Dimër verë

Pranverë vjeshtë

Verë dimër

 

qytetin tim...

Gjithçka po ecën

Pa e diktuar dhembjen

Pa e peshuar lotin

 

Gjeth i vjeshtës

gjithnjë shoqëron

lutëm mos vajto

Se stinët do ti gjejnë binarët

As mos u plak, lutëm

Mos e harro rrëfimin e lisit

Punishte qyteti im



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora